Balla dhe Manastirliu inspektojnë Spitalin Rajonal të Elbasanit

February 16, 2018 15:05

Balla dhe Manastirliu inspektojnë Spitalin Rajonal të Elbasanit

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan gjatë ditës së sotme Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku në fokus ishte prezantimi i investimeve serioze të sterilizimit.

Balla gjatë inspektimit tha se procesi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë është shtrirë në spitalin e Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit, duke zgjeruar kështu hartën e ofrimit të këtij shërbimi që po sjell një erë të re në kirurgjinë shqiptare.

“Spitali i Elbasanit është një prej spitaleve rajonale më të rëndësishme me numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në muaj, rreth 2400 ndërhyrje në vit dhe ishte domosdoshmëri të përfitonte nga ky projekt kaq i rëndësishëm, i cili ka ndryshuar tërësisht procedurën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Për këtë shërbim pati akuza dhe aludime pa fund për mënyrën se si u koncesionua, por në fakt mjekë e pacientë e pranojnë se ishte i domosdoshëm. Me mjetet e vjetra, pjesa më e vështirë ishte ajo pas operacionit, sepse pajisjet e vjetra shkaktonin shumë infeksione, dezinfektimi i të cilave linte për të dëshiruar”, deklaroi Balla.

Sipas deputetit, Balla kjo është Shqipëria reale, në ndryshim nga Shqipëria e të enjtes në Parlament, sepse janë njerëzit ata që e vlerësojnë punën tonë.

a.s/dita

February 16, 2018 15:05
Komento

1 Koment

  1. Kujtimi February 16, 17:15

    Balla katunari i Librazhdit i veshur si Rambo do inspektoje spitalin??? Ky mund te inspektoje ndonje stalle derrash e shumta se asaj rrace i perket!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*