Balla: BE do të marrë shumë shpejt vendimin për çeljen e negociatave

November 20, 2017 18:15

Balla: BE do të marrë shumë shpejt vendimin për çeljen e negociatave

 Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialist, Taulant Balla, sëbashku me kryetarin e Grupit Parlamentarë të PD, Edmond Spaho dhe atë të LSI, Petrit Vasili, po marrin pjesë në “Tryezën e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor”.

Në fjalën e tij në sesionin e parë të tryezës, Balla theksoi se BE do të do të marrë së shpejti një vendim mbi axhendën e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Bashkimi Europian do të marrë së shpejti një vendim mbi axhenden e negociatave me Qeverinë tonë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane. Ky është një hap, të cilin shqiptarët, pavaresisht bindjeve apo përkatësisë politike, e kanë pritur për më shumë se dy dekada. Edhe prezenca jonë e të tre kryetareve të grupeve më të mëdha politike në Kuvendin e Shqiperisë e konfirmon këtë mbështetje për hapjen sa më shpejt të negociatave. Pavaresisht polarizimit politik si ne çdo vend tjetër të Ballkanit, ne kemi mundur që të miratojmë me konsensus reforma të rëndesishme, siç ishte reforma në drejtësi, apo ligje te standardeve europiane siç ishte ligji për pakicat kombetare, një shembull për tu ndjekur edhe për vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperinë në vleresim të progresit në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe në varësi të progresit të prekshem dhe të besueshëm të reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë ri-vleresimi (Vettingu) i gjyqtarëve dhe prokuroreve.

“Unë e falenderoj Komisionin Europian për angazhimin dhe për mbështetjen që po i jep implementimit të procesit të vetting-ut. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete, me emra konkretë gjyqtarësh dhe prokurorësh”, tha ai.

Duke folur për luftën kundër kanabisit dhe krimit të organizuar, Balla tha Shqipëria nuk është më kryeqyteti europian i kanabisit.

November 20, 2017 18:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*