Balla, takim në Romë me emigrantët: Do iu garantojmë të drejtën e votës

June 10, 2018 14:03

Balla, takim në Romë me emigrantët: Do iu garantojmë të drejtën e votës

 

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Romë, me shqiptarë që jetojnë e punojnë në zona të ndryshme të Italisë.

“Kontributet e emigrantëve janë të pazëvendësueshme për sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe fakti se sot, përafërsisht një në tre-katër shqiptarë jeton jashtë, na detyron të jemi fuqimisht të angazhuar për t’i kushtuar vëmendjen e duhur komuniteteve shqiptare kudo ku janë për të patur ndikim në jetën politike të Shqipërisë sonë.

E vërteta është se vetëm pas vitit 2013 filloi interesimi i Qeverisë shqiptare për qytetarët që jetojnë jashtë, duke synuar përmirësimin rrënjësor të shërbimit konsullor, hartimin e politikave dhe bashkëpunimin me qeveritë e vendeve ku jetoni në lidhje me arsimin, kulturën, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve, etj. Më në fund pas 25 viteve, kemi një Ministër në Qeveri të dedikuar për çështjen e Diasporës dhe vetëm në 7 muaj kemi miratuar ligjin “Për diasporën”, kemi krijuar Agjencinë, por edhe pak ditë më parë Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Ne, Partia Socialiste, jemi të vendosur, pavarësisht hezitimit të partisë kryesore në opozitë, për t’ju garantuar një ndër të drejtat tuaja themelore, atë të votimit dhe vendim-marrjes në politikat e vendit.

Natyrisht që garantimi i së drejtës së votës për ju shqiptarët që jetoni jashtë Shqipërisë paraqet një sërë vështirësish dhe sfidash, por që nuk janë kurrsesi të pakapërcyeshme dhe që zbehen përballë argumenteve në favor të garantimit të votës tuaj”, u shpreh Taulant Balla.

Në këtë takim Kryetari i Grupit Socialist Balla, shoqërohej nga deputeti Jurgis Çyrbja, Sekretari i PS-së për Diasporën Stefan Çipa, si dhe drejtues të PS-së në Itali, Gjergji Kajana, etj.

a.s/dita

June 10, 2018 14:03
Komento

6 Komente

  1. EMIGRANTI June 10, 14:29

    çfare ju ka pjelle mendja kesaj radhe ??
    qe te votojme ne emigrantet??
    ne votojme rregullisht si dhe ata qe nuk rrojne me votojne
    kur ka nevoje partia !
    une kam votuar per here te fundit ne tetor 2003 dhe me pas nuk kam shkelur ne asnje qender votimi deri sot!!
    kjo nuk do te thote qe dikush nga shoket e partise te mos votoje per mua!!
    SUKSESE SHOKE …JU DOGJ BARKU JUVE PER EMIGRANTET E SHIKOJ.

    Reply to this comment
  2. xixa June 10, 14:34

    PERRALLA ME NASTRADIN, E CFAR NA DUHEN VOTAT KUR NUK KENI BERE AS ME TE VOGLIN HAP NE DREJTIM TE NJOHJES SE VJETERSISE NE PUNE. VOTATA JANE ELEMENTI I FUNDIT DHE GJEJA QE EMIGRANTEVE NUK I U INTERESON FARE,AJO ESHTE VETEM FARSE ELEKTORALE.

    Reply to this comment
  3. Genje, genje se dicka do mbese... June 10, 15:11

    Liu me qeleshe ne Rom? Hahaha ca gallate me keta “ditaret me meditje… Genjejne vetveten, kujtojne se do genjejne dhe te tjeret.

    Pyetje: ur dhe kush u lajmerua per kete takim pe-leshi qe s’e morri vesh askush?

    Me autobuz rilindjotesh mund te shkosh ne Rome e shumta e shumta per te ngrene si i babezitur ndonje sufllaqe apo ndonje “Dönnerkebap mit Gammelfleisch”, por jo per tu takuar me emigrante. Fundja cilit emigranti devil i hengri palla per tu takuar me fshataret dru me pré, militante te thekur te nje partie sh.p.k?

    Reply to this comment
  4. Genje, genje se dicka do mbese... June 10, 15:12

    Liu me qeleshe ne Rom? Hahaha ca gallate me keta “ditaret me meditje… Genjejne vetveten, kujtojne se do genjejne dhe te tjeret.

    Pyetje: Kur dhe kush u lajmerua per kete takim pe-leshi qe s’e morri vesh askush?

    Me autobuz rilindjotesh mund te shkosh ne Rome e shumta e shumta per te ngrene si i babezitur ndonje sufllaqe apo ndonje “Dönner Kebap mit Gammelfleisch”, por jo per tu takuar me emigrante.

    Se fundja cilit emigranti devil i hengri palla per tu takuar me fshataret dru me pré, militante te thekur te nje partie sh.p.k?

    Reply to this comment
  5. Lalai June 10, 16:32

    Po Pati BUDALLENJ akoma ne Itali qe te cajne cazzon me juve OK!
    Po nuk besoj…..!!!
    Prandaj shiteni Propaganden Komuniste Takim Gju me Gju me Popullin andej nga Albanistani,o Legena….!!!!

    Reply to this comment
  6. info analitike June 10, 16:49

    Hahahaha sheko se ku ka katandisur PS-ja me Tao Taon figuren me te rendesishme. Sa turp! E pate si ia mblodhi Mona e Likes “live” dhe e beri te ikte si qenush i rrahur Tao Tao.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*