Balla: Basha gënjeu për Zaganin. Reagon PD

October 29, 2017 11:00

Balla: Basha gënjeu për Zaganin. Reagon PD

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e quan kreun e PD-së Lulzim Basha “gënjeshtar’”pas deklaratave të tij se ish-kreu i antidrogës Dritan Zagani nuk është dënuar.

Ndërsa Basha i doli në mbrojtje Zaganit dhe i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të çojë para përgjegjësisë penale ata punonjës policie që e arrestuan atë, Balla thotë se ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pasur një hetim dhe Gjykata kishte dhënë masën ‘arrest me burg’.

Deputeti socialist vë në dispozicion edhe vendimin e gjykatës

STATUSI I TAULANT BALLËS

Dje Lulzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar!

Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë:

Gënjeu!

Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit.

Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t’i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike.

 

Reagon PD

“Deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për çështjen “Zagani”, ndërsa ajo që publikoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është masa e sigurimit “arrest me burg””

Këtë pretendon Partia Demokratike, që përmes deputetit të saj, Enkelejd Alibeaj, theksoi se sulmet ndaj Zaganit janë shenjë e frikës që ka kapur pushtetin.

Përmes një deklarate për shtyp, Alibeaj tha se “deri më sot, nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit”.

“Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës, sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama”, tha Alibeaj.

Sipas tij, “sot Rama serviri përmes Taulant Ballës një masë sigurimi “arrest me burg” të Krimeve të Rënda”. “Në fakt kushdo e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit”, vijoi deputeti i PD-së.

“Masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar”, tha Alibeaj.

 

 

October 29, 2017 11:00
Komento

5 Komente

  1. kris 1 October 29, 13:28

    nuk ka halle te tjera vec Zagarit te Saliut.

    Reply to this comment
  2. intelektuali October 29, 14:16

    Po mire o fshatari mafioz i Edvinit,

    PO PSE I DUHEJ NARKOTRAFIKANTEVE POLICI MJERAN DRITAN ZAGANI KUR HABILAJT E KISHIN GJITHE INFORMACIONIN E SHTETIT NGA MINISTRI I TYRE KUSHERI, SAJME TAHIRI?

    dhe:

    Jo vetem kaq, pr i hapnin dhe i mbyllnin radaret e Policise se Shtetit sikur t’i kishin prona te tyre familjare?

    HE MO TAULANT BALLA PSE I DUHEJ KRIMINELEVE DRITAN ZAGANI KUR KISHIN PER BOS MINISTRIN E EDVINIT SAJME QORRI QE U KISHTE DHENE EDHE VETUREN E TIJ PERSONALE NE DISPOZICION?

    Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE QE HAP GOJEN ! October 29, 17:53

      O Inteloleshi , je njeriu me plehre qe mban kjo toke !

      Reply to this comment
    • korçari October 30, 10:25

      O Intelektuali(vetem i tille nuk je)lexoje mire eshte denuar nga Prokuroria e Llalles dhe Gjekmarkajt apo dhe treshes tropojane kamikaze ,dhe nuk e kuptoj se çfare ke ne vend te trurit?I jane dhuruar prona nga Salehu me vendim qeverie sikur Salehut ja kishte dhene i jati apo e ema…

      Reply to this comment
  3. sopiqoti October 29, 15:13

    Ato qe rhote Enkelejd Alibeaj nga goja per rastin ne fjale,ne i themi nga prapanica.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*