“Ballkani dhe Koreja tregojnë se e pamundura bëhet e mundur”

April 28, 2018 09:10

“Ballkani dhe Koreja tregojnë se e pamundura bëhet e mundur”

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se lajmet nga Gadishulli Korean dhe ajo që ka përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, tregojnë se “e pamundura mund të bëhet e mundur”.

“Ajo çfarë kam dëgjuar sot nga Koreja dhe ajo që kam përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, do të duhej të ishte përkujtues pozitiv për të gjithë, se e pamundura mund të bëhet e mundur dhe se gjithçka varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve”, tha Tusk në Twitter.

Tusk ka vizituar këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka përçuar mesazhin se Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri i tyre më i besueshëm.

Tusk po ashtu i ka siguruar ato se kanë të ardhme evropiane, nëse i përmbushin kriteret.

Të premten, dy Koretë janë zotuar se do të denuklearizojnë plotësisht Gadishullin Korean dhe kanë thënë se presin që fundi zyrtar i luftës të shpallet deri në fund të vitit.

o.j/dita

April 28, 2018 09:10
Komento

2 Komente

  1. Kasandra April 28, 13:50

    Keqardhje për këtë koment të Presidentit të Këshillit Evropian: Hane Shan, hane Bagdat.!

    Reply to this comment
  2. Lexoni shkrimin nga Enver Robelli me mire April 28, 14:48

    Tusk lavderoi Vucicin dhe kerceu valle sllave
    Kurse per kosovaret shtrengoi nofullat.
    Ne fund konkludon Ballkani po pajtohet.
    Keqardhje per politiken paragjykuese te Evropes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*