Balla: Pas 23 qershorit do të hetojmë pasuritë e Berishës dhe familjes së tij

Redaksia Online February 23, 2013 14:12

Balla: Pas 23 qershorit do të hetojmë pasuritë e Berishës dhe familjes së tij

“Ne do t’i qëndrojmë një për një angazhimit të dhënë për hetimin e pasurimit të Sali Berishës dhe familjarëve të tij”, tha deputeti Taulant Balla sot gjatë mbledhjes së Konventës Kombëtare të Partisë Socialiste.

Balla tha se një ndër sektorët ku do të hetohet për abuzime është ai i infrastrukturës. Hetimi do të bëhet nga një institucion i ri, i cili do të krijohet pas ardhjes në pushtet të socialistëve. “Në këto shtatë vitet e fundit, janë harxhuar mbi 2 miliardë euro në infrastrukturë, por pas tetë vjetësh asnjë aks rrugor nuk ka përfunduar tërësisht sipas standardeve të përcaktuara të marrjes në dorëzim. Asnjë rrugë e dorëzuar sot në Shqipëri nuk ka gjerësinë, muret mbajtëse, trashësinë e shtresave etj., sipas projekteve të kontraktuara. Departamenti Kombëtar Anti-Korrupsion, një institucion i specializuar sipas modelit ekzistues në shumë vende europiane, do të verifikojë një për një çdo metër rrugë dhe do t’i referojë Prokurorisë gjetjet për çdo shkelje të konstatuar”, tha Balla.

 

 

Redaksia Online February 23, 2013 14:12
Komento

2 Komente

  1. ardian February 23, 17:07

    z Balla kjo eshte gjeja e pare qe duhet te beni ,ti kthehet gjaku e djersa popullit qe ju eshte vjedhur keto 22 vjet nga skizopsiqiku sali ti jepen pronat qe kucedra kurve argita i ka vjellur popullit e shume e shume ndyresira qe psiqiku sali ka bere te zbardhen te gjitha te dalin ne pah te behet gjykim popullor te hetohen dhe dy kurvat e ndyra fatos nano e kok mushka meta trio berisha nano meta ne litar per poshtersite dhe barbarizmin e krimin etj qe i kane bere ketij populli ….

    Reply to this comment
  2. mitro February 24, 09:54

    Te permiresosh ekonomine e shqiptareve eshte nje rruge e gjate pas shkretetires qe le pas sistemi i Saliut.Por te japesh shpresen e ndryshimit tek populli kjo kerkon denimin e shkaktareve te ketij mjerimi ekonomik e moral.Te denohen vrasesit ,hajdutet ,kriminelet e cdo lloji. Vetem kjo do rite mbeshtetjen e popullit tek qeveria e ardheshme .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*