Balla: PD ka frikë. Do asgjesojmë lidhjet e politikës me krimin

Redaksia Online August 3, 2013 14:31

Balla: PD ka frikë. Do asgjesojmë lidhjet e politikës me krimin

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili akuzoi ministrin e ri të Brendshëm, Saimir Tahiri, për lidhje me krimin.

Balla u shpreh se sulmet e PD nuk tregojnë gjë tjetër veçse frikën e saj nga goditja që do t’i bëjë krimit shteti ligjor. Balla tha se qeveria “Berisha” ka dështuar në luftën kundër krimit, për shkak të lidhjeve të ngushta të eksponentëve të lartë të saj dhe policisë së shtetit me elementët kriminalë.

“Sulmi i sotëm kundër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, tregon se PD ka frikë nga vendosja e rendit publik dhe nga goditja që shteti ligjor do t’i bëjë krimit. PD dështoi në luftën kundër krimit për shkak të lidhjeve të kryeministrit, të ministrave dhe të deputetëve të saj me elementët kriminalë. Kanë qenë lidhjet kriminale dhe korruptive të Sali Berishës, bodigardit të tij, Agron Kuliçi, Flamur Nokës e të tjerë, ato që kanë sabotuar përballjen e Policisë së Shtetit me krimin. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ketë mbështetjen e Grupit Parlamentar socialist për një goditje asgjësuese të lidhjeve të politikanëve me krimin. PD nëse ka frikë, të fillojë të distancohet nga krimi brenda saj. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka përgatitjen dhe vullnetin e duhur për ta kryer këtë detyrë me sukses”, tha Balla.

Redaksia Online August 3, 2013 14:31
Komento

3 Komente

  1. Santana August 3, 14:48

    TOLENCE ZERO KUNDER KRIMIT DHE ABUZIMIT SHTETROR!

    Reply to this comment
  2. Santana August 3, 14:49

    TOLERANCE ZERO KUNDER KRIMIT DHE ABUZIMITSHTETROR!!!

    Reply to this comment
  3. gozhda August 3, 16:27

    qente le te lehin se nuk kane pune tjeter karvani te ece per para ne luften kunder krimit korrupsion qe e ka mberthyer vendin e mbeshtes z,Tahiri dhe i uroj suksese ne detyren i tij kurse gerit i them ik e boj plazh ca dite se mbase piqesh se ke mbetur i papjekur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim