Balla: Fotoja e drekës ku u vendos shkarkimi i Dritan Lamajt

Redaksia Online February 28, 2013 15:35

Balla: Fotoja e drekës ku u vendos shkarkimi i Dritan Lamajt

Deputeti socialist, Taulant Balla, tha sot në Kuvend se fotoja ku shfaqet Arben Frroku me katër drejtues të lartë të policisë është bërë pikërisht në drekën gjatë të cilës u vendos shkarkimi i Dritan Lamajt.

“Dua të sjell dy fakte për këto foto. E para: fotoja është postuar nga zoti Tonin Vocaj në Facebook, me 23 tetor 2012. Fotografia është bërë me 21 tetor 2012, ndërkohë që Lamaj është shkarkuar nga pozicioni i kryekomisarit 17ditë më pas. Nuk ka asnjë dyshim se kjo drekë është dreka që ka shkarkuar kryekomisarin nga pozicioni i tij në Kombinat”, tha Balla.

Balla tha se krerët e policisë e kanë djegur kërkesën me shkrim që Dritan Lamaj kishte bërë për të kërkuar mbrojtje pasi  kishte marrë kërcënime me jetë. Balla tha se ministri I Brendshëm duhet të japë urgjentisht dorëheqjen për gënjeshtrën në Parlament se gjoja foto është e vitit 2011, se gjoja drejtori i policisë tha është e vitit 2010. “Mjaftojnë këto elemente të kuptosh se këta janë një tufë mashtruesish të ndyrë që kanë shitur kryekomisarin për individin të akuzuar se kreu krimin”, tha më tej Balla.

Në fund, deputeti socialist ngriti një pyetje: “Si ka mundësi që sa herë që përmendet trafik karburantesh apo sa herë bëhen vrasje të punonjësve të policisë del në skenë emri i Agron Kuliçajt?”, përfundoi ai.

Redaksia Online February 28, 2013 15:35
Komento

2 Komente

  1. SALIU February 28, 15:45

    ESHTE FARE E THJESHTE PER ME E KUPTUE,NE PRANDAJ E KENA VENDOS Kulishin ne ate detyre..Kuliçi tashme eshte bere PItbull apo Qen Stani si i thona ne pri Valbone,prandaj kneja e tutje duhet me thane PITBULLI I SALIUT jo KULISHI I SALIUT!

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit February 28, 17:55

    Zonja tapalli ka ba gabim qi ja ka nalu fjaln flamurit, se ai dojte me dhan detaje rreth drekes se krishtit ne dajt.
    Flamuri nuk u la te jepte informacionin qe kerkojte taulanti dhe tahiri, por flamuri dojte me than se aty nat mbledhje ne form dreke, asht venos se sa deshmore ti japim atdheut ket muj tshkurten sic asht muji shkurt.
    Aty komisjoni i prodhimit te deshmoreve te atdheut, kan venos qi dritan lamajn, nga kriekomisar ta caktojn me nji pozit ma tnalt, ta bajn deshmor te atdheut se e meritonte, per punen qi ka ba.
    Por flamurit ju nderpre fjala pa te drejte nga zoja zhozefine, pse? arsyet i din vec ajo se asht ma afer krietarit sali.
    Per ket informacion flamuri ka ba be se ka me ja dhan shtypit tlir, i ka ba kerkes sandrit dhe blendit qe ta fusin ne plan per ket jav, qi flamuri me ja dhan taze informacjoni popllit tvet dhe pulicve tvet, se ka shum pulic qi presi trriten ngrada dhe dun me dit se kur ka venos komisjoni i trimave per me i ba deshmore tatdheut, se te tan jan gati me u gradu deshmor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*