Balla në mbështetje të Zaevit dhe Ali Ahmetit në Shkup “pro” referendumit

August 31, 2018 18:34

Balla në mbështetje të Zaevit dhe Ali Ahmetit në Shkup “pro” referendumit

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Maqedonia është shfaqur në mbështetje të kryeministrit Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit në Shkup pro referendumit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se socialdemokratët e kryeministrit Zoran Zaev, sëbashku me BDI dhe me të gjitha partitë e tjera më të vogla shqiptare janë bashkë PRO hyrjes në NATO dhe BE dhe PRO marrëveshjes së emrit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Sipas Ballës faktori shqiptar në Maqedoni, sikurse kudo në rajonin tonë, është një faktor vendimtar stabiliteti dhe progresi të qëndrueshëm në rrugën e pakthyeshme Europiane të Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

a.s/dita

August 31, 2018 18:34
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*