Balla flet me shifra: Ja sa u vranë në Shkodër gjatë kohës Basha ishte ministër i Brendshëm

September 3, 2018 17:56

Balla flet me shifra: Ja sa u vranë në Shkodër gjatë kohës Basha ishte ministër i Brendshëm

Si pasojë e ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në Shkodër, opozita ka udhëtuar drejt këtij qyteti për të zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme si mesazh kundër krimit.

Në tre muajt e fundit në Shkodër janë regjistruar 6 vrasje mafioze, dhe janë zhdukur dy persona.

Por këtë vendim të opozitës nuk ka lënë pa e përmendur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla thotë nga foltorja e Kuvendit se gjatë qeverisjes së PD, numri i të vrarëve në Qarkun e Shkodrës ka qenë i pakrahasueshëm me ato të këtij viti.

“Në Konferencën e Kryetarëve kemi rëndë dakord që në hapje të këtij sesioni të merrnin fjalën krerët e grupeve parlamentare për të kontribuar për një film të mbarë të kësaj legjislature. Por nga mediat jemi njoftuar se dy grupet e opozitës janë në Shkodër për të zhvilluar një takim mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me rendin publik në Shkodër. Prej vitesh rendi publik ka qenë problematik në atë pjesë të territorit.

Në vitin 2010 kur ministër i Brendshëm ishte kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, ato arritën në nivelin më të lartë, 18 vrasje vetëm në Qarkun Shkodër, gjatë vitit 2010. Krahasuar me 8 vrasje gjatë 8 muajve të parë të 2018. Sigurisht ne jemi shumë të shqetësuar për çdo vrasje nga krimi, dhe janë ngjarje që duhen zbardhur. Z.ministër Xhafaj, ne kemi besim tek ju dhe policia se këto ngjarje do zbardhen”, u shpreh deputeti socialist Taulant Balla

September 3, 2018 17:56
Komento

4 Komente

  1. MH September 3, 18:12

    Jo nuk kane te krahasuar!!!
    Krimet njeres pale krahasohen shume bindshme me krimet e pales tjeter,z.Balla,nga njeri vite tek tjetri nder dy kohet e qeverisjes.
    Rraporti i krahasimit del si dita me naten.18 veta te vrare ne demokracine e bajraktarizmes dhe 8 veta te vrare ne demokracin e institucionalizmes.
    Krimet e bajraktarizmes kane ngelur kopil.Ndersa keto te institucionalizmes jane zbuluar dhe do gjinden dhe trimat e mshefte birave e skutave si minje qenefesh.

    Reply to this comment
    • prizem September 3, 18:38

      Ka ndryshim te madh sepse shkodranet kur vriten nen hyqmit e Salibabales ja bejne hallall gjakun “Gjeneralit”…

      Reply to this comment
  2. H September 4, 11:25

    Me pak fjalë, garë kush vret më shumë .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*