Ballistët i përgjigjen Fan S. Nolit

August 9, 2016 12:59

Ballistët i përgjigjen Fan S. Nolit

 

Para pak ditësh gazeta ‘DITA’ botoi dy shkrime të Fan Nolit në vitet 1947 dhe 1949 për ballistët. Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, na dërgoi dje përgjigjen që Balli i ka dhënë Nolit në vitin 1949, duke shtuar se “Do të ishte mirë që gazeta ‘Dita’ ashtu siç botoi shpifjet me mendësinë komuniste të Fan Nolit, të botojë edhe përgjigjen e Ballit Kombëtar ndaj tij”.

DITA po e boton këtë letër-përgjigje ashtu siç është shkruar në origjinal.

Ja letra e hapur e Ballit Kombëtar drejtuar Fan Nolit, Gazeta Flamuri, Organ i partisë Balli Kombëtar në mërgim në nëntor të vitit 1949.

 

Letra e hapur.

BALLI KOMBËTAR i Përgjigjet Fan. S. Nolit

Deklarata e juaj mbi Ballistet, botuar ne gazeten Dielli dhe Liria, nuk i ka hije nje historiani , i cili akuzon pa fakte e pa dokumenta, dhe duket sikur del nga penda e nje agjenti te Moskes. Sigurisht, Balli Kombetar, qe eshte fuqia me e madhe antikomuniste Shqiptare, duhesh pikturuar si organizat “bejleresh”, me fryme fashiste , qe kerkon coptimin e Shqiperise! Dhe ky perfundim i pa logjikeshem del sepse ju i bindeni ne ekuacionin bolshevik, mbas te cilit kushdo qe nuk eshte komunist eshte tradhetar, reaksionar, fashist, me nje varg sharjesh gratis.

Gjate okupacionit fashist, kur ne, me demostrata, me qindra botimesh te fshehta, me çeta, pohojshim rezistencën Shqiptare, komunistet tane mbushnin zyrat e fashizmit, dhe zotrote nuk gjeje kohe as fuqi per te ngritur zerin kunder roberise s’atdheut. Atehere , fashistet na quanin komunist!

Neper regjistra mundet te shihen akoma sot emrat e qindra Ballistesh t’internuar dhe te burgosur nga fashizmi. Botimet te ndryshme italjane , si revista “Politica Estera”, etjer qe nga viti 1944, kane nxjerre ne drite se Balli Kombetar qe e para dhe organizata me e fiqishme qe luftoi me te gjitha mjetet okupacionin fashist ne Shqiperi.

Hiresia e juaj, si historian , i kerkon dokumentat e asaj kohe neper arkivat e moskes dhe i pershkruan me gjuhen komuniste per hesap te moskes!… Terenc Toçi , Kryetar i Dhomes se Korporatavet fashiste, deklaroi ne gjyqin e Tiranes:Balli Kombetar e ka luftue okupacionin fashist dhe nga qendrimi i tij armiqesor u rrexuan. Dhe pse Terence Toçi u denua me vdekje per kete guxim dhe fjalet e tija kane mbetur.

Dhe fjalet e tija kane me shume vlere se deklaratat e juaja. Edhe me vlere se fjalet e juaja dhe se fjalet tona, Zoti Fan Noli, kane vlere qindra e mijera Deshmorevet Ballist qe kane rene theror ne luften e Ruzhdijes, te Gjormit, te Reçit, te Qafthanes, te Vlores, te Konispolit, te Gjakoves, dhe nuk kerkuan tjeter nder, veç te quhen tradhetor prej komunistevet.

***

Balli Kombetar perbehet ne shumice nga fshatare, njerez te thjeshte, intelektuale, nga te gjitha shtresat e popullit, te cilet u rriten ne tryezen e Kombit me guxim e sakrifica, me pende e me pushke per liri. Shumica e ” bejlerevet” kishin mbushur radhet e nacional – clirimtares ” komuniste dhe e luftuan Ballin Kombetar me fanatizmen tuaj : ekstremet piqen! Po te merrni mundimin dhe te beni nje vizite neper kampet e refugjatevet nItali, ku vuajne qindra Ballistesh, po ti shihni te grisur, te uritur por te pathyer, sigurisht do ti kurseni fjalet e peshtymat mbi keta djem te rinj qe kane trupin e madh te quhen vegla te Atdheut. Por ju nuk keni marre mundimin as tu afroheni disave nga shoket tane ne Amerike.

Sepse shoket e juj gjenden neper konsullatat dhe ambasadat moskovitet dhe sepse nje Hiresi, nje Shqiptar, nje historian e paska per detyre te urrej te miret, te perkrahi antishqiptaret dhe te mbuloje te verteten me formula te kuqe! Ndofta per kete arsye e keni vene kishen, penden, gojen e zemren ne sherbim te Stalinit dhe te kelyshvet te tij. Ju e dini fare mire se drejtonjesit e Ballit Kombetar jane kunder Shqiperise çiflik. Kendoni pakez Dekalogun e Ballit Kombetar, botuar me 1942.

Vite partija komuniste,u-trondit ne themel nga parimet e shpallura te Ballit Kombetar. E dinte mire dhe e pohonte indirekti se nacional-çlirimtarja e mbledhur ne Ball jane njerzit e reformavet te gjera, te cilet e kuptojne lirine e Shqipërisë pa lirine e Shqiptarevet, nuk e kuptojne se si njeri mud te jete i lire ne vendin e tij pa gezuar jeten me pune e buke te paprivilegjuar.

E dinte gjithe bota Shqiptare se Kryetari i denje i Ballit Kombetar, Mid’hat Frasheri, ka qene, 30 vjet me pare, predikonjesi i reformes agrare integrale, dhe se pasurija e tij perbehej nga 40.000 vellim librash, te cilat i la testament Shqiperise. Por, sikurse jemi kunder latifondizmit qe thith djersen e bujkut te shfrytezuar, ashtu dhe jemi kunder shtetit qe ze vendin e “bejlerevet”, dhe po le te vdesin nga uria nje popull te tere. Letrat qe ju vine nga Shqiperia flasin kthjellet! …

***

Sipas mejtimit tuaj, “Ballistet ne te pritmen jane gati te lidhen me armikun qe ta coptojne Shqiperine”. Tani e ke gjetur! Balli Kombetar qe hapi idene e Shqiperise Etnike dhe e zgjoi si nje ndjenje te drejte kombetare, dashka ta coptoje Shqiperine! …

Ne mbledhjen e Mukajt ( 1 – 2 Gushtit 1943 , kur u krijua ne malet e Krujes, Komiteti per Shpetimin e Shqiperise, ndermjet Ballistevet dhe komunistevet, nen kryesin e Hasan Dostit, ishin Ballistet ata qe ngulen kembe te vihej ne program kerkimi I Kosoves dhe I visevet te mbetura ne roberi qe nga viti 1913.Ishin Ballistet ata qe kerkuan me shkrim te mos thuhet se ” do te luftojme kunder fashistevet e nazistevet “, por kunder CDO ARMIKU OKUPATOR. Edhe qene komunistet ata qe kundershtuan unitetin Shqiptar, sepse ishin robrit e agjetevet te huaj, dhe kerkuan te mos konsiderohen okupatore greket e EAM-it, te cilet me 1944, kishin thyer piramidet Shqipetare ne kufi. Dhe si mundet ta pertypim, Z. Fan Noli, apsurditetin :

Mid’hat Frasheri, I cili bashke me shoke, shpetoi ne Koferencen e Parisit, me 1920, Korcen e Gjirokastren nga pretendimet greke, te arrije ne ditet tona dhe te deshiroje coptimin e asaje toke, te atij Vakefi, per te cilen punoi I Ati, Abdyl Frasheri, dhe xhahxhallaret e tij, Naim e Sami Frashëri? ! Ju nuk caktoni cili eshte armiku i Shqiperise. Por ne mendjen tuaj shigjeten doni ta drejtoni kunder Anglo-Amerikanevet dhe prandaj therisni me ze pleqerije Shqiptaret e Amerikes “te perkrahin guvernen demokratike te Shqiperise” e cila na qenka” garancija me e sigurta e independences kombetare, e teresore, dhe e lirise popullore”!

Dhe nuk e shpjegoni se si indipendenca Shqiptare eshte varur ne gozhden e Kremlinit,tersija tokesore eshte vene ne rrezik me deklaraten e Enver Hoxhes, ne fillim te vitit 1945, kur ja njohu Kosoven Jugosllavise, dhe me aventurat e axhaminjvet te kuq te Tiranes, te cilet u dhane argumenta grekevet per te pretenduar nje cope te shqiperise me qellim qe te shuajne folete e rebelvet komuniste, dhe pastaj te dalin me tapi false para opinionit botror.

Dhe nuk u tregonin Shqiptaret te jashtem ku qendron demokracija dhe lirija e diktatorevet bolshevike. Neper burgje ku vuajne me shume se 20. 000 veta? Neper kampet e perqendrimit ku po shuhen 30.000 Shqiptare? Apo neper varreza ku jane hudhur, me gjyq e pa gjyq, 30.000 Deshmore?!… Me mire se te harxhoni fjale kote, formoni nje komision dhe drejtohuni ne shqiperine e kuqe. Pyetni nenat pa djem, grate pa burrat, kalamajt pa buke, Shqiptaret e tmereuar. Pyetni ata se ku qendron independenca, lirija dhe demokracija!…

Vizitoni gropen e Shipckes, ku u ropen te gjalle afer 200 Shqiptare, vizitoni germadhat e fshatarevet te djegura nga barbarizma komuniste gjate luftes civile. Ata do tju flasin me zerin e katun-it. Zoti Fan Noli! Me 1924, me sjelljen e juaj politike, humbet demokracine Shqiptare. Me sjelljen e sotme po duartrokitni katilat e kombit, dre para varrit te Atdheut po kendoni psallmet qe ju dikton kisha e Moskes. Edhe sot, sikurse dje, po na bene armiq me demokracite e medha, nga te cilat presim perkrahje dhe jo perbuzje, dhe po vini ne rrezik Shqiperine qe nuk ka faj pse Zotrote me shoke jetoni dhe veproni si komunista dhe jo si Shqiptare!

Shqiptaret e Amerikes nuk kane nevoje per deklaratat e juaja. Mos kujtoni se nuk shofin me sy dhe s’ndegjojne me vesh. Dhe kur i presin dhe i percillni me fisnikeri Shqiptare” aventurat Balliste” ,e kuptojne se ata jane njerzit qe po vuajne kaq vjet udhevet te mergimit per nje ideal te paposhtur, jane njerzit qe jane gati te punojne dhe te vdesin ne sherbim te Atdheut. *** Ta dini mire: Balli Kombetar nuk mposhtet nga sterpikjet e pendes s’uaj, nuk permbyset nga thikat e mercenarevet te kuq. Balli yne qendiset me plumba dhe peshtyma qe prej nje qind vjetesh na vervisin me kot armiqt e Shqiperise!

August 9, 2016 12:59
Komento

30 Komente

  1. sabriu August 9, 13:52

    kane luftuar shume te shkretet me mishra te pjekur ne hell..

    Reply to this comment
  2. POTIGU August 9, 13:59

    ZOTI ALIMADHI!Keto prockulla tua shesesh atyre ballisteve te vegjel dhe jo neve,qe i kemi l
    jetuar.Ne i kemi pare me syte tsne kur vinin ballistat me pushtuesit e bastisnin fshatrat .mIre eshte,qe te mos ndiheni,se situata e krijuar pas 1990,perfituat dhe ju fundurinat e KOMBIT.

    Reply to this comment
    • Toni August 9, 15:35

      O Potigu, po sa vjec je ti or zotni qe e paske pare me syte e tu “kur vinin ballistat me pushtuesit e bastisnin fshatrat”? Se sikur nuk dalin llogarite…

      Reply to this comment
  3. fshatari pafshat August 9, 15:00

    Edhe sikur “Balli” te vije ne fuqi, per 100 vite paprere, ne Shqiperi; edhe sikur “Balli” te behet Mbret, Pernandor, apo vet Zoti ne Shqiperi – nuk ka asnje mundesi objektive qe “Balli” ta shpelaje Mutsihanen qe e kishte mbuluar gjate LDBoterore, dhe po e mbulon edhe me keq sot ne Demokracine euro-amerikane te shteteve fitimtare te LDBoterore.
    Heshtja eshte flori
    Per ate qe di
    Zhurma eshte pula
    Per ate qe nuk di.

    Reply to this comment
    • Tom August 9, 21:19

      Ti “fshatari pafshat” dhe “potigu” e meriton te jeni pa fshat e pa Atdhe. Baballaret dhe Vllezerit e juaj komuniste kur u hap Shqiperia ne 1991. Nuk shkuan dhe emigruan ne Bashkimin Sovjetik, por ne USA dhe Perendimin qe e shajten tere jeten. PSE?????.
      Nje kusherir i im i moshuar. Ish pastizan Komandant Brigade, disa kohe para se te vdiste (tani do te ishte 106 vjec) . Na tregoi se gjithe jeten e tij nuk kishte treguar te verteten per disa gjera. Ai thoshte se kur binin ne perpjekje me ushtrine gjermanet,shpesh ndodhej ne luftim vetem me dy ose tre shoke, sepse partizanet e tjere ishin zhdukur. I duhej 4 ore te mblidhte partizanet, sepse te gjithe kishin mare male ne arratine, dhe benin sikur qellonin. Kur vinin ne fshat tregonin gjemat e tyre “Heroike“
      Prandaj ju komentues ketu mos hani MUT kot as ju nuk i dini mire keto gjera. Sepse ju kane henjyer tere jeten si dhe mua te afermit.

      Vellain rus aty e keni, mindet te shkoni dhe jetoni!

      Reply to this comment
      • Lesh e li salija nga Patomi August 9, 22:41

        O Tom pordha!
        Ti dukesh qe jot eme te ka ngjizur me grup halabakesh se qenke kryehalabak. I mjeri yt ate qe gezonte se ishe djal i tij, se ajo kurva, mema jote nuk i kishte treguar per orgjite qe kishte kryer.Ai kushuriri yt i dhjere, mos ka qene qe kumandar i “brigadave” te Ali Kelcyres. Sigurish qe ballistet “trima” kur degjonin emrin e partizaneve, iknin te dhjere nga frika, dhe ai kusheriri jot duhet te jete “plagosur”, por era e “gjakut’ qelbte gjithe tavoline e pulaxhinjeve.

        Reply to this comment
  4. intelektuali August 9, 15:17

    PSE NUK SHKOI FAN NOLI NE MOSKE TEK STALINI, POR ZGJODHI SHBA SI ATDHEUN E DYTE?

    Kjo zgjedhje e Fan Nolit tregon per kontraditat ne shpirtin e tij ne thelb te majte, pothuaj komunist, por kur mesoi te tmerret e Stalnit ne Rusi dhe Ukraine u terrhoq nga politika dhe i kerkoi falje Mbretit Zog duke i puthur kembet dhe duke i thene:

    SHPETO VATANIN!

    Nga ana e tij Mbreti Zog dhe motrat e tij e ndihmuan Nolin ne mergim politikisht dhe nga ana financiare me leke dhe te holla dhe i kerkuan SHBA dhe CIA-s qe te mos ta investigonin si agjent te Moskes.

    Dihet qe Balli Kombetar ishte ARMIKU kryesor i Ahmet Zogut dhe i Monarkise qe duket qarte edhe ne kete leter-pergjigje per Nolin, por Balli Kombatar fillimisht ishte ne unison me Enver Hoxhen i caktuar nga Tito dhe i zbuluar nga Vukmanovic Tempo si administratori i Shqypnise vasale te Jugosllavise qe jetonte gjate Luftes si borgjez pa pune dhe pa dipllome ne vilen e Kryeballistit Bahri Omari, kunati i Enverit qe ishte edhe bamiresi i tij dhe ballisteve dhe komunisteve idealiste si edhe e enveristeve fanatike nuk u vjen zeri fare kur del ne pah nje pytje sa thelbesore dhe po aq llogjike gjate ketij bashkepunimi te heshtur ballisto-komunist gjate periudhes se pare te Luftes se Dyte:

    BAHRI OMARI ISHTE PATRIOT APO KUISLING DHE TRADHETAR?

    sepse:

    Nusja e tij dhe njekohesisht nusja e Enver Hoxhes, donika Omari thote qe Bahri Omari ka qene PATRIOT me shume vlera per Vatanin, por nuk spjegon vetem pse e vrau atehere Enver Hoxha me tortura te tmerrshme ashtu sic i vriste dhe likuidonte kundershtaret dhe oponenetet e tij me te rrezikeshem, pershembell sic urdheroi te vritej miku i tij i Frances, komunisti Zoi Fundo?

    http://www.gazetatema.net/web/2014/09/23/llazar-fundo-ish-komunisti-shqiptar-qe-u-denua-me-vdekje-nga-komiterni-i-stalinit/

    Kjo edhe spjegon pse Fan Noli nuk i kishte besim as ballisteve dhe as komunisteve dhe u largua nga politika duke i kerkuar ndihma Mbretit Zog ne mergim dhe gjate gjithe jetes se tij nuk shkeli me ne Shqypnine Staliniste te Enverit, megjithe lutjet e pafundme nga ana e Partise se Punes.

    Reply to this comment
  5. emil August 9, 16:09

    p debil o intelektual harroi te pyste ty se ku do vinte Noli o idiot i pas 91 si paska tredh mir Mehmeti ballistet sic thot Alicari se po ti kish tredh sdo kishin ngel krrica si puna jote qe i thot gjerat e ndodhura si i do intuita jote prej gomari o krric i lindur ne diktatur dhe i shkolluar ne arkivat e shtetit pas 91

    Reply to this comment
  6. oo7 August 9, 16:13

    Balli ka shime te drejte! JO vetem gjate LANC qe u vuri hune,por rdhe sot,aq elektorat kane sa nuk nxierin dot nje deputete. Korbet ju, kini vdekur por sḱane vendosur ende afisshimet e lajmerimit te vdekjes………. PO thenien me te bukur e ka bere Andrea Srefani . U bashkuate me gjermanin nga frika e komunistave. Tamam zbatuate thenien : Nga inati i sime vjerre vajta fjeta me mullixhiun” Stefani e di aq mire .sa eshe babai tij ne 1944 bente shurren ne breke ,pa le Stefani edhe ne k…. et e babes nuk ishte akoma.

    Reply to this comment
  7. Drejtesia vonon por nuk haron August 9, 16:15

    Artikulli i sotem ne gazeten e mirenjohur gjermane “spiegel Online”
    m.spiegel.de/panorama/justiz/a-1106771.html
    Tregon se si po zbulohen dhe po ndiqen ne gjermani 4 burra e 4 gra te datelndjeve midis 1918 – 1927 qe kane qene roje apo sekretare apo centraliste ne kampet e perqendrimit ne gjermani. Prokurorria po ngre akuzen si ndihmesa te regjimit nazist dmth bashkepunetore ne vrasjen e kush e di sa njerezve ne kampet famekeqe te perqendrimit
    Cthone ballister tane?
    Ate qene anrikomuniste dmth pro fashiste e pro naziste me duar te lyera me gjakun e bijve me te mire te shqiperise qe k spiunuan i tradhetuan i torturuan e i vrane. Per kete “duhen rehabilituar e dekoruar”

    Reply to this comment
  8. SS August 9, 16:28

    Po kurr e qelbet historin me keq se fytyrat tuaja te ndyra por dhe te poshtra Everteta vertet hollohet por nuk harrohet o tradhetar qe nuk u bete kurre atdhetar

    Reply to this comment
  9. Martiret e 4 Shkurtit 1944 August 9, 17:13

    Inteli aktual

    Bahri omari si te gjithe keta ballistet u tregua shune miop.
    Shiko kete dokumentar dhe ghuaj ti ishte apo sishte koolaborator kuisling tradheter:, bashkepunetor i nazisteve:
    http://www.gazetatema.net/web/2016/03/07/nje-video-e-rralle-e-ceremonise-se-varrimit-te-regjentit-fuad-dibra/

    Te jesh ne nje tribune prane komandantit te larte nazist, cfare je patriot, dhe kur me 22 shkurt ne tirane. Me date 4 shkurt qe bere masakra nga foecat e xhafer deves ne tirane. Ne janar ibahriut i qe bere nje atentat nga ceta partizane ne vuno te vlores, nga i cili shpetoi per qime
    Duhet te kete qene fare miop politik dhe kjo nuk justifikohet fare me veprimtarine d tij te meparshme patriotike. Ai kush qene Fanolist. Pse lajthiti e u be minister i nje regjimi te mbajtur ne pushtet me bajonetat e nazizmit.

    Nga e di ti se u torturua. Ke qene dhe ti ne qeli me te.
    Prokuror qe bedri spahiu dhe minister i brendshem koci xoxe. Ne atw kohe hoxha qe pothuaj emiminuar. Po dhe sikur jo. Cfare mund te justifikonte faljen e jetes apo vepres tradhetare te bahriut ???? Asgje. Sic e tregon dhe kjo video

    Sic thote ky komentuesu tjeter, sot pas mbu 70 vjet, prokuroria gjermane po akuzon 4 burra e 4 gra per bashkepunim me nazistet dhe ndihme ne vrasjen e sa e sa nherezve ne kampet e oerqendrimit ku ata qene roje sekretare dhe centraliste.
    Cfare do thoshin ata sot per nje minister si Bahriu???
    Do you have any idea?
    Hast du vielleicht zufällig eine Idee?

    Reply to this comment
  10. Morali August 9, 17:57

    Perveçse bytheshitur, bashibuzuke, tradhetar, dallkauker, kallauzer dhe bashkepunetor te pushtuesit, vrasese dhe njerez te pabese, keta pulaxhinjte e vetepagezuar si balliste, paskan qene dhe injoranter 24 karatesh.
    Keto hajvanlleqe qe jane hedhur si e zeza mbi te bardhe, me pretendimin se mund te kthejne pergjigje, te debatojne apo kundershtojne deduksionet logjike te nje prej shqiptareve me te shquar, Fan S. Nolit, flasin veç te tjerash edhe per mjerimin e tyre mendor.
    Me kete mjerim mendor keta mytybere e kishin katandisur kete vend ne nje nevojtore te europianeve, nje vend gjysem skllavopronar me nje injorance dhe analfabetizem rekord per numer popullsie.
    Dekalogu, qe pretendojne, apo demagogjia shterpe e te degraduarve, nuk ishte gje tjeter vetem se perpelitjet e fundit te kriminelit per te mbuluar krimin e tradhetise se hapur. keta halemedhenj qe sot i perfaqeson halemadhi apo Alimadhi, kane 72 vjet qe kane vdekur por duhet te kalojne dhe 72 vjet te tjera qe ta kuptojne kete realitet.

    Reply to this comment
  11. Drejtesia vonon po nuk haron August 9, 18:54

    Artikulli i sotem ne gazeten e mirenjohur gjermane “spiegel Online”
    m.spiegel.de/panorama/justiz/a-1106771.html
    Tregon se si po zbulohen dhe po ndiqen ne gjermani 4 burra e 4 gra te datelndjeve midis 1918 – 1927 qe kane qene roje apo sekretare apo centraliste ne kampet e perqendrimit ne gjermani. Prokurorria po ngre akuzen si ndihmesa te regjimit nazist dmth bashkepunetore ne vrasjen e kush e di sa njerezve ne kampet famekeqe te perqendrimit
    Cthone ballister tane?
    Ate qene anrikomuniste dmth pro fashiste e pro naziste me duar te lyera me gjakun e bijve me te mire te shqiperise qe k spiunuan i tradhetuan i torturuan e i vrane. Per kete “duhen rehabilituar e dekoruar”

    Reply to this comment
  12. PO.PO August 9, 19:35

    Ka kaluar me teper se nje cerek shekulli,qe Shqiperia i eshte bashkuar botes perendimore.. Kaq vjet , jane jo vetem te mjaftueshem por shume e shume me teper , qe “Balli” ta kishte riafirmuar veten perpara pupullit dhe botes demokratike. Por,ai nuk e ka bere dhe nuk e ben dot,se eshte si dele e zeze,ne tufen e bardhe.Eshte per kete arsye,qe ajo Parti bashbozukesh,nuk perfaqsohet dot ne parlament . Eshte dhe do te mbetet nder breza , simbol i tradhetise kombetare .

    Reply to this comment
  13. Alban August 9, 19:36

    Te vjen keq kur degjon e lexoni keto shkrime.
    Ju te pjellet e ” balli ikombit ” harroni.
    Vetem nje I mare ju ndjek ose jeni masha e bandes
    Berishiane.
    Ne gjithe boten kush bashkepunoi me armikun denohet.
    Filipe Petain kryeminister i Frances ne vitet 1940-1942 e hero I I saj I luftes se pare boterore u denua me vdekje.

    Reply to this comment
  14. Shushica August 9, 20:13

    Kjo foto tregon qartë …..ballistët në rrugën e kontrolluar nga gjermanët me makinat e gjermanëve …kundër kujt luftonin….kundër gjermanëve!!!!!!!!!!! Sepse qytetet dhe rrugët i kontrollonin pushtuesit…..por duken edhe të qeshur , të kēnaqur ….e çuditëshme në kohë lufte…tragji komedi….

    Reply to this comment
  15. Vurkari August 9, 20:30

    O popull mosmirenjohes plehre, ikni merrni pensionet te ambasada Greke,Serbe e Ruse dhe vazhdoni komentet neper gazeta kunder Ballit e patrioteve po sju beson me njeri se njerezit lexojne burime e arkiva te vendit e te huaja e sja ve veshin me propagandes suaj te kuqe.

    Reply to this comment
  16. Mark uk August 9, 21:29

    Thethi: Te uroj tana te mirat.

    Reply to this comment
  17. petraq August 10, 00:11

    ballist faqe rrogoz
    ku i le pushk e mitroloze
    mos i le andej nga shkodra
    pastaj ike me gjermane

    Reply to this comment
  18. Devolli August 10, 01:10

    T’ëmën e s’ëmës oreeee… po paska patur qindra e mijra dëshmorë ballistë dhe ne nuk i paskemi ditur bre. Po le të na bëjnë një listë emërore të dëshmorëve ballistë të paktën që të dimë trimëritë e tyre, ku e si janë vrarë e me kë kanë luftuar? Se ja, Devolli përshëmbull ka 200 e ca dëshmorë partizanë por i ka me emra e mbiemra për çdo fshat dhe të përcaktuar se ku dhe kur janë vrarë.

    Reply to this comment
  19. Akilis August 10, 15:44

    Amerika demokratike! Pse nuk u fut dhe te ndihmonte Cekosllovakine qe donte demokraci dhe Liri, por I tha Turkut atehere ne Nato qe te pusht-onte Qipron!.
    A nuk eshte Natua terroriste kur mbeshtet nje shtet terrorist si Turqia?
    Po pse vetem Kosova ka te drejte, pse nuk bejne edhe per Kurdhet, Palestinezet qe jane akoma ne tela, sado te perpiqen qecnuk jane terroriste.
    Sa per Balin apo “komunistet”e treguan veten 50 vjet qe jo vetem njeri prej familjes qe “gaboi”qe luftoi per ate liri qe kemi sot por gjithe fisi e pagoi me diskriminim, internime, burgosje, se ishin “njerez”pa ndjenja kriminele, spiuna se kane jetuar per 500 vjet si sherbetore te Osmaneve.
    Shqipetare Ahmet, Sulltan, Enver, Qemal,Idriz, Sulejman!
    Epo ju qofshi, kombi njefet dhe nderohet nga perpjekja per te ruajtur Emrin, Besen, Identitetin.
    Pellazget apo Ilyret jane pjese e Historise dhecIdentitetit Greke dhe kush I sujmon apo eshte kunder eshte thjesht tradhetare.

    Reply to this comment
  20. neseba August 11, 04:31

    Ç’ka po bën Balli Kombëtar trala-la-la-la-la
    ……………………………………………………

    Reply to this comment
  21. valbona August 12, 14:53

    Gjithe keto beteja e luftra qe ka bere Balli,duke qene dhe si nje organizim gjithe persfshires, nga te gjitha shtresat ,amundet te na thone sa ishte njesia me e madhe qe ka arritur Balli ne kete lufte?

    Reply to this comment
  22. E.P August 12, 23:41

    Nuk është hera e parë që dëshiroj të ndërhy nëpër komente. Jo vetëm me dëshirën për të shprehur thjesht ndjenjat personale, mbas një artikull interesant, por gjithashtu habinë që më shkaktojnë komentet dhe replikat e tyre. Si është e mundur që Shqiptarët të mos kenë një ndjenjë mirësie apo “metrise” të vetvetes në komente dhe debate midis tyre. Çuditem me ofendimet që rrjedhin si thika të mprehura, që dëmtojnë dhe ata/o që ju adresohen, por dhe atyre që thjesht janë lexues. Nuk mund të çlirohemi nga mallkimet dhe kurthet që na kanë ngritur prej kohësh fqinjët tanë të “dashur”. Qofshin sërbët, grekët, turqit, italianët… Për ta bërë të shkurtër (variantin e gjatë mund ta kërkojë redaksia e gaz dita për ta publikuar)
    Në Shqipëri gjatë LDB , dy ideologji përballeshin, komunizëm vs fashizëm.
    Komunizmi si ideal i ri dhe i panjojtur dhe Fashizmi një ideal i ri dhe i panjojtur.
    Në qoftë se i pari ishte vërtet i ri i dyti i kishte rënjët thellë në të kaluarën perandorake të Evropës dhe në pasojat e L se Parë B. Ekuilibri i prishur nxiste Gjermaninë të mbështetej tek eshtrat e Perandorisë Austro/Hungareze. Për këtë arsye Hungaria, Kroacia por dhe B Kombetar ishin pro Gjerman. B-K për arsye të sinqerta (thjesht besimi personal) besoj premtimet e Shqipërisë së Madhe dhe në fillim kujtoj se do ndiqej nga një pjesë e madhe e popullsisë. Kur futesh në lojë, më mirë, në luftë, qoftë kjo për një ideal patriot nuk do të thotë që je i sigurt për fitoren realizimin e idealit patriotik. Ideologjia që ju vu përballë kishte gjthashtu një ideal patriotk por një kënd vështrim të ndryshëm. Ishte një luftë çlirimtare ndaj një shteti të huaj, dhe një luftë klasash. Të dyja palët bënin propagandën e tyre me argumentet e tyre. Pjesa më e madhe e Shqiptarëve patën mundësinë të zgjidhnin njërën apo tjetrën palë. (Im gjysh megjithëse i “pasur” zgjodhi anën e Partizanëve dhe ndikoj në një shumicë fshatarësh. Për këtë arsye Balli i zuri pritë dhe e vrau.) Lufta mbaroj dhe kuptohet që fituesi ja paguan atij që humbet.
    Tani në krahasim me Kombet e tjera, që ndjenja patriotike sundon mbi konfliktet dhe përçarjet, ne Shqiptarët shahemi, falsifikojmë historinë dhe udhëhiqemi nga spiunë të fqinjëve që nuk duan ta shikojnë asnjëherë Shqipërinë në paqe me vetveten dhe me historinë. Një Shqipëri të fortë dhe të bashkuar . Për mua personalisht këto 25 vitet e fundit kanë bërë më shumë dëm Shqipërisë sepse kohët më të herëta të Historisë sonë. Prandaj për hir të interesave kombëtare, falni armiqësitë, shëroni plagët që na ka bëre historia, mos shani, mos akuzoni pa prova, hiqeni xhelozinë ndaj tjetri, dialogoni me respekt për të mirën e Shqiptarëve dhe Shqipërisë. Vetëm zhdukja e të “metave” mund të na bashkojnë rreth një ideali patriotik…
    Flm E.P

    Reply to this comment
  23. # August 13, 01:50

    Mark uk,sa do qe te urosh ithtaret e ideve te tua,perseri jeni te mundur historikisht.Kapitulli asht i mbyllun rezultati i lojes ne fitore i takon monizmit diktature,per 50 v jet te shkuara.Sot e cfare te vijne nga e ardhmja te fitoj kush asht ma i afti me ndershmeri e pa krime e korrupsion.

    Reply to this comment
  24. Guri Naimit D.. August 13, 15:18

    Kjo na duhet: C’shkruan Komentuesi E.P.

    Komentuesi EP. Ju faleminderit per kete shkrim MELHEM, qe na sillni permes penes suar , komanduar ajo “MENDIE atdhetare”.
    Ju i keni thene te gjitha c’duhet,me lryefajalen:
    “vetem zhdukia e te “metave” mund te na bashkoje rreth nje ideali patriotik”.
    Une do te shtoja vetem dy fjaleshin:”lufte ambicieve regresive”.
    Me konsiderate sa shkruani.pwr pozitiven,ju dhe mjaft te tere. kete kerkon atdhetarizmi.(pa i rene gjoksit).
    Komentet me fyerie e fjale banale, nuk duhet te afishohen nga kjo gazete;aktualisht “Flamur i fjales lire”.Argumeni kryefjale e komenteve sa shkrimeve.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  25. Landi August 14, 18:33

    Te gjith mendonin Se luftonin per atdhe por kupolat sdihej se nga kush drejtohenin.komunistet luftonin ne simbolet bolshevike nen urdherat e titos,predikonin vllazerimbashkim ne sllavet,ballistet ne simbol kombtar me plis Te bardhe me shqiponje. Po te isha une so zgjidhja shqiponjen me qylaf si simbol me te cilin do luftoja pa marre parsysh se nen urdhrin e kujt ishte kupola. Shqiptaret gjithmone kishin per te zgjedhur mes dy apo me shume te keqijave,keshtuqe sja vlen te filozofojme kush ishte me atdhetari ballisti apo komunisti. Fundi i fundit pallavrat e udheheqesve jane retorike e njohur se jo po ne atdhetaret e kulluar e andej nga ana kundershtare armiqte e perbetuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*