Balla, apel fermerëve: Bëhuni bashkë, jo secili për hesap të vet

March 27, 2018 14:05

Balla, apel fermerëve: Bëhuni bashkë, jo secili për hesap të vet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët në Njësinë Administrative Polis në Librazhd.

I shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi prezantuan projektin për mbështetjen financiare që do u bëhet fermerëve.

Programi i ri i mbështetjes financiare për fshatin që do të financohet nga buxheti i shtetit dhe me financimin e Bashkimit Europian, nis këtë pranverë dhe synon të ndikojë në rritjen e mëtejshme të eksporteve, si edhe fuqizimin e ekonomisë rurale.

Në fjalën e tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nga Njësia Administrative Polis janë disa familje që kanë aplikuar për të përfituar nga ky projekt shumë i rëndësishëm si dhe i bëri thirrje fermerëve që të bëhen bashkë për të planifikuar dhe të mos vazhdojnë të mbjellin secili për vete.

Një pjesë e njerëzve që kam takuar këtu më kanë thënë që nuk kemi për të përfituar gjë, sepse kemi 10-15 vjet që aplikojmë, por në fund nuk kemi përfituar. Ndoshta kjo është e vërtetë për çfarë ka qenë deri më sot, por të jeni të sigurt që historia po ndryshon pozitivisht. Për herë të parë ne kemi një proces që nuk kërkon asnjë lloj dokumenti, mjafton të keni një ide të mirë në kokë për të zhvilluar bujqësinë në atë pjesë toke që keni. Nuk mund të vazhdojë më që secili të vazhdojë të mbjelli për hesap të vet, por duhet të fillojmë të bëhemi sa më shumë bashkë me njëri-tjetrin për të planifikuar. Dua t’ju them shembullin e një djali nga Polisi, i cili sot në Selanik prodhon fidanë për pjesën më të madhe të Greqisë. Iku koha që duhet ta bëjmë këtë punë atje ku e kemi bërë prej 25 vjetësh në Greqi, është koha të investojmë tek toka jonë këtu, e cila është një prej tokave më prodhimtare. Këtu gjen edhe ullirin, edhe limonin, edhe hurmën, edhe rrushin, edhe pjeshkën, edhe gjithçka tjetër”, u shpreh Balla.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, Balla tha: “Me këtë projekt, ku tashmë nuk kemi vetëm fondin e qeverisë shqiptare, por Bashkimi Europian na ka besuar plot 92 milionë euro për t’u investuar në bujqësinë shqiptare. Sa të aftë do të jemi ne për t’i tërhequr, kjo varet nga ne”.

Duke u ndalur tek bimët medicinale, Balla tha se një ndër projektet kryesore është ndërtimi i një qendre të madhe për mbledhjen, trajtimin dhe përpunimin të bimëve mjekësore për gjithë Librazhdin.

Mali i Polisit mund të mbajë me bimë mjekësore të gjithë Ballkanin, përsa i përket nevojave që ka ky rajon për bimë mjekësore”, përfundoi Balla.

o.j/dita

March 27, 2018 14:05
Komento

4 Komente

  1. Lalai March 27, 14:28

    o Karundare behuni bashke qe kur te paguani taksat ky Katundari nga Librazhdi te marre ca bileta vajtje ardhje te shohe Bajernin e Mynihut ne Gjermani….

    Reply to this comment
  2. alfons March 27, 15:22

    me deshiren e mijra mendjeve nuk bashkohem dot por me projekte me nzitje te specialisteve te bujqesise te behen politika aksinere te kreditohen nga keto fonde biznesmene te fuqishem qe te bashkoje coprat e tokave ne plantacione vreshtash qershi molle kumbell ullinj agrume etj qe te prodhohet pa kosto dhe me standarte si tip koperativash por te gjith te jene aksionere ne baze interesash sipas sasise cilesise te tokes me thirje esht kot do mendje te ndritura qe toka te crytezohet dhe te prodhohet me standarte dhe pa shum kosto

    Reply to this comment
  3. PRIVAT March 27, 18:50

    NUK JEMI NE KOMUNIZEM SHOKU BALLA-POR NE KAPITALIZEM PRA EKONOMI PRIVATE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*