Balla inspekton rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Përrenjas

March 24, 2018 11:59

Balla inspekton rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Përrenjas

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin Nuri Belba inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare   “Qybra Sokoli” në Përrenjas,  e cila brenda pak ditësh do të jetë gati.

Në fjalën e tij Balla tha se “rikonstruksioni i kësaj shkolle ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Përrenjasit, pasi mësimi zhvillohej me dy turne, ndërsa falë këtij investimi  tashmë kemi një ndërtesë të standardeve europiane”.

“Në vijim të vëmendjes së Qeverisë për Bashkinë Përrenjas është dhe ky investim tjetër që është në prag të përfundimit. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e të gjithë banorëve të Përrenjasit për të bërë tërësisht funksionale shkollën 9 vjeçare “Qybra Sokoli”.

Prej kohësh këtu mësimi zhvillohej me dy turne për shkak të mungesës së ambienteve, por tashmë   jemi pranë një ndërtesë të standardeve europiane”, tha Balla.

Falë investimit rreth 44 milionë lekë të Qeverisë Shqiptare për rikonstruksionin total të shkollës, tashmë rreth  400 nxënës të Bashkisë Përrenjas do të kenë mundësi të mësojnë në kushte bashkëkohore.

Shkolla e rikonstruktuar, “Qybra Sokoli”, së shpejti do të pajiset dhe me bazën materiale dhe laboratorët.

o.j/dita

March 24, 2018 11:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*