Balla: Masa ndëshkimore për të gjitha kompanitë që ndotin mjedisin

April 21, 2018 11:37

Balla: Masa ndëshkimore për të gjitha kompanitë që ndotin mjedisin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  i shoqëruar nga kryetari Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët, Kushi e Kamani inspektuan në befasi uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan, të cilat shkaktojnë ndotje të mjedisit.

Balla i ka kërkuar ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndotin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoratit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën.

Sipas Ballës nuk mund të tolerohet një vit afat për të vënë në punë pluhur-kapset.

“Prej kohësh i kam kërkuar Inspektoratit të Mjedisit Elbasan marrjen e masave për ndotjen që shkaktojnë këto uzina.

Çdo gjë e ka një kufi ndaj dhe publikisht i kërkova Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndotin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoratit të Mjedisit i cili nuk bën detyrën.

Nuk mund të tolerohet 1 vit afat për të vënë në punë pluhur kapëset.

Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna. Në këtë drejtim ne do të jemi armiqtë tuaj kryesorë, nëse nuk respektoni mjedisin,  dhe si deputetë të Elbasanit do të jemi mbështetësit tuaj më të mëdhenj, nëse respektoni rregullat.

Elbasani e ka vuajtur ndotjen në të kaluarën për shkak të Metalurgjikut, por sot kur bëhemi gati të hapim negociata me BE, kjo lloj teknologjie nuk mund të ekzistojë më dhe nuk do të tolerohet”, deklaroi Balla.

o.j/dita

April 21, 2018 11:37
Komento

1 Koment

  1. lejlek April 21, 13:08

    O z Taulant, nuk behen punet me moralizim tete keqinjve por me forcen e ligjit dhe masa parandaluse efektive .
    Psh duhen kosha plehrash ne pika ku hidhen plehra.
    Shko ne ana te Lanes tek ura mbi te kryqezimi i rrugeve MGrameno dhe 7marsi eshte nje “sharre e vogel sepse rruget e mrekullueshme te lagjes nuk ka asnje kazan.Ka vite e vite nuk sperkaten rruget me uje , nuk prashitenpemet dekorative dhe puntoret …ikin me hunj ne duar gjoja fshesa per te kaluar orarin .Te nderrohen ose te merren nga bashkia te gjitha segmentet me probleme , te vihen kontrollore njereste pergjegshem te shkolluar dhe jo denigrues.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*