Balla: Dekriminalizimi të nisë nga Berisha. Pollo: Ka rreth 20 të inkriminuar në Kuvend

January 20, 2015 09:54

Balla: Dekriminalizimi të nisë nga Berisha. Pollo: Ka rreth 20 të inkriminuar në Kuvend

Deputeti socialist, Taulant Balla, thotë se prioritet për mazhorancën këto gjashtë muaj, do të jetë reforma në drejtësi.

Ai tha në emisionin “Tonight Ilva Tare”, se dekriminalizimi do ndodhë më vonë.

Këto gjashtë muaj kanë disa sfida të rëndësishme për vendin, ku sfida kryesore është reforma në drejtësi. Nuk është dekriminalizimi një nga reformat më të thella që mund të kryehet gjatë këtij gjashtë mujori. Sfida më e madhe e vendit tonë është reforma në drejtësi. Pa një refornmë të thellë në drejtësi, pa gjykatë të pavarur dhe prokurori funksionale nuk do kemi mundësi të shërojmë plagë të caktuara të shoqërisë shqiptare në çdo pjesë të saj.

Këto 6 muaj, duam apo s’duam ne në kryefjalë të politikës do jenë zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit. Tre muajshi tjetër pas marsit do jenë muajt e një fushate elektorale. PS dhe mazhoranca e kanë mbështetur nisjen e një proçesi për këtë çështje”.

Megjithatë Balla vlerësoi se ligji për dekriminalizmin është i domosdoshëm për t’i dhënë fund akuzave të pabaza dhe shpifjeve.

Por deputeti demokrat Genc Pollo thekson nevoja për dekriminalizimin e Kuvendit dhe institucioneve shtetërore është një emergjencë që nuk pret.

Sipas tij mazhoranca e sotme krijoi një rast të papreçedentë me përqëndrimin e ish-burgaxhinjve në postet kyçe.

Pollo foli për 19-21 elementë kriminalë vetëm në Kuvend, por pa i identifikuar me emra, përveç dhunuesit të Strazimirit.

Shqipëria ka shans të madh këto 6 muaj në vijim të marrëveshjes politike të detyruar nga BE për të dalë nga një rrugë rrëshqitëse.

Ka pasur probleme në nivele të ndryshme në 23 vitet e fundit, por statistikisht e provuar asnjëherë nuk kemi pasur një përqëndrim kaq të madh ish-burgaxhinjsh, persona me vepra penale në Kuvend dhe në administratën shtetërore.

Ky fenomen ka nisur në nëntor 2013, atëherë filloi dhe denoncimi një për një i PD i çdo emërimi të bërë në postet kyçe të shtetit.

Ky përqëndrim i madh me 19 deri në 21 deputetë me akte kriminale nuk ka qenë asnjëherë. Kemi një situatë shumë e rëndë”, tha Pollo.

Por, Balla tha se kriminel më të madh se Sali Berisha, nuk mund të ketë në Kuvend.

Balla ka thënë se mbi Berishën rëndojnë akuza për vrasje, ndaj dhe dekriminalizimi duhet të fillojë pikërisht nga ai.

 

January 20, 2015 09:54
Komento

9 Komente

  1. i ri January 20, 10:30

    Z.Balla,,!
    Kemi me se nje vit qe perifrazoni ,komentoni nevojen uluritese per reformen ne drejtesi por nuk kuptojme pse e vononi kaq,,,? A nuk eshte turp qe te rrine akoma gjin gjonet ne ato karrike plepistet ,ata qe per leke kane leshuar kriminele qe po vrasin fare kot ,,?Dhe me keq po informoni se cdo beni me pas reformes ,! duke ju dhene kohen e mjaftueshme te para pregatiten per te fshehur gjurmet pasurite e parat e vena me korrupsion.Kjo eshte sipas meje eshte ose paaftesi ose mugese vullneti nga ana e maxhorances,per te mos thene se do te kete kosto edhe p.s. nga kjo reforme .Deshiroj te jem une i gabuar,por shpjegim tjeter nuk ka kur ka kaluar kaq kohe. Ju votuam se kishim shpresa se prisnim drejtesi per cdo gje por se pari per 21 janarin !Gerdecin ,vjedhjen ne rrugen e Kombit. Neser eshts data 21 janar cdo i thoni ,ketyre familjeve te viktimave ,e gjithe popullit shqiptar qe po pret drejtesine e munguar.Po na zhgenjeni e sa me von aq me keq per Shqiperine ,,,,,!

    Reply to this comment
  2. poeti January 20, 10:51

    TAULANT BALLA ME MIRE TE PASTROJE SHTEPINE E TIJ NE XIBRAKE, SEPSE I KA HYRE KLANI I KOKAINES “HOXHA NE “ODEN E MIQVE”

    Pastaj le te merret dhe te pastroje edhe shtepite e deputeteve te tjere nga kriminelet me vule ne balle qe RILINDJA socialiste i ka lene te livadhisin si BOSA te Vatanit.

    Reply to this comment
  3. mehdi January 20, 11:04

    z BALLA ju keni shume te drejt qe dekriminalizimi i kuvendit te filloje nga njeriu kancer i shqipetareve , pikerisht nga z SALI bashke me te gjithe ministrat e tij te cilet i kane dosjet e vjedhjeve dhe te krimeve tek prokurori i tyre zDHALLA. Populli per spastrimin e tyre votoi jo per tu lemuar koken,

    Reply to this comment
  4. Kariz Matik January 20, 11:51

    PLD-ja e Spartak Ngjeles eshte e vetmja rrugezgjidhje per nje drejtesi funksionale.

    Misioni i saj eshte mbrojtja e interesave te qytetarit. Votojeni !!!

    Reply to this comment
  5. shaban January 20, 13:07

    Deri tani me fjale Saliu eshte denuar 100 here dhe jo vetem por me Lulin,Zenin,Imamin e plote te tjere por me vepra ata jane te lire dhe kjo vjen per 2 arsye.1,Ose qeverise nuk ja mban se jane edhe vete te perlyer dhe nuk mund te bejne asgje ose e dyta Berisha eshte i paster dhe keto lehin kot.

    Reply to this comment
  6. vk January 20, 14:22

    O Ball
    ku keni bythe ju te denoni Saliun o pederasta
    shkoni beni ndonje lek gjekundi se nuk jeni per ate pune
    vk

    Reply to this comment
  7. Emigrant January 20, 14:31

    Mire ka thene Balla por me duket se askush nukmund t beje gje

    Reply to this comment
  8. shqiptar sharri. January 20, 16:29

    jo,jo,jo.mos pritni asgje ju komentus,kurse nasradumuzi,poeti,nuk e len pa e premende enver hoxhen.Po,e pys poetin e zi,po te ishte enveri gjall dhe ne pushtet ku dote ishte sali serbi,dhe kupola e salit me fullana e imama,me bode,e pollo,me ristana e fatmira a me tregon more poet?

    Reply to this comment
  9. plaku January 20, 17:37

    Une nuk marr vesh nga drejtesia dhe per kete do ti lutesha atyre qe marrin vesh te me ndihmojne ne se kane kohe dhe deshire. Ne kushtetuten shqiptare ne lidhje me detyrat dhe te drejtat e deputeteve ne kuvend thuhet :

    Neni 73
    (ndryshuar me ligjin nr. 88/2012)

    1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
    2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
    3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
    4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave.

    Une di se ne boten perendimore populli (zgjedhesi) thote fjalen e fundit. Pra ne se zgjedhesit kane zgjedhur dike ne kuvend dhe ky ne baze te pikave te mesiperme nuk ka bere ndonje gabim, qofte edhe ne se ka qene ne burg dhe ka kryer denimin ai ka te drejtat si cdo qytetar tjeter pra te zgjedhi dhe te zgjidhet. Sipas llogjikes sime ne se nxirret ndonje ligj i ri gjoja per dekriminalizimin do te jete ne kundersthim me kushtetuten dhe te drejttat e njeriut.

    Do te ishte dicka tjeter qe ne zgjedhjet e reja politike ne vitin 2017 te vihet ne ligj qe para zgjedhjeve populli ( zgjedhesit) te njoftohen per te kaluaren e kandidatit dhe ne kete rast ne se zgjedhesit e zgjedhin nuk ka bir none qe te mos pranoje vendimin e popullit ( sovranit ).

    Pershendetje

    Reply to this comment
  10. alphade January 12, 00:13

    Z. Balla ! Ne se ju do te coni ne gjyq Berishen me motiva-
    cionin per ” tradheti te larte” e keni realizuar detyren tuaj
    ne 85-90 perqind . Te tjeret ,si Bode,Muli,Basha, etj.etj.
    jane ” cironka” dhe po te rrases ne burgun e ” Koto Ho-
    xhit ” Berisha ,te tjeret do te shokoni se do te dhjesin gjak, do te pshurren ne poturet… !!! Ku ndodhet destina-
    cioni i 7 milion eurove qe mori sekseri i Berishes ??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*