Ballkani, pikë takimi e rrezikut të radikalizmit islamik dhe ndikimit rus

VOA March 20, 2015 19:46

Ballkani, pikë takimi e rrezikut të radikalizmit islamik dhe ndikimit rus

Nën trysninë e dy forcave 

Shtëpia e Bardhë i konsideron ekstremizmin e dhunshëm dhe agresionin rus, si dy nga sfidat kryesore ndaj sigurisë kombëtare amerikane. Përballja me këto kërcënime është një përparësi për Shtetet e Bashkuara dhe në rajonin e Ballkanit, përpjekjet për të ushtruar ndikim si nga Rusia, ashtu edhe nga islamistët radikalë është pika ku ato takohen. Paqendrueshmëria politike, tensionet e mbetura etnike dhe dobësia eknomike i bëjnë vendet e rajonit veçanërisht të ekspozuara.

Popullsitë me numër të madh myslimanësh nga njëra anë dhe lidhjet historike dhe fetare me Rusinë nga ana tjetër, i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto ndikime. Frank Wisner, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara dhe ish-i dërguar i posaçëm për bisedimet e statusit mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se megjithëse Ballkani nuk është sferë përparësore rivaliteti, ai nuk është i parrezikuar.

“Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ballkani të mos lejohet të preket nga rivalitetet e fuqive të mëdha dhe së dyti që çështjet e Lindjes së Mesme të mos ta infektojnë këtë rajon. Përsa i takon kësaj të fundit, kjo është detyrë e shërbimeve të zbulimit të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, si edhe atyre të Ballkanit, që të identifikojnë dhe gjejnë elementët shkatërrimtarë që shkojnë dhe kthehen nga zonat e udhëtimit të Levantit dhe Lindjes së Mesme”, thotë ai.

Rreziku i ndikimit të radikalizmit islamik

Vende si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova kanë miratuar ligje për të ndaluar qytetarëve të tyre të marrin pjesë në luftëtra të huaja dhe kanë arrestuar një numër elementësh radikalë. Kjo do të jetë një përpjekje afat-gjatë, thotë ish-zëvendës ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Ian Brzezinski, që tani është studiues në Këshillin e Atlantikut:

“Do të jetë një ndërmarrje e vazhdueshme, afatgjatë, ku intensifikimi i këtij bashkëpunimi mes policive, shërbimeve të zbulimit, do të bëhet gjithnjë e më urgjente, gjithnjë e më e domosdoshme, me kalimin e kohës”.

Që kur filloi konflikti në Siri në vitin 2011, në këtë vend kanë shkuar mbi 20 mijë luftëtarë të huaj, nga mbi 90 vende,  të paktën 3,400 prej tyre nga Perëndimi, sipas Raportit për Kërcënimet Globale të komunitetit amerikan të zbulimit. Numri i luftëtarëve nga Ballkani është të paktën një mijë, nga të cilët 500 nga Bosnja, 300 nga Kosova, 90-100 nga Shqipëria dhe rreth 100 nga Maqedonia, sipas të dhënave zyrtare nga Ballkani dhe burime të tjera.

Ballkani dallon nga vendet e Evropës Perëndimore pasi sundimi i ligjit është më i dobët dhe varfëria më e madhe, thotë zoti Brzezinski.

“Strukturat e qeverisjes dhe rendit janë disi më të dobëta në vendet e Ballkanit krahasuar me homologët e tyre në veri të Evropës. Disa prej këtyre vendeve kanë popullata të konsiderueshme myslimane. Kjo nuk do të thotë se është gjë e keqe të kesh popullsi myslimane, por është një realitet që po shfrytëzohet nga organizata si ISIS. Këto vende janë në spektrin e një varfërie më të madhe në relievin ekonomik të Evropës dhe kurdo që ke një situatë pabarazie ekonomike, ke shoqëri që janë më të ekzpozuara ndaj ekstremizmit”.

Ish-ambasadori Wisner thotë se Shtetet e Bashkuara kanë synuar të veprojnë si një forcë stabilizuese.

“Por vazhdon të ketë një program politik që ende nuk ka marrë rrugë, në Bosnje, Maqedoni dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë”.

Rreziku i ndikimit të Rusisë

Një sfidë tjetër me të cilën ndeshet Ballkani sot është rritja e ndikimit rus. Moska synon të shfrytëzojë lidhjet e saj historike me rajonin.

“Si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera, janë të gjitha në linjën e zjarrit”.

Kështu u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë një dëshmie të kohëve të fundit në Kongres.

Rusia po përpiqet në mënyrë aktive të zgjerojnë praninë në Ballkan.

“Mendoj se është e rëndësishme që të mos ketë kriza, që Rusia të mund t’i shfrytëzojë, gjë që do të rriste tensionet mes Rusisë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë ish-ambasadori Wisner.

Serbia për shembull, importon 82 për qind të gazit nga Rusia.  Pasi Bashkimi Evropian mori masa që çuan në anulimin e planit për gazsjellësin South Stream përmes Evropës Juglindore. Kremlini po përpiqet për një rrugë alternative që do të kalonte përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë dhe pastaj përmes Hungarisë dhe ndoshta deri  në Austri. Mediat ruse, Russia Today edhe Sputnik janë të pranishme në Serbi.

“Rusia përfiton nga koha kur ekzistonte Bashkimi Sovjetik që krijoi varësi infrastrukturore në rajon me ekonominë e sotme të Rusisë”, thotë zoti Brzezinski.

Por ai shton se ndërsa ekonomitë e Ballkanit modernizohen dhe pështaten me standardet evropiane të ligjeve dhe infrastrukturës, kjo varësi dobësohet.

Megjithatë Serbia për shembull nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Dhe kur Presidenti rus Vladimir Putin shkoi në Beograd tetorin e kaluar, ishte një kujtesë se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, është e vështirë të bashkëjetojnë me aspiratat e Beogradit për të hyrë në BE.

Nevoja dhe sfidat e integrimit Euro-Atlantik

Ish-ambasdori Wisner thotë se është e rëndësishme që Greqia dhe Maqedonia të zgjidhin problemet mes tyre dhe se Evropa duhet të vazhdojë me përpjekjet për integrimin e Serbisë dhe Kosovës.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të fillojnë negociatat që Kosova të hyjnë në rrugën e vet për një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe që Serbia të mos hyjë në BE, nëse Kosova nuk pason në po të njëjtën rrugë, sigurisht duke plotësuar kushtet”.

Zoti Wisner shton se duke zgjidhur këto probleme, nuk mbetet një terren negativ që Rusia mund ta shfrytëzojë dhe është më e lehtë që të ruhet harmonia e nevojshme për Ballkanin.

Ai i referohet shqetësimeve të shprehura veçanërisht në Evropë, por edhe në Uashington se Presidenti Putin po përpiqet të krijojë çarje mes Ballkanit dhe Perëndimit.

Sekretari Kerry tha para nënkomisionit të Senatit se Rusia është e angazhuar në një “përpjekje masive për të lëkundur, për të tërhequr vendet, për të krijuar lidhje me to”, duke rindezur në mënyrë tragjike një lojë të re mes Lindjes dhe Perëndimit.

Uashingtoni, thotë zoti Brzezinski mund të luajë rol më të madh.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara mund të inkurajojnë më shumë duke rizgjuar vizionin e një Evrope të bashkuar dhe të lirë, duke këmbëngulur më shumë për zgjerimin e NATO-s, veçanërisht për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Mendoj se duhet të përpiqemi më shumë që të rrisim besimin e Serbisë tek potenciali i bashkëpunimit të sigurisë me Perëndimin, për ta shkëputur nga një lloj botëkuptimi pro-rus. Mendoj se  është gjithashtu e nevojshme rritja dhe forcimi i bashkëpunimit mes  vendeve të Ballkanit dhe Evropës Perëndimore”.

Por si ish-ambasadori Wisner, ashtu dhe ish-zyrtari i lartë i Pentagonit, Brzezinski bien dakord se integrimi është një rrugë me dy drejtime dhe se procesin do të duhet ta udhëheqin vetë vendet përmes reformave agresive dhe arritjes së standardeve të nevojshme për anëtarësim të plotë në komunitetin Euro-Atlantik.

VOA March 20, 2015 19:46
Komento

6 Komente

  1. beni March 21, 09:19

    Ne rast se kemi te bejm me radikalizmin,jeni ju te paret qe kerkoni radikalet te marin fuqine e pushtetet per anet pozitive te ekonomis amerikane per te dobesuar ekonomikisht europen me radikaldt islamike ne kosove maqedoni e shqiperi!
    Nga russet kemi pare vetem te mira dhe jan te mirepritur ne te gjith ballkanin!
    Te rroje miqesia e popullit shqiptar e atij russ e mender ta na hani koqet e molles ju sherxhinjte e botes e te mallkuar te perendise qe kerkoni te beni lojen e mikut kur jeni djalli vete!

    Reply to this comment
  2. plakumarre March 21, 09:26

    Ky artikull na tregon qarte se kush eshte ai qe i fut hundet kudo.na tregon qarte se kush eshte ai qe nen nje maske te ciles i ndryshon emrin sipas rastit,ka vendosur diktaruren e vet kapitaliste ne nje numer te shumte shtetesh,duket qarte se kjo fuqi ka gjunjezuar edhe nenen e saj europen plake, dhe e terheq zvarre me litar ne gryke,qe kur do e shtrengon kur do e liron, analog me fryrjen e eres ne interesat e saj, kjo ere e rende e pertej oqeanit nuk ngurron as te shkaterroje veten e saj per tja arritur synimit (qe bota te mendoje se ka te drejte kur pushton vendet e tjera, mos harroni 11shtatorin, dhe shume krijimet te organizatave me terroriste te botes,). Nese drejtesia do te egzistonte athere cdo familje cdo shtet cdo qyteterim do te ishin zot ne treojet e tyre, ne shtepine e vet. Lereni ariun mos e ngacmoni sepse ai ruan territoret e tij, ai ruan kulturen e tij, ai ruan popullin e tij!(eshte njelloj si tju akuzoje dikush perse mbroni femijet apo prinderit apo vellezerit tuaj!) nese juve mbroni familjen tuaj eshte e drejte qe sulmuesi tju akuzoje perse e beni?eshte e drejta jone, detyra jone te sakrifikojme gjithcka per familjen tone dhe vellezerit tane, apo une jam i marre dhe flas percart???? Ndaloni servilizmat vishni rason e krenarise qe na kane lene paraardhesit tane Iliret,Skenderbeu,Enveri,vishni gunen e guximit qe e kemi ne gjak mesojeni fjalen e cmuar “Jo”sepse eshte me vlere te madhe, mendoni dhe luftoni, punoni,sakrifikoni edhe deri ne flijim per memedheun tuaj, dhe ajo nuk do tju heqe kurre nga zemra e saj!Ngrijani koken larte Nenes Shqiperi,se e keni shkelur neper kembe me koken ne balte keto e 25 vjet tromopseudodemokraci,lirojeni te fluturoje ne qiellin shqiptar, shqiponjen krenare te Skenderbeut, bejeni vendin te levize sepse e keni paralizuar, dhe shqiptaret po zvarriten neper balten e tokave te huaja. Me pak fjale kujdesuni per familjen per shtepine tuaj! Ju faleminderit!

    Reply to this comment
  3. Goni me March 21, 13:25

    Desha ta pyes Benin:Sa te paguajne!-se po ia vleu po futem dhe une ne sherbimin sllav se kemi nevoje per pare,Pak me i holle mor cun a cfare lloji je!

    Reply to this comment
  4. beni March 21, 15:19

    Me fal por une jam ne sherbimin e Janullatosit dhe sherbimet ne favor te serbeve i bej ne emer te Janullatosit.
    Sic i themi ne te atij stani, miku (Putan/Nikolic) i mikut tim (Janullatos) eshte miku im.
    Eshte lufte per buken e gojes kjo qe bej. Nuk na i dergojne falas ate pagese mujore. Duan prova qe kemi shkruar kunder Shqiperise. Dhe une i jap provat me keto komente.

    Reply to this comment
  5. NAN MYZEQARI March 21, 15:51

    E vetmja rruge per SHQIPERINE ESHTE PERENDIMI.Kete na e la GJ. KASTRIOTI.Lindja si islami dhe patriarkana nuk e kane ndihmuar.

    Reply to this comment
  6. plakumarre March 22, 08:54

    Kastrioti ishte vertete me europen se amerika ishte ne periudhen e majmunit athere.ke te drejte. Por perendimi nuk e ndihmoi ate. E perdoren si mburoje per trojet e tyre. Mos harro se ai ishte guximtar, ai luftoi dhe fitoi kunder perandorise qe kishte bota,sado qe kishte nje ushtri te vogel, njelloj beri edhe Enveri mbas 500 vjetesh,por qe te dyve tradhetaret e vendit sahanlepiresit, servilet, kasapet qe per hir te interesave personale, bashkepunonin me kedo per te shkaterruar vatren e tyre memedheun e tyr, per te vrare vellezerit e tyre (maksimumi ishte 1997 qe vrau brenda nje kohe te shkurter me shume se Enveri egzekutoi ne gati 50 vjet,dhe ata i gjykonte ne ligjet e vendit, por ’97 i zhduki pa nam e nishan pa arsye te vinte vdekja nga ndonje plumb qorr,dhe budallenjte e lane te lire, dhe nuk mjaftoi kjo por edhe e pergezuan salkasapin duke i dhene voten perseri ne vend ti jepnin litarin ne fyt bashke me gjithe bashkegjakpiresit e tjere.) por keto jane cudirat shqiptare, keto shfrytezojne te huajt qe gjithmone kane dashur te na fshijne nga harta e globit. Mos harroni perendimi na ndau ne 7 copa ne 1913! Mos harroni se perendimi ka 25 vjet “demokraci”,qe akoma nuk te ka hapur deren por kudo ku shkon per te jetuar do kalosh nen ferra se rruget i ke te mbyllura,mos harro se perendimi te ka ndihmuar edhe me ekonomine deri me tani te kane vene lakun e borxhit qe nuk do te munden ta heqin as brezat e ardhshem (me shume se 2500$ per person deri tani) me ne fund o mik i perendimit por armik i memedheut tend, do te thoja ke te drejte! Drejt perendimt me force! Kur vellezerit e tu ti diskriminojne ti zhdukin me rrenje shtetet fqinje (greket ja kane arritur me camet e camerise, madje dhe me shqiptaret e demokracise,qe jane bere me te flakte se greket ne hedhjen balte te shqiptareve dhe shqiperise),ti or mik i perendimit thjeshte buzeqesh me cinizem hidh edhe ti gurin tend se dike do te vrase.(tani konkluzioni i temes qe po shkruajme :ariu i mbron kelyshet e tij edhe pse shume here rrezikon edhe me jeten e tij, ai i mbron ata kudo qe ndodhen!)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*