Balla për Blushin: Shembulli i keq i deputetit, një herë në dy vjet në zonën zgjedhore

February 15, 2016 22:42

Balla për Blushin: Shembulli i keq i deputetit, një herë në dy vjet në zonën zgjedhore

Reagim të momentit i ka konsideruar deputeti socialist Taulant Balla kritikat e kolegut të tij Ben Blushi në debatin që pati me të shtunën gjatë proçesit të votimit për delegatët e PS në Elbasan.

Duke folur në “Tonight Ilva Tare”, Balla tha se “kritikat  e Blushit ishin spontane të momentit, hajt se dua të them diçka që të nxij proçesin”.

Ai hodhi poshtë pretendimet e Blushit se anëtarët e PS nuk ishin njoftuar për votimin, ndërsa sa i takon njoftimit të tij, Balla tha se Blushi nuk voton në Elbasan edhe pse është i zgjedhur i këtij qarku.

Deputeti socialist sqaroi dhe pretendimet e ngritura të kolegut Blushi lidhur me kreun e qarkut të Elbasanit.

Balla nuk i shmangu kritikat edhe mbi rolin e Blushit si deputet i Elbasanit.

“Më vjen keq që një deputet shkon në zonën e tij zgjedhore atje ku ka dalë shumë rrallë dhe ky është një rast i keq dhe nuk duhet përdorur si model në Shqipëri. Deputetët janë të detyruar që në zonën e tyre zgjedhore të shkojnë çdo javë dhe nuk duhet të shkojnë në dy vjet.Megjithatë më vjen mirë që përdori proçesin demokratik të zgjedhjes së delegatëve për të vizituar dhe zonën zgjedhore”, tha Balla.

February 15, 2016 22:42
Komento

1 Koment

  1. info analitike February 16, 10:10

    Mjere PS-ja ne duart e kujt ka perfunduar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*