Balla: Berisha theu ligjin ditën për diell

June 30, 2014 15:03

Balla: Berisha theu ligjin ditën për diell

Deputeti socialist, Taulant Balla, thotë se ish-kryeministri Berisha ka thyer ligjin edhe ditën kur në Tiranë ndodhet për vizitë presidenti i KE-së, Barroso. Në një postim në Facebook, Balla shprehet se Berishës nuk i ka mbaruar akoma dënimi, por pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e seancës së sotme në Kuvend.

“Megjithëse dënimi për përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit dhe të komisioneve mbaron më datë 2 Korrik, Sali Berisha e theu ditën për diell sot Ligjin (Rregulloren e Kuvendit), duke marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, e cila mbahet në nder të vizitës së Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

Më poshtë shpjegimi sipas Rregullores për ditën kur i mbaron dënimi Sali Berishës: Deputeti Sali Berisha u dënua nga Byroja e Kuvendit më datë 19 Qershor, sipas Nenit 65, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit: “Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë.”    Sipas përshkrimit të këtij paragrafi, masa disiplinore e ndalimit të marrjes pjesë në seancë plenare dhe në komisione për 10 ditë pune, por jo edhe ditët e pushimit, pra përjashtohet e shtuna dhe e diela. Edhe në praktikat e mëparshme të ngjashme është ndjekur ky parim. Pra deputeti Sali Berisha nuk e ka përfunduar dënimin ende, madje i duhen edhe dy ditë të tjera. Një njeri që është mësuar me thyerjen e Ligjit, nuk mungoi ta tregojë këtë edhe në një ditë të rëndësishme si e sotmja”, shkruan Balla në Facebook.

June 30, 2014 15:03
Komento

10 Komente

  1. Hajdari June 30, 15:16

    Ne kemi marre fund. Ish kryeministrit, njeriu me i pushtetshem ne kete vend, nuk pyet per ligj, per institucione, per moral. Hyri ne Kuvendin e Shqiperise megjithesi ishte i ndeshkruar nga Byroja. Me kete ai tregoi se nuk do t’ja dije per Kryetarin e Kuvendit, per vendimet e marra nga kryetaret e grupeve parlamentare. A nuk ka nje rreagull per deputetet e ndeshkuar ? A nuk jane rojat e sigurise qe ndalojne personat e ndeshkuar ? Apo Meta ne kete rast ka luajtur me dy porta ? Sa per Presidentin tani u bindem te gjithe se ai eshte nje militant i rendomte i PD-se. Ai nuk ka dale as mos prisni te dale mbi palet. Berisha ia ka futur bolet ne shul ketij mustaqeziu. Sa keq ! Vendi im pa President, pa parlament, pa institucione. Berisha, ky njeri i frikshem shfaqet kudo.

    Reply to this comment
    • parlamenti June 30, 15:36

      Votuesit e partise socialiste presin denim me burg te Saliut, por Rama nuk e denon Saliun as me perjashtim nga parlamenti. E ka zakon Rama me freshistet e tij qe tja veje fajin drejtesise sa here i kerkojne denimin e Saliut ose te Lulit. Po per kete denim te Saliut ne parlament kush ja ka fajin?? Prape gjykata ja ka fajin?? Ska asnji justifikim Rama qe sdenon Saliun ne parlament. Eshte e gjithe pergjegjesia e Edi Rames qe i ka amnistuar Saliun dhe Lulin dhe merret me peshq te vegjel. Edhe ne festen e PS, Rama i beri ftese Lulit per te festuar se bashku kete vit dhe vitin tjeter.

      Reply to this comment
    • Muca June 30, 15:57

      I pafytyre komplet.. Meqe ishte Barosso hyri ne parlament se e dinte qe sdo e nxjerri garda jashte,, eshte njeri qe eshte rritur politikisht duke shkelur ligjin..

      kriminel hesapi

      Reply to this comment
  2. andromeda June 30, 15:18

    Për ç’lesh ligji flet ti o shoku, kur Maliqi, kryetari i parlamentit shfaq dobësi dhe pendesë për dënimin e kafshës Sali. Me kafshën duhet përdorë gjuhë e ashpër dhe jo si Meta që tregon ‘respekt të posaçëm’ për të. Si duket Iliri i ka ca borxhe të vjetra shokut Salë dhe po mundohet t’ia shlyej.

    Reply to this comment
  3. I.lir June 30, 15:24

    S’ ka nevoj per koment. Mos e lini te beje ligjin si do ai. Turpii i tij qe thyen ligjin. Turpi juaj ne e lini pa ndeshkuar.

    Reply to this comment
  4. Enkel June 30, 16:37

    Po na ankohesh ne o Balle apo po na tregon se sa frikacake jeni ju socialistet?

    Reply to this comment
  5. skrapalliu June 30, 16:48

    Doni me per saliun? Simbol i gjtihçka negative qe mund te prodhoje nje shoqeri.

    Reply to this comment
  6. Naci June 30, 16:51

    O Ballist ma fshin komentin e pare se pa dashje i shaj ato palo parlamentaresh…..po ai Berishoviqi nga hyri dera apo dritarja…apo keshtu eshte kure parlamenti kthehet shurrtore e bathoristave apo gangestereve me kollare…nejse Ballist ti po ben perpjekje per ta ndershkuar…po katerri Bujar po e fut ne presidence nga dera e WC per te takuar Barroson.

    Reply to this comment
  7. Indinjata June 30, 18:51

    …Na ishte njëherë NJË BURR-Ë i vetëm, me emrin Enver Hoxhë, që i bënte “ZAP” të gjithë BURRAT!…lene se çar dërdëllisin sot “trimat” pas vdekjes së tij…

    Po sot??? NJËMIJË BURA, nuk bëjnë dot ZAP NJË BUrË të vetëm???…

    Sa qesharake më duket kjo tablloja e vendit tonë. Dalin të gjithë me rradhë dhe flasin, flasin, flasin…dhe në thelb, asgjë nuk thonë! Vinë vërdallë si gratë thashethemexhie dikur nëpër portat e mëhallës, kur pastronin oborret…Të paktën ato pastronin vërtetë. Po Ju, o zoti deputet! Kë po pastroni?! A do pastroni? Apo thjesht debatoni sepse për aq paguheni?!

    Reply to this comment
    • ijs June 30, 19:51

      Indinjata me duket se akoma nuk e ke te qarte ne cilin sistem, jetoni! Ne sistemin e perversionit kur fjala eshte mjeti me i forte per te bere, qe perversioni te duket si normalitet. Xhaxhi shkrete dilte ne Tv vetem dy here ne vit ndersa keto vemjet e sotme, po nuk dolen nja 100 here ne dite nuk i ze gjumi se kane frike, se nuk kane plotesuar normen e jashteqitjes te bla bla bla se per pune harroje se dine te bejne ndonje gje keta llapaqener! Po mire ti behet ketij populli majmun se e meriton te haje jashteqitjen e ketyre vemjeve si popull pervers qe eshte. Mjere ata qe nuk jane pjese e kesaj race te degjeneruar me dy gishta perpjete!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*