Balla i kërkon PE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

March 21, 2016 18:50

Balla i kërkon PE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Bruksel u zhvillua takimi midis Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP.

Duke folur në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, deputeti Taulant Balla kërkoi që BE të liberalizojë vizat edhe për Kosovën. Në fjalën e tij, Balla theksoi se Kosova ka përmbushur kriteret kryesore.

Ne vendet e Evropës Juglindore pershëndesim akordin BE-Turqi, i cili është shumë i rëndësishëm drejt një zgjidhje të krizës së refugjatëve. Në frymën e liberalizimit të vizave për Turqinë, BE duhet të japë dritën jeshile edhe për Kosovën. Në emër të Asamblesë Parlamentare të SEECP, i kërkojmë Parlamentit Europian t’i propozojë Komisionit dhe Këshillit heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova i ka përmbushur tashmë kriteret kryesore. Edhe numri i azil-kërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit”, tha Balla.

March 21, 2016 18:50
Komento

1 Koment

  1. ble-ta March 21, 19:28

    Kulmi i demagogjise dhe paturpesise. I u dogj barku per kosoven ketij apo te tijve?! Perse nuk i kerkuan europes mos bente pazare me Serbine duke shitur Kosoven, po me “hidherim te thelle” Ministri jashtem i shqiperie keshilluan ti firmosnin ato mareveshje te pista. Ju jeni te pafytyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim