Balla: BE ka vlerësuar reformat tona, jemi partnerë të besueshëm

April 19, 2018 11:54

Balla: BE ka vlerësuar reformat tona, jemi partnerë të besueshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se rekomandimi i Komisionit Europian përbën arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë europiane, që nis pothuajse 30 vjet më parë.

“Nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë Europa. Kjo është një arritje edhe më e veçantë, duke pasur parasysh shfaqjen e padenjë të seancës së fundit parlamentare, kur të zgjedhur të këtij populli lëshuan vezë, miell, bidona dhe fyerje kundër integrimit europian”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, rekomandimi për hapjen e negociatave tregon qartë për progresin e vazhdueshëm që ka realizuar vendi ynë në përmbushjen e 5 përparësive kyçe.

“Ndryshe nga sa shumë prej jush duan të bëjnë të besohet, duke hedhur me përpikmërinë më të madhe baltë ndaj qeverisë çdo të enjte në këtë sallë, Bashkimi Europian, si një arbitër i pavarur, ka njohur dhe ka vlerësuar reformat tona, të cilat tanimë na kanë shndërruar në një partner të besueshëm dhe të denjë për t’u ulur në të njëjtën tryezë me vendet më të përparuara të kontinentit”, vijoi më tej Balla.

Ai përmendi edhe Reformën në Drejtësi, një hap i cili u rikonfirmua si i duhur me dhënien e rekomandimit pozitiv nga KE.

Pas sulmeve të bëra në drejtim të Bashës, Balla e përfundon kështu fjalën e tij:

“Rruga e vetmje është europianizimi dhe modernizimi i kombit, si një komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet dhe vitalitet historik që meriton, vendin e vet e gjen në familjen e bashkuar europiane”, duke cituar Faik Konicën.

s.a/dita

 

 

April 19, 2018 11:54
Komento

2 Komente

  1. Adih April 19, 12:45

    Ke genjen ti o PALLE ,per 5 pikat qe i keni luajtur rushin ??!! Ju te PS ashtu si Saliu vellai i juaj ,shkelni kushtetuten diten per diell, posacerisht per pronat. Pse me finte ENVERISTE doni ju te genjeni BE .Me serjoz more djale ,je bere komplet bajat i peshtire .

    Reply to this comment
  2. tironc i vjeter April 19, 12:49

    mos fol karlliqe o taho, celja e negociatave, si hyrja ne NATO.. jane muhabete te vjetra , eshte rusi ne mes. sa per junuk jeni te besushem,………edhe xhibuti ka tren, ti nuk ke hekurudhe TIRAN-DURRES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*