Ballkani, “zonë tranzit” edhe për terrorizmin; e vërteta në ndeshjen me Izraelin në Tiranë

October 2, 2019 23:07

Ballkani, “zonë tranzit” edhe për terrorizmin; e vërteta në ndeshjen me Izraelin në Tiranë

Eksperti i sigurisë dhe diplomacisë Adrian Shtuni, i cili pak kohë më parë publikoi një raport të detajuar për fenomenin e luftëtarëve të huaj, apo shqiptarëve që ju bashkuan luftimeve të ISIS pak vite më parë deklaroi se në Shqipëri janë kthyer 45 nga këta luftëtarë ndërsa numri total i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut që shkuan për të luftuar në Siri dhe Irak, shkon në 670. Shtuni tha se ka edhe nga ata që kanë shkuar të luftojnë edhe në Ukrainë.

Terrorizmi nuk funksionon me kufi. Pak më parë psh është arrestuar një shtetas rus me këto akuza. Ballkani ka qenë zonë tranzite, që nuk do të thotë se problemi kufizohet te nënshtetasi i Shqipërisë. Plus po të marrim parasysh sulmin e përgatitur por që më pas u parandalua nga agjensitë ligjzbatuese në bashkëpunim me partnerët, kam fjalën për sulmin e përgatitur ndaj Kombëtares së Izraelit.

Ai argumenton se u bë shumë punë me personat që shkuan dhe luftuan jashtë, duke i evidentuar dhe monitoruar, por nuk ju kushtua vëmendje atyre organizatave që bënë indokrinimin dhe rekrutimin. Sipas tij rrezikshmëri nuk paraqesin vetëm burrat por edhe gratë pasi një pjesë kanë ikur duke marrë edhe fëmijët pa marrë aprovimin e familjarëve. Duke folur për emisionin Passport, Shtuni thotë se autoritetet duhet të jenë të vëmendshme, pasi ka rrezik nga luftëtarët që janë kthyer në Shqipëri.

“Nëse jemi duke folur për numrin e shqiptarëve etnik nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, apo edhe diaspora që shkuar për të luftuar, kemi aktualisht 670 persona. Por këtu nuk përfshihen individët që kanë lindur atje. Ndërsa numri i atyre që kanë lindur atje është rreth 150, por është shumë e vështirë ta përcaktosh me saktësi.

Përveç shteteve të sipërmendura ka shqiptarë nga Serbia, Mali i Zi, apo Diaspora.  Shqipëria ka një problem më të vogël proporcionalisht krahasuar me vendet e rajonit. Dhe numri është më i vogël, numrin më të madh e ka Kosova, Maqedonia edhe Bosnja dhe e fundit Shqipëria. Sa i përket të kthyerve Shqipëria ka një numër relativish të vogël, rreth 45 të kthyer nga të cilët 30 janë meshkuj të moshës ushtarake që kanë qenë aktivë në fushat e betejës. Kanë pjesë në luftime me grupe të tjera të konsideruara terroriste.

Automatikisht nëse ke qenë në një organizatë terroristë apo ke mbështetur një organizatë terroriste automatikisht këta persona përbëjnë rrezikshmëri. Se në çfarë niveli, duhet matur sepse nuk është statik. Çdo vend ka agjensitë e tij që bën vleresimin. Por duhet të jemi të qartë, nuk duhet të ketë diferencime mes burrave  dhe grave. Sepse përbëjnë rrezikshmëri.

Por të shikosh kompotentët, të angazhuar dhe pregatitur këtë sulm, kryesisht nuk kanë qenë shtetas shqiptar. Terrorizmi nuk funksionon në bazë të kufijë politikë, por transnacional.

Të kthyerit në Shqipëri janë diku te 45, por duhet të bëjmë diferencimin sepse nuk janë të riatdhesuar. Janë që janë kthyer vetë, diku mes 2014-2015, dhe nuk ka parur ligje që i penalizonin. Mund të ketë dallime, por po flas përgjithësisht. Shqipëria nuk i ka riatdhesuar, dhe ka qenë në linjë me shtetet europiane në dalilim nga Kosova. Kosova ka bërë riatdhesimin e diku 110 personave. Maqedonia e Veriut diku te 7 luftëtarëve, Bosnja vetëm 1 luftëtarë. Shqipëria nuk e ka bërë riatdhesimin.

Që do të thotë se është një problem që duhet të marrë zgjidhje në të ardhmen. Riatdhesimi duhet të priritarizohet te fëmijët. Sepse nuk kans shkuar me vetëdije, por janë viktima. Pra mund të riatdhesohen dhe të punohet me ta, duke shpresuar se do të rehabilitohen dhe riintegrohen. Por varet nga qëndrimi i prindërve, sepse nuk mund ta bësh pa dëshirën e tyre, përvecse ata vendosin ta pranojnë. Shtete di Belgjika, Franca, Norvegjia etj, kanë riatdhesuar fëmijët pa prindër. Ndërsa shtetet e tjera nuk po pranojnë. Por aq më shumë rrinë aty, aq më e vështirë bëhet rehabilitimi, sepse dikur do të kthehen. Nuk mund të debatohet sepse nuk do të rrinë atje përgjithmonë” deklaroi ai.Shqiptarja.com

l.h/ dita

October 2, 2019 23:07
Komento

3 Komente

  1. Gnok October 3, 12:44

    Lejini siri legenat te vriten atje si qenat

    Reply to this comment
  2. Tomi October 3, 13:06

    Priritarizohet cfare do te thote z gazetar

    Reply to this comment
  3. Stop October 3, 15:51

    E ku eshte e verteta per ndeshjen me Izraelin ketu?
    Pse s botoni kpnentet ju.
    Mire ky autori qe ia fut si ksu peles, po ju pse vini tituj te tille te menderosur per shkrime te pjerdhura si ky

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim