Balla në Kuvend: “Basha i dha Klement Balilit “Santa Quaranta-n”

December 14, 2017 14:29

Balla në Kuvend: “Basha i dha Klement Balilit “Santa Quaranta-n”

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi sot që kreut të PD-së, Luzim Basha t’i ndalohet udhëtimi jashtë shtetit, duke e lidhur këtë kërkesë me akuzat e ngritura më herët prej tij për një kontratë prej 1 milion dollarësh të paguar në SHBA për lobing.

E duke vazhduar me akuzat, Balla e shtoi dozën, kur tha se dispononte një dokument që vërtetonte se vetë Lulzim Basha në kohën që ka qenë ministër i Brendshëm në qershor 2010, ka urdhëruar që ish-kampi i punëtorëve dhe pionerëve në Sarandë t’i hiqej nga pronësia sindikatës, për t’iu dhuruar Balilit. Bëhet fjalë për Santa Quaranta.

“Lulzim Basha është një shtetas i kallëzuar, duhet t’i ndalohet largimi nga vendi…Meqenëse PD hezitoi të fliste për Balilin, i them Bashës se jeni pikërisht ju që ia kemi dhënë familjes Balili tokën e hotelit. Ta nxjerr unë dokumentin që e ka firmosur Basha”,- akuzoi Balla.

Më herët në Kuvend edhe deputeti Erjon Braçe akuzoi ish-ministrin e Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panaritin se kishte firmosur kontrata qiraje me Balilin. Sipas tij, Panariti i kishte dhënë 20 ha tokë që familjarë të Balilit dhe vetë ai t’i përdornin.

December 14, 2017 14:29
Komento

1 Koment

  1. Adih December 15, 01:13

    O Palla ,o shoku i Braces ,Kllohun te Katovices ,
    PSE JET E MOT, DO RINI JU NE OPOZITE:??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*