“Balena Blu nuk është një shaka, ja si i manipulon adoleshentët”

June 16, 2017 11:30

“Balena Blu nuk është një shaka, ja si i manipulon adoleshentët”

Loja e rrezikshme e “Balenës Blu”, “nuk është shaka”, shkruan pediatrja e njohur Lira Gjika, e cila nënvizon se ‘loja është një kurth për jetën dhe operon në zona të ndërmjetme të psikës, të cilat vetë lojtari nuk i njeh dhe nuk kupton”, ndaj duhet pasur shumë kujdes. Prindër jini te vemendshem tek femijet tuaj dhe evitoni ndonje tragjedi per ta!

REAGIMI I PLOTE:

Në emisione televizive dhe rrjetet sociale, po flitet shumë për “balenën blu”, këtë lojë të frikshme që e dërgon lojtarin, natyrisht adoleshent, drejt vdekjes.

Nuk është shaka, por produkt i mendjeve diabolike që nëpërmjet lojës dhe anonimatit, ndihen të pushtetshëm ndaj jetës së tjetrit.

Kjo lojë bazohet në manipulimin dhe shfrytëzimin e papjekurisë psikoemocionale të adoleshentit.

Frika që mos të jetë i dështuar, kurioziteti për limitet e jetës dhe vdekjes dhe mbi të gjitha paaftësia për të kuptuar vdekjen si fund përgjithmonë. Këto janë elementët që shfrytëzon kjo lojë. Loja është një kurth për jetën dhe operon në zona të ndërmjetme të psikës, të cilat vetë lojtari nuk i njeh dhe nuk kupton. Këtu qëndron edhe ligësia e personave që e kanë krijuar.

Këto lojra e nxisin lojtarin dhe e fusin në labirinthe që ndërtojnë varësi totale ndaj lojës apo më saktë, e çojnë lojtarin deri në skllavëri ndaj lojës.

Pasi arrihet pushteti i plotë fillon dhe zbatohet skenari i realizimit të aktit final vetëvrasjes. Specialistët tërheqin vëmëndjen se manipulimi i lojtarit, t’i bindet çdo urdhri me vullnetin e tij apo mos të ketë tjetër zgjidhje vetëm urdhrit të lojës, është i ndërtuar aq heshturazi sa adoleshenti nuk e ndjen manipulimin, por thjesht bindet.

Edhe një gjë, nuk është e para lojë e tillë, të paktën kjo lojë po denoncohet.

June 16, 2017 11:30
Komento

1 Koment

  1. Ademi June 16, 12:48

    Komunikojne edhe ne gjuhen shqipe !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*