Balla: Në 2019 do të kemi koalicion vetëm me qytetarët

April 28, 2018 10:49

Balla: Në 2019 do të kemi koalicion vetëm me qytetarët

Prej orës 10:00 ka nisur Asambleja e PS. Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë është raportimi për performancën e qeverisë dhe bashkëqeverisja me njerëzit.

Në fjalën e tij para Asamblesë së PS, Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 2019 do të kenë vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

Përballë PS, sipas Ballës do të jetë aleanca që e do politikën për interesat e tyre, PD-LSI. Gjithashtu, Balla tha se PS do të depozitojë një nisëm që edhe qytetarët të kenë mundësi që të ndërmarrin nisma ligjore.

Në zgjedhjet e 2019 do të kemi vetëm një koalicion, atë me qytetarët, përballë do të kemi një aleancë që e duan politikën për interesat e tyre. Detyra jonë është sot që banorët e çdo komuniteti t’i krijojmë mundësi për të qenë pjesë e analizës. Grupi ynë do të depozitojë për nisëm ligjvënëse të qytetarëve të Shqipërisë. Tashmë do të bëjmë me ligj, që qytetarët e thjeshtë nuk kanë nevojë për firmën e deputeteve, por mund të marrin vetë një nisëm ligjore“, tha Taulant Balla.

o.j/dita

April 28, 2018 10:49
Komento

3 Komente

  1. Lili April 28, 13:01

    E kemi pa me referendumin me initiativ qytetare,kush e hoqi nga rendi i dites?

    Reply to this comment
  2. e verteta e hidhur April 28, 13:13

    C’fare mshtruesi,por akoma nuk eshte thare boja e koalicionit te 2017-s “per te qeverisur me qytetaret”,ju vazhdoni me mashtrime.Sa nepunes te administartes shterore kane dhene llogari?Si kontrollohen ata?Z.Balla!Ju nuk kini te ndertuar sistemin e kontrollit te gjithe aparatit shtetror ne qender e ne baze Shkarkoni nje npunes,behet pak zhurme,vendoset nje i ri ,dhe perseri e njeta gje vazhdon.Ndertoni sitsetmin e kontrollit dhe te vetkontrollit te administarates.Psh.Sa ankesa jane drejtuar ne Bashkine e Tiranes,kur,kush i ka bere,ku jane te regjistruara,kush i ndoqi ankesat,kush i zgjidhi,kush e kontrolloi zgjidhjen,si ju lihet e drejta e apelit te pergjigjes.Dhe kur them kete nuk kam parasysh vetem”DEPARTAMANTIN E ANKESAVE”,por te gjithe nepunesit e bashkise.Qe te mos e zgjat,vazhdoni me mashtrime,persa kohe ju nukm keni ndertuar SISTEMIN E KONTROLLIT.Shiko:Kamionat mbi 3.5 ton kane nje paisje qe quhet tahomat,e cila regjistron shpejtesine me te cilen ka udhetuar shoferi(psh nga Tirana ne Shkoder dhe Split e kthim).Nuk ka nevoje te ndalosh shoferin me polici gjat udhetimit,por i kerkon atij letern e regjistruar dhe ajo te tregon vete se ku shoferi ka tejkaluar shpejtesine,ku ka qendruar,sa ka qendruar etj etj.Keshtu duhet te jete i kontrolluar dhe nepunesi i admistrates,lidhur me pergjigjet e zgjidhjeve ndaj kerkesave te qytetareve.

    Reply to this comment
  3. Lili April 28, 19:17

    Se deri tash keni ba koalicion vetem me grabitqaret?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*