Ja kur mblidhet parlamenti për shqyrtimin e raportit të Këshillit për Tahirin

October 21, 2017 14:18

Ja kur mblidhet parlamenti për shqyrtimin e raportit të Këshillit për Tahirin

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kujton se të gjitha seancat e Këshillit të Mandateve në të kaluarën janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

Balla iu përgjigj akuzave të PD dhe LSI se Ruçi nxori jashtë mediat.

Balla iu referua rasteve kur iu është hequr imuniteti kryetarit të PD, Lulzim Basha, ish-ministrit Fatmir Mediu, apo dhe ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta.

Në 26 vjet të Kuvendit, në të gjitha rastet, kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli, pra pjesa e fundit, ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve, për t’i kujtuar edhe publikut po shtoj, mbledhja për Bashën 2007, diskutimet të mbyllura, për Fatmir Mediun në 2008, me dyer të mbyllura, për Ilir Metën në 2011, me dyer të mbyllura, vendimi i vitit 2012 (për Mark Frrokun dhe Tom Doshin) me dyer të mbyllura“, u shpreh Balla.

Kreu i deputetëve socialistë tha gjithashtu se seanca e parë ku do shqyrtohet raporti i Këshillit është ditën e mërkurë. “Këshilli mund të ketë dy apo tre qëndrime për këtë çështje, kjo i takon anëtarëve të Këshillit. Ai paraqet raportin në seancë dhe seanca e parë që pason miratimin e raportit, ditën e mërkurë është seanca e parë. Nëse raporti do jetë gati, do kalojë në seancë. I kërkoj Bashës dhe Kryemadhit lerini anëtarët e Këshillit të bëjnë punën e tyre“, tha Balla.

October 21, 2017 14:18
Komento

3 Komente

  1. Arberia October 21, 14:26

    Fol drejt Taulant Balla, se pas Tahirit te vjen ty radha, ne maje te rrapit do te te vare Sala!

    Reply to this comment
  2. Izet tropojk..ri October 21, 15:28

    Po qe se nuk janë të zotët per koqesh ti vari sali kurva.

    Reply to this comment
  3. Koba October 21, 22:12

    Ti Arberia ndroje pseudonimin ,beje Serbia se Sali Serbit i sherben.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*