Balla: Protesta e opozitës për Shkëlzenin dhe hotelin e Bashës

January 25, 2018 14:12

Balla: Protesta e opozitës për Shkëlzenin dhe hotelin e Bashës

 

Deputeti socialist Taulant Balla shfrytëzoi lajmin që Prokuroria i dërgoi fletë-thirrjen për Shkëlzen Berishën në lidhje çështjen e CEZ për të vënë në lojë protestën e opozitës.

Balla tha se kjo fletë-thirrje është arsyeja që Sali Berisha del në protestë ditën e shtunë në 27 Janar.

Mediat thonë se Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj janë thirrur nga prokuroria për shpërdorim të detyrës nga babai dhe shndërrimit të të birit në ryshfetxhi dhe sot kur prokuroria kërkon të marrë në pyetje të birin, babai i tij kërkon të rrëzojë qeverinë”, iu drejtua Taulant Balla demokratëve.

“Luli del në protestë për paratë e hotelit për Xhaferr Isufajn. Sepse kërkon dëmshpërblimin e hotelit. Sepse duhet të dini që ka një radhë për dëmshpërblimet”, u shpreh Taulant Balla sërish duke i folur opozitës.

“Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI, po dilni, për drejtorët e LSI. Mos qeshni ju deputetët e PD-së, se për ato do dilni. Po. Për drejtorët e LSI-së”, u shpreh Balla në parlament.

January 25, 2018 14:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*