Balluku, interpelancë me prodhuesit e energjisë së rinovueshme

March 21, 2019 14:59

Balluku, interpelancë me prodhuesit e energjisë së rinovueshme

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i është përgjigjur interpelancës së thirrur nga përfaqësuesit e bizneseve që kanë instaluar fotovoltaikë për vetkonsum, kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes. Tema e interpelancës ishte nxjerrja e akteve nënligjore për miratimin e procedurës së lehtësuar për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të energjisë së rinovueshme.

Balluku i siguroi përfaqësuesit e grupit të interesit se ministria që drejton e njeh shqetësimin e tyre, teksa bëri të ditur se pas tryezës së zhvilluar pak ditë më parë në MIE, është duke u punuar mbi procesin dhe kryesisht mbi metodologjinë e cila ka qenë e munguar.

“Ne e njohim shqetësimin tuaj dhe për këtë arsye kemi nisur një proces i cili ka disa javë, ashtu siç kemi deklaruar edhe në tryezën e ekspertëve që është bërë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Jemi duke punuar me këtë proces dhe kryesisht mbi metodologjinë e cila ka qenë e munguar”, tha Balluku.

Duke ju drejtuar prodhuesve të energjisë fotovoltaike për vetkonsum, ministrja renditi një sërë problematikash që duhen zgjidhur për ta bërë funksionale marrëdhënien e tyre me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi, ministrja Balluku kërkoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune me përfaqësues nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE dhe grupet e interesit.

“Ky grup duhet të nisi punën menjëherë, në mënyrë që si ju që keni nevojën dhe dëshirën për ta nxitur dhe përfunduar këtë proces, dhe ne që duam të shkojmë drejt përfundimit, të zbardhim aktet nënligjore, sepse askush nga ne nuk ka dëshirë që të jemi në kushtet e vonesës”, deklaroi Balluku.

Pjesë e interpelancës ishin edhe ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilët ju përgjigjën pyetjeve të adresuara nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme si dhe shpjeguan në detaje problematikat që duhen zgjidhur për të mbërritur më pas te dalja e udhëzimit të ministrit që rregullon ligjërisht këtë proces.

Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme, janë klientë që prodhojnë përmes teknologjisë fotovoltaikenjë̈ pjesë ose të gjithëenergjinëqë nevojitet për nevojat e tyre dhe injektojnëenergjinëe tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.

o.j/dita

March 21, 2019 14:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*