Balet shqiptar në Beograd… pas 60 vitesh

April 11, 2016 17:34

Balet shqiptar në Beograd… pas 60 vitesh

Është ora tetë e darkës. Në Teatrin Kombëtar të Serbisë, pas 60 vitesh një trup teatrore nga Shqipëria do të hyjë në skenë.

Nën kujdesin e Angjelin Preljocaj, Noçes dhe La Stravaganza, pas një shfaqjeje të një niveli mjaft profesional, serbët e vlerësojnë punën e tyre. Më të mirët e këtij profesioni në Serbi thonë se janë të lumtur që panë një paraqitje të tillë.

Ada Raspor, balerinë e parë serbe, thotë: “Është një koreograf i nivelit botëror, të cilin e njohim dhe kjo ka qenë një festë për publikun dhe jemi kënaqur shumë”.

Disa nga balerinat shqiptare thonë se janë ndjerë mirë dhe kanë interpretuar si para çdo publiku dhe ashtu janë pritur. Balerina Rovena Shqevi tregon: “Kemi patur një mikpritje të jashtëzakonshme. Jemi ndjerë si në shtëpi. Duket se arti nuk ka lidhje me politikën, i thjeshton dhe i bën më të bukura gjërat”.

“Falenderoj publikun serb për duartrokitjet e pareshtura. Unë u ndjeva shumë mirë”, nënvizon balerina Elda Logo.

Për herë të parë pas shumë vitesh, por jo për herë të fundit. / TCH

April 11, 2016 17:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*