Balla: Sali Berisha të tregojë se ku i ka gjetur 10 milionë lekë

December 14, 2012 13:26

Balla: Sali Berisha të tregojë se ku i ka gjetur 10 milionë lekë

Partia Socialiste ka nisur gjatë ditës së sotme një seri denoncimesh për pasuritë e zyrtarëve të lartë. Dhe, e ka filluar me kryeministrin Berisha. Deputeti Taulant Balla ka thënë se kryeministri ka shtuar pasurinë e tij me 10 milionë lekë, të cilat nuk i ka deklaruar se nga i ka fituar.

Totalit të përfitimeve dhe kursimeve prej 76 milionë lekësh, në këto kohë krize Berisha i shton edhe 10 milionë lekë kesh, pa asnjë sqarim të hollësishëm se nga ku është siguruar kjo e ardhur. Kryeministri nuk ka specifikuar as emërtimin e organizatës, pasurisë apo forumit nga është marrë ky 10 milionësh kesh të ardhurash”, tha Balla gjatë denoncimit të tij.

Deklarata e pasurisë së Sali Berishës në ILDKP në mars 2012. Ajo që bie në sy është mungesa dhe mosrespektimi i ligjit në deklarimi ne pasurisë. Berisha deklaron se ka përfitim nga dietat e lëvizjeve jashtë Shqipërisë një shumë 720, por nuk thotë se ajo është ne euro, dollar apo tjetër. Kryeministri i vendit edhe pse ILDKP kërkon transparencë të plotë nuk është korrekt në gjënë më të rëndësishme, në deklarojmë një përfitimi që vjen nga dietat dhe lëvizjen e tij jashtë Shqipërisë”, tha Balla.

Totali i përfitimeve të tij dhe kursimeve kryeministri i vendit i shton 10 milionë lekë kesh të ardhura të shkruara me dorë pas asnjë sqarim se ku është siguruar e ardhura. Pra përvec të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat brenda apo jashtë, Sali Berisha në deklaratën e tij na deklaron 10 milionë lekë të ardhura kesh duke mos respektuar ligjin për deklarimi ne zyrtarëve të lartë që kërkon deklarimi ne ardhjes së parasë. Duhet ë deklaruar burimi, por e pyes a ke paguar tatim dhe e ke paguar tatim për këto të ardhura, ndërsa prej vitesh qeveria bën thirrej për mos mbajtjen e parave kesh ai ka një thes me para kesh në shtëpi nuk dihet origjina, por dihet vendndodhja”, vijoi ai.

December 14, 2012 13:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*