Balla për Alizotin: Filmimi është bërë në oborrin e PD

October 11, 2018 15:52

Balla për Alizotin: Filmimi është bërë në oborrin e PD

Taulant Balla thotë se kësaj here nuk do të bëjë kallëzim penal, megjithatë video përgjimin e Fredi Alizotit ku përmendet dhe emri tij thotë se është regjistruar në oborrin e Partisë Demokratike dhe nga eksponentë të kësaj force.

“Filmimi është bërë në oborrin e SHQUP-it, nga ish-drejtori i Bashkisë së Lulit. Në kushtet e tentativës së përsëritur për të hedhur baltë, po them që janë 3 aktorë në “Babale 1”, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Ervin Salianji. Kanë bashkëpunuar dhe hodhën një video të re”.

Balla deklaron se Alizoti në përgjimet e prokurorisë Alizoti e ka pranuar vetë se ka qenë ai që ka imituar vëllain e ministrit të Brendshëm në audiopërgjimin e parë.

“Alizoti ka pranuar me gojën e tij se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Babalja dhe Alizoti kanë pranuar se PD i ka ofruar nga 100 mijë euro për videon”.

Kreu i grupit parlamentar socialist i kërkon kryedemokratit Basha të kërkojë ndjesë publike, që e ka kthyer partinë që siç thotë ia la Sali Berisha, në një Kinostudio ku prodhon filma ku përbaltet shumica.

o.j/dita

October 11, 2018 15:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*