Balerina i rikthehet kërcimit pas 13 vitesh falë një proteze

March 16, 2016 14:42

Balerina i rikthehet kërcimit pas 13 vitesh falë një proteze

Mel Reis, një balerinë amatore braziljane, më në fund është në gjendje të kërcejë sërish, pas aksidentit me makinë që i dëmtoi njërën këmbë.

Vajza u aksidentua në vitin 2002 teksa po kalonte një kryqëzim pranë shtëpisë së saj në Campinas, Sao Paulo, ku u përplas nga dy makina.

CEN_BallerinaProsthetics_05.jpg

Ajo qëndroi katër muaj në spital  dhe iu nënshtrua 30 operacioneve në përpjekje për të shpëtuar këmbën e saj, por mjekët në fund vendosën që t’ja  prisnin pjesën e poshtme të këmbës dhe ta zëvendësonin atë me një protezë.

Mel pas kësaj tragjedie mendoi se nuk do të ishte kurrë në gjendje për të ushtruar pasionin e saj, atë të baletit. Megjithatë, pas 13 vitesh ajo i është rikthyer kërcimit falë kësaj proteze.

CEN_BallerinaProsthetics_01.jpg

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime për të veshur sërish këpucët “balerina”, mundësia për të kërcyer sërish është një ndjenjë gëzimi e papërshkrueshme” – ka thënë Mel.

March 16, 2016 14:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim