Balla: Opozita kështu bëri dhe për lodrat, Pazarin dhe sheshin

July 5, 2018 13:59

Balla: Opozita kështu bëri dhe për lodrat, Pazarin dhe sheshin

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se teatri do të bëhet, ndërsa akuzoi opozitës se proteston për çdo gjë të re që bëhet në Tiranë.

Në fjalën e tij në Parlament, Balla theksoi se deputetët e opozitës të njëjtën gjë kanë bërë edhe në fillim për këndin e lojërave të Parku i Madh, për sheshin “Skënderbej”, Pazarin e ri dhe Stadiumin, ndërsa sot këto projekte vlerësohen me çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

“Nëse me luftë Luli kupton investimet për qytete , punë publike që përmirësojnë standardet e jetës së qytetarëve, atëherë Lul jo vetëm që kemi hapur këtë luftë, por do vazhdojmë deri sa të kemi transformuar e modernizuar çdo qytet e fshat të Shqipërisë.  Luli nuk ka fare hallin e teatrit , problemi I Lulit e Salit është se ata shohin çdo lajm të mirë për shqiptarët si një lajm të keq për opozitën. Për të protestuar keni protestuar kundër gjithçkaje. Më thoni një gjë të re në Tiranë që ju nuk keni protestuar.

Protestuat kundër çdo projekti të madh në Tiranë, e nisët me protestën kundër këndit të lojërave. Po shihja dje një foto të Strazimirit para  TK. U gëzova se kishte shkuar pa pisqollë. Këndi i lojërave ishte dështimi i parë i madh i kësaj strategjie për të penguar gjithçka . Këndi supersukses. Tirana sot ka plot 30 kënde të tilla në çdo kënd të qytetit. Shkoni protestoni! Vazhduat me protesta në Pazarin e Ri, të ngrinit tregtarët kundër bashkisë. Sot në një vit ai investim ka gjeneruar 20 milionë dollarë investime nga vetë privatët, 3000 vende të lira pune. Protestuat kundër sheshit “Skënderbej”, e kthyet momentalisht në një panolinë të vogël në mes të qytetit, sot është një nga hapësirat më të bukura të Shqipërisë, fitues  për çmimin e hapësirës më të mirë në Barcelonë. TK do ketë përsëri të njëjtën histori suksesi. E dini si i realizoi Basha punimet në bulevardin e ri? Vetëm 2%. Në tre vjet që pasuan Lulin, sot në masën 80%.

Kanë sulmuar projektet e gjelbërimit  rehabilitimit të lagjeve, infrastrukturës”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, teksa shprehu bindjen e plotë se godina e re e teatrit do jetë një nga veprat më të mira arkitekturore në botë duke tërhequr edhe turistë të shumtë.

o.j/dita

July 5, 2018 13:59
Komento

4 Komente

  1. intelektuali July 5, 15:26

    SHIKONI SI MBURRET TAULANT XIBRAKA ME LEKAT E TAKSAPAGUESVE SHQYPTARE NE OBJEKTE TE NDERTUARA NE TERRIN E NATES, PA PROJEKT, PA PREVENTIV DHE PA ASNJE TRANSPARENCE PUBLIKE

    Per cfare mburret ky katunar dhe Kapobande kokaine?

    Po hyp te Kulla e Vodafonit o Taulani Pionieri i Enverit qe te shikosh masakren urbane qe i ka bere Edvin Droga Tiranes gjate mandateve te tij, qe duket me keq se Tirana ne 17 nentor te vitit 1944 kur katili i Enverit, Mehmet Shehu me katunaret e tij hyri ne Tirane dhe shfarosi cdo gje te gjalle qe kishte mbetur i terrbuar nga inati qe gjermanet e Hitlerit ja kishin mbathur per ne Mal te Zi me kohe.

    PO ME LEKAT E SHQYPTAREVE QE I HEDH BADIAVA NE PROJEKTE NE TERRIN E NATES MBURRESH TI O TAULANT XIBRAKA?

    Reply to this comment
  2. Ylli July 5, 17:25

    Derrekuci cufo ! Lol ,

    Reply to this comment
  3. XXXL July 5, 20:40

    ….intelekt-kari eshte ne linje, kerkon ndihme per gojore, sa me shpejt me mire.

    Reply to this comment
  4. alphade July 5, 23:47

    Shenim: gje e gjeze: vertete besoni se i plasi bandes ma-
    fioze te Saliut: sheshi , bulevardi,parku i lojrave te Liqeni,
    TK . etj. etj. Jo more JO. ! As nuk i behet vone edhe sikur
    t’i vini kazmen gjithe Shqiperise. Bandat e Saliut dhe Mo-
    os e kane hallin gjetke prandaj ne fillim bera pyetjen si
    GJE E GJZE ? Duhet perseritur me mijra here qe shqip-
    tareve t’u ngulitet mire ne koke se keto banda i ka zene
    nje hall i madh dhe prandaj perpeliten, flejne dhe zgjohen
    me endrra te llahtarshme te mbretit Makbeth: Si do veje
    puna e tyre? A do t’i shpetojne Drejtesise ?! A do te mund
    te shpetojne megavjedhjet dhe megakrimet ?! Ne keto
    dy frazat e fundit permblidhet i gjithe ankthi i tyre, te gji-
    tha halucinacionet dhe endrrat makabre qe shohin cdo
    nate…..! Megjithate, nje gje duhet t’ju ngulitet mire ne ko-
    ke ketyre dy bandave kot e kane ! Duhet te dorezohen dhe te dalin para shqiptareve dhe te japin llogari nje per
    nje per gjithe ato krime e hajni qe i kane bere shqiptare-
    ve…….! Nuk i shpetojne Drejtesise. Ajo vonon por nuk
    harron,….!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*