Balla: Tetë kandidatë të PD-së me të kaluar kriminale

April 27, 2015 14:16

Balla: Tetë kandidatë të PD-së me të kaluar kriminale

Në mbledhjen e komisionit për dekriminalizimin, kryetari i këtij komisioni Oerd Bylykbashi tha se është kërkuar asistencë nga ndërkombëtarë dhe se tashmë pritet përgjigjja.

Bylykbashi tha se është propozuar një projektligj për kandidatët në mënyrë që të pengohet kandidimi i të inkriminuarve dhe në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Kërkuam asistencë nga ndërkombëtarët, jemi në pritje të përgjigjes për shkresën e dërguar. Dekriminalizimi, propozuam projektligj për kandidatët. Ky ligj do pengojë kandidimin e të inkriminuarve”, tha Bylykbashi.

Por deputeti socialist Taulant Balla ishte se ai ka emra konkret nga PD që kanë të kaluar kriminale dhe që janë kandiduar për këto zgjedhje. Ai tha se i ka dërguar një material Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ne kemi 8 emra të kandidaturave tuaj me të kaluar kriminale, por nuk po i them sot. Ne duam ta lexojmë projekt-ligjin dhe në një kohë urgjente të ulemi sërish të diskutojmë”, tha Balla.

“Fundi i qershorit është larg, e do vini të na thoni ç’ti bëjmë kandidatit, se këtë e zgjodhi populli. Kemi propozuar një ligj, dy muaj heshtje, sikur s’ka ndodhur asgjë. Propozimi është i thjeshtë”, tha deputeti demokrat Eduard Halimi.

April 27, 2015 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*