Balla ‘ngrin’ Berishën: Shantazh biznesit për Argitën!

February 18, 2016 20:41

Balla ‘ngrin’ Berishën: Shantazh biznesit për Argitën!

Deputeti socialist Taulant Balla, nënkryetar i grupit parlamentar, ka mbajtur një fjalë të fortë akuzatore ndaj ish kryeministrit Berisha sot në Kuvend.

Lexoni më poshtë:

“Fjala që sapo u mbajt, me përjashtim të fjalisë së fundit, është njësoj me fjalimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të 2013. Parashtrove para shqiptarëve të gjitha këto arritje imagjinare, por shqiptarët të flakën si leckë me 1 milion vota kundër. Këtë fjalë mbajte dhe më 26 qershor kur dhe dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike. Me përjashtim të lotëve të gazetares së TVSH-së, asnjë shqiptari tjetër nuk i erdhi keq që ti humbe, që ti u ndëshkove. Besoj ka ardhur koha që të vesh mend. Mos fol më për arritjet e tua se nuk ke asnjë arritje. Dy herë që ke qenë në pushtet vetëm piramida ke lenë mbrapa. Atëherë me Vehbiun dhe me Suden, tani borxhet e fshehura që i’u deshën plot dy vjet qeverisë sonë, ministrit Cani, ministrit Ahmetaj që të zbardhin borxhet dhe t’i paguajnë një më një.

Pas 2 ditësh është 20 shkurt, 25 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit. Nuk ka ironi më të bukur për trashëgiminë e idealeve të dhjetorit kur në krye të PD është një sekretar partie. Ndërkohë unë jam shumë krenar që në krye të qeverisë është një pjesëtar i lëvizjes së dhjetorit dhe dy ministrat që u përgjigjën janë studentë të grevës së urisë. Grevë dhe lëvizje që ti e vodhe zotëri. Pse nuk iu tregon shqiptarëve, tregoi edhe Mesila Dodës që do të flasi pas meje, çfarë ju the ti studentëve kur shkove ti takosh? Kur studentët të thanë hajde në partinë tonë, ti i’u the ‘unë e kam partinë time, unë ju sjell përshëndetjet e shokut Ramiz’ dhe studentët të fërshëllyen, apo jo? Ti nuk ishe dakort që studentët ta rrëzonin bustin sepse këtë lëvizje ti e quaje ekstremiste. Madje siç tregojnë ndihmësat e tu, sot të larguar prej teje, ti ishe në makinën që të kishte vendosur Partia e Punës në dispozicion kur more vesh që u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Ja pra Sali, ironi më të madhe se kjo nuk ka. Ti në krye të PD dhe studentët e grevës së urisë të dhjetorit në qeverinë e Partisë Socialiste. Kjo është krenari për ne. Turp për Partinë Demokratike. Ti e vodhe lëvizjen e dhjetorit, siç ke vjedhur dhe pasuritë e këtij vendi.

The këtu Enveri, Hitleri. Sigurisht diktator më të tmerrshëm se Enver Hoxha nuk ka pasur në Europë dhe në botë. Pyetja për ty Sali është: i tillë ishte Enveri edhe kur haje bukë në shtëpinë e tij, me nipërit dhe mbesat e tij? A ishte i tillë? Unë nuk kam ngrënë bukë në shtëpi të tij, jam i vogël shumë. Enveri si Hitleri ishte kur ti hipje në varkën e tij për të bërë xhiro me djalin e tij? Po ti paske ndenjur me djalin e Hitlerit dhe haje bukë në shtëpinë e Hitlerit. Mjaft më me këtë histori. Ke 25 vjet që të duket vetja si antikomunisti më i madh, kur ti je problemi më i madh që ka sot njëra prej partive më të rëndësishme të këtij vendi, Partia Demokratike, e cila u krijua për të çuar përpara idealet demokratike në këtë vend.

Fole këtu për vizitën e mikut të madh të Shqipërisë dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit në detyrë, ish kandidat për President në SHBA, John Kerry. Fole, por ne tani të njohim mirë. Ti kur ke një hall i bie rreth e rreth e rreth, por hallin nuk e tregon. Fole këtu për vizitën, nuk ka shqiptar nga me dy klasë shkollë deri më 22 klasë shkollë që nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka marrë vesh që John Kerry erdhi për reformën në drejtësi. Ti nuk e përmende këtë. Ke dy javë që merresh me një çështje që në axhendë nuk ishte çështje kryesore. John Kerry erdhi për reformën në drejtësi, e konfirmoi edhe njëherë, që ta kuptosh mirë që ambasadorët amerikanë kur vijnë në Shqipëri nuk kanë axhendat e tyre personale, siç je mësuar ti t’i quash ambasadorët amerikanë sa herë që të bien në kundërshtim me interesat e tua. Kur flisje për Withers, një zotëri i nderuar, thoje ky zotëri ka ardhur me axhendë personale. Deri ditën që u largua miku ynë dhe i gjithë shqiptarëve, Alexander Arvizu, përsëri nxirrje Strazimir e shokë që të thoje që ky ka ardhur me axhendë personale. Edhe për Donald Lu, këtë gjë përpiqesh të thuash. Nuk kanë këta axhendë personale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik pa kushte të Shqipërisë, e John Kerry erdhi pikërisht për këtë në Shqipëri. I the të gjitha me muxhahedinë e të tjera ca nuk the, po nuk fole për reformën në drejtësi. Sepse aty e ke hallin ti, të mos bëhet reforma në drejtësi dhe të mos ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Se nuk ka parti në botë që kryetari i partisë del dhe deklaron që do votojmë Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ish kryetari del dhe thotë nuk e votojmë dhe ajo nuk mbështetet nga Partia Demokratike. Madje aq therëse është ironia në këtë rast saqë në takimin e rradhës me prindërit Lulzimin nuk e shoqëroi babai, por kushëriri i babait. Çoi Mal Berishën në delegacion, që të ishte i sigurtë se çdo të thoshte Lulzimi në takim me përfaqësuesit e lartë amerikan. A ka turp më të madh për këtë parti! Tani ka humbur besimin dhe tek Aldo, tek Tabaku s’ke pasur ndonjëherë siguri, tek Ed Paloka normal që jo se nuk e di se në çfarë ore është takimi, Mond Spaho nuk flet mirë anglisht dhe çove Mal Berishën që t’i mbante të gjitha shënim.

Qytetari dixhital, të ka ardhur besoj një mesazh analog sot. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i partisë tënde, ka vendosur drejtor të ujësjellësit nipin e vet. Djalin e tezes e ka shef kabineti. Ju partia e parimeve keni ndonjë reagim për këtë, apo nuk të ka ardhur akoma mesazhi. S’të ka ardhur ndonjë mesazh për këtë çështje! Turp!

Fole këtu për charterat. Siç ka ikur ministri i Ekonomisë në Katar me charterin e mbretit të Katarit, ke shkuar dhe ti. Vendet arabe, vizitave zyrtare j’ua ofrojnë këtë mundësi, t’a çojnë avionin e mbretit të të marrë. Ke shkuar edhe ti. Ky paska bërë gabim, ti nuk paske bërë gabim!

Sa për tenderat, të sfidova javën e kaluar por ike. Javën e kaluar u çove këtu për një biznesmen dhe fillove të thoje se ky biznesmeni është kriminel, kryekriminel etj. Zotëri, dokumentat zyrtare thonë që ky biznesmeni ka pasur për 8 vite, sa ke qenë ti kryeministër konsulente Argita Berishën. Tani kam një pyetje, a është shpërdorim detyre nga ana jote fakti që ti i bën presion një biznesmeni për shkak se je deputet, nga foltorja e Kuvendit, që biznesmeni të vazhdojë të ketë konsulente vajzën tënde! Kompania quhet “Alpet” dhe paguante 3 mijë euro në muaj konsulencë juridike në zyrën e avokatisë së vajzës tënde. Pse nuk paska qenë kriminel 8 vjet me rradhë kur bënte konsulencë me zyrën e vajzës tënde dhe u bë kriminel pas qershorit të 2013-tës? Kjo nuk qëndron. Biznesin që ka, atë ndërtesën tek Taiwan-i, atë parkun që ti sulmon kryetarin aktual të Bashkisë, Erion Veliaj, ia ke dhënë ti me vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk ja kemi dhënë ne. Ka një vendim të Këshillit të Ministrave me firmën tënde. Sikurse edhe për ndërtimin e Taiwan-it, Edi Rama ka qenë kundra. Është votuar në këshillin bashkiak dhe ka qenë një aleancë me këshilltarët bashkiak për ta marrë vendimin. Është e rëndë, që sa herë ti prishesh nëpër pazare, fillon lufta kundër çdo lloj biznesmeni.

Sa për valixhet një gjë po ta them, Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dhe do t’i hetojë të gjitha valixhet. Ato të gushtit të 2013 duhen hetuar mirë se çfarë kanë pasur brenda”.

February 18, 2016 20:41
Komento

51 Komente

  1. petrika December 24, 15:20

    Te lumte goja zoti Balla.Te gjithe shqiptareve ju mbeti merak se cfar kishin brenda ato tre valixhe metalike te medhaja.Kur i pashe ne lajme u revoltova jashtezakonisht shume,sidomos kur pash qe Zeni i kaloi pa kontrollin doganor.Byroja e hetimit,sapo te krijohet,menjehere punen e saj,qe ketej duhet ta filloje dhe bashkefajtoret qe shkelen ligjin,menjehere te vihen para drejtesise.

    Reply to this comment
    • nazim December 24, 21:55

      O Taulant, ju nuk e ndeshkuat as kete here kete njeri qe ka shkaterruar Shqiperine dhe i dhate perseri imunitet nga krimet qe ka kryer!
      Dhe ju i ndihmuat!!!???

      Reply to this comment
    • banushi December 25, 00:27

      cfare niveli ne Kuvend!!!

      mund ta di cili ishte rendi i dites??

      a miratuan gje keta parazite rrugace gojendyre?

      O ti Sali zgjyra dhe ti Taulant batutaxhiu, a e kryet sot punen per te cilen paguheni nga populli shqiptar?

      Reply to this comment
      • tomsojeri May 28, 19:02

        mir ja paske kenduar or Balla por ishalla nuk i “haroni” neser, se ky perbindesh por edhe ne, kemi koh qe ndigjojm e marim vesh “veprat” e ksaj monstre e ben mir ti kujtosh edhe Janarin e pergjakur e shikoni se mos perseri ja u hedh edhe me reformen ne Drejtesi, se po u be tamam si duhet ka shum per te mar !Po qe se reformen do ta beni me po ata “aktor”qe keni aty e tju nderoni vendet mos u lodh kot o Tauland se aty gjithcka esht qelbur deri ne bisht !

        Reply to this comment
        • TLN May 28, 20:37

          Cfare i paska bere Berishes ky mor.I paka rrujt topat. Nje milion shqiptare ju dhane votat te beni shtet e te fusni Berishen ne burg,por edhe sot gati 3 vjet qe nga zgjedhjet e 2013 krimineli Berisha vazhdon te kete gjithe pushtetet. Gjithcka vetem se ju socialistet jeni frikacaket me te medhenj dhe fatkeqesia e ketij kombi.

          Reply to this comment
  2. . December 24, 15:26

    Taulanti ne Kuvend ligjeron por..

    p.R.Sh. Dita! AQ shume e ka ulur steken e nivelit te emerimit te drejtuesve ne LIBRAZHD Deputeti _ mekembes i Rames ,sa dhe ne kohen e Partise se punes sdo te guxonin ti benin! Eshte thuajse e pamundur te gjesh ndonje nga drejtuesit e rinj qe te kete mbAruar shkollen e larte diten! Eshte e kote te pyesesh se ku dhe kur e kane mbaruar shkollen keta drejtues pasi edhe ata vete nuk e dine!Kjo qe na eshte servirur te pranojme eshte nje cmenduri kolektive qe edhe mendjet me diabolike do te ishin topitur per ta shpikur!.kjo ju ve kufirin te thana intelektualeve dhe te rinjve te arsimuar me kushtin e nenshtrimit ndaj injorances. Ky eshte kulmi dhe fundi i te gjitha shpresave dhe endrrave perte ardhmen e ketij uendi! Ky eshte kthim prapa ne terrin e diktatures komuniste, por kjo qe po ndodh per nga permarat ia kalon edhe asaj kohe pasi ja ka vene te dyja kembet ne fyt dijes dhe zhvillimit. STOP!

    Reply to this comment
  3. Fuck Mark uk December 24, 15:40

    “Horri i Bulevardit” ! Si ty dhe shume te tjere trokasim ne dere te huaj. Kjo qe po ndodh ne politiken shqiptare eshte jo per te ardhur keq por per te vene kujen. Dhe po te shprehemi PA etika, politika ne Shqiperi eshte bere per ti varur trapin…… Asgje S’KA per te ndryshuar ne ket’vend te nemur.

    Reply to this comment
  4. malore December 24, 15:40

    pyetje Tailantit
    Sot flet per Gener 2 dhe ben si parimor i madh
    Dje flisje keshtu per kompanine e llotarise kombetare austriake
    cfare bere pasi erdhe ne pushtet?
    punesove motren aty
    neser ne Gener 2 do punesosh gruan?

    Reply to this comment
  5. ilir December 24, 15:42

    llogje kavaje cdo te enjte

    flasin per perdhunime, motra, femije, gra

    dhe habitemi pse vriten njerezit rrugeve si ajo ngjarja dje te materniteti

    Reply to this comment
  6. opozitar i sfilitur December 24, 15:43

    dialog i ndyre
    mes nje ish-kryeministri dhe nje deputeti
    turp!
    por ajo qe kuptoj une eshte qe PS nuk kane asfare ndermend me marre inisitiva ligjore pet ti ndeshku hajduterite e Sali plehut qe kulmuan me vrasjen e njerezve ne 21 janarin

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE December 24, 15:56

    Jo Berishes duhet dhene burg pleqerie pa afat! Vetem burgun pa aafat e meriton. Kujtoni vetem Gerdecin dhe 21 janarin!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. bylys December 24, 15:57

    me duket se po vazhdon akoma dorezimi I pushtetit me kontrat Une po iki mos me ngacmo ti bej cfar te duash kur te vije une nuk te ngacmoi ty……

    Reply to this comment
  9. Mark uk December 24, 15:57

    Ju qe fyeni e keni te share 9 her ate qe ju ka lindur.O rrace muti pse fyeni,apo duke ditur qe jemi mbi 1500 km larg.Dhe nuk behet fjal se niheni.Apo ju fusin te fyeni ata qe ju japin nje thes miell e pranoni edhe tu ktheni mbrapanicen o shkerllat .uti.

    Reply to this comment
    • M'hill Zefi. December 24, 16:32

      Mark uk

      Spo e kuptoje çka asht pengese ,
      per Berishen qe nuk po del ne pension ?

      A nuk e ka ba moshen ?
      A nuk ja njofin Vitet e punes kur Punoje si Komunist i Enverit ?

      Mark uk ka te drejte me u Idhnue , kur ju komentusa , shani Bac salen

      Markun e kena çue M’angli . per me M,’sue per Demokracie .

      Nja shtu si N’maje T’kepit Bardhoken e BONE demokrate Te Kallt .

      Mark uk mos ta nin çka te shkrujne Komunistat ,
      Ti veç bani Krishtlindjet per qefin tand .

      Gezuar Krishtlindjet Markut , Dhe te gjithe Komunistave ,
      Ballistave dhe Zogistave dhe
      SHQIPERISE nenes TONE TE BERBASHKET .

      Reply to this comment
      • M'hill Zefi. December 24, 16:41

        Mark . uk .

        Kam ni marak , po du me t’pyet

        Me kone Sali berisha je ?

        Me sali komunistin e Enverit ?
        Apo me Saliun mbas 1990 ?

        a PO DINE gja ti MARK ,

        TESEREN E PArtise Punes se Enverit ,
        A e ka dorzu Baci Sali ,
        A po hala i paguen Kuotat e antarit te PPSH .

        Reply to this comment
    • Fuck Mark uk December 24, 18:18

      1500 km larg? M’a jep adressen, Mark uk Shpellari se po vij te te takoj, JO per kafe por per te peshtyr ty ere muti….. Zagar shpellash

      Reply to this comment
    • nazim December 24, 21:46

      Po kur ofendon ti nga 1500 km larg nuk eshte gabim, por kur ta kthejne ofendimin ti prekesh? Sa goce delikate je mor Mark!

      Reply to this comment
  10. XHUME PROTOPORDHA December 24, 16:37

    Kaq GOMAR je o Taulant? Po pse kjo eshte ironia jote? O trap, kur nje popull te kerkon ndeshkimin e shkaterruesit te Shqiperise. Turp te te vije, se me sa duket nuk ke, se nuk u skuqe apo nxive kur te bere me grua, me moter dhe nene me nder kurva moteli. Po nese ti e toleron, nuk e tolerojne ca shqiptare qe e kane ne sy dhe do ja gjejne beftin, mos u bej merak. Dhe kujtdo tjeter qe shkel mbi gjakun dhe djersen e popullit. Prandaj kujdes Tau-lanti.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA February 19, 08:21

      MUSHKA ENGJELLore e RAMIZIT NGA MYZEQEJA

      Mushka (lat. – mùlus) ka nje tradite mijera vjeçare te rritjes ne Ilirine prehistorike. Si kafshe e zbutur per nevojat njerezore, eshte shterpe per shkak te permbajtes ne DNA-ne e saj te kromozomeve tek (63 kromozomi). Dallohen dy tipologji te mushkave:
      – ato te lindura nga rraporti mes gomarit (Equus asinus -31 kromozomi) dhe peles (Equus caballus – 32 kromozomi) te perhapura ne zonat malore siç eshte Lazarati dhe,
      – ato te lindura nga rraporti mes kalit dhe gomarices, te shumegjendura ne zonat fushoro-moçalore te Myzeqese.
      Arsyet e perhapjes se ketyre kafsheve shtepiake, jane te shumta siç eshte konstrukti i forte, perdorimi ne çdo terren e ambjent, rezistenca ndaj semundjeve.
      Ne origjinen e krijimit te tyre, per t’ju pershtatur nevojave te njeriut per te patur nje kafshe te forte si gomari-gomarica dhe te shpejte si kali-pela, u be dale ngadale edhe seleksionimi i tyre natyror, per te arritur ne ato qe ndeshemi shume shpesh ne çdo skaj te vendit – mushkat dy tipore.
      Mushka eshte perdorur shume edhe nga ushtrite europiane gjate luftrave boterore per transportimin e armeve dhe artilerise ne zona te veshtira malore.
      Karakteristikat komportamentale te mushkave, konsiderohen nga veterineret (ato qe kane arritur te diplomohen) me inteligjente se kuajt.
      Sipas statistikave te Institutit Veterinar te Kamzes, perhapja dhe shtimi i mushkave ne vite ka patur renje e ngritje ne numur teper problematike. Konsiderohet si vit rrekord i shtimit te tyre, viti 1969, sidomos ne zonat fushore te Myzeqese.
      Pikerisht ne vitin 1969, lindi e vetmja mushke “albine” (e bardhe) ne Myzeqe. U shkruan shume artikuj aso kohe, u bene shume studime shkencore, per te gjetur motivin e nje dukurie te tille shume te rralle.
      Pronari, nje lale myzeqeje qe quhej Ramiz (ironia e fatit deshi qe ne momentin e pjelljes te ishte prezent edhe Ramiz Alia) dhe per te hyjnizuar kete ngjarje i dha emrin Engjell !
      Duke qene se jetegjatesia e tyre i kalon te 40 vitet, nuk eshte e thene qe te mos e takojme ndonjehere edhe ne lulishten pas Kryeministrise duke kullotur barin e fresket akoma te pa korrur.

      Reply to this comment
  11. Pro.... December 24, 16:44

    …..ne nuk fyejme,por flasim pA kercenime banditeske,te atyre qe mund t’ja hipin nenes se tyre,pA na pyetur,se nga emri,FIS me kafshet dalin…,sbesoj se se me gjuhen kafsherore ne komentuesve do t’na mbylle gojen dikush qe s’eshte ndarenga kopeja…

    Reply to this comment
  12. I.Troplini December 24, 18:05

    Si quhen ato qente e rrugeve, qe lehin pa pushim dhe tregojne dhembet, mirepo sapo iu bertet dikush, pshurren ne qoshen qe meritojne?. Quhen zagare qe i bejne hije tokes kot.
    U bars mali dhe polli nje Taulant Palla, qe flet shume dhe nuk thote asgje, qe te ngre qimet e kokes perpjete, me”humorin” e tij provincial dhe qe eshte e kote te merresh me te.

    Reply to this comment
    • I.Troplini February 19, 09:38

      Èshtè vèrtetè pèr tè ardhur keq qè redaksia e kèsaj gazete, nuk merr masa pèr ndaljen e keqpèrdorimit, me letrat e lexuesve.
      Merren 40-50 komente nga njè artikull tjetèr dhe i vihen poshtè, artikullit si ky i sotmi, a thua se mashtrimi dhe krijimi i rrethanave tè paqèna, tè ishte njè fjalè e huaj pèr gazetèn DITA.
      Nuk luftohet hajdutèria dhe tradhtia e Saliut, duke u bèrè vetè hajdutè dhe tradhètarè.
      Nè kushte tè tilla, nuk ia vlen mè, shkrimi i asnjè rrjeshti, si letèr apo koment lexuesi.

      Reply to this comment
  13. Pirro December 24, 18:13

    Ironia eshte arma e te zgjuarit,por ne kete rast nuk kemi te bejm me ironi te mirfillte,
    fine,intelektuale,por me nje ngacmim ordiner te Balles. Politikaneve shqiptare
    i mungon etika e te folurit(dhe e te degjuarit).
    Eshte ky shkaku kryesor i politikes konfliktuale shqiptare.Politike hipokrite dhe e pakulture,politike shterpe nga mbeturina intelektuale te postkomunizmit vulgare si vete sistemi qe i gatoi.Ah Enver ç’i bere ketij
    populli,i zhduke eliten,i preve koken,per ti hapur rruge Pallave!Dikur ruhej rrespekti hierarkik i moshes si ligj i pashkruar,aq sa thuhej se nje familje shkon keq nese nuk eshte ne rregull Babi dhe vellai pare.Nese sot te mungon rrespekti moshes,ka menyra tjera se si ti tregosh vendin nje
    plaku te pandreqshem,ligji,ai qe percakton ne menyre ekzekutive e morale fajesine.Pe çdo fjale qe Taulant Palla nxjerr nga goja,me vjen per te vjelle.Njeri me destruktiv,llapaqen,provincjal,nuk behet.Esht tragjedi qe Parlamenti shqiptare ka te tille politikane negative qe gjithka e kthejn ne personale,thua se jan zgjedhur per te lare hesapet e tyre dhe jo per zgjidhur hallet e popullit.Shqiptaret thone:”gjuha rrasht s’esht,por
    rrasht thyen”.Popujt e veriut flasin qarte,behet ajo qe thuhet,dhe jo si popujt e jugut me nenkuptime.Fjalet me nenkuptim jan thike me dy presa,me kot nuk themi ne se shakaja eshte gjysma e se vertetes.Fjalet ngacmuese ne nje Parlamentjan provincializma,papergjegjesi,jan jo serioze.Esht e paprecedence fjala”tërbon”ne gjuhen intelektuale esht acaruese,hakmarrese,
    fjale qe kenaq vetem primitivet.Nese politika Balles apo shum te tjereve reduktohet vetem qellim per hesape personale,atehere ka marre fund gjithshka.Taulant Palla eshte me i deshtuari,sepse edhe sot akuzat e tij tingellojn si nje te opozitari.Ky tipi ju kenaq ju,vetem e vetem se “terboka” Berishen?!Ky esht fundi i politikes serioze.Logjika eshte e qarte,nje njeri qe akuzon pa fund,por akuzat e tij nuk marrin rruge ligjore qe te provohen,atehere akuza bie mbi akuzuesin per shpifje.

    Reply to this comment
  14. Mark uk December 24, 23:00

    O mhillaaa, po ku je djali i gjeloshiiiit.Nuk jam me sali turkun po jam me Pd qe i uli ne toke ata komunista si puna jote me 4 klas.

    Reply to this comment
    • Myzeqeja December 25, 00:39

      Ti mark uk bëke tamëm re tamëm për ti rrujt kallëmin atij M’hillit Zefit! A ke brisk re?

      Reply to this comment
    • Toni May 28, 19:04

      Hej mark uka po kujt PD i referohesh ti more jashteqitje malesh+shpellash,po a ka me komunist se ati yt biollogjik sali ram berisha sekretare PPSH-je me numer tesere 108690,ore sllav 1-pytje kisha po vllaun tend+zen berishes VUCIC a e takove keto dite ate shiko ti..mark uk ne krahasim me te tjeret ti je me ne avantazh per te pyetur+ditur se kush eshte ati yt ke gjinokollog halim kosoven,tung mark uka..

      Reply to this comment
    • Daku May 28, 19:16

      Mark uku, te çaft ujku. Te gjith shqipetaret ishin komunista, ato qe hyn ne politke ne vitet ’90, ishin komunistat me te zjarrte. Te dhj efsha mu ne PD

      Reply to this comment
    • Paolo Rossi May 29, 00:18

      Mark, he burre ! E cka iu bani Salihi kamanistave ^ I uli ne toke ^ Po pse ku ishin ata, ne qiell ^. A i ke pa Mark, gjithe kamanistat jane tu vdeke per buke. Hajde, gamor malesije hajde.

      Reply to this comment
  15. Mark uk December 24, 23:05

    nazim: Po doni ta dini fillimisht nuk kam fyer njeri.Bile i kam kerkur edhe kryeredaktorit te mos botoj komente fyese.Po nuk ndodhi ajo gja.Vertet fyerja eshte pika e fundit e logjikes,po kur te fyejn disa her si mendon te mos i pergjigjesh me te njejten monedh.

    Reply to this comment
  16. Mark uk December 24, 23:13

    Ju qe fyeni dhe kerkon adresen po jua jap po deshet.Po nuk keni as emrin.Ju ndoshta nuk dini emrin e babajt tuaj,e ky nuk eshte faji juaj.Nese ju kan pa emer, ndoshta ka pasur shume si puna jote e nuk ka ditur emrin e te jatit e ju ka harruar pa emer.

    Reply to this comment
  17. Mark uk December 24, 23:20

    O Balla kur Berisha ju tha cfar ju tha ne parlament te gjith e urryen per ghuhen e perdorur si te ishte vertet legen.Po mesa duket paska pasur te drejjt.Po cfar burri thua vehtes qe e permend tash e pare.Po nuk te ka lene gja pa te then e ti perseri kerkon mesa duket nuk ju rrihet pa ju fyer dikush e sidomos Berisha.

    Reply to this comment
  18. atdhetari December 25, 11:03

    Zoti Bala mos u lodh ju flisni ai vepron dhe kur le karriken ai der isot ju komandon zdukuni sa me pare te poulli mos te reagoje se tradhetaret me shume se vjedhesit dhe kriminelet i ndeshkon dhe Saliu e di vete se atje kushkruajne shume komentues e ka vendin por ne kete drejtesi dhe deputet EPs ne qe akoma ilene kohen e diskutimeve me te gjate se kryeministrit nje qind vjet ne parlamente do jete kula madheshtore per tu kujtuare perjete po nderton dhe per varrim si mbrete ne varr kur ta marre zoti dote shkoj

    Reply to this comment
  19. dp December 25, 11:48

    Me 24 lind krishti po keta pollen djallin me te cilin e bashkon vetem shpella

    Reply to this comment
  20. skifteri May 28, 19:01

    MARK -UK-QENI,MARK-UK-QENI ; QEN-UK-MARKU,cilen te doni merni?…

    Reply to this comment
  21. I.Troplini May 28, 19:30

    Taulant Balla dhe niveli i tij,

    jane per te vene duart ne koke. Ne kotesine dhe perversitetin e fjales se tij, Sali Berisha “sheh” vetveten.
    1 milion shqiptaret qe votuan per koalicionin qeverises sot, nuk kane perdhunuar as Saliun nga Vicidoli dhe as nuk duan qe Zotrote, te kthehesh ne klounin e dyte te ketij kuvendi te marre peng.

    Pengmarresit, jane klounet e provinces. Jeni Ju te dy more Z.Balla. Saliu hap kapakun e pusetes,,,,,,,,ndersa Ju i shkoni pas, ne boten e gjirizit dhe degjenerimit.
    Ata 1 milionet, ju ndjekin ne ekrane. Rolin e “perdhunuesit” ,,,,, e kini Ju kete here, more RILINDAS nga Librazhdi.

    Reply to this comment
  22. METEH May 28, 19:51

    Po çuditet bota mbar,Me kete Sali shpellar,Po e merr Shqiperin zvarr,Duke vjedhur e duke vrar/LEHAQENI ska t’pushuar,Duke shpifur e duke shar,Dhe nga goja po nxjerr zjarr,Nuk eshte ngopur me te vrar/Ju shqptar kudo qe jeni,Mos u fyeni nga ky soj legeni,Se keto mostra i pjell sistemi,Me keq se kaq skemi ku vemi.

    Reply to this comment
  23. lis dushku May 28, 20:03

    Te lumte taulant,tani ka mbetur vetem ta arrestoni!

    Reply to this comment
    • Tartufi May 28, 21:02

      O dushku ,,,,, hajvaneria me prejardhje te ulet fshatare,mos me keq kupto ne
      komentin qe te shkruaj…. Ka fshatare fisnike te klasit te larte… ka dhe fshatare
      te ulet te kalasit te trete,si ky Balla me kompani.

      Klasa e ulet e trete fshatare,ron tere jeten e tij me lak ne qafe dhe nuk e kupton
      qe eshte ne vlere te kafshes,nga njerezia me zinxhir ne qafe.
      Nuk eshte degjuar qe te lidhurit me zinxhira te arastojne dikend??

      Reply to this comment
  24. Zogu May 28, 20:46

    Ik o Taulant Qelbesira. E kujt po i rruhet se cfare dhe si leh ti bashke me Berishen ? Ju jeni te dy zagare te politikes Shqipetare dhe populli duhet ne 21 Qershor tu jape nje dru te mire. Po behet nami nga njerezit e tu qe kane vjedhur miliona euro ne tenderat e ilaceve. Harram e paci voten qe ju dhame ne 23 Qershor o Taulant Qelbesira. Ne 21 Qershor do ta shihni…..

    Reply to this comment
  25. Kris May 29, 01:48

    Ja e coi Zeni kalin e vet ne Suedi,po me 139 kuajt e pela qe na mbeten cfare do te behet.U grime nga paret duke blere tagji

    Reply to this comment
  26. pro dhe kunder May 29, 06:12

    ..kur deputetet hane buken ko t!!

    Reply to this comment
  27. ali May 29, 06:28

    Haka e Babushit po ju ze,po vriteni,po mbyteni,po shkerdheheni,po lini nam ne bote per poshtersi qe beni,shkoni prapa Saliut e shokeve te tij.

    Reply to this comment
  28. Lexuesi. May 29, 07:28

    Le te germoje balten Sal-ari-uku se me krimbat qe nxjerr prej saj mbahen gjalle Zogu,Tartufi e Markuku. Te gjithe keta idhujtare nuk jane as qytetare,as katundare,por jane veçse shpellare, primitiviste, injorante, truthare, qe velen kur degjojne Sa-ari-ukun qe vjen verdalle dhe pellet si gomar,pasi per te fshehur vjedhjet dhe poshtersite qe ka bere me vajze edhe me djale

    Reply to this comment
    • Tartufi May 29, 11:52

      Ooo ..Lexusesi i shkrimeve te trapit,je hajvan fshatar i klasit te fundit,kete
      argument ta thone te gjitha komentet e ketij artikulli. O gomar pa vlere,lexo
      Ti kundervehesh nje qelbesire.mbeturine e te shkuares si Saliut.me nje
      klase te trete fshatarak,me trashgimni mbeturinash si ky Taulant leshi,nuk
      ja ul vleren kesaj qelbesire,por ja ngrit me shume vleren.. Lexo o gomar ,
      eshte nje soj kur nje qelbesire si Saliu na shan Dylberin Enver,qe nuk ja ul
      vleren dylberit,por ja ngrit me shume atij. Hajvani lexuesi eshte tjeter pune
      urejtia qe ti ushqen per bindjet e mia o llum … dhe eshte tjeter llogjika qe une
      jap ne komentin tim,qe nuk eshte gabim ooo plehane mbeturine e dylberizmit.

      Reply to this comment
  29. tana May 29, 09:13

    Ftoj te gjithe shqiptaret qe se fundi te kuptojne se te dya PD dhe PS jane pergjegjese per katrahuren ku ndodhet Shqiperia. Skenari per kete eshte hartuar nga R.Alia sipas projektit
    Katovica. Populli pyetet nje here ne 4 vjet si ne cdo vend tjeter. Eshte momenti qe te votohen
    kandidate te tjere larg partive politike mafjoze.

    Reply to this comment
  30. dystabani May 29, 10:30

    Taulante qente qe nuk te hane heqin e lehin me shume ne zinxhir.Njeriu nga mosha 60 e lart ben jete nga ditet e qenit.Lineni me fjale se na kini ngopur po jua mba v… kthehuni nga veprat.Ju nuk mposhtni dot nje Nishan qe eshte me nje dore e prit te mirri me Berishen.

    Reply to this comment
  31. Lexuesi. May 29, 19:57

    Te vetequhesh me deshire “TARTUF” do te thote se ke ne zemer e ne shpirt hipokrizine, te shfaqesh injorancen e mendimeve dhe banalitetin e shprehjes si nje matuf do te thote se pelqen ndyresine dhe je i lidhur ngushtesisht me poshtersine.T’i thuash tjetrit : “hajvan”, “fshatar”, “gomar”,”llum”, pa njohur njerine dhe pa ditur te perdoresh ortografine do te thote se dashuron me pasion dhe imiton Saline, malok-shpellarin,karraduze-mavrine.Megjithate kjo qenie sociale qe imiton njerine i sherben nderkomunikimit njerezor per te kuptuar paradoksin se gjithemone padituria sulmon diturine sepse nuk di ate qe din dhe di ate qe nuk e din.

    Reply to this comment
  32. SECIU February 19, 09:19

    KARKALECA SI PUNA E TAULANTIT KRYEKRIMI BERISHE HA CDO VAFT!KETE KAKARISJE E KEI NDIER NE KOHEN E TOS PIANECIT E NDINJOJME EDHE SOT!KAKARISJET NUK E LENE KETE VEND TE BEHET E INTELEKTUALET TE MARRIN VENDIN QE MERITOJNE.KETO JANE ANEKDOTA PER ATA KOLONIZIATORE AMBASADORIANE QE SA HERE QE U BIE REPUTACIONI VENE QENUSHER SI PUNA E STEFANEVE NE MEDIA E TAULANTEVE NE FOLTOREN E PARLAMENTIT!

    Reply to this comment
  33. meri February 19, 13:32

    Matrapazi shan hajdutin…
    Gallate shqiptare…

    Reply to this comment
  34. alphade July 29, 22:01

    Cuditerisht nuk po flitet asgje per keto valixhe qe ashtu
    si valicet e “naltmadherise ” se Tij ,mbretit zog nuk iu kuj-
    tuan me valicet me flori qe i vodhi shqiptareve por,per-
    kundrazi” iu dhane pronat qe i kishte hrabitur popullit shqiptar ,bile ,per ” meritat ” e tij te shitjes se Shen-Naumit,Plaves e Guxise ..Serbit, dje me shitjen e Shqi-
    perise totalisht Italise fashiste te Musolinit, mori valicet me flori dhe ” cau ferren” ashtu sic thone tironsit.. dhe
    sikur te gjitha keto te ishin pak dushmani i Vicidolit i
    ngriti edhe nje monument,shtatore tek bulevardi “Zogji i
    Pare” ,He me ta lumca o Vicidol kur nuk gjen nje shqiptar
    t’i hedhi litarin te qafa “mbreti” dhe ta hedhe per toke ,me qe tashme shqiptaret e kane kete ” eksperience” dhe vici-
    dolasit nje koqe plumbi ne koke qe edhe per kete rustemistet kan boll pervoje ..!!!! Une kam besim te dita
    qe do te vije …… !!!!

    Reply to this comment
  35. MH October 21, 15:33

    Nuk me punon microsoft Word.
    Se fjalen bombe te z.Balla do e kisha rregjistrue per ta patur si koncentrat per bemat e Berishes qe ia ka rreshtue aq bukur qe methene te drejten nuk ma merr mendja se do ti rreshtoj nese i perserit.Po du me thane qe analiza e koncentrume e z.Balla asht per tu vendos ne ballorin e cdo shtepie per te njohur se kush mutin asht plehane Berisha i vicidolit bashke me familjaret pjelle te tije..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*