Balla: Në zyrën e Kserës, vaskë dhe sauna 

January 29, 2016 21:27

Balla: Në zyrën e Kserës, vaskë dhe sauna 

Pas arrestimit të ish-ministrit të Berishës, deputeti socialist Taulant Balla shkruan se në zyrën e Spiro Kserës në godinën e Ministrisë së  Punës, Çështje Sociale e Shanseve të Barabarta ka pasur edhe vaskë dhe sauna duke bërë të qartë dhe luksin e shpërdorimin e parave publike.

“Arrestohet ministri i punëve të Sali Berishës. Spiro Ksera, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e korruptuar te Sali Berishes është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Gjirokastrës. Për arrestimin e tij është zbatuar një urdhër i prokurorisë së Tiranës i mbështetur në një vendim të gjykatës.

  Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën për disa tendera gjatë kohës që ishte ministër. Hetimet kishin nisur prej dy vitesh dhe dyshohet se ai ka abuzuar për një shumë rreth 300 milion lekë për tendera në organizmin e disa aktiviteteve të ministrisë. Si bashkëpunëtor i tij dyshohet se ka qenë edhe Klevis Bitro, ish-shefi i kabinetit i cili është aktualisht në burg për korrupsion. Ksera ishte ministër i punës nga viti 2009 deri në vitin 2013. Kush nuk e mban mend në zyrën e tij, u gjet vaskë me hidromasazh dhe sauna”, shkruan Balla në profilin e tij në FB.

 

January 29, 2016 21:27
Komento

1 Koment

  1. Beniku January 29, 22:06

    Hade me kembe te mbare per keta te poshter qe ropen popullin. Keta qelbesira ,me ne krye kryeqelbesiren Sali qe shanin e shajne Enverin. Po me posht se Spirodhoni nuk qendron dhe ministri i bankes ,Fullanxhiu.Edhe ai kishte apartament brenda bankes.Edhe ai harshoi kot 80 milion euro qe bleu hotel dajtin e sic e ble ashtu e la …… Harxhimet e Fullanit jane 10 fish me te shumta se te SPirodhonit. Drejtesi KU je ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim