Balla publikon raportin belg: Bandat kriminale financuan PD

February 26, 2018 15:34

Balla publikon raportin belg: Bandat kriminale financuan PD

Dua t’u them kolegëve të PD-së që Lulzim Basha sot është person nën hetim. Burimet e institucioneve partnere bëjnë të ditur që Lulzim Basha po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishëm, atë të një lobimi të paligjshëm në SHBA. Dhe si gjithmonë Lulzimi kësaj radhe ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë institucionit të Prokurorisë për të dhënë shpjegime lidhur me këtë hetim që po kryen Prokuroria dhe mesa duket po e çoi pasdite Ristanin, Ristani është i gatshëm të marrë përsipër të gjitha fajet e Lulzimit”.

Ky ishte denoncimi që bëri sot në Parlament kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili gjithashtu publikoi një raport të një institucioni belg, i cili flet se grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë kanë transferuar fonde në Shqipëri për Partinë Demokratike.

Kam këtu një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili flet se ka bërë një analizë për një kohë të gjatë për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë.(…) Është e rëndë, sesi një parti politike në Shqipëri qenka financuar nga banda dhe kriminelë, të cilët veprojnë në një vend të BE. E kam dëgjuar Lulzimin dhe Saliun të dy të flasin se qenka PS. Jo, ja ku e keni nga një institucion i një vendi anëtarë të BE-së, (…) thuhet se qenka financuar PD”, deklaroi Balla.

o.j/dita

February 26, 2018 15:34
Komento

3 Komente

  1. MH February 26, 18:34

    Drejtohu hetuesise!

    Kemi vettingun.Iku koha e rrecitimeve publicitare.
    Ose mbylleni gojen.

    Reply to this comment
  2. Moisiu February 26, 20:06

    Ja dhe Tao Balla,
    copa e katunarit,
    me gojen e shtremberuar,
    nga “Vegla” e Kryetarit…
    o nxirrni nje tjeter, e kete largoni,
    se nuk bind njeri ky Ball kok bidoni,
    simbol i servilit, me poste ngarkuar,
    nuk di asnjeri sa klase ka mbaruar…

    Reply to this comment
  3. Saliu dhe Zeni sy bufi February 27, 09:40

    ore buckot e gazetes perse nuk i postoni komentet apo se jemi nga Tr0p0ja Te fala pa ze atje ku ka shume ze me rofshi per dimer se ne behar ju hane mizat…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*