Balla: Opozita ka 3 muaj kohë të sjellë propozimet e saj për dekriminalizimin e Kuvendit

December 19, 2014 13:10

Balla: Opozita ka 3 muaj kohë të sjellë propozimet e saj për dekriminalizimin e Kuvendit

Deputeti socialist, Taulant Balla, thotë se mazhoranca po pret propozimet e opozitës për kërkesën e dekriminalizimit të Kuvendit.

Ai tha se mazhoranca pret që kjo kërkesë të bëhet brenda tre muajve të parë të 2015-s.

Ndërkohë, ai thotë se opozitës i është plotësuar çdo kërkesë tjetër dhe për këtë, nuk ka arsye që të mos kthehet në Kuvend.

“Ne e kemi shprehur si mazhorancë që jemi të gatshëm të presim cdo propozim të opozitës. Madje brenda 3 muajve të parë të vitit 2015 Kuvendi është i gatshëm të marrë në shqyrtim propozimin për dekriminalizimin.

Ne jemi të pritje të propozimit, pasi kjo është një kërkesë e bërë nga Partia Demokratike dhe ne duhet të respektojmë këtë të drejtë të saj.

I vetmi kusht që ne kemi është që propozimi të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe të jetë në konsultim me Komisionin e Venecias.

Përsa i takon kërkesave të tjera të opozitës ato janë plotësuar pasi rregullorja e Kuvendit u ndryshua sipas propozimit të bërë nga një koleg i opozitës, Komisionet Hetimore janë ngritur dhe ne presim që opozita t’i vërë në funksion, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë zbatuar dhe do të zbatohen”, tha Balla.

December 19, 2014 13:10
Komento

3 Komente

  1. andromeda December 19, 13:45

    I pari duhet dekriminalizuar Luli me dosjen e hapur të 200 milionëve dhe me vrasjet e 21 Janarit.

    Reply to this comment
  2. Grimi December 19, 13:55

    I lutemi redaksise te kontrolloje dhe nje here titullin se ka nje Ç teper.

    Reply to this comment
  3. shqiptar sharri. December 19, 17:59

    PO,MIR CFAR DONE TE THOT DEKRIMINALIZIM?NESE DUHET TE HETOHEN KRMINELET E XHDO,PARTIE ATEHERE ESHTE MIR TE BEHET,POR JO VETEM PER NJI PARTI,APO CA PESHQI TE VEGJE,PRA QE NGA VITI I DHJER 1990,KREJT ATA INDIVID DHE PERSONA QE KAN QEN,JAN NE POZITA NEPER INSTITUCIONE SHTETRORE LE TE HETOHEN DHE LE TE DENOHEN SIPAS VEPRAVE QE KAN BERE,DHE TE FILLOHET TEK,SALI SERBI E TE MBAROI TEL SHKELZENI NIPI I SERBVE,DHE MOTRA E TI,GITA,GJITHSESI BASHA DHE ILIRIRAMA DHE GJITHA UDHHEQSIT E PARTIVE,’TE SHOQATAVE,DHE TE MOS E HAROIM,PROKURORIN,DHE GJIKATAT,KSHILLIN E LARTE TE DREJTSIS,DHE KRIETARIN E SAJ,PRA FILLONI DHE SA MA SHPEJT KRIMINELET TE FUTEN NE BYRUCA,POR KISHA PROPOZUE SPACIN PERSERI ME E AKTIVIZUE,DHE BURELIN,ATEHERE DOTE FILLOI EDHE EKONOMIA TE HEC KAH E MBARA,POR DHE PASURIA E KRIMINELVE TE SEKUSTROHET,SE AJO ESHTE E POPULLIT,KY ESHTE MENDIMI I IM

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*