Balli dhe Lufta

August 9, 2016 10:21

Balli dhe Lufta

 

Nga Agim Dalipi

 

Shkruajta ( në DITA) ca fjalë për intervistën e Alimadhit ku mbronte e justifikonte veprimet e Ballit Kombëtar gjatë luftës së Dytë Botërore. Prisja dhe reagime të tjera ndaj tij. Një reagim i tillë ( mendoj) se ishte dhe shkrimi, apo më mirë, ekstrakti nga libri i Andrea Stefanit “Revolucioni i maskuar”.

Së pari më dha një ndjesi jo të mirë vetë titulli i shkrimit: “Një luftë në kurthin midis dy diktaturave”. Kjo do të thoshte se ç’do gjë që do të thuhej do të ishte e lidhur me diktaturën e pushtuesve dhe me atë që erdhi më pas, me diktaturën e pas luftës, atë komuniste. Në shkrimin tim për Alimadhin theksoja se “kur partizanët dolën malit për lirinë e vatanit, shumica e tyre as që e kishin dëgjuar komunizmin por morën armët kundër okupatorëve”. Pra, sipas meje,  kur flitet për lirinë e atdheut kundër okupatorit, vlerë ka se ç’bën dhe jo se çfarë ke në mendje. Sepse, siç thotë Hegeli që Stefani e përmend jo rrallë, “njeriu nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i veprimeve të tij”. Dhe Balli rezultoi se me veprimet e tij nuk justifikoi as patriotizmin e as vënien në jetë të Dekologut të tij. Pavarësisht se, në dhjetë pikat e këtij Dekalogu, që shumë kush i quan të majta, luftën kundër okupatorit e pati si pikën e fundit dhe është: “Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar” dhe e vuri në jetë duke “mobilizuar” të tjerët dhe vetë u fut “vetëm për momentin” në gjirin e ngrohtë  të okupatorit.

Nuk çuditem me Alimadhin që për të “purifikuar” paraardhësit e tij hedh e hedh vetëm baltë ndaj Luftës Nacional Çlirimtare. I akuzon për çdo gjë, të bëra e të pabëra. Por habitem me Andrea Stefanin. Dhe kryesisht sepse kam përshtypjen, dhe kështu duhet të jetë, që gazetaria e tij, sidomos për politikën e viteve të fundit, pas ‘90-tës, ka qenë një nga më të arrirat. Kjo nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë të shkruajë dhe për periudhën e Luftës e, më pas, për atë të “socializmit” alla shqiptar. Është e drejta e tij, siç është e kujtdo, edhe e imja. Sa të drejtë kemi kjo është tjetër gjë dhe, duke lënë mënjanë atë shprehjen “se do ta tregojë historia” më mirë po e tregojnë reagimet publike e në radhë të parë e atyre që kanë qenë pjesë aktive e saj. Dhe duhet të kujtojmë se pjeswtarët aktivë të Luftës, si ata të Alimadhit apo të tjerë dhe ata të Frontit, apo më mirë partizanët, një pjesë e mirë nuk jetojnë më dhe pjesa tjetër janë në fund të ekzistencës së tyre. Ndofta këtu (duke u pakësuar kundërshtarët e tij e të Ballit ) merr zemër dhe Alimadhi e të tjerë për t’i hyrë rehabilitimit  të pamerituar të Ballit për periudhën e Luftës.

Andrea e fillon shkrimin e tij duke përdorur filozofinë dhe me të mundohet të shpjegojë edhe veprimet e “nacionalistëve” e, midis tyre, edhe të Ballit Kombëtar. E fillon “me njerëz të shtypur nga diktatura, liria e Atdheut është si një lëvozhgë e zbrazët, një mashtrim, një sharlatanizëm “për të përligjur atë që thotë pak më poshtë” se ata që diskutojnë sot për periudhën e luftës “bien në të njëjtin gabim duke mos bërë një bilanc se çfarë i ka sjellë përpjekja e tyre, por dhe e palës armike, lirisë së shqiptarit si njeri”. Bilancin, në radhë të parë duhet ta bëjë Alimadhi&co. Por këtu ka edhe një nonsens sepse duhet të kuptojmë, sipas Stefanit, se është sharlatanizëm të luftosh kundër okupatorit meqë do të vinte një diktaturë tjetër nga njerëzit e tu. Dhe nga kjo lind dilema: për momentin kush ishte kryesore të çliroheshe nga okupatori apo të mendoje se çfarë do të bëhej kur ai të ikte apo ta ndiqnim. Partizanët i qëndruan kësaj të fundit: të çlirohemi njëherë .

Por palët kush ishin? Flitet për Frontin NaCl dhe “nacionalistët”. Gjithë reagimi publik ndaj shkrimit të Stefanit ka qenë jo për nacionalistët, por për Ballin. Dhe kanë të drejtë sepse nuk mund të futet në një thes Balli sëbashku, për shembull, me Gani Kryeziun e forcat e tij nacionaliste por jo Halil Alinë me ato që bëri me italianët në krahinën e Vlorës.

Le të vazhdojmë me trajtimin filozofik të Stefanit. Me aq pak sa di nga filozofia kam menduar përherë se ngjarjet dhe veprimet e njeriut kanë sjellë përfundimet filozofike që janë shfrytëzuar në jetë përsëri nga këta të fundit. Dhe për gjykimin e shqiptarëve gjatë luftës se ku do të inkuadroheshin ai shtron pyetjen “Sa të lirë ishin shqiptarët të mos bënin atë që bënë ?”. Të mos bënin?! Unë do të thosha se një pyetje më serioze, e arsyeshme dhe domethënëse do të ishte se sa të lirë ishin shqiptarët që bënë atë që bënë: u ngritën të luftonin pushtuesin. Dhe kjo sjell përgjigjen e arsyeshme se paskan qenë boll të lirë të mendonin e vepronin në dobi të Atdheut. Lanë familjet, dikush shkollën e dikush punën e pasurinë e dolën malit ku u vranë, u gjymtuan e humbën dhe pasurinë për lirinë e të gjithëve: njerëzve dhe trojeve shqiptare .

Stefani përmend edhe Ferdinand Tonies, sociologun gjerman për temat dhe kuptimin filozofik të Gemeinschaft e Gesellschaft ( të cilat zakonisht përkthehen si “komunitet dhe shoqëri”) në veprën e tij “Traktat mbi komunizmin e socializmin si modele empirike të kulturës“.  Tonies i ka përdorur ( dhe të tjerë pas tij si Max Weber në “Ekonomia dhe shoqëria”)  si kategori për të klasifikuar lidhjet sociale me dy tipa shoqërorë të quajtura dikotomikë. Kjo, pak a shumë, do të thotë edhe që dy tipet, Gemeinschaft e Gesellschaft, përjashtojnë të tretin, nuk i lenë atij hapësirë. Por do të thotë po ashtu se “komuniteti” është një bashkësi e mbyllur brenda interesave të saj të ngushta, përgjithësisht popullsia rurale dhe “shoqëria”, e zhvilluar kryesisht në qytete dhe me interesa më të gjera sociale etj…Besoj se këtë ka dashur të thotë Stefani. Por duke ditur se Tonies e shkroi këtë në vitin 1887 kur komunizmi qe akoma në letra dhe askush nuk e dinte se ç’do të ndodhte kur të vinte në pushtet nuk shkon as krahasimi, apo shembulli, që jep Stefani për “fshat ballistësh apo fshat partizanësh” e as ajo që thotë se në Shqipëri sundonte komuniteti i vogël. Ai komunitet (Stefani: stad patriarkal që nuk ofronte fort liri për njeriun ) vendosi, fshatçe apo veç e veç, të dilte malit për lirinë e vendit të vet. Se në mal nuk i nxori as Enveri e as PKSH. Që e shfrytëzuan këtë më pas dhe çfarë u bë në 45 vitet e ardhshme, kjo është një gjë tjetër dhe pa tjetër duhet gjykuar me mend e gjak të ftohtë por jo me tifozeri politike siç kemi bërë këto vitet e fundit. Përfshi dhe Alimadhin e sivëllezërit e tij.

Por nuk qëndrojnë shembujt e Stefanit as për Haxhi Muratin e Tolstoit që për arsye hakmarrjeje personale u bë me pushtuesin, veç në mos qoftë që Balli u bë po për këto arsye kolaboracionist. Dhe Stefani, për mbrojtjen e pasurisë thotë se nuk është motër siameze e tradhëtisë (e drejtë kjo) dhe përmend njëherësh bolshevizmin e sankylotët (të pabrekët e revolucionit francez). Por harron që shumica dërmuese e shqiptarëve deri sa filloi Lufta ishin “sankylotë” por gjithashtu ishin po ata që në shumicë dolën malit. Dhe nuk e njihnin bolshevizmin.

Nuk qëndron as shembulli i Kutuzovit sepse vendimi i tij për tërheqje ishin një veprim strategjik kur shikonte pamundësinë e fitores së shpejtë ndaj forcave të shumta të Napoleonit dhe kështu parandaloi disfatën me pasoja të mëdha për Rusinë. Po ashtu edhe Maximus që pati bërë të njëjtën gati dymijë vjet para tij. Por këta të dy e luftuan armikun e nuk u bënë me të. Komente të tjera janë të tepërta veç njerit: historia na jep plot shembuj por duhet të dimë si t’i shfrytëzojmë në vendin e në kohën e duhur sepse Ciceroni në kohën e tij thoshte : “Të mos dish se ç’ka ndodhur në kohët e shkuara do të ishte si të qëndrosh përherë fëmijë. Nëse nuk përdor veprat e kohëve të shkuara, bota do të qëndrojë gjithmonë në fëmijërinë e njohjes”.

Balli Kombëtar, nuk u ndodh midis dy diktaturash, siç thotë Stefani sepse “rrezik ishte shtypja nga një diktaturë staliniste që po shfaqej në horizont”. Po kush dreqin e dinte nga ata që luftonin se çfarë do të vinte më pas veç ndofta krerëve të PKSH? Dhe me që horizonti qe i errët do të ishte më mirë të hanim makaronat e italianit në shtëpinë tonë e të pinim shnapsin e gjermanit duke qëndruar te vatra e zjarrit këmbëkryq e duke bërë muhabet se sa mirë do të ishte kur pushtuesit do të iknin vetë. Goxha logjikë!!!

Por, pak a shumë, sipas Stefanit ishte ajo që i shkoi nëpërmend Ballit, me ide dhe premisa perëndimore por që shikimin e kishte hedhur në horizont, megjithë që po shikonte se vendet më të përparuara perëndimore po lidheshin me Stalinin dhe BRSS në luftë kundër aksit nazifashist por nxori përfundimin të rreshtohej me “mullixhiun” siç shkruan me të drejtë G. Shyti . Këtu ka ndikuar, sipas Stefanit dhe “refuzimi i anglo-amerikanëve” për ta parë çlirimtaren si diktaturë potenciale të së nesërmes “që i dëshpëroi shumë nacionalistët” aq sa morën pjesë në qeverisje bashkë. Pse-ja e anglo-amerikanëve ishte shumë më e thjeshtë: sot kemi nazifashizmin që na ka pushtuar dhe ta shporrim. Se çdo të bëhet nesër e vendosim po nesër .

Çështja, në të vërtetë, qëndron tek dëshira e mirë e Stefanit ( dhe unë besoj në këtë) që në Shqipëri, ata që quhen e janë “palë kundërshtare”, pas kaq vitesh të bien në një mendje e të bashkohen, pavarësisht ndryshime ideore, në të mirë të Atdheut. Sepse për fat të keq, për “hir” të politikanëve tanë kjo gjë ndodh edhe sot e kësaj dite: vazhdojmë ta quajmë e konsiderojmë armik atë që mendon ndryshe. Këtë e pranon për Frontin dhe Ballin se ishin “armiq”. Dhe kjo, duke filluar nga vjeshta e 1943, është plotësisht e vërtetë. Se faj kanë ata të Çlirimtares, që, edhe brenda formacioneve partizane, në atë kohë organizatat apo celulat e PKSH ishin akoma të fshehta, për prishjen e Mukjes etj… kjo nuk justifikon Ballin të hynte në qeverinë kuislinge të ngritur nga gjermanët . Dhe për këtë Andrea e ka tepër gabim kur mundohet ti justifikojë duke thënë se Balli zgjodhi të keqen që ishte “në ikje” duke e quajtur edhe paradoks : “ Të ndodhur në kurth mes dy diktaturave, nacionalistët … u shtynë nga nevoja të bashkëpunonin me forcat e një diktature kundër një tjetre”. E bukur nevojë. Por, për fatin e keq të Ballit në Shqipëri kishte vetëm një diktaturë – pushtuesi. Tjetra, siç e pranon dhe Stefani ishte në horizont. Në atë horizont që e panë ndofta vetëm ballistët dhe mundohet të na e tregojë  edhe Stefani duke e parë me “sytë” e vitit 1943.

Po e mbyll edhe unë me një paradoks. Po sikur Balli e të tjerët të kishin bashkëpunuar me komunistët në luftë kundër fashizmit dhe pas çlirimit të luftonin qoftë edhe me armë kundër tyre? Do të ishte luftë civile vërtet por, sido që të përfundonte edhe Balli do të kishte meritën e çlirimit nga pushtuesit. Por i ka mbetur, dhe kjo do të jetë përherë, damka e tradhëtisë. Historiani R. Gurakuqi thotë se bashkëpunimi me pushtuesit “ishte tragjedia e Ballit”. Megjithatë, për fat nuk ishte tragjedia e Shqipërisë.

Sa për “Revolucionin e maskuar” besoj se Stefani e ka fjalën për atë komunist. Mund të ketë të drejtë e ndoshta flas kur ta lexoj. Por Lufta nuk ishte në kurthin e dy diktaturave. Mirënjohje atyre që e bënë. Meqë folëm e cituam filozofët po shtoj dhe një thënie të Tacitit: Një vdekje e ndershme është më e mirë se një jetë e turpshme. Por Balli këtë pati zgjedhur.

August 9, 2016 10:21
Komento

30 Komente

  1. info analitike August 9, 11:00

    Ne kete sermonin e Agim Dalipit ne mbrojtje te “clirimtareve”. I kundervihet Stefanit duke permendur filozofet apo figurat e tjera te cituara prej tij si figura qe nuk kishin te benin me kohene e LANC por ama ne kundershtim me sa pohon gjate tere sermonit e mbyll me nje thenie te Tacitit te cilen e perdor per te vene ne anen negative Ballin.
    Se sa te “ndershem” ishin kreret e LANC kete e tregoi koha dhe nuk ka nevoje te shqetesojme mendimtare apo filozofe te mocem e moderne.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 9, 16:36

      lexo mor delirant idiot
      ” Një vdekje e ndershme është më e mirë se një jetë e turpshme. Por Balli këtë pati zgjedhur.”
      ta kam thënë dhe herën e fundit!!bëni atë që bënë francezët!!
      mos u përpiqni të lani mutin me pizgë,lëreni në heshtje!!lërjani historianëve të paraqesin faktet!të shkruajnë historinë e shqipërisë!!këto 100 e kusur vite ka shumë dokumenta,nuk ka nevojë për stefanër e infomutër që të lëshojnë brroçkulla!!
      dalipi po ta thotë fare mirë,shumë komentues e kanë thënë,unë ndërmjet tyre po ashtu:ishte ç’ishte,duam apo s’duam nuk mund ta ndryshojmë!që të dy palët jemi shqiptarë dhe nuk mund ta përjashtojmë njëritjetrin,nuk mund ta çbëjmë,atëherë të përpiqemi që të mësojmë nga gabimet fajet tona!!të mos i përsërisim më!!
      të mos pranojmë të bashkohemi me një pushtues të ardhshëm(sot duket e pamundur por që mund të ndodhë),të gjykojmë gjithkënd për fajet e tij dhe jo familjen dhe fisin e tij,të punojmë për këtë vënd se duke punuar për shqipërinë punojmë dhe për vete!!të shohim të gjith si popull interesin e shtetit dhe të mos i lëmë politikanët të na tërheqin për hunde dhe të tallin karët me ne!!
      boll më mor debile dhe sivëllezërit e tu!!
      shikoni e pranoni dorën që ju është shtrirë dhe mos vazhdoni të jetoni në periudhën e primitivitetit ku emocioni,instinkti ishte gjithçka që njeriu dinte!!
      pavarsisht se jemi një shtet i vogël,ka vënd për të gjithë!!duhet të harxhojmë energjinë pe¨r të ndërtuar dhe jo për ti prishur punë njëritjetrit!!

      ps:dalipi shkrim i shkëlqyer!

      Reply to this comment
      • Koçi Tashko August 10, 01:28

        PKSH dhe te genjyerit partizane kane vulen jugosllave, ruse, sllave. Nuk mjafton fjala “çlirim” per te shplare ate vule kundrashqiptare.

        Reply to this comment
  2. Morali August 9, 12:03

    Nje shkrim qe synon te “qetsoje” gjakrat qe mdezi guri i nje budallai ne lum (me sakt dy, Stefani dhe Alimadhi), por qe perveç nja dy ye vertetave qe dihen nga te gjithe nuk thote asgje. Une nuk e di qe “filozofi” mjekercjap Andreas Spiro Stefani (mire i thoshte njeri ASS-i qe ka gjetur ballifashizmi) paska bere nje liber, “Revolucioni i maskuar”. Dhe meqe e mora vesh po them nja dy gjera per kete veper madhor qe kerkon te “konkuroje” Enverin, mbase dhe vete Leninin.
    Por dua te them fillimisht, se autori i ketij artikulli sikur e perkedhel, ako kerkon te mos u prish qefin qofte halemadhit dhe qofte ass-t te tij. Setena se i fituari nuk gjykohet dhe per rrjedhoje i humburi duhet te ule koken, nuk eshte as e re dhe aq me pak per nje ngjarje, nke koehe apo nje brezi te caktuar. Ajo eshte e lashte sa vete njerzimi qe kur u shperbe komuniteti primitiv. Ne kete kontekst, mushka i do drute te ngarkuara ne ate menyre dhe te asaj forme qe te mos hedh vicka. Alimadhi apo perfaqesuesi i sotem i balli fashizmit, apo bakallareve ( ne ndonje krahine tjeter i thone babaxare) te kombit, ka si mision te tij por dhe hall te madh per rehabilitimin e krimineleve dhe krimeve qe te paret e tij bene gjate luftes. Kjo eshte permbajtja ne kujtesence (do thoshte mesuesi i marksizmit A. Stefani ne ligjeraten e tij), format dhe rruget jane te shumta dhe te ndryshme. Nje nder to eshte sulmi frontal kunder vlerave te verteta te luftes heroike nac.çl., nepermjet shpifjeve, trillimeve te llojit te sharlataneve qe kujtojne se meqense kaluan 72 vjet nga mbarimi i saj dhe veteranet e saj jane ralluar, por dhe ata qe jetojne ende kane hallet e perditsheme dhe pleqerine dhe nuk ja kane ngene te merren me te shkuaren, o burra thote halemadhi se tani eshte koha, o sot o kurre, njelloj si te paret e tij qe shfrytezuan pushtimin per te siguruar perjetesine e mondanitetit te tyre. Siaps halemadhit deti eshte bere kos dhe trimat e tij te rrembejne luget se pulat i hengren te paret e tij.
    Krimineli dhe budallai, horri dhe qorri kane nje pike te perbashket, ate te mungeses se vlersimit te te tjereve qe jetojne ne te njejtin ambient. Ata jane , te tjeret nuk ekzsitojne. Ndaj bejne pershesh qe e hane po vete.
    “Revolucion i maskuar”?!!! Nuk besoj se do marr mundimin ndonjehere qe ta lexoj. Nga te gjitha anet qe ta rrotullosh, kujtdo filozofi t’i referohesh te kujtdo kampi, idealist apo materialist, Fojerbahut, Hegelit, Dyringut apo Marksit dhe Engelsit, Konfucit apo Maos, Leninit apo kundershtareve te tij , Stalinit apo Trockit, Enverit apo Ten Hsiao Pinit dhe plot te tjere (te cilet Stefani i ka lexuar kur pergatiste leksionet e marksizmit) nuk ka nje shembull qe te tregoje se mund te jet organizuar apo pergatitur (pvarsisht ka fituar ose jo) nje “revolucion i maskuar”. Vetem grushtet e shtetit jane veprime ushtarake te maskuara. Por grushtet e shtetit pergatiten nga vete njerzit brenda shtetit dhe pushtetit. Edhe kryengritjet e armatosura jane fillimisht te fhsehura deri ne shperthimin e tyre. Por asnjehere revolucionet. Vetem nese Stefani ka marre spunto nga revolucioni kulturor kinez i Maos, qe masakroi njemilion njerez ne sheshin Tien An Men, nen pretekstin e pastrimit te shoqerise nga shfaqjet e huaja. Lufta nacional çlirimtare e nisi veprimtarine e saj si lufte guerrilesh deri ne krijimin e Ushtrise Nac-çl. me misionin e saj te vetem, çlirimin e Shqiperise nga pushtuesit dhe bashkepunetooret e tij, tradhetaret e vendit. Çfare ndodhi pas saj?! Pse nuk hengrem me luge te florinjte siç u premtua? Pse nuk u beme si Zvicra? Pse u lidhem me lindjen dhe jo me perendimin?
    Keto dhe mijra pyetje te tjera, asnjehere nuk mund te justifikohen dhe argumentohen me dokrra te llojit te revolucionit te maskuar. Problemet dhe zgjidhja e tyre shtrohen dhe argumentohen ne kontekstin e dy nocioneve jo vetem filozofike, Kohe dhe Hapsire dhe jo sipas fantazise se semure te gazetareve te paguar per broçkollitje pa fund. “Revolucioni i maskuar” eshte vetem pjelle e fantazise se Stefanit dhe atyre qe e kane paguar, qofshin ne Shqiperi qofshin bakallaret ne diaspore, per te hedhur shashka tymuese qe mbajne vetem era pordhe hajvanesh apo psikopatesh.

    Reply to this comment
  3. Morali August 9, 12:19

    Nje shkrim qe synon te “qetsoje” gjakrat qe mdezi guri i nje budallai ne lum (me sakt dy, Stefani dhe Alimadhi), por qe perveç nja dy te vertetave qe dihen nga te gjithe nuk thote asgje.
    Une nuk e di qe “filozofi” mjekercjap Andreas Spiro Stefani (mire i thoshte njeri ASS-i qe ka gjetur ballifashizmi) paska bere nje liber, “Revolucioni i maskuar”.
    Dhe meqe e mora vesh po them nja dy gjera per kete veper madhor qe kerkon te “konkuroje” Enverin, mbase dhe vete Leninin.
    Por dua te them fillimisht, se autori i ketij artikulli sikur e perkedhel, ako kerkon te mos u prish qefin qofte halemadhit dhe qofte ass-t te tij.
    Setenca se i fituari nuk gjykohet dhe per rrjedhoje i humburi duhet te ule koken, nuk eshte as e re dhe aq me pak per nje ngjarje, nje kohe apo nje brez te caktuar.
    Ajo eshte e lashte sa vete njerzimi qe kur u shperbe komuniteti primitiv. Ne kete kontekst, mushka i do drute te ngarkuara ne ate menyre dhe te asaj forme qe te mos hedh vicka. Alimadhi apo perfaqesuesi i sotem i balli fashizmit, apo bakallareve ( ne ndonje krahine tjeter i thone babaxare) te kombit, ka si mision te tij por dhe hall te madh per rehabilitimin e krimineleve dhe krimeve qe te paret e tij bene gjate luftes.
    Kjo eshte permbajtja ne kujtesence (do thoshte mesuesi i marksizmit A. Stefani ne ligjeraten e tij), format dhe rruget jane te shumta dhe te ndryshme.
    Nje nder to eshte sulmi frontal kunder vlerave te verteta te luftes heroike nac.çl., nepermjet shpifjeve, trillimeve te llojit te sharlataneve qe kujtojne se meqense kaluan 72 vjet nga mbarimi i saj dhe veteranet e saj jane ralluar, por dhe ata qe jetojne ende kane hallet e perditsheme dhe pleqerine dhe nuk ja kane ngene te merren me te shkuaren, o burra thote halemadhi se tani eshte koha, o sot o kurre, njelloj si te paret e tij qe shfrytezuan pushtimin per te siguruar perjetesine e mondanitetit te tyre.
    Sipas halemadhit deti eshte bere kos dhe trimat e tij te rrembejne luget se pulat i hengren te paret e tij.
    Krimineli dhe budallai, horri dhe qorri kane nje pike te perbashket, ate te mungeses se vlersimit te te tjereve qe jetojne ne te njejtin ambient.
    Ata jane , te tjeret nuk ekzsitojne.
    Ndaj bejne pershesh qe e hane po vete.
    “Revolucion i maskuar”?!!!
    Nuk besoj se do marr mundimin ndonjehere qe ta lexoj.
    Nga te gjitha anet qe ta rrotullosh, kujtdo filozofi t’i referohesh te kujtdo kampi, idealist apo materialist, Fojerbahut, Hegelit, Dyringut apo Marksit dhe Engelsit, Konfucit apo Maos, Leninit apo kundershtareve te tij , Stalinit apo Trockit, Enverit apo Ten Hsiao Pinit dhe plot te tjere (te cilet Stefani i ka lexuar kur pergatiste leksionet e marksizmit) nuk ka nje shembull qe te tregoje se mund te jet organizuar apo pergatitur (pavarsisht ka fituar ose jo) nje “revolucion i maskuar”. Vetem grushtet e shtetit jane veprime ushtarake te maskuara.
    Por grushtet e shtetit pergatiten nga vete njerzit brenda shtetit dhe pushtetit.
    Edhe kryengritjet e armatosura jane fillimisht te fshehura deri ne shperthimin e tyre.
    Por asnjehere revolucionet.
    Vetem nese Stefani ka marre spunto nga revolucioni kulturor kinez i Maos, qe masakroi njemilion njerez ne sheshin Tien An Men, nen pretekstin e pastrimit te shoqerise nga shfaqjet e huaja.
    Lufta nacional çlirimtare e nisi veprimtarine e saj si lufte guerrilesh deri ne krijimin e Ushtrise Nac-çl. me misionin e saj te vetem, çlirimin e Shqiperise nga pushtuesit dhe bashkepunetooret e tij, tradhetaret e vendit.
    Çfare ndodhi pas saj?! Pse nuk hengrem me luge te florinjte siç u premtua? Pse nuk u beme si Zvicra? Pse u lidhem me lindjen dhe jo me perendimin?
    Keto dhe mijra pyetje te tjera, asnjehere nuk mund te justifikohen dhe argumentohen me dokrra te llojit te revolucionit te maskuar.
    Problemet dhe zgjidhja e tyre shtrohen dhe argumentohen ne kontekstin e dy nocioneve jo vetem filozofike, Kohe dhe Hapsire dhe jo sipas fantazise se semure te gazetareve te paguar per broçkollitje pa fund.
    “Revolucioni i maskuar” eshte vetem pjelle e fantazise se Stefanit dhe atyre qe e kane paguar, qofshin ne Shqiperi qofshin bakallaret ne diaspore, per te hedhur shashka tymuese qe mbajne vetem era pordhe hajvanesh apo psikopatesh.

    Reply to this comment
  4. Irdak August 9, 12:28

    Ta quash luften kundra fashizmit per mbrojtjen e atdheut është me keq se nje tradhetar ,I tille eshte mjeker cjapi andrea greku.

    Reply to this comment
  5. TJ August 9, 13:26

    Mjafton te thuash qe ne Europe ata qe bashkepunuan me gjermanet u quajten “kuislinge’! Dhe ishin me te urryer bele se edhe vete gjermanet naziste! Ata u denuan kudo! Por me ardhjen e komunistit berisha me parullen “perca dhe sundo” ky armik dhe tradhetar i kombit shqiptar Balliste tradhetare te kombit u bene heronj se ishte e implikuar UDB-ja !

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 9, 16:39

      tradhëtari është më i ndyrë se armiku!!
      armiku është kundërshtar,i huaj!
      tradhëtari është njeriu tënd!është vëllai tënd!!
      nëse të tradhëton,të fut thikën(pas shpine) tëndi?!çfar pret nga armiku??

      Reply to this comment
  6. intelektuali August 9, 14:43

    PO SI NUK RESHTEN ENVERISTET DALLKAUKE QE DALIN NE DITA ME TALLAZE PER TE MBOJTUR KUMANDARIN E TYRE PEDERAST DHE TE PABESE ENVER HOXHA?

    Ja se cfare shkruan ky Gimo debili DUDMI i Enverit:

    “Andrea e ka tepër gabim kur mundohet ti justifikojë duke thënë se Balli zgjodhi të keqen që ishte “në ikje” duke e quajtur edhe paradoks : “ Të ndodhur në kurth mes dy diktaturave, nacionalistët … u shtynë nga nevoja të bashkëpunonin me forcat e një diktature kundër një tjetre”. E bukur nevojë. Por, për fatin e keq të Ballit në Shqipëri kishte vetëm një diktaturë – pushtuesi. Tjetra, siç e pranon dhe Stefani ishte në horizont. Në atë horizont që e panë ndofta vetëm ballistët dhe mundohet të na e tregojë edhe Stefani duke e parë me “sytë” e vitit 1943.”

    PO PSE MASHTRONI KESHTU O FANATIKE TE PACIPE TE PARTISE SE PUNES?

    sepse:

    Diktatura me e erret ne historine e njeriut kishte filluar me kohe ne Rusine Bolshevike te Stalinit me nje shifer tejet rrenqethese: 33 milione njerez te masakruar nga Diktatura Komuniste, te vrare me pushkatime apo te lene te vdesin nga uria vetem gjate periudhes 1923-1933 qe e ka renditur MONSTREN Josif Stalin ne vendin e dyte te vrastareve me te medhenj ne histori pas kulcedres Mao Ce Dun te dy DASHNORE komuniste te pederastit dhe kolaboracionistit Enver Hoxha. Per DASHNORIN e tij me te hershem Josip Broz Tito as nuk ja vlen bara qerane te flasesh.

    prandaj:

    O Gimo Enveristi AMAN me keto dacibao fillozofike me oponent Andrea Stefanin e DITES qe eshte zgjyuar me ne fund dhe ka kuptuar te VERTETEN per LANC-in kriminal te Enverit qe vrau me pabesi kolaboracionisti aleatet e tij angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe e izoloi Shqypnine nga Bota per 50 vjet me radhe sikur te ishte nje ishull kanibalesh prej Afrike

    sepse:

    SHNAPSIN gjermon te Hitlerit shqyptaret e ciflitur nga enverizmi sadist-kolaboracionist sot po e pijne me me qef se VODKEN sovjetike te Stalinit.

    Reply to this comment
  7. intelektuali August 9, 14:44

    PO SI NUK RESHTEN ENVERISTET DALLKAUKE QE DALIN NE DITA ME TALLAZE PER TE MBOJTUR KUMANDARIN E TYRE PEDERAST DHE TE PABESE ENVER HOXHA?

    Ja se cfare shkruan ky Gimo debili DUDMI i Enverit:

    “Andrea e ka tepër gabim kur mundohet ti justifikojë duke thënë se Balli zgjodhi të keqen që ishte “në ikje” duke e quajtur edhe paradoks : “ Të ndodhur në kurth mes dy diktaturave, nacionalistët … u shtynë nga nevoja të bashkëpunonin me forcat e një diktature kundër një tjetre”. E bukur nevojë. Por, për fatin e keq të Ballit në Shqipëri kishte vetëm një diktaturë – pushtuesi. Tjetra, siç e pranon dhe Stefani ishte në horizont. Në atë horizont që e panë ndofta vetëm ballistët dhe mundohet të na e tregojë edhe Stefani duke e parë me “sytë” e vitit 1943.”

    PO PSE MASHTRONI KESHTU O FANATIKE TE PACIPE TE PARTISE SE PUNES?

    sepse:

    Diktatura me e erret ne historine e njeriut kishte filluar me kohe ne Rusine Bolshevike te Stalinit me nje shifer tejet rrenqethese: 33 milione njerez te masakruar nga Diktatura Komuniste, te vrare me pushkatime apo te lene te vdesin nga uria vetem gjate periudhes 1923-1933 qe e ka renditur MONSTREN Josif Stalin ne vendin e dyte te vrastareve me te medhenj ne histori pas kulcedres Mao Ce Dun te dy DASHNORE komuniste te pederastit dhe kolaboracionistit Enver Hoxha. Per DASHNORIN e tij me te hershem Josip Broz Tito as nuk ja vlen bara qerane te flasesh.

    prandaj:

    O Gimo Enveristi AMAN me keto dacibao fillozofike me oponent Andrea Stefanin e DITES qe eshte zgjuar me ne fund dhe ka kuptuar te VERTETEN per LANC-in kriminal te Enverit qe vrau me pabesi kolaboracionisti aleatet e tij angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe e izoloi Shqypnine nga Bota per 50 vjet me radhe sikur te ishte nje ishull kanibalesh prej Afrike

    sepse:

    SHNAPSIN gjermon te Hitlerit shqyptaret e ciflitur nga enverizmi sadist-kolaboracionist sot po e pijne me me qef se VODKEN sovjetike te Stalinit.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 9, 16:40

      je për të të qirë hallin!!

      Reply to this comment
      • intelektuali August 9, 20:08

        Ik dhe bej shurren o KOQE enveriste se do t’i presim BOLET dhe do te leme pa penis qe te mos hedhesh faren e vemjeve gjakatare ne trojet tona, ik me mire tek Kimi i Korese se Veriut se atje e ke Atdheun, se Kumandari yt nuk kishte atdhe, por vetem DASHNORE cuna te rinj dhe te beshem qe i nderronte si Mbreti Grate:

        Reply to this comment
        • Lesh e li salija nga Patomi August 9, 22:17

          Ore mut, plak matuf, relike zogiste e rrejdhur e ndryshkur dhe e pejrdhur! Ore spiun te duket vetja trim gangster ne kete moshe.Ke qef te presesh bole ti? Mos u merzit se do vij une aty ku pi kafen dhe do te kerkoj qe bolet te mi presesh ne banjo, se qenke edhe kasap zotrote? Por po te them pergatitu jo me fjale por me vepra te shijosh shiijen e mutit te njerut se do ta shqyej ate gojen pa dhembe deri sa ta gelltisesh. Hale plak rrugaç!

          Reply to this comment
        • anticensurë 25642654 August 10, 08:56

          o nastro loqja,mbaje lart se na vrave a derë zi, mos merr me kaq vrrull drejt boleve të mia!!po një gabim ortografik ishte mor tajvanez!!
          në vënd të shkruaja qarë ka dalë qirë!!po sa nervoz je mor plakurush i keq!!po mëndja tek seksi e tek enveri të ri o karabush!
          mos ma merr për ters këtë karabushin,ti e di që është kërcyelli dhe farat e qepës?
          lene mo se u dhi muhabeti!prap do mendosh se të kam ofenduar dhe me farën e qepës!?
          po e mbyll nastro se si dihet si i merr ti këto shkrime,e përveç boleve po më ha dhe ndonjë gjë tjetër!!
          shnet nastro dhe të bëftë mirë kafeja e mëngjesit tek tahajvani!!

          Reply to this comment
  8. Drejtesia August 9, 16:03

    Artikulli i sotem ne gazeten e mirenjohur gjermane “spiegel Online”
    m.spiegel.de/panorama/justiz/a-1106771.html
    Tregon se si po zbulohen dhe po ndiqen ne gjermani 4 burra e 4 gra te datelndjeve midis 1918 – 1927 qe kane qene roje apo sekretare apo centraliste ne kampet e perqendrimit ne gjermani. Prokurorria po ngre akuzen si ndihmesa te regjimit nazist dmth bashkepunetore ne vrasjen e kush e di sa njerezve ne kampet famekeqe te perqendrimit
    Cthone ballister tane?
    Ate qene anrikomuniste dmth pro fashiste e pro naziste me duar te lyera me gjakun e bijve me te mire te shqiperise qe k spiunuan i tradhetuan i torturuan e i vrane. Per kete “duhen rehabilituar e dekoruar”

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit August 9, 16:45

    Ore, thoni c’te doni, Balli e beri luften dhe e cliroi memedhene nga fashizmi. Komunistet tradhtuan sic thote Stefani, ia mbathen pas gjermaneve dhe i denoi tere Evropa. Nuk e pranoni ju enverista humbjen, epo pune e madhe! Poshte enveristet qe u ra bretku ne Pune dhe bene nja dy gjera te hajrit, rrofte Balli i kumandar nastradineve qe Pune te vetme kane vte pijne kafe e te bejne llogje, duan edhe Leka per kete derr sakrifice ballistet e nderuar, ti quash edhe intelektuale se dine lepe-peqe ne turqishten e merhumit. Vajti Cajupi ne klubin shqiptar te Selanikut dhe degjoi ligjeraten e Mithat beut gagacit qe fliste per hallet e Evropes dhe Turqise, sic ben sot tek klubi i Tajvanit nastradin efendi intelektuali qe i bie gjithnje nga Kina per ti zgjidhur hallet e “shqyptareve” pa levizur menderen nga shilteja. Po ti qenke veshgjate more beu yne – i thote Andon Zakua. Mire osé keq, ata qe bene luften i vune vete pikat mbi “i”. Vendim i kongresit te Permetit, mbretit ikanak i ndalohej hyrja ne Shqiperi. Me 11 janar ’46 shpallet republika popullore. Te quash tradhti dhe kolaboracion me fashizmin se partizanet iu kundervune Bajraktarit sic shprehet ndonjeri, eshte njesoj sikur te me akuzosh mua se tradhtova gruan se pashe Xhulia Roberts ne TV dhe ma kapi mendjen impulsi djallezor qe sikur te isha me aktoren ne ndonje ishull e mbase na prishej mendja..Po ku ka Hegel apo Schopenhauer qe te justifikoje masakren qe i bene ballistet kodoshe faunes shqiptare, jo pula e qymeze, po keta edhe shqiponjes ne qylaf ia rropen puplat. Por pyetja me vend do ishte, pse kerkojne ballistet e sotem te rehabilitojne te djeshmit; mos jep Banka Boterore Leka? Mos do ndaje shteti letra me vlere te tjera troje e cifligje? Se po qe veresie si qymezet e njehere nje kohe ballistat jane plot.Nuk hahet me historia, e aq me teper, nuk eshte me mesuese apo keshilltare e mire. Po vijne kohe sofistesh qe edhe per diellin e rrumbullaket perpiqen te ta mbushin mendjen se ka forme katrore, te hedhesh gure ne lume e te thuash se vrave lumin per vdekje eshte kthyer ne risi me vete, si ata qe bejne selfie edhe mender duke menderosur. Trash, sa me shume trasgresion, futja kot dhe do shtosh kureshtjen. Une kam nje leter ku Xhenxhis Khani urdheronte tanket te pushtonin Argjentinen. Te shumtet do habiten, do thone se mongolet kishin tanke ne kohen e Qepes, te tjere do thone Eureka, mongolet paskan zbuluar Ameriken para Kolombit, vetem pak te urte do argumentojne se une talla menderen. Arsyeja leviz boten, arsyeja ishte ne anen e partizaneve. Ata drejtoheshin nga Pksh. Pike dhe mbaroi. Te tjerat jane qyfyre.

    Reply to this comment
  10. Lufter August 9, 20:24

    Profesori i marksizem leninizmit Andrea Stefani i pergatiste shume mire leksionet, i referohesh ngjarjeve konkrete nga historia e LANCL, historia e PPSH,citonte Marksin,Leninin,Engelsin,Stalinin,Maon,Enverin etj etj. Te mbushte mendjen atehere me ato leksione e nuk linte vend qe ta kundershtoje para 1990. Tani jemi pas 1990 dhe Stefani i referohet fakteve e filozofeve por i argumenton ndryshe dhe kerkon te na mbush mendjen. Per te njejtat gjera para 1990 na i mbushte mendjen ndryshe, tani na thote me degjoni mua se atehere ju kam genjyer. A mund te degjohen keta lloje njerezish qe kan ardhur ne kete bote per te genjyer dhe ne te degjojme mashtrimet e tyre qe ndryshojne ne vartesi te paras. A.Stefani e te tjere nuk e ndryshojne dote Luften NCL te popullit shqiptare te vleresuar nderkombetarisht, kjo lufte shpetoi shqiperine nga coptimi i metejshem,eshte gjerdan diamanti e floriri ne historine e Popullit Shqiptare qe duan tja heqin tradhetaret e djeshem qe u lidhen me pushtusin dhe sot bejne ciu-ciu duke rekrutuar edhe ndonje mercenar si Andrea Stefani. Tani e tutje mallkuar qofshin shkrimet e A.Stefanit e ketij genjeshtari dredharak ne 180 grade.

    Reply to this comment
  11. info analitike August 9, 20:47

    Stefani po fliste per keto kriminelet o Agim Dalipi qe ben sikur nuk kupton.
    ” E.Hoxha i shkruante më 5 tetor 1943 Koci Xoxes, që drejtonte PK të qarkut të Korçës, e udhëzonte për asgjësimin kudo të çetave të ballit Kombëtar, këshillat balliste dhe personalitetet nacionaliste:Ballin duhet ta likujdojmë pa mëshirë në çdo anë qoftë. Çetat e atjeshme të Ballit të likujdohen pa u grumbulluar dhe pa e marrë veten. Sa për bashkëpunimin me Fazlli Frashërin, mos u gënjeni. I bini, pra edhe Faslliut, edhe atij që e ka bërë Faslliun.Në këto momente, udhëzon Koci Xoxe, krahu i djathtë i Hoxhës në atë kohë, përpara Ushtrisë Nacionalçlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete. Nisja e luftës civile vërtetohet edhe nga një dokument i Shtabit të Përgjithshëm NÇ. Në vjeshtë 1943 Partia Komuniste dhe Fronti NÇ u detyruan ti shpallin luftë për vdekje Ballit Kombëtar (Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm NÇ) Mandej, nisi lufta kundër Legalitetit në Krujuë, Mat dhe Dibër dhe krerëve të veriut, si edhe mësymja ushtarake për të nënshtruar veriun antikomunist, që përfundoi me gjakderdhje të mëdha në Shkodër, Malësinë e Madhe, Dukagjin, NIkaj Mertur, Tropojë e malësinë e Gjakovës, për të kaluar mandej në Kosovë e trevat e tjera shqiptare.Nuk kemi të bëjmë më me luftime sporadike apo lokale. Lufta e armatosur ndërmjet fuqive ushtarake të Ballit Kombëtar dhe ushtrisë NÇ, tashmë ishte e organizuar dhe kishte dalë në plan të parë. Përveç të vrarëve në luftë, pasojnë të pushkatuarit e robërve të luftës si edhe viktimat e shumta nga popullsia e pafajshme, grabitjet e pasurive, djegiet e shkatërrimet. Në ballë të kësaj lufte civile të përgjakshme u vu Brigata e Parë Sulmuese, e cila betejat e saj të para i bëri kundër forcave nacionaliste në gjithë vendin. Një nga ato qe lufta në afërsi të Lushnjës, tek kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem, më 21 tetor 1943 kundër forcave nacionaliste. Mehmet Shehu shkruan: U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë. Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robërve , që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën I Sulmuese (vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës me pseudonimin Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën civile si një zanat të vjetër.Në letrën e datës 30.11.1943 Mugosha e qorton M. Shehun për moskordinimin si duhet të forcave të Brigadës I dhe i kërkon atij që forcat e kësaj brigade të jenë të pamëshirshme tue përdorë zjarrin më të tmerrshëm kundër nacionalistëve. Ai i kërkon të shkelë Dukatin, fshat nacionalist dhe me e zhdukë nga faqja e dheut”
    Ky debati i veres midis me balliste partizane po nxjerr ne pah se sa te veshtire do ta kete Shqiperia qe te shkruaje historine e saj me objektivitet. Ka shume syresh qe kapen pas istikamit te fitimtareve, ka shume te tjere qe kapen pas “historise se lavdishme” sic e kane mesuar ne kohen e diktatures, ka te tjere qe kapen pas eksperiences se vendeve te tjera europiane. Keta te fundit harrojne se ne Europe tashme eshte hedhur drite (lustracioni) edhe mbi krimet e partizaneve e se si u vrane mijera te pafajshem te akuzuar si kolabooracioniste kur ne te vertete nuk ishin te tille. Jane shkruar libra, realizuar filma mbi kete teme nderkohe qe ketu tek ne propaganda e diktatures mban akoma te mberthyer ne te shkuaren mendjen e shume shqiptareve qe e kane te veshtire te arsyetojne te kalojne pertej propagandes (Habit fakti se si shume i referohen filmave te kohes se diktatures duke i sjelle si argumente historike). Nuk flas ketu per nivelin qytetar te komunkimit se eshte e kote. Reagimi i terbuar qe kane disa syresh, qe ne vend te argumente te derdhin lum sharjesh, tregon se sa larg jemi drejt nje debati te hapur te argumentuar me te mirat e te keqijat nderkohe qe shume preferojne istikamet propagandistike si menyre komunikimi. Kjo vjen me shume gjasa edhe nga mungesa e informacionit dhe e dokumentimit. Dihet kush nuk lexon, informohet do te perdore te vetmen alternative qe i mbetet… dhunen ne te gjitha format e saj.

    Reply to this comment
  12. intelektuali August 9, 22:17

    NJE PYETJE PER TE GJITHE ENVERISTAT FANATIKE:

    Pse te gjithe kriminelet e Enverit, ish sigurimsa, hetues, prokurore, police apo gardiane burgu, te gjithe keta vrastare te Makines kriminale te Enver Hoxhes kur shkuan ne Perendim (Belgjike, Gjermani, SHBA dhe Kanada kryesisht) kane deklaruar ne biografite e tyre qe jane nga familje BALLISTESH?

    Kryekrimineli i Enverit Sulo Gradeci deklaroi para autoriteteve kanadeze qe ishte ballist

    Pas tij me tallaze dyzina me sigurisa, spiune ordinere dhe te larte te Partise se Punes, sekretare partie dhe gardiane burgu kane bere te njejten gje dhe ASKUSH nga keta xhelate te Enverit nuk pati guximin ne Perendim dhe te deklaroje:

    UNE KAM QENE ENVERIST DHE KRIMINEL I POPULLIT TIM SEPSE KAM BESUAR NE IDEALIN KOMUNIST!

    He pra o enverista te pacipe pse per te shpetuar koken te gjithe keni deklaruar para Kapitalizmit Perendimor se keni qene te persekutuar nga Enveri si BALLISTA, nderkohe qe ne gazeten DITA llapni per trimerite tuaja komuniste qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne Shqypni?

    HE PRA O GAZETA DITA PSE JANE KAQ TE PACIPE DHE PA MORAL ENVERISTAT FANATIKE?

    Reply to this comment
    • Lesh e li salija nga Patomi August 10, 09:39

      O hajvan! O Gomar dhe babai i gomarit te ngordhur!
      O injorant, spiun, armik, kriminel pederast, qen bir qeni , kelysh bushtrash, fekale e thare, burim toksikacioni, gjarper i ngordhur!
      Po nuk ka me budallalleqe ne kete vend per asnje se ato i ke konsumuar te gjitha ti mor shkop i thare haleje. Po pse mor idiot scizofren i shkalles akute, çfare i pandeh ti vendet qe permend. Ato jane shtete te demokracise dhe jo feudalizma zogiste dhe as totalitare komuniste qe ne themel te tyre te kene biografine klasore. Po kush i ka ne mendje apo me sakt kush i njeh dhe i pjerdh ballistet dhe zogistet e tu andej mor kafshe prehistorike?! Kush do ta dije se i kujt je mor goje mut, perveçse çfare vlerash aktuale ne sherbim te shoqerise posedon. O hajvan po sa njihet Enveri dhe shteti i tij po aq nuk ka pyetur dhe ka pjerdhur ndonje ndonjehere per sektet politike te nje vendi qe ka qene ne kohen e eterve te tu feudal dhe krej i panjohur. A, nese e ke fjalen per ata kriminele qe pasi bashkepunuan ne krime me pushtuesin, u fshehen dhe strehuan ne keto vende duke shfrytezuar situatat dhe tashti kerkojne miqte e tyre te dikurshem edhe mund te kesh pak te drejte o uran gomari, spiun i Lonit.Megjithate dhe ata ose kane shkuar tek te shumtit ose kane rrjedhur dhe pjerdhur nga trute si zoteria jote, ose kane vene dy pare mend dhe shikojne familjet e tyre ne prag te paraqitjes ne ferr.
      Per aq sa te thashe ty, ne mos i mbafsh te gjitha, jepi pak nga ngarkesa jote prej gomari plak dhe atij me siper Tifo-rakitikut qe vetquhet “infohaleshttrik”

      Reply to this comment
      • info analitike August 10, 10:00

        Pi ilacet se i keni nervat cope! Degjome se ke per te plasur nga inati. Te fala kapter Ramiut se te paska edukuar per se mbari. Vazhdo kerceno dhe shaj se mua me ben vetem te qesh me ty. Si i thone: ta shtofte Zoti inatin.

        Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 10, 10:02

      nastro tajvani
      unë kam thënë se,jo vetëm kam qënë por dhe, jam famile komunisti!!pavarsisht se në këtë familje,fis ka pasur dhe ballistë,prap kam thënë se akoma jam për komunizmin!!
      jo të gjithë janë sulo gradecër o tarrallak patollogjik!!jo të gjithë i ka mbrojtur hekri,sepse këndonin bukur!!jo të gjithë kemi qënë përkëthyesa burgu dhe dipllomat të PDsë!!
      kështu o koqe kandari!!tipa si stefani se kanë problem të vërtetojnë se komunizmi është e ardhmia e njerzimit dhe dy ditë më pas se tradhëtija është patriotizëm!!
      ti të paktën ke mbetur bythëlëpirsi i familjes satrape mbretërore!!
      ps:nastro,po pata bërë ndonjë gabim ortografuck mos ma me për keq!!
      gjinje pa shkollë,komunist hesapi!!

      Reply to this comment
  13. Lufter August 9, 23:55

    Te gjitha dokumentat per te goditur Ballin jane ne vjeshten e vitit 1943 kur ne 13 shtator kishte ardhur gjermani dhe Balli u bashkua padallim me gjermanin dhe luftonin se bashku me pushtuesin kunder Partizaneve. Nuk do te gjendet ndonjerast qe partizanet qofte dhe nje i vetem te bashkohesh me gjermanet kunder forcave partizane. Ne vjeshten e vitit 1943 shtabi i pergjithshem i ushtrise NACL ne zonen e Elbasanit u rrethua nga forcat gjermane dhe Ballistat, bashke ishin sikur i kishte lindur nje nene shqiptare per te luftuar armiqte e huaj Partizan Shqiptar.Kjo eshte historia te tjerat jane perralla. Balli nuk e mbulon tradhetin qe beri, ate e di mire populli shqiptar dhe nuk do propagande, e ka hequr ne lekure ne ato vite lufte,prandaj i eshte formuar nje GEN alergjike ndaj Ballit. Ky Gen nuk lejon qe Balli me forcat e tij te nxjeri as njecke deputet.

    Reply to this comment
  14. Mersin August 10, 07:12

    Sa vota merr sot partia Alimadhit te vogel.

    Reply to this comment
    • info analitike August 10, 11:26

      Aq sa marrin enveristet e Hysni Milloshit dhe te ashtuquajturit “veteraneve”.

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 August 11, 10:22

        këtu i ke rënë pikës or halldup analitik!!të garantoj se i ke rënë pikës pa e menduar fare se ke thënë një të vërtetë që dhe pallosh stefani(ai e përdor për të ruajtur bithën e tij,sepse brekët i humbi me patriotizmin ballist)
        e shikon se të dy këto ekstreme nuk kanë vlerë??
        e shikon se që të dy palët janë shkëputur na kohët e largëta??
        që të dy palët shikojnë të shkojnë përpara!shikojnë të harrojnë dhe të mësojnë nga e kaluara!për fat të keq e hidhur!hidhësi që shprehet kur dalin në shesh emocionet!!
        të thash që ti nuk je pa mënd,vetëm se nuk e di!!vetëm se lë në vënd të parë trurin e vogël!!

        Reply to this comment
    • dfg August 10, 18:41

      As gomarit tim t’i thuash qe te votoje per ballistet,nuk do pranoje!

      Reply to this comment
  15. Xhelil August 11, 14:37

    Kur do te digjet kjo rrace komuniste dhe kopilet e tyre qe sundojne

    Reply to this comment
  16. alphade August 14, 21:25

    ”Intelektuali”, pseudonim i madh i nje njeriu te vogel ,
    Balli dhe Legaliteti e beri ”luften ” me pula e pilaf,thote
    Driteroi i Madh ,kurse une do te shtoja edhe ”rakine”!
    Pra, ”lufta ”e tyre ishte : ‘pula-pilaf-raki” ,rrofsh moj
    Shqiperi !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*