Ballistët…

August 13, 2018 11:26

Ballistët…

I nderuar z.Kryeredaktor

Avdyl Banushi është bërë kohët e fundit personazh mediatik i njohur per  shkak të bëmave të tij në kohën e shtetit komunist në Shqipëri. Me një aktivitet tepër të gjerë spiunazhi e jo vetëm,  ai ka një jetë tepër interesante, një jetë që nuk nis, – si shumë personazhe të tjerë të partive politike antikomuniste.  Dokumentat e arkiva të ish-sigurimit të shtetit kanë, më së shumti , të dhëna për aktivitetin e tij agjenturor e politik.

Por libri i tij “Një zë nga errësira”,- të cilin e kam redaktuar personalisht, – duke hequr shumë alogjizma të autorit, duke e shfryrë disi nga anatemime të tipit të socrealizmit, – pasqyron edhe anën njerëzore të këtij njeriu të çuditshëm, i cili u bë një nga njerëzit më të kërkuar të Sigurimit të shtetit,. I gjithë aktiviteti i tij kundër shtetit të Enver Hoxhës u zhvillua midis dy periudhave të burgimit të tij. Ndonjëherë fatet njerëzore i përcakton më shumë urrejtja se sa ideologjia.

Banushi, me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, e kishte babanë e më pas edhe vëllezërit e tij, të lidhur me lëvizjen nacionalçlirimtare. Ai u dërgua nga familja në Shkollën Bujqësore të Kavajës, një institucion i rëndësishëm i kohës, themeluar nga amerikani Harry Fullz. Qysh në moshën 15 vjeçare ra në kontakt me grupimet e Ballit Kombëtar dhe, thuajse pa e ditur se çfarë kërkonte, do ta mbushte jetën e tij me privacione, ide, aventura, akte teroriste, burgime, arratisjesh të jashtëzakonshme.

Libri i tij u botua në shtypshkronjën primitive të Gjirokastrës në afro 1000 kopje, pjesën më të madhe të tirazhit ai do ta dërgonte në SHBA te miqtë e tij të vuajtjeve, aktiviteteve e aventurave. Sigurisht dy kopje të tij janë në bibliotekën time. Por Avdyl Banushit i redaktova e botova edhe një libër tjetër. Në mes dengut të faqeve të  dorëshkrimit të tij gjeta afro 30 faqe të një aventure të tij në pyjet e Amazonës dhe besova se Avdyl Banushi ishte ndoshta shqiptari i parë që shkelte këtë vend të jashtëzakonshëm. Me lejen e autorit une i ndava këto faqe nga aktiviteti i tij politik dhe i botova si libër më vete me titullin “Udhëtime në Amazonë” .

Në përpjekjet e sotme për ta mbuluar sado pak me hije emërtimin ballist e për t’i quajtur kundërshtarët e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare nacionalistë, në të vërtetë bëhet një shtrëmbërim i vogël. Nacionalizmi është konservatorizëm etnik dhe si i tillë nuk do të pranonte bashkëpunime me shtetete të huaja, qoftë edhe për të kryer një përmbysje politike në shtetin shqiptar. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në vitin 1943,  shkruan në kujtimet e tij Avdyl Banushi, demonstratat antifashiste, së paku në qytetin e Durrësit, organizoheshin së toku me komunistët. Ka qenë pikërisht një demonstratë e tillë, kur i riu 15 vjeçar ecte në ball të turmës së toku me dëshmorin e ardhshëm Telat Noga. Shërbimi sekret italian i kohës SIM-i pat fotografuar ballinën e demonstratës dhe pas pushtimit gjerman gestapo identifikoi individët e asaj demonstrate. U kapën, u burgosën dhe një pjesë e tyre u dërguan në kampet naziste. Këtë fat pati edhe djaloshi nga Golemi i Gjirokastrës…

Historia e tij njerëzore është e gjatë. Por libri i tij është i mbushur me disa të vërteta të hidhura, sidomos për fatin e organizatave balliste  dhe krerëve të tyre në SHBA. Po shkëpus këtu poshtë një fragment nga libri i tij. Të gjitha mendimet janë të autorit.

……………………………………………………………………………………………………………………………

“…Në muajin gusht të vitit 1964 mbërriti nga Roma ne New York lajmi se atje kishte vdekur Ali Bej Këlcyra.Ky lajm kaloi ndjeshëm në diasporën balliste të Amerikës, sepse beu i Këlcyrës ishte nga ata personalitete të jetës politike shqiptare që kishte bërë emër qysh në rini. Më kujtohet se e kisha takuar një herë këtë njeri në Itali në vitin 1945. Siç kam përmendur në SHBA ai drejtoi për shumë vjetë njerin nga grupimet e mëdha të Ballit Kombëtar. Prandaj, me këtë rast të trishtuar partia e tij vendosi të organizonte një përkujtimore ë gjerë. Për jetën e zotit Ali Bej Këlcyra foli ish-zevendësi i tij dhe më pas kryetari i grupit të Ballit Kombëtar, Halim Begeja. Më ftuan edhe mua. Natyrisht dija disa gjëra për Ali Beun, por shumë të tjera që dëgjova aty m’u dukën interesante. Përshembull, që në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924 ai qe bilbili I parlamentit të Shqipërisë. Në Luftën e Vlorës të vitit 1920 Ali Beu kishte udhëhequr vullnetarët e Këlcyrës dhe të Përmetit kundër pushtuesve italianë ku luftoi me trimëri dhe u plagos në këmbë.

Ftesën prej zotit Begeja e konsiderova nder. Bëhej fjalë për një personalitet politik politik të klasit të parë dhe unë që kisha vuajtur 15 vite në burgjet e rregjimit të Tiranës e ndjeja veten fare pranë të ndjerit…..Dikur e mora fjalën edhe unë. Tregova për vuajtjet e të burgosurve politikë në Shqipëri, për vuajtjet e vet popullit shqiptar nën diktaturën bolshevike. Midis të tjerave thashë.

– Pa një bashkim të forcave politike antikomuniste këtu në diasporë, nuk mund të lëvizim nga vendi diktaturën komuniste. Vetëm një front i rezistencës ndaj saj dhe veprime ne Shqipëri mund ta thyejmë mitin e forcës së diktaturës.

Folën aty edhe shumë burra të tjerë kafenesh e klubesh nate, të cilët, megjithatë, mbanin edhe tituj të bujshëm si profesorë a doktorë, e tituj të tjerë sigurisht të pamerituara. Të vinte turp t’I dëgjoje frazat e tyre të fryra dhe pas pak ndjeva se po neveritesha. Nuk mund t’i dëgjoja më. Isha aty ndër më të vuajturit dhe leksione të tilla teorike banale nuk I honepsja. Pa marrë leje u ngrita nga vendi dhe në një ndërkohë të çmuar, thashë.

– Shumë heroizma po na tregoni këtu në Amerikë, zotërinj të nderuar! Të kishit bërë të tilla nuk do  kishin fituar komunistët në Shqipëri e ju nuk do t’ua mbathnit këmbëve për të shpëtuar kokën. E vërteta është krejt ndryshe, Shqipëria ka nevojë për luftë të  vërtetë njerëzish të ndershëm e të guximshëm patriotë.

– Kush jeni ju që na flisni kështu? – më ndërpreu nga tribuna Kadri Bej Cakrani.

– Jam Avdyl Banushi nga Kurveleshi, zotëri dhe flas këtu në emër të të burgosurve politikë që po masakrohen nga komunizmi në Shqipëri, – iu përgjigja.

– Ata që nuk u arratisën ishin thjeshtë bashkëpunëtorë të komunistëve, prandaj mirë ua kanë bërë që I futën brenda!- ma ktheu Kadri Beu.

– Gaboheni, bej, – iu përgjigja. – Ishit ju që hyt në Ballin Kombëtar kontrabandë dhe me dashje e diskretituat partinë tonë. Ishit ju që hodhët baltë të parët mbi qëllimet e luftës sonë antikomuniste dhe kur humbët me gjithëçka ua mbathët këmbëve si frikacak. Fajet tuaja dhe dëmet e mëdha janë më të mëdha se lufta kundër komunizmit që pretendoni sot…

Dhe dola me nxitim nga mbledhja…

Gjatë kohës kur isha I burgosur në Shqipëri pata rastin të njohesha me dy djemtë e juristit Hasan Dosti, ish-zevendëskryetari I Ballit Kombëtar gjatë luftës antikomuniste, e, më pas kryetar I Komitetit “Shqiperia e Lire”. Nuk e di se si e mësoi mbritjen time në Amerikë, se si ma gjeti adren, por dikur mora prej tij një letër , ku, nder të tjera, më shkruante.

“Kur të merrni pushimet vjetore ju lutem të vini t’I kaloni në Los Angeles të Californisë”. Dhe ne fund numri I telefonit të familjes.

Kz rast do të më vinte në shtator të vitit 1964. Mbërrita me avjon në qytetin e madh të Californisë Jugore dhe menjëherë zura hotel. S’andejmi I telefonova zotit Dosti.

– Dardania, jam, – m’u përgjigj një zë gruaja në telefon.

– Zotin Dosti kërkoj, – thashë jo pa ndrojtje.

– Cilin?

– Hasanin, – shtova.

Pas një heshtje një zë plaku m’u përgjigj matanë telit.

– Kush jeni ju?

I tregova emrin. E ndjeva se iu bë qejfi shumë.

– Më pëlqen korrektesa,- tha zoti Dosti.- Takohemi nesër, ora 9 paradite në kafe “Harvard Jonson”, në rrugën “Sen Set”.

– Po unë nuk ju njoh si fytyrë, – i thashë çiltërsisht.- Kafeneja mund të ketë shumë njerëz.

– Do vendos një facoletë dore të bardhë mbi tavolinë, tha plaku pas një ngurimi.

Të nesërmen në mëngjes, pasi u ngatërova disi nëpër rrugët e Los Angeles, u detyrova te merrja një taxi e të tregoja adresën. E gjeta. Përmes shamisl së bardhë e dallova së largu juristin plak. Ishe duke lexuar gazetat. Kur u afrova dallova se kishte në duar “Los Angeles Taims”. E përshëndeta me përulje. Për habinë time ai nuk denjoi të ngrinte as kokën. Ose nuk dëgjonte mirë, ose nuk ishte ai, ose ishte përqendruar tepër në leximin e gazetës. Vendosa të tërhiqja karrigen përballë dhe të ulesha aty. Asnjë reagim. Vendosa ta lija të mbaronte së lexuari. Por pas disa minutash sikur humba durimin. Ishte e pamundur të mos i kisha tërhequr vëmendjen. Atëhere vendosa të nisja humorin tim prej golemasi. Ia nisa një kënge të anëve tona.

“ Prit gomar sa të mbijë bar,

Të zgjohet kryetari i Ballit Kombëtar!”

I mëshova me forcë rrokjes së fundit thuajse në rrëzë të veshit të tij.

Ai ktheu vërtik kokën, shqeu sytë, hodhi tej gazetën dhe ashtu idis i hutuar nxitoi të thoshte.

– U, u ,u, ti qënke o pëllumb? U, u , u, – u ngrit më përqafoi, më puthi dhe shtoi. – Të lutem më fal se të quajta Xhaferrin.

– Kush është ky Xhaferri? – e pyeta.

– Xhaferr Deva, pse nuk e njeh? Tani do vij. I tregova për ty dhe e ftova të vinte edhe ai të dëgjonte. Pa, hë, më thuaj si i kam djemtë?

I tregova gjithçka dija, ndonëse tashmë lajmet e mia ishin disi të vjetëruara. Kishin kaluar gati katër vjet nga koha kur unë kisha lënë burgun. Ndërkohë ngjarje të mëdha kishin tronditur Shqipërinë. Pa dyshim më e madhja ishte prishja me sovjetikët e cila këtej u prit me shumë interes, ndonëse me mënyra të ndryshme nga emigracioni antikomunist shqiptar në SHBA. Te shumë njerëz shpresuan se pa ndihmën e rusëve rregjimi i Enver Hoxhës do ta kishte të vështirë të mbijetonte. Mirëpo dinaku gjirokastrit u lidh me kinezët. Lajmet që mbërrinin tek ne ishin jo fort të qarta.

Por ja tek mbërriti vërtet inxhinjer Xhaferr Deva, ashtu me flokë të qethura thuajse tërësisht. Dosti ma przantoi menjëherë. Nuk e kisha përfytyruar kurrë kështu atë burrë, ndonëse emri i tij kishte tronditur Tiranën ne shkurt të vitit 1944. Më ngjau i çiltër dhe më më pyeti menjëherë.

– Hë, pa më thuaj, ç’përshtypje ka populli shqiptar për mua?

Nuk e di përse kjo pyetje më ngjau megalomane, e largët, e ftohtë dhe besoja se as vet atij nuk duhej t’i interesonte. Madje edhe përgjigja ime  me siguri ishte e konsumuar.

– Të konsideron si armik e kriminel, – ia ktheva shqeto.

– Dhe,…- mori frymë thellë, – po të bija në duart e komunistëve?

– Nuk do t’ua kursenin dy mtra litar të fortë për nderin tuaj, – ia ktheva duke qeshur.

Buzëqeshi edhe zoti Dosti.

– Më pëlqen që më thoni të vërtetën, – ma ktheu ai.

– Po zotin Dosti si do ta trajtonin? – shtyu ai humorin e zi më tej.

– Mendoj se do ta pushkatonin, – ia ktheva po aq seriozisht.

– Ashtu kam menduar edhe unë, – tha pas një çasti zoti Dosti, veç tashmë i trishtuar.- Ata vranë xhandarin tim e jo më mua!

– A bëjnë falje për të burgosurit politikë? – tha pas një heshtje Deva.

– Falin ata që u interesojnë, – iu përgjigja.

Ra një heshtje që të kujtonte Shqipërinë. Ishim shkëputur fizikisht nga California turistike e mrekullitë e saj dhe përjetonim, secili për vete, Shqipërinë. Ata me siguri me imazhet e Shqipërisë së kohës së Luftës, kurse unë atë të burgjeve. Nuk ndihesha mirë as të flisja lirisht në praninë e zotit Deva, por në Amerikë çdo gjë është e mundur. Biseda nisi përsëri me interes për vendin tonë, sepse unë quhesha i ‘freskët”, po të mendoje se në tri vjet ndoshta nuk kishte mbërritur asnjë shqiptar I thjeshtë aty.

– Ç’mendoni ju zoti Dosti për Enver Hoxhën, a ka ndonjë meritë ai për Shqipërinë?

– Enveri…- ma ktheu ngadalë Dosti, – direktivat që merrte nga jugosllavët diti ta mashtronte popullin shqiptar për bukuri. Lugët e florinjta u shtruan faqeve të propagandës. Kurse ne nuk vepruam si ata, – tundi kokën me trishtim ai,.- As organizimin e disiplinën e tyre nuk e kishim. Dhe ja dinaku Hoxha dijti t’u shpëtojë edhe jugosllavëve për mrekulli. Tani u iku rusëve dhe trumbeton pavarsinë e Shqipërisë. Pastaj…ka bërë ca ndërtime, ka hapur ca shkolla..

E pashë me vëmendje atë burrë të vjetër, kontributin e të cilit për Shqipërinë nuk e dija saktë, por që duhej dhënë më shumë tani se dikur, për këtë nuk kisha pikë dyshimi.

– Zoti Dosti, – thashë me ngadalë.-Ne ballistët duhet të dënojmë gabimet e partisë sonë në të kaluarën, por edhe në të sotmen. Ndryshe nuk mund të ndreqim gjë. Sepse, ta themi hapur, diaspora nuk është aktivizuar sa duhet.

– Nuk bëhet stan me lepuj, – ma ktheu Dosti mendueshëm, sepse këtu në emigracion morali i politikanëve të dikurshëm ka rënë aq poshtë sa të vjen të vësh kujën. Nje pjesë janë turur pas dollarit, të tjerë pas aventurave. Për këtë u detyrova të largohesh nga jeta politike. Edhe këto pak kohë që më ka mbetur të rroj, dua t’i kaloj i qetë pranë tim biri që kam këtu dhe të shkruaj kujtime..

Ditën që bisedonim zoti Dosti duhej të ishte 80 vjeç.

U largova nga ata pleq ëndrrimtarë të cilët, mesa kuptova, jetonin vetëm me të kaluarën. Mua nuk më lidhte ndonjë gjë e madhe me atë kohë. Megjithatë një grup emigrantësh të rinj kishin nisur ta shikonin të ardhmen e luftës për antikomunizëm ndryshe…..”

Mihallaq Qilleri

 

August 13, 2018 11:26
Komento

56 Komente

  1. ja pra Rraca e Sharlataneve te Njerezimit B: August 13, 12:23

    Rrace me bythqime ne bote nuk gjen .

    Bejne sfilat para Pushtuesit te vendit shkerdhatat e Kombit
    kjo rrace putanash ,duke vazhduar Traditen e qenit
    te beut qysh nga koha e gabelit afshes turke

    ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu fare e djallit
    kush te mbolli ne kte Toke Shqiptare !

    Reply to this comment
    • Genti August 13, 16:02

      50 vite komunizem dhe 30 vite pseudo-komunizem nuk te kane mjaftuar o komunist i flakte qe te besh paqe me veten tende dhe me shqiptaret e tjere qe mendonin ndryshe. Autori e pranon qe kane bere gabime, ashtu si edhe ju keni bere genocid; dhe po vazhdoni ta beni edhe sot, pasi te gjithe pushtetin dhe ekonomine ju e keni, ndaj me se paku bjer ne paqe dhe shikoje realitetin me ngjyra dhe jo bardhe e zi.

      Reply to this comment
      • Nuk me lidh asgje me ishkomunistet por kam zgjedhur te jem Realist vs sahanlepirsve tradicional August 13, 18:27

        Genti ,

        qe te demaskosh e kritikosh gabimet fatale
        te nji pjese te shqiptareve qe tradicionalishte
        kane tradhetuar Atdheun e tyre dhe jane vene ne sherbim
        te pushtuesve ,
        nuki do te thote aspak te jesh komuniste !
        Per hir te se vertetes un s’kam pas as nene e as baben
        komuniste madje edhe ne ate kohe e urrenim ate sistem ,si sitem .
        sepse nqs do ti referohemi LNC ata dhane jeten
        per Shqiperine # nga bashkpuntoret e pushtuesit .

        Eshte per te ardhur shumje keq ,qe ajo shoqeri ,
        akoma sot ,ne kte shekull , nuk ben dot dallimin
        midis tradhetarit te Atdheut dhe Heroit e Patriotit

        dhe kjo flet shume per ate mizerje qe jetojn sote
        shqiptaret dhe perse kane ala sot politikane
        qe i sherbejn e huajve – antishqiptare .

        Reply to this comment
      • ELIOT August 22, 12:04

        KA RENE NE NJEREZ TE ZGJUAR …. HALLI I BERI TE LININ VENDIN… ENVER HITLERI MORRI KATNARET E TIJE NE TIRONE DHE INTELEKTUALE I VRISTE E BERI SI KADAFI SI DIKTATORET ARABE QE BININ FSHATARET E TYRE NE QYTE DHE BENIN KRIME …. JA TEORIA E ENVERIT VRAU OPOZZITEN QE AS I MADH HERO I LUFTES CHURCHILL… AS GENERAL DE GAULLE NE FRANCE SE BEN PO E KUPTOJ ..NUK KISHIN TE NJEJTIN KULTURE .NUK KISHIN TE NJEJTIN BRUM ENVERI SHTE BRUM SHKERDHATASH TIP FSHATAR NGA GJIROKASTRA DHE NJEREZIT E MEDHNEJ ISHIN EUROPIANE JO COBANE ZGJEBSA … ..HISTORIE E BUKUR INTERSANTE .MERCI

        Reply to this comment
    • Besniku August 14, 09:59

      Ky Mihallaq Qilleri, nuk eshte ai shkrimtari gjeolog, ose inxhinjer, qe ka botuar libra ne diktature???!!!

      Reply to this comment
    • Kari August 14, 22:52

      Ti që po shan shqiptar, ti vet dukesh të jesh rracë muti. Po pate koqe edhe sot mund të kontribosh për Shqipni e shqiptar të vuajtur. Cila është lufta yte? – Sa shumë mut mund të hash?

      Reply to this comment
    • Marksi August 17, 17:04

      E ke fjalen per enveristet e padronet e tij ..

      Reply to this comment
      • XHA FERRI August 18, 10:27

        Fjalen e ka per ,
        rracen e pasardhesve te Haxhi Qamilit ,
        qe per fatin e keq te Shqiperise ,
        qenkan edhe sot jopak .

        Llumit te Kombit Shqiptare i duhet vene Zorra me presion

        Reply to this comment
    • vl-or-a August 21, 02:05

      Ne shkrime te tilla te njerzve qene te oborrit komunist bejne qe kulishat e qenve te tjere te oborrit komunist te dalin neper portale me filozofine marksiste leniniste qe nenat e tyre proletare ju a kane mesuar..!
      Qe te maresh per te vertete cfare ka shkruar nje qelbanik qe ka qene ne burg si i denuar ordiner do te thote qe mami te ka brymosur me “heroizmat” e luftes clirimkare…!
      Qe ky abdyli nga golemi i gjirokastres ti drejtohet beut te cakranit si pronar klubesh e kafenesh do te thote qe mire ju komentator portalesh,po dhe ai nuk e ka idene kush qene familia cakrani ne shqiperi..!

      Qe te diskutosh per luften e dyte boterore duhet te dish historine dhe gjeopolitiken boterore e jo te tregosh ato qe mamate dhe motrat tuaja i kane mesuar ne pune kure te martave kishin informacion politik dhe lexonin zerin e popullit me brigadierin..!

      Ne analize te shkurter psikologjike tuajen o komentator historie vren qe:
      1)jeni shumica emigrant ne greqi ose usa(me letra greke)dhe me origjine jo-shqiptare,vlleh(shqip çoban)

      2)keni pas gjyshin coban pastaj partizan dhe nga dhite i bere oficer,

      3)keni pase mamin mesuse ose “krahun e djathte” te beigadierit,ose shitse zarzavatesh apo shitse bulmeti..!

      Dhe shume profesione te tjera qe kane qene afer “dores se partise” qe ju kane edukuar juve me idene se komunistat shqiptare cliruan shqiperine nga pushimi nazist..!

      Qe kurre u krijua kualicioni italo-gjerman ne fillim te luftes se dyte,vendosen kthimin ne trungut te shqiperise te kosoves dhe vorio epirit..
      Kushdo shqiptar e priti ateher me gezim te papare,pervec vlleheve(cobanve) ata “200 petritat” qe me vone kure kapitulluan italianet ngriten ne korce jo flamurin shqiptar po ate grek..!
      Pasi kapitulloj italia moren “frenat” ne dore vlleho ortodokset ne ballkan,nderhyrja e gjermanve beri qe te krijoheshin edhe bataljonet SS me shqiptare e kroat sepse e kuptuan se cdo te behej me ta po ta fitonin luften jo shqiptaret ne ballkan..!
      Dhe koha tregoj qe paskan pase te drejte..!
      Qe edhe sot e kesaj dite burra shqiptar te shkolluar e te fisem,trima e patriot te vihen ne kandar nga njerez pa origjine ardhacak e legena tregon gjendjen ne shqiperi..!
      Isha keta burra qe bene pavarsine dhe jo cobanet e koci xoxes..!
      Ishin keta qe kundershuan pushtimin italian jo 200 petritat e miladin popovicit,ishin keta ilir e jo vllehet e albanet e ardhur nga kaukazi…!

      E shikoni sa e hidhur fara qe mbollen ne shqiperi serbet dhe ujiten greket?!
      E shikoni cfare “filizash” kane leshuar mbjelljet e mugoshes e popovicit?

      Reply to this comment
      • Fieri August 21, 10:56

        Edhe nga komenti yt del se mamin apo gjyshen i paske pasur “krahun e djathte” te beut te Cakranit.

        Reply to this comment
        • vl-or-a August 21, 16:49

          Ti coban fieri qe je votus ps-je se babin e ke pas spiun dhe mamin gojore ndermarje,
          Ti vlash i vogel qe ke mare pension nga greqia, une nuk kame lidhje fare me familien cakrani se po te kisha lidhje do te kisha njojt mamin dhe motren tende ne fier..!

          Reply to this comment
        • vl-or-a August 21, 16:51

          Te dhembi kure e lexove?
          Gjete veten tende ne koment eee Vlashi kozmait?

          Reply to this comment
          • Taku August 23, 11:34

            Ik o turkoshan muti te dhjefsha beun.

  2. bishti qenit bisht qeni ngelet ne perjetsi August 13, 15:09

    Klo ishte ushtria e turpit komtar , qe sot naj servirin pinjollet e tyre si heronj se mendojn se kan terren per te genjyer njerzit ,kta ishin turpi kombit do mbeten ne perjetsi pjesa me e keqe kombit ton ,posht tradhtaret e kti vendi ,shkerdhata te degjenerum ,ja kishte fain konferenca mukjes dhe benin sfilat mode para pushtusit te degjenerumit.

    Reply to this comment
    • KORÇARI August 13, 22:21

      Genti, je komplet DRITËSHKURTËR dhe njeri që nuk arrin do të konceptosh disa ndryshime bazë të gjërave.
      Nuk arrin do të bësh dallimin ndërmjet ATDHETARIT DHE TRADHËTARIT TË ATDHEUT dhe DËNIMIN TË CILIN AI MERITON.
      NË ÇDO VEND TË GLOBIT ,TRADHËTIA NDAJ ATDHEUT ËSHTË RANGU MË I LARTË I TRADHËTISË DHE GJITHMONË DËNOHET MË DËNIMIN MAKSIMAL, pra o Gent që TURPËRON EMRIN TË CILIN MBAN , mos dil këtu të bësh moral për LLUMIN E POPULLIT SHQIPTAR DHE TË ÇDO POPULLI RRETHEPËRQARK GLOBIT pasi TRADHËTARËT KUDO KANË TË NJËJTIN FAT.
      Këta PLEHRAT NUK DUHESHIN LEJUAR TU SHKELTE KËMBA KURRË NË SHQIPËRI , NË ATË SHQIPËRI TË CILËN ATA E TRADHËTUAN, BASHIBOZUKËT BALLISTO-ZOGISTË DUHET TË SHPORREN NGA KËTO TROJE TË CILAT ATA I COPËTUAN, I GRABITËN, I GJAKOSËN, I SHITËN DHE SI PËRFUNDIM I TRADHËTUAN DUKE IKUR SI HAJDUTË NATËN DHE DUKE VJEDHUR KOMPLET ARIN SHQIPTAR , DUKE NISUR NGA ZOGU I KURVËS SHËRBËTORI I SËRBËVE ZOGU DUKE VAZHDUAR ME KËTA PALAÇOT QË DALIN CA NGA CA NGA GJIRIZET DHE DUKE MBARUAR TEK SALI MUT SËRBI, JARI ÇIBAN BALLISTI, MUÇ MUTI ETJ.
      O KAVJE LABORATORIKE FATKEQËSISHT JENI RINGJALLUR ,POR MOS U NGAZËLLENI SHUMË SE BOTA ËSHTË ME RROTA.

      Reply to this comment
      • Genti August 14, 09:07

        Ajo qe me habit ehste se si ju e humbisni kur dikush ka mendime ndryshe nga ju dhe shpertheni me te re mllefin. 🙂 Ti KORCAR duhet te dish qe kete sistem qe po jetojme sot e kemi dhurate po nga ish-komunistet, me pardesy te bardhe nuk mund te ecte dot ne bllok askush tjeter pervec te autorizuarve te regjimit, dhe Saliu ishte njeri prej tyre ndaj mbajeni. Ajo klase e te shkolluarve jashte vendit u vrane, mbeti vetem njeriu i ri i frymezuar me idealet e partise. Dhe ky njeriu i ri je ti, ti qe po ben edhe udheheqjen sot; me te mirat dhe te keqiat e tua.

        Ajo qe dua te te them, por qe nuk do ta kuptosh eshte qe ti ke degjuar, lexuar dhe je dendur vetem me njeren ane te historise, ate qe ka dashur krietari yt te degjoje. Faktet nuk jane bardhe e zi dic ka dashur partia te te shplaje trurin. Fatkeqesia eshte qe edhe pas 30 vitesh prape nuk ftillohesh dot. Ne vend qe te perfitonim nga me te miret e kombit per te miren e Shqiperise, ne percahemi ne dem te saj. Dhe ketu fiton vetem se ata qe nuk na e duan te miren tone.

        Reply to this comment
        • Durimi August 15, 14:23

          Genti nuk desha te nderhyja, por me thuaj nje kenge qe populli komunist apo populli ballist u kendon ballisteve ! Dhe pastaj me trego vorrezat e ballisteve qe rane ne lufte kunder pushtuesit.

          Reply to this comment
          • Genti August 17, 14:23

            o Durimi miku im. Nuk kam asgje me ty se edhe une njesoj si ty u mesova me propaganden e regjimit mbi ballistet, apo mbi figura te tjera qe kur i analizojne te paanshm, dalin qe nuk ishin me ato epitete qe ti e une jemi brymosur. Por fatkeqesia jone e vertet nuk te jane ballistet jo sepse ata ju i spastruat, por ju ore ju si e late armikun e ketij populli serbin salivic te vinte ne krye te shtetit dhe ta zeronte kete vend. Ai eshte gjema e madhe e ketij vendi keto 30 vite dhe nja 50 te tjera. Ai nuk ka gjak shqiptari, ai na vrau ne ’97, ne 98, ne 99 me naften dhe vazhdon me miellin serb dhe me mishin maqedonas. Po na vret te tereve o Durimi. Ndaj me vjen inat me ju, se po ju e keni pushtetin dhe e lejuat ate armi kte ketij vendi te zhbeje cdo gje shqiptare. Nuk kam nder mend te zihem, se jemi hsqiptare, por te bashkuar kunder armiqve te ketij vendi. vetem ashtu mundemi perpara, ti dhe une. Une nuk ta dua te keqen se jemi me gjak shqiptar. Po te gerrmosh do te dalim miq. Te fala!

  3. Konti Sbalta August 13, 18:13

    Nji pasqyrim i vertete i “veprave” te Ballit Kombetar dhe largpamesise te udheheqesve te tyre!Te treguara nga nji “ish ballist” ne librin e shkruar per jeten etij dhe ngjarjet e shumta qe ka perjetuar!Sot, nuk e di nga e gjejne guximin keta poinjollet e Dosteve , Kelcyreve Deveve dhe te tjereve qe te sajojne “heroizmat”e ballistozogisteve ne lufte (kunder kujt?)

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji August 13, 18:49

    asnje genocid nk eshte bere.i cuat ne gjyq me akuzen per genocid,por i denuat per 1 kg kafe me teper se cishte planifikuar per ta,kur familja priste vizita ngushellimi.ndersa per ballin…fotoja ilustruese flet vete,sdo komente.repattet e ballit nuk merreshin me pula,por luftonin krah per krah nazifashisteve.mesa mbaj mend edhe enveri i ka kritikuar keto histori qe i paraqisnin ballistet si hajdute pulash dhe frikacake dhjeramane.e vertete dhe merite e tyre eshte lufta trimerisht krah per krah me pushtuesit “kalimtare”.dhe lufta eshte lufte,ka fitues dhe te mundur.ka te denuar per krime lufte dhe denues ne emer te gjakut te derdhur per liri.ne cilen ane mbetet turpi i tradhetise?sado te mermerisin bijte e eterve qe vrane vehten ne hale,vete,edhe ky veprim u shton peshen e turpit.per ata qe iken jashte dhe u vune ne sherbim te agjenturave te huaja vetem nje fraze.me thote dot njeri se ne cilin rend ekonomiko shoqeror,ne cilin shtet,primitiv dhe modern,perfshi dhe aleatin tone te shtrenjte,shba,spiunet,veprimtaria e spiunazhit nuk denohet?keta jane pjesa kryesore e lidereve te ballit dhe legalitetit.pra,krimeve te pandeshkuara te luftes,iu shtuan edhe veprimtaria terroriste me grupe diversantesh,kriminelesh te maleve te arratisur.po nenvizoj,veprimtari terroriste.kush i organizoi?ata qe para disa vitesh organizuan isis.

    Reply to this comment
  5. demo August 13, 22:21

    Balli nuk pati nje xhaferr deve ne krye,se nuk behet lufta me “baba teqeje”Avokate,filozofe,poete pati plot,por nje Xhaferr Deve nuk e pati,qe t`i pergjigjej terrorit te kuq me te njejten monedhe.

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu August 14, 07:55

      Xhaferi yt ishte ne nje pozite me te fuqishme se ata trimat e ballit tend. Ai ishte me i armatosur dhe i kishte dhe ata trimat e tu aleate. Pra ai s’qe ne gjendje kur qe kryekuisling te bente gje kunder Nacional- Clirimtares dhe jo vetem duke qene drejtues i ca kaqolave qe u pelqente vehtja si ata te Ballit kombetar. Me imtesisht po ta spjegoj: ishin ballistat, zogistat, Xh. devistat dhe gjermanet e s’ben dot gje te gjithe se bashku e sipas teje Balli do te na kishte bere prokopi me kete Xhaferken tend po ta kishte kryetar. Me je dukur pak i mencem ne te vertete, por kjo qe po na servir tregon te kunderten. Ose me sakte: ty s’te mungon zgjuarsia dhe kultura, por urrejtja per ata qe fituan te ka erresur gjykimin dhe nuk te le te jesh realist. Kjo mund t’u falet te pa diturve, ndersa per disa si ju eshte e papranueshme. Sa keq! Te kesh kulture dhe te udhehiqesh nga pasioni dhe jo nga e verteta!

      Reply to this comment
      • MAN HATTANI August 14, 15:56

        Zoti N.Shpiragu

        kam bere nje here debat me kete zotin ‘demo’ para ca muajsh ku mbasi kalonte ne masterbim me Xhafen arriti te me mbushte mendjen se inginier Xhafa kishte lene gjurme te shkelqyera me punen e tij ne ndertimin e gradiacelave te Manhatten-it….dhe sinqersiht me erdhi keq per degradimin e tij edhe pse ka “shkolle te madhe”
        .
        Une nuk e paragjykoj Xhafen e demos se ka qene filonazist dhe ka kryer krime ne L2B…ishte koha atehere ose te vras ose do me vrasesh por te behej kontigjent terroristesh qe nga ‘KOMUNISTET TITO -RANKOVIC & NGA JUNTA E ATHINES te sulmonte vendin e ti dhe pse gjasme komunist nuk shkon.

        i urojme sherim te shpejte demo-s !

        Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit August 17, 20:21

      Demo! Gabimi i Ballit ishte qe nuk u rreshtua te luftonte gjermanin prej kesaj e pati Hoxha te lehte ti asgjesonte dhe te bente vete figure te “mire” Dosti me kompani donin te rrinin veshur me kostum neper ministrira. Armet jua dha englezi edhe i shkoi goja mbrapa duke i ftuar per lufte e ata hic! Kush ishte Hoxha perball popullaritetit te Abaz Ermenjit ose Mitat Frashrit? Po te kishin rrokur armet do ishte histori tjeter nuk do ta merrnin leht pushtetin komunistet. Po kesaj i thone sikur halla te kishte bile do ishte xhaje

      Reply to this comment
      • Tragjasi August 19, 21:52

        Ortek, te ardhka keq qe nuk e moren dot pushtetin ballistet! Turp! Ata komunistet qe ishin ajka e djalerise shqiptare u rreshtuan perkrah forcave me perparimtare te botes, luftuan edhe kunder gjermanit, edhe per drejtesi shoqerore, per perparim, kunder shtypjes dhe shfrytezimit, pavaresisht se u vajti mundi dem per njemije e nje arsye.

        Reply to this comment
  6. balli kazonit August 14, 02:26

    Na ngordhi kali i rane thonjt ,çpo vrapon balli ti heq patkonjt , Do bejm luft de more de si lum ti popull qe i ke, do bejme luft do tundim malet , dhe fshati qesh e bota tallet, DHe vendi pyet ç vapor i solli ku ishin gjer die kjo far sokoli.

    Reply to this comment
  7. KAVAJOTI August 14, 07:29

    BALLISTET NUK I PROVUAM SE CFAR RRACE ISHIN?POR KOMUNISTET I PROVUAM RRACE ME SUPER SHKERDHYER NE PLANET NUK KA!

    Reply to this comment
    • ! August 15, 10:42

      ka dy tipe karakteresh njerezore ne kte Bote :

      1) njerez qe Frymezohen nga e Mira e ksaj Bote

      2) njerez qe Frymezohen nga e Keqja e Botes .

      pra eshte shume e thjeshte te kuptojme se me cfar
      lloj njerzish kemi te bejme ktu ,ne Shqiperi .

      Rracen e zagarve te Beut , Shqiperia i provoj
      pothuaj 500-vjet ,

      ata ishin pjes e cdo pushteti Armiku te popullit shqiptare ,
      qe kishte pushtuar Shqiperine !
      Pra kush pak tru ,e llogjike jo kafshe por Njeriu
      dhe e do ate vend ,nuk kerkon perseri te experimentohet me idiotat ,hajdutat ,injorantet ,
      rropsite e rraces se ballit !

      Jeta e popullit shqiptare ,nuk eshte nji loder
      per tu zbavitur shkerdhatat e kombit ,qe dikur shiteshin si parti .
      Ne nji vend tjeter ,ju kishin fshire me kohe ,nga faqja e dheut te gjitheve bandat ju antishqiptare.Dhe pikerishte se nuk behet kjo ,Shqiperia vuan akoma sot
      si me qen nji vend afrikan apo arbe

      Reply to this comment
  8. Shiko PD dhe professor doctor Salian dhe Kurosawa Ballin Kombetar August 14, 09:52

    Balli Kombetar dhe PD ngjajne si dy pika uji ,Te paret thonin se luftonin per atdhe te dytet thonin se luftonin per Demokraci, si njeri Ashton dhe tjetri deshtuan.dhe tjetersuar ne Hajdute dhe kriminele te popullit te tyre !

    Reply to this comment
  9. MH August 14, 12:38

    Te bash rreshtore sic bajne Ballistet ne foto tue e ngrejt kemben ne ate lartesi,veshtire te mos kercasin ndonji pordhe para tribunes.
    Gjermanet do e pershendesin me Cum Vol.Nese ka ndonji italian do e pershendesin Salut.Ballistet Gezuar!

    Reply to this comment
  10. katarakti August 14, 16:55

    Kjo foto flet me shume se qindra artikuj nga ato te kalosheve, kaqoleve, butkave, dashnoreve dhe kompani. Foto qe deshmon bashkepunimin e ballistave me nazistat, pra me pushtuesin! Deri ketu jemi ne rregull apo jo? Mund ta mohoni se Balli bashkepunoi me gjermanin ne emer te luftes kunder komunizmit?! Besoj se ju kane ngelur 2 pare mend ne koke.

    Reply to this comment
  11. N.VJOSA August 14, 19:35

    Kete shkrim duhet ta lexoj patjeter BLACK S W A N….
    Black, moj e zeze, ku je fshehur, se po flitet per Gjyshin tend, qe i shpetoi atij qe ja ngordhte pleshtat…
    Halo SWAN,
    A me degjon?…
    Nxirre pak syrin se te kam xhan…
    Halo, SWAN…!
    I forte ky golemsi eeeeee!…

    Reply to this comment
  12. # August 15, 01:39

    Sic jane pjerdhur,qe nga kjo dite,keshtu kane ngelur te pjerdhur e vashdojn te pjerdhur edhe me tru deri me sot e ne perspektive.

    Reply to this comment
  13. Popull i thjeshte August 15, 09:57

    Qysh more kavajot nuk i paske provuar ballistat ne pushtet??Po keta te PD ca kujton se jane?Po ballista jane more buf nate,ballista jane.

    Reply to this comment
  14. Jimi August 15, 21:08

    Cavaioti tutti cani!

    Reply to this comment
  15. demo August 16, 00:35

    Gazeta “Dita” e di shume mire cfare eshte kjo fotografi Mashtruese.Eshte nje parade e milicise shqiptare te rekrutuar nga Ushtria Italiane,Ne qeleshet e tyre duket stema e pishtarit te ndezur,dhe jo shqiponja e Ballit.Ne Tribune jane oficere Fashiste italiane,..Pra,NUK JANE BALLISTE.As Enver Hoxha nuk ka guxuar te akuzoje Ballin per bashkepunim me pushtuesit Italiane.
    20 komentues QORRA,komentojne fotografine,ju te redaksise qe dini mire se c`paraqet ajo fotografi jua keni hedhur sapunin per djathe.Tani qe u zbulua hileja,ju do ta hiqni shkrimin e Qillerit.

    Reply to this comment
    • KORÇARI August 16, 11:01

      demo ballisti, me këtë koment i dhe pafajësinë ballit bashibozuk.
      Kavajot të paska mbetur .merak që s’provove ata të ballit ?? Po pyet ndonjë plak të të thotë se si JETONTE kur ishte ZOGU I KURVËS në pushtet ,sepse si ZOGISTËT ashtu dhe BALLISTËT NJË MUT ISHIN DHE JANË, ZOGU I KURVËS pasi vrau dhe preu Atdhetarët SHQIPTARË, pasi MASAKROI më keq se SËRBËT MALËSINË dhe malësorët Shqiptarë , pasi e shiti Shqipërinë në ITALIANI, pasi SABOTOI qëndresën ndaj PUSHTUESIT në fund VODHI DHE ARIN SHQIPTAR DHE JA MBATHI SI HAJDUT NATËN Ja këto bukuria bëri Balli. Por ti mos u ligështo o burrë se ja ku e ke KRYEBALLISTIN SALI MUT SËRBIN , JARI ÇIBAN BALLISTIN, QË PËR 25 VJET E SHKËRDHYEN SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT MBARË E PRAPA , SHKATËRRUAN GJITHÇKA , KTHYEN NJË SHTET TË INDUSTRIALIZUAR NË MESJETË, KTHYEN NJË SHTET TË PËRPARUAR DHE EUROPIAN NË SHTET AFRIKAN TË PRAPAMBRTUR . PRANDAJ O KAVAJOT MOS U MERAKOS SE KEMI 30 VJET POTHUAJ QË PO PROVOJMË BASHIBOZUKËT BALLISTO-ZOGISTË ,
      KEMI DJALIN E ZOGUT TË KURVËS QË NA KËRKON MONARKI PIFHI I S’ËMËS NË ZEMËR TË EUROPËS. SI DUKET U MBARUA FLORIRI I VJEDHUR NGA I ATI DHE KËRKON TË VJEDHË ATË ÇKA MBETI NGA LIKE FLORIRI DHE NGA SHITJA QË I BËRI ANGLISË SALI MUT SËRBI.

      Reply to this comment
    • Niko Shpiragu August 17, 07:40

      Balli Kombetar beri marreveshjen e fameshme “Dalmaco- Kelcyra” me italianet te nenshkruar nga gjeneral Dalmaco per italiaanet dhe Ali Kelcyra per Ballin Kombetar. A. Kelcyra sihte nenkryetari i Ballit kombetar de juro por ishte kryetari ideator, krijues dhe fuqiiplot i tij. Sipas kesaj marreveshje Balli merrte persiper te pengonte zgjerimin e levizjes nacional- clirimtare kunder Italise fashiste dhe te luftonte kunder forcave clirimtare. Ishin edhe shume detyrime te tjera por nuk eshte vendi ketu qe ti tregojme te gjitha ato. Balli Kombetar u krijua si organizate me kerkesen dhe angazhimin direkt te italianeve per te krijuar nje front te ri kunder levizjes Nacional-Clirimtare. Me cudit fakti qe ju komentuesi “demo” hiqeni sikur nuk i dini disa gjera te historise, pikerisht ato qe demaskojne veprimtarine armiqesore dhe tradhetare te Ballit Kombetar. Me te vertete ju nuk i dini keto, apo…?! Ne se nuk i dini me te vertete, duhet ta kuptoni edhe vet qe duhet te qendroni larg nga komentet te pakten per ato probleme qe nuk i njihni mire. Ne se i dini ( kjo eshte me e mundeshme) behuni realist dhe shkruani ashtu sic i takon nje intelektuali te vertete. Me besoni, nuk kam asgje kunder jush, vecse dua te shoh nje komentues konstruktiv te vertete dhe mendoj se ju e keni aftesine per ta bere kete realisht.

      Reply to this comment
  16. durim August 16, 10:29

    O hohohoooo! na mbushi mendjen ai qe e ka te zbrazur per vete: shoku demo. ka qejf i shkreti te shkruaj e flase; lereni te derdellise se ka nevoje!

    Reply to this comment
  17. Nga na ra ne pjes neve Shqiptareve ,te jetojm me kte rrace shkerdhatash te njerezimit !!! August 17, 09:55

    e pabesushme ,
    e tmerreshme ,
    absurde ,
    te kesh pran tere jeten kte rrace shkerdhatash injorante
    qe per Mallkim te Shqiperise nuk jane pak .
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu far e ndyt .

    Reply to this comment
  18. star August 17, 11:17

    Nje nga ata shkerdhata ne fotografi eshte dhe i jati i Pjeter Tomes

    Reply to this comment
  19. tironc i vjeter August 18, 13:17

    Kur e pyeten Hitlerin cilet njerez uren tha…. Ata qe me ndihmuan, per te pushtuar vendin e tyre.

    Reply to this comment
  20. kasem gahinji August 18, 17:44

    pse kane bashkepunuar edhe me italianet?keta te sotmitthone se vetem me gjermane.shiko mire uiformat,jane azite.siko nderimin allahitlerian.italianet nderonin me krah te perthyer nr rl dhe parakrah lart.

    Reply to this comment
  21. h August 19, 10:20

    Populi shqiptar njeh vetëm URREJTJEN.
    Prandaj aty rrënjosen vetëm të këqijat.
    Diktatura,vjedhja,korrupsioni,spiunliku,
    prostitucioni,droga,etj,etj,

    Reply to this comment
  22. Ceco be kobure August 19, 19:13

    O cfare gallate, me vjen te qesh me te madhe kur i shikoj fytyrat dhe pozat e ketyre gallofeve qe fryhen si gjeli maje plehu. Me siguri do hanin pliaf me mish pule, dhe hallve mbas parades…version modern is ushtrise se Bab Haxh Qamos haaaaahaaa..

    Reply to this comment
  23. E verteta August 21, 22:22

    Shume keq qe Gazeta Dita bie ne pozitat e te vetquajturit Mihalaq Shiler-itdhe boton fotografi ku nuk dallohet
    Stema ne kapele qarte.

    Mund te botonte fotografi te qarte te Nexhmie Xhuglini-Hoxha si Antare e Partise Fashiste Italiane, te botuar nga Kastriot Dervishi ne Panorama dhe tjere hierark te fashizmit si Omar Nishani, federal fashist qe u be kryetar I Kuvendit Popullor komunist e tjere…. me wonder qe u been me per komunist

    Reply to this comment
  24. E verteta August 21, 22:33

    Nje historian ne profession thote dhe eshte shkruar gjithmon: Belli Kombetare eshte krijuar ne vjeshte te 1942. FOTOJA ESHTE E PRILL 1939.
    FALSIFIKIME TETURPSHME.

    Reply to this comment
  25. Aliu nga Selenic August 22, 08:06

    Keta mashtrues jen e zeza e kombit tone.! Keta duhet ti nxjerresh jashte ligji si tradhetar ne vijushmeri te interesave te Atedheut.!

    Reply to this comment
  26. Adih August 22, 12:11

    Fitorja e luftes se dyte boterore nga komunistet ,nga 45 e deri me sot ,na pruri ne kete terexhe te ndyre .Pervec fukarallekut qe eshte sekondar ,por me e rendesishmja primare , eshte marja me brutalitet e dinjitetit te mbare popullit te pa perkrahur shqiptar . e si rjedhoje u shkaterua miresia ,karakteri ,njeriu eshte bere ujk, per njeri tjetrin ?????I zhduken intelektualet ,lane barinjte ,ku na drejtojne sot e kesaj dite pushtetin . .Fatkeqesisht te gjithe shqiptaret , nuk e njohin ,e nuk e kane provuar ,nuk e dine , ,cdo te thote te kesh dinjitet , me keqeardhje e dhimbje sot e kesaj dite,qe prej 73 vitesh .Korrupsionin ,qe mekeqeardhje shume te hidhur dhe therese ,primare eshte politik e pastaj material . Mos e harroni !!!!!!!! .Bebet qe sa lindin ,kastile i mesojne ,me korrupsion ,duke i dhene ryshfet gjinikologeve ???????Cfare derdellisim ?
    Nje pyetje kishja per ju o komentues mbare ,po te kishim sot e 73 vjet ne krye keta balliste ,e mos e kishte fituar diktatori Stalin luften ,a do ishim me mire apo me keq ??.Ju lutem me ndihmoni .???!!!Jam ne pritje ..

    Reply to this comment
  27. atdhetari August 22, 23:13

    Rrace infeksioni.Duhen zhdukur tradhetaret dhe servilet e te huajve.

    Reply to this comment
  28. enverdjali August 24, 11:13

    O Dita !!! po hiqini keta karagjozet e ballit te kombit se na i shpifen, kane nje muaj ktu ne fund te faqes.

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu August 27, 06:49

      Mendoj te kunderten: Kjo foto jo vetem duhet te qendroj ketu sa me gjete, por duhet te vendoset edhe ne fillim te faqes, qe ta shikojne te gjithe shqiptaret se sa lufte kane bere ballistat duke parakaluar para pushtuasve dhe te diskreditohen komplet. Nuk ka me nevoje per artikuj ne gazeta kunder tyre, vet kjo foto e tregon shume me mire te verteten se kush kane qene ballistat .

      Reply to this comment
  29. petro August 24, 13:16

    KTYRE SHKRIMEVE U KA DAL BOJA.sjane gje tjeter vec enderra te thurura ne birucat e vuajtjes se denimit te atyre qe pretendojne se kane luftuar komunizmin .komunizmi sot lulezon me teper se kurre ne republiken popullore te kines.kot mereni me pacavuret e reakcionareve balliste..ata ishin bashkepuntor te okupatorit.

    Reply to this comment
  30. Pellazgos August 27, 18:29

    Zoti Orteku i Fekenit.Balli te rrokte armet kunder Fashizmit do te thote njesoj sot ti rrokesh armet kunder amerikaneve.
    Njesoj eshte,mos kujto ty se mund te besh dicka pa marre lejen e amerikaneve,ndryshe e di vete se cfare te pret.
    Atehere fashizmi “mbronte” shqiperine myslimane filoturke nga Greqia,kur Arvanitasit jipnin cdo gje edhe jeten per Greqine.
    Sa per Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret ishin dhe lyftonin per Turqine dhe kjo dihet.
    Italia eshte ajo qe nga koha e Romes qe shkaterroi dhe rrafshoi Polis te Epirit kunder Pirros,mirepo turkoallvanosat myslimane apo katolike nuk kane lidhje me historine,thjesht kolaboracioniste te urryer te pushtuesve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*