Balla publikon videot: Hidhet poshtë pretendimi i opozitës për bojkot

July 9, 2018 19:13

Balla publikon videot: Hidhet poshtë pretendimi i opozitës për bojkot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar pasditen e së hënës dy video, në të cilat është filmuar procesi i votimit të ligjit për Teatrin e ri Kombëtar, si dhe momenti kur deputeti Edmond Panariti vendos një kartë tjetër në vendvotimin e Robert Bitrit.

“Këtu mbyllet edhe pretendimi i bojkotit të sotëm të opozitës sonë. Mjerë Lulzimi Monës, kë të qaj më parë…”, ka shkruar sipër njërës prej videove të publikuara Balla.

"Aksioni" per ndryshimin e kartes se votimit.

Opozita (PD&LSI) bojkotuan sot Kuvendin me arsyetimin se ka ndodhur një gjëmë e rëndë, për shkak se deputeti Robert Bitri ka votuar në vendvotimin e tij, pa ditur se dikush tjetër prej kolegëve të tij në ish-Grupin Parlamentar (LSI), i kishte ndërruar kartën e aksesit në votim, duke i vendosur në vendvotimin e tij kartën e kolegut Vangjel Tavo. Pavarësisht se kjo nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit. Tani shikoni pamjet filmike që Sekretariati i Votimit mori në shqyrtim. Duket qartë se kush janë deputetët që marrin pjesë në “aksionin’ për ndryshimin e kartës dhe duket gjithshtu edhe momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet. Më vjen keq për Profesor Panaritin që është përfshirë në këtë skenar.Po tani ka ndonjë ndjesë publike ndaj qytetarëve për bojkotimin e punës nga deputetët e opozitës, edhe pse po ata janë fajtorë të kësaj situate? Gjeni arsye tjetër për bojkot!!! Por jo këtë që e prodhuat vetë.

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Lundi 9 juillet 2018

 

Ndërsa në videon tjetër, ai shkruan ndër të tjera se “duket qartë se kush janë deputetët që marrin pjesë në “aksionin” për ndryshimin e kartës dhe duket gjithashtu edhe momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet. Më vjen keq për Profesor Panaritin që është përfshirë në këtë skenar.”

Në fund, Balla e mbyll duke shkruar se opozitës i duhet të gjejë një arsye tjetër për bojkot, pasi situatën e seancës plenare të së enjtes së kaluar e shkaktuan vet ato.

Deputeti Robert Bitri ushtron mandatin ne vendvotimin e tij…

Këtu mbyllet edhe pretendimi i bojkotit të sotëm të opozitës sonë. Mjerë Lulzimi Monës, kë të qaj më parë…

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Lundi 9 juillet 2018

 

s.a/dita

July 9, 2018 19:13
Komento

4 Komente

  1. xha spiroja July 9, 20:17

    Fatkeqesi. Seriozisht nuk ecet me keshtu. Ky eshte fundi. Dje u fabrikua “babalja”, sot u fallsifikuan me ndergjegje kartonat per te krijuar rremuje ne parlanent.
    U ndala tek dy te fundit, te cilati jane pratikuar ne vazhdimesi per te krijuar konflikte te rrezikshme. jemi deshmitare, kane cuar dhe cojne ne destabilizim te vendit.
    Turp, cperfytyrim, veprim mashtrues i nje njeriu qe arriti te direttore dhe perfaqesoje diplomacine e vendit. Turp. Pafytyresi. Verrini qe kreve Panariti. Turperove veten, familjen, krahinen tende te nderuar . Turperove Shqiperine tek ato vende qe ke shkelur si perfaqesues shteti. Se fundi turperove partine tende qe te mbajti me kimet. Turperove dhe zhgenjeve shoket e tu profesioniste te bujqesise. Nuk le sy e faqe te dal’esame ne Publik, seppe veprimi yt eshte antikushtetues. Ti dhe te tjeretr si ti doni destabilizimin e vendite. Jeni antishqiptare. Un bete i paskrupull, i neveritshem. Jemi doreheqje.
    Prokuroria te veproje urgjentisht, menjehere dhe te dilni para drejtesise. Ndryshe mallkuar qofte kjo kaste politikanesh.
    Presidenti te mbledhe Keshillin e sigurise kombetare per te frenuar keto shfaqje te rrezikshme qe po rriten brenda Kuvendit.
    Gramozi te perjashtoje nga Kuvendi keta dy tipa dhe ata tre qe Kurdistan dhe u krekosen para kamerave me zbulimin e “babales”.
    POPULLI DO URTESI DHE VENIE NE ZBATIM TE LIGJEVE.
    Shenim: (Nuk jam anetar i asnje partie).
    Xhaxhii Spiroja

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro July 9, 21:31

      O xhaxhi Spiro, une daj Fideli kam nje pyetje; Nga e kuptove qe “babalja ” qenka e fabrikuar kur ende nuk e ka thene fjalen drejtesia, apo drejtesia per ty eshte udheheqesi global Rame Timoni !!!!????? Ju bej me dije se dhe eksperiza e audio pergjimin qe u dergua ne Itali nuk ka mare ende pergjegje.

      Reply to this comment
  2. ANTI-TEATRI July 9, 20:58

    Nul Moka eshte Teatri???? Upupupupupu. O tempora o mores. Ky “idiot i certifikuar” nuk di nga hyet ne Teater ndonese Salushe Qoftelargu e gradoi kete kerric ne Minister Puneve te Permbrendshme vetem hapa larg Teatrit Kombtar.Nese surreter si Nul Moka, Ed Paloqja, Thithlopa Vokshi, Salianj putanela jane Teatri une e kam per nder te them jam ANTI-TEATRI

    Reply to this comment
  3. Selua July 9, 23:09

    Edmond Panariti- pasqyra e ish shefit dhe shefes aktuale dhe LSI – së në përgjithësi si lojtar DEBIL në fushën politike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*