Balla nuk ia lë mangut Palokës: Nxore nënkryetharin o Lulthim

June 26, 2018 15:39

Balla nuk ia lë mangut Palokës: Nxore nënkryetharin o Lulthim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me një status ironik pas përgjigjes që i dha nënkryetari i PD, Edi Paloka pak më herët.( e lexoni KËTU)

Pasi Balla doli sot para mediave dhe tha se do të kallëzonte në prokurori kreun e PD-së Lulzim Basha brenda kësaj jave, Paloka e pyet përse nuk e bën që sot akuzën në prokurori për të?

Nuk mungojnë as fyerjet për kreun e grupit parlamentar të PS-së, që Paloka e cilëson si “derrkuci me Toyota”.

Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur edhe Balla me një postim në Instagram.

“Meqenëse Kryetari i Partisë Babalokratike Lulthim Batha nuk kishte guxim sot të dalë vetë, por nxorri nënkryetharin vet dhe kishte merak kur kallëzohet në Prokurori për shpifje, i them: Nethër o Lulthim,” e bashkangjitur postimit ndodhet shpjegimi i fjalës Mirazh dhe fotomontazh i kreut të PD, Lulzim Basha të shtrirë në rërë.

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps) on

l.h/ dita

June 26, 2018 15:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*