Balla: “Baltën” e zgjidh reforma në drejtësi

March 24, 2016 13:07

Balla: “Baltën” e zgjidh reforma në drejtësi

Deputeti i partisë Socialiste Taulant Balla, duke iu përgjigjur deklaratave të Berishës ka deklaruar se, “pretendimet e PD nuk qëndrojnë fare dhe se është reforma në drejtësi ajo që do t’i japë fund historisë së baltosjes”.

Ne duam të ngremë institucione të forta të hetimit dhe të gjykimit. Ky që sapo foli ka një qerre me probleme me drejtësinë dhe është gjithmonë njeriu që mundohet të bllokojë.

Rrinte ulur vetë dhe u bënte thirrje deputetëve të tij që t’i binin bankave të Kuvendit”, ka thënë Balla duke iu referuar Berishës.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS është shprehur se, kur pala kërkuese ka legjitimitet në kërkesën e saj, ajo mund të kalojë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese pa qenë nevoja për t’u rënë bankave. “Por, ritheksoj se reforma në drejtësi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund gjithë kësaj”, ka thënë Balla./E.T

March 24, 2016 13:07
Komento

3 Komente

  1. malcori March 24, 15:22

    cuni mamit te bukur i projektuar nga mami bukuroshe e librazhdit ne zyrat e komitetit te partise?,dhe sot artopalant trushplare i agait edvin palla

    Reply to this comment
  2. info analitike March 24, 15:28

    Doli prape ky genjeshtari i Brukselit! Cfare pafytyresie!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*