Bamir Topi, nga pengjet e Presidencës te dasma e vajzës (Intervista e plotë + VIDEO)

Mira Kazhani July 20, 2014 13:00

Bamir Topi, nga pengjet e Presidencës te dasma e vajzës (Intervista e plotë + VIDEO)

Mira Kazhani: Para se të vija për t’ju intervistuar i hodha një sy disa deklaratave tuaja. Pashë diku që gjatë kohës që ju ishit President ishit shprehur se pas presidençës do të ishit mjaft aktiv në politikë. Si ndiheni tani që pas 23 qershorit ju nuk mundët të ishit aq shumë aktiv?

Bamir Topi : Nuk kam ndryshuar nga ajo që kam deklaruar, por kam kuptuar disa të vërteta të rëndësishme që sado që njeriu ka eksperiençë të gjatë politike, dhe nuk është se me këtë dua të dal kundër medias se ndryshe nuk do ishim bashkë këtu. Ajo që kam kuptuar unë është fakti se në këtë vend është e rëndësishëm komunikimi i drejpërdrejtë me qytetarët shqiptarë. Me ata njerëz që jetojnë larg zonave urbane, sidomos larg metropolit ku konsumohet gjithçka. Konsumohet politika, këto ekzibiçionet mediatike, spektaklet dhe ju sugjeroj që po të shkoni në periferi do të gjeni një Shqipëri tjetër.

 

Mira Kazhani: Çfarë Shqipërie gjetët ju. Cilën Shqipëri po zbuloni ju këto kohë?

Bamir Topi: Një Shqipëri që nuk po e zbuloj sot për herë të parë. Edhe kur nuk merresha me politikë kam patur një profesion që më dha shansin të vizitoj Shqipërinë kudo edhe aty ku zor së është futur një politikan. Por duke u rikthyer atje, shikon se sa më shumë kalon koha aq më e madhe bëhet diferença nga pikëpamja e standardit të jetesës mes atyre që jetojnë në qytet dhe periferive, të cilët po t’i pyesësh, jo se nuk kanë dëshirë të largohen por nuk largohen se nuk kanë mundësi. Jeta i ka përplasur mbas murit dhe atje, përveçç atij muajit të fushatës elektorale politikanët nuk shfaqen, administratorët e shtetit qëndrojnë nëpër kafene.

 

Mira Kazhani: Sa përgjegjësi ndjeni ju zoti Topi për këtë Shqipëri. Ju ishit president , patët në dorë të kontribuoni në ndryshimin e fateve  të këtij vendi?

Bamir Topi: Pavarësisht se unë sot po paraqes një pamje reale të Shqipërisë, kjo jo domosdoshmërisht më përjashton mua nga përgjegjësitë e çdo politikani që është pjesë e përgjegjësisë së politikës. Natyrisht unë kam qënë për një kohë të gjatë në politikë, kam qënë President dhe padyshim një pjesë të kësaj përgjegjësie që pse Shqipëria sot është në këtë gjendje, natyrisht kalon edhe tek unë.

Problemi është që në kaq vite, une e kam thënë edhe herë tjetër dhe kam bindje për këtë punë, Shqipëria ka këtë lloj aspirate, këtë pozicion gjeografik, këto mundësi të jashtëzakonshme si vend dhe vetëm 4 milion banorë. Me gjithë këto resurse e di çfarë ndodh? Ne flasim gjithmonë për pjesën e dukshme, jo për atë të padukshme. Nuk flasim asnjëherë për minierat, nuk flasim asnjëherë për burimet e gazit, të hidrokarbureve në përgjithësi. Nuk flasim asnjëherë për ato potenciale që te jep kjo bujqësi.  Unë jam marrë me bujqësi dhe kam qënë edhe ministër bujqësie dhe e di fare mirë, se ç’lloj potencialesh ka ky vend. Pra nëse do kishim patur një klasë politike të përgjegjshme, në rast se do kishim pas një shtresë intelektuale të përgjegjshme për vendin, e cila kohë pas kohë në varësi të konjukturave politike është bërë edhe shërbëtore e interesit të pushtetit të radhës, Shqipëria pas kaq vitesh nuk do të krenohej me marrjen e statusit kandidat, por do ishte vend anëtar i BE.

 

Mira Kazhani: Po pse nuk ka një klasë politike të përgjegjshme. Është faji i një njeriu, apo një sistem i tërë që mbase është ushqyer edhe nga shoqëria jonë?

Bamir Topi: Faji asnjëherë nuk është i përqëndruar vetëm te një njeri, absolutisht! Por nga ana tjetër ajo çka unë kam parë, është se roli i individit në një shoqëri si Shqipëria është i jashtëzakonshëm.  Fakti që dy-tre individë që e kanë gatuar këtë çorbë në vite që kanë krijuar trauma në periudha tranzicioni të Shqipërisë dhe për fat të keq vazhdojnë të jenë prezent sot duke i turbulluar ujërat, dëshmon që roli i individit këtu paska qënë i jashtëzakonshëm.  Janë njerëz me tendenca autoritare, nuk po them autoritarist, por ndoshta më mirë, po them autoritar me tendenca diktatoriale… Ne nuk i japim rëndësi institucionit dhe tentojmë ta personalizojmë atë dhe pastaj ta privatizojmë edhe pushtetin. Kushdo që ka qënë në pushtet ka tentuar ta privatizojë.

 

Mira Kazhani: E keni fjalën për zotin Berisha, Nanon në kohë të vet dhe Ramën tani?

Bamir Topi: E kam për të gjithë aktorët e politikës. Sigurisht që nuk kanë të gjithë një fytyrë por kanë predispozicion për ta shprehur. Natyrisht nëse do bënim një diferencë, diferenca ka.

 

Mira Kazhani: E shihni një predispozitë tek Kryeministri aktual, Rama ?

Bamir Topi: Gjërat janë relative. Por ju thashë që të gjithë e kanë një lloj predispozicioni të tillë në mënyrë të pakuptueshme. Ndoshta vetë individi s’e kupton kur fillon e rrethohet me pushtet.

 

Mira Kazhani: Ju e keni patur ndonjëherë tendenca të tilla kur keni qënë me shume pushtet i rrethuar?

Bamir Topi: Jo s’e kam patur këtë pushtet. Ju në rast se do ti ktheheni pushtetit të presidentit mund të dini se pushteti i presidentit, është shumë i kornizuar, shumë kushtetues.

 

Mira Kazhani: Në fakt j’ua kornizuan pushtetin. U bënë ndryshimet në kushtetutë…

Bamir Topi: Ju po dilni pa dashje aty ku isha unë. Pak më lart ju thashë që pushtetet  politike këtu kanë përcaktuar edhe fatin e institucioneve..

 

Mira Kazhani: Pse e pranuat këtë fat ju zoti Topi? Më kujtohet që disa analistë në ato kohë, on dhe off ju kritikian si të paguximshëm? Disa thonin që duhet edhe të jepnit dorëheqjen…

Bamir Topi: Ku janë këta analistë të guximshëm? Kush janë këta? Të gjithë janë bërë pjesë e interesave të pushteteve politike. Kush janë? Ka mundësi ti themi me emra? Më thuaj një emër. Më thoni një njeri që ka mbetur i pavarur?

 

Mira Kazhani: Fatos Lubonja…

Bamir Topi: Po edhe Fatosi në momente të caktuara ka qënë sa në një krah në krahun tjetër.  Çfarë ti them Fatosit që këtu historia ndryshon aq në mënyrë dinamike. Kur unë kam thirrur me të madhe për ndryshimet e Kushtetutës, nuk e kam parë minimalisht Fatosin një herë që të dal e të thotë kjo nuk është çështje e një individi, kjo është çështje e interesit të shtetit. Dhe më thoni kjo që ka ardhur sot , ky parlament, ky sistem zgjedhor, ato akuza në parlament, ajo përberje e parlamentit , është prodhim i politikës. Betejën presidenti e bëri me politikën që ndryshoi kushtetutën brenda natës. . Unë vërtet kam patur nevojë edhe për fjalën e Fatosit, edhe të intelektualëve të tjerë. Unë e vlerësoj shumë Fatos Lubonjën është një intelektual i cili nuk ka nevojë të komentohet por në momente të caktuara shërben në studio që i kanë shërbyer pushteteve politike. Natyrisht ai bën punën e tij, por tek e fundit japin të njëjtin produkt.

 

Mira Kazhani: Si është e mundur zoti Topi që përsa kohë ishit në PD, ishit figura më e kuotuar, ndërsa me FRD nuk morët dot asnjë vend në parlament?

Bamir Topi: Historia është e thjeshtë: me këtë sistem zgjedhor, me një komision zgjedhor totalisht partiak, duke mos pasur komisioner dhe këto fuqi financiare… partitë që sot drejtojnë si kanë bërë kurrë transparente financat e tyre… duke patur edhe shtetin kundër, pushtetin kundër.  Duke mos marrë atë që na kanë dhënë qytetarët, duke patur kujdesin që Bamir Topi dhe disa kolegë të tij mos të futen në parlament, sigurisht këtu do arrij kjo punë. Na takojnë qytetarët dhe thonë ju votuam, ndërsa ne s’kemi një vend në parlament.

 

Mira Kazhani: A ju vjen keq që për shkakun tuaj, emra si Gazmend Oketa ndoshta do ta kishin më të sigurt karrierën në PD?

Bamir Topi: Gazmend Oketa është themelues.  Biles është kryetari i parë i FRD gjatë kohës kur unë isha ende president.  Që do të thotë se unë i jam bashkangjitur.  Unë ju bashkova ftesës së zotit Oketa.

 

Mira Kazhani: E keni fjalën kur kjo ka ndodhur vetëm institucionalisht, sepse privatisht kjo ishte diçka që dihej. Që ju do të ishit kryetari…

Bamir Topi: Natyrisht që njerëzit nuk janë mekanikë. Ata i konvergojnë edhe opinionet, edhe fryma në filozofinë politike. Por nga pikëpamja institucionale, unë i jam bashkuar FRD në Shtator.

 

Mira Kazhani: Ju do të këmbëngulni me FRD edhe për zgjedhjet lokale?

Bamir Topi: Unë ju siguroj për diçka që ne do të jemi pjesmarrës dhe po e shoqërojmë këtë proçes me takime të cilat jo domosdoshmërisht janë të reflektueshme në media.  Kemi mjaft potenciale dhe njerëz. Dhe me natyrën që kanë zgjedhjet e pushtetit vendor,  që shkojnë më shumë në mazhoritar do ti japim mundësi FRD që të jetë influencuese, ndikuese dhe pse jo fituese. Dhe ne e kemi një shembull. Është komuna e Sevasteri në qarkun e Vlorës që në zgjedhjet e pjesshme i dha fitoren një kandidati të FRD.

 

Mira Kazhani: Po thoni që ka një dritë në fund të tunelit?

Bamir Topi: FRD do të jetë e rëndësishme në ato zgjedhje.

 

Mira Kazhani: Gjatë kësaj kohe a ka një tendencë në FRD për t’u afruar me qeverinë? Nëse keni patur ndonjë takim me zotin Rama?

Bamir Topi: Jo absolutisht. Ai takim që kemi patur është bërë publik.  Secili është në pozicionin e vet, është në detyrimet e veta. Por kjo s’do të thotë që në të ardhmen mund të mos takohemi.  Se ne e kemi bërë këtë takimin mes politikanëve si një tabu. Takimet mes politikanëve duhet të jenë diçka normale. Unë mendoj se dy politikanë ndajnë filozofi të ndryshme politike kjo s’do me thënë që ata nuk duhet të ndajnë ide të përbashketa për shtetin.

 

Mira Kazhani: Kryetari aktual i PD Lulzim Basha ne fillesat e tij pati një tur takimesh me personazhe të fortë të larguar nga PD. A e patët edhe ju një ftesë? Dhe nëse do të ishte një e tillë do ta takonit edhe zotin Basha?

Bamir Topi: Nuk kemi patur ftesa për njëri-tjetrin.  Jemi artikuluar secili nga pozicioni i tij. Keqardhja e madhe është se pavarësisht se ku militon njëri apo tjetri, historia e së djathtës në Shqipëri është një histori që të sjell dëshpërim. Është një e djathtë pa asnjë lloj fizionomi, e segmentuar, dhe pa dyshim larg atij misioni që kishte për të përmbushur.

 

Mira Kazhani: Çfarë po i bën keq Partisë Demokratike në këto kohë?

Bamir Topi: Unë jam munduar mos të bëhem interpreto i bindjeve dhe emocioneve të mia për një subjekt tjetër. Është një çështje e tyre.

 

Mira Kazhani: Është shtëpia juaj e vjetër..

Bamir Topi: Është një shtëpi e vjetër por unë kam dal në shtëpi të re. Natyrisht njeriu ka nostalgji për pjesën e mirë të asaj jete që ka bërë.  Por kur njeriu shkon edhe për arsye të motivuara shkon e futet në një shtëpi tjetër mendohet që ajo shtëpi që ka ndërtuar ta bëj vetë, ti jap jetë vetë, të ketë një infrastrukturë më moderne.  Unë vetëm uroj që ajo shtëpi e vjetër, të mos i zër brenda se është amortizuar aq shumë, praktikisht ka ndërhyrje tek themelet e demokracisë.  Uroj që ata që kanë qënë protagonistë të ngritjes së kësaj partie , të mos kthehen në protagonistë të shkatërrimit.  Unë sot e shoh në një krizë identitare dhe në një krizë përfaqësimi.

 

Mira Kazhani: A e ndiqni Berishën në parlament? Çfarë ju bën përshtypje?

Bamir Topi: Unë nuk dëshiroj të shpërdoroj kohën time për të parë një film që për fat të keq e kam parë dhe herë tjetër. Është një sjellje që… Njeriu vetë duhet ta kuptojë që nuk mund të sillet në atë mënyrë.  Nuk besoj të jetë i eksituar nga prania e kamerave atje, sepse ka eksperiencë të gjatë.

 

Mira Kazhani: Ka ndryshuar Berisha?  Apo i tillë ka qënë gjithmonë, me këtë gjendje emocionale. Ju e njihni prej shumë kohësh…

Bamir Topi: Absolutisht jo! Por një gjë jua them me siguri: – Në rast se ai do të ishte shfaqur në këtë mënyrë, natyrisht nuk do kishte shans që të kishte  një bashkëpunim nga ana ime. Por unë them që ai ka ndryshuar shumë.  Duhet parë se pse erdhi ky ndryshim. Nuk ka qënë i tillë. Ka qënë një intelektual, korrekt dhe padyshim ka qënë shumë autoritar, por pa dyshim nuk i ka patur këto karakteristika. Tani në gojën e tij ka vetëm sharje.  Gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar.

 

Mira Kazhani: E marr me mend që j’ua kanë bërë me mijra herë një pyetjë për Drejtësinë. Po përtej klisheve zoti Topi, largqoftë nëse do ju qëllonte të ishit vetë në dyert e gjykatave, do kishit besim te këto gjykata që ka Shqipëria?

Bamir Topi: Unë nuk shkoj me situata hipotetike. Çdo njeri që kërkon të asistohet nga drejtësia, natyrisht që duhet të ketë besim tek ky sistem.  Si është ky sistem, në ç’gjendje është? Unë ju siguroj që çdo familje ka patur të bëj me sistemin e drejtësisë, ndoshta civile, pronash, penale. Fakti që nga të gjitha anët gjyqësori sulmohet,  une i jap peshën e vet edhe gjyqësorit por fajin me të madh ja jap politikës. Dhe kur unë i referohem parlamentit unë kam shumë besim tek ky institucion. Por në rast se ky institucion vjen dhe ul performancën e vet, është pikërisht ky institucion që do të përçaktojë edhe fatin e institucioneve të tjerë dhe njerëzve të tjerë në përgjithësi.

Shikoni se çfarë po ndodh në KLD. Çfarë është KLD? Është insititucioni më i komplikuar në Shqipëri sepse ka disa pushtete brenda. Është presidenti, nga ana tjetër është ministri i drejtësisë që në këtë rast ka qëlluar që nuk janë në një kah politik. Nga ana tjetër ke kryetarin e gjykatës së lartë që është zgjedhur nga një maxhorancë politike, ke nënkryetarin që është zgjedhur nga një vullnet politik i mazhorançës së djeshme. Ke edhe shumë gjyqtarë të tjerë që vijnë ose nga parlamenti ose nga konferença gjyqësore të cilët kanë bindje dhe prirje të ndryshme politike. Kjo është arsyeja sot që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e pushtetit të drejtësisë.

 

Mira Kazhani: Kush i bën pazaret me KLD? Gjatë këtyre ditëve gazeta Dita publikoi disa të dhëna të cilat tregojnë që aty janë zgjedhur anëtar edhe me një profil të ulet profesional. Ka disa që kanë mbaruar studimet me korrespondencë, etj. Sa normale është kjo?

Bamir Topi: Këto gjëra duhet të dalin!

 

Mira Kazhani: Kanë dalë. Janë publikuar dokumenta.

Bamir Topi: Eshtë shumë i rëndësishem komunikimi me publikun. Publiku shumë gjëra nuk i di.

 

Mira Kazhani: Pse nuk i di? Kush i mbron ata?

Bamir Topi: Nuk i di se nuk i nxirrni ju. E kam fjalën për median në përgjithësi. Kur institucionet s’e kanë transparencën duhet ta ketë media. Media është një pushtet shumë i madh që ka në dorë. Ty Mira mund të të vije keq, dhe nuk e kam për rastin konkret (nënkupton gazetën Dita) por media në Shqipqëri përgjithësisht shkon sipas emocioneve politike. Nuk e quaj etike që ti bën sot një analizë medias, por tani do të të kthehem duke të të respektuar:- Ku ishin këta gazetarë , kur TVSH i cili paguhet nga taksapaguesit shqiptar, sulmonte si bunkeri në thojza i propagandës së Gëbelsit institucionin e Presidentit? Po them që në përgjithësi media dhe pronarët shkojnë sipas interesave politike e personale. Këtë histori e di mirë, nuk ka nevojë të ma konfirmoni.  E di mirë se më ka përballur karierra ime politike. Sigurisht që ka edhe media që janë strukturuar mirë, dhe janë në shërbim të publikut.  Ka edhe media të huaja që njihen si media që mbrojnë një kah a një tjetër, por atje asnjëherë nuk çenohet nga gazetari misioni që është për publikun.

 

Mira Kazhani: Zoti Topi nuk mund të hidhni një paralele të tillë. Si mund të krahasohemi ne me median britanike bie fjala. Janë media që janë rritur dhe zhvilluar në shtete që i bëjnë politikanët e mirë…

Bamir Topi: Edhe politikani edhe media jetojnë të njëjtën kohë. Janë dy gjëra të lidhura bashkë. Por ajo që ka ndodhur me TVSH ishte diçka e pabesueshme. Si ka mundësi që Televizioni shtetëror sulmonte kreun e shtetit?! Kam takuar bashkatdhetar të irrituar nga ky fakt.  Përfytyroni se deri ku arrin puna.  Ndaj them që këtu gjërat duhet të reformohen në bllok. Duhet krijuar sistemi.

 

Mira Kazhani: Po dilni në disa teori të kryeministrit Rama. Se ai flet shumë për mirëqenien që vjen nga sistemi dhe jo individi. Por meqë shkoi fjala tek zoti Rama dhe ju jeni një çun tirone. E keni vënë re që ai flet me pasion për çunat e Tironës? Ju si ndiheni, si çun Tirone që jeni. Është kompliment?

Bamir Topi: Secili ka mënyrën e artikulimit të vet. Unë ndihem si një qytetar i një qyteti i çili i ka ndryshuar përmasat e veta në vite dhe është e natyrshme.

 

Mira Kazhani: Kanë ndonjë vlerë më shumë çunat e Tironës nga shqiptarët e tjerë?

Bamir Topi: Jo nuk e besoj. Dhe nuk besoj se gjërat trajtohen në këtë sens se përndryshe pastaj do futeshim në një trajtim lokalist të gjërave që në radhë të parë nuk i bën mirë politikanit kur e shpreh. Unë mendoj se secili ka një nostalgji për një kohë të vetën, për miq e shok dhe kjo është natyrale. Unë e shoh Tiranën si një atmosfere kozmopolite.

 

Mira Kazhani: Ju tani keni më shumë kohë të lirë. Si i kaloni ditët?

Bamir Topi: Po më rezulton se koha ime është ngushtuar edhe më shumë. Tani më duhet të impenjohem në shumë fronte.

 

Mira Kazhani: Si është fronti i gruas tuaj, Teutës? Kaloni më shumë kohë bashkë? E ndihmoni atë në detyrat e familjes?

Bamir Topi: Unë gjithmonë e kam ditur pozicionin tim në familje. Ndryshe nuk do isha këtu ku jam. Njerëzit duhet ta kuptojnë se fillimisht është familja dhe pastaj është mendimi për të tjerët jashtë familjes. Kam tentuar që të jem gjithmonë i strukturuar në familje. Të mos jem politikani i familjes, por familjari i familjes. S’i kam ngatërruar asnjëherë gjërat. Por kam patur gjithmonë një atmosfere familjare shumë të këndshme,pa strese, pa trauma.

 

Mira Kazhani: Jeni nga ata burra që në mëngjes bëni një kafe, një omletë?

Bamir Topi: Jo, jo. Unë e kam thënë, dikush i bën këto ose nga nevoja ose nga dëshira. Unë jam nga ato që kur e bëj e bëj nga halli.

 

Mira Kazhani: Do ketë dasëm këto ditë në shtëpinë Topi. Vajza juaj mora vesh se martohet. E di që ju nuk donit ta zbulonit këtë, por sekret po ruajmë vetëm datën. Jeni i lumtur apo xheloz?

Bamir Topi: Patjetër që do ketë. I lumtur jam. Xheloz jo. Këto janë ligje të natyrës. Është dinamika e jetës. Sigurisht pak i stresuar. Por këto janë strese pozitive.

 

Mira Kazhani: Do bëni një dasmë luksoze?

Bamir Topi: Jo, ne kemi zgjedhur ta bëjmë dasmën në shtëpinë tonë…

 

Mira Kazhani: Po shtëpia juaj është 8 mijë metra katrorë dhe shumë e bukur.

Bamir Topi: Është fryt i asaj që kam trashëguar. Pronë e e familjes që e trashëguam nga gjyshi, babai. Jemi në përmasat e nje dasme tradicionale shqiptare.

 

Mira Kazhani: Trashëgime

Bamir Topi: Faleminderit.

 

Mira Kazhani July 20, 2014 13:00
Komento

23 Komente

  1. Trako July 20, 11:09

    Ti ishe legeni i rradhes se gjate…mbas bythes se Saliut o Top Bamiri. Te gjithe ju jeni njerez pa piken e personalitetit, pa kocka si thote populli, qe kur jeni me Saliun dhe ai ju hedh kocken per ta lepire i bindeni verberishte si sherbetore te rendomte, kurse kur Saliu ju hedh ne koshin e plehrave e akuzoni ate si njeri…te ndryshuar. Dhe keshtu vazhdon avazi…shiko shoket e tu Ngjelen&Co.. Humbje kohe te merresh me ty.

    Reply to this comment
    • pelivan July 20, 19:23

      O zoti Trako! Si s’me le o burr te kisha cfryre dhe une po kaq sa ju!… M’a more per pak,mu ne kthese…. Te lumte!…

      Reply to this comment
  2. alfade July 20, 11:21

    O Bamke, kur e pate shansin per t’u kujtuar si president i Shqiperise nuk e shfrytezove tash
    eshte vone per te ndjere ”pergjegjesi” . Historia nuk do ju fale !

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati July 21, 21:07

      O Bamir ! Kur do vije prape Zdravko te kendoje ndonje kenge per ty or aman, se e kishe merak te madh ~! hahahahahahaha

      Ky eshte skandaloz fare –Megjithate , qe njeres te tille si ky Bamka qe jane deficente te tejskajeshem ne cdo aspekt , vendosen ne politike, e ka fajin Sala

      Se Sala , ngrinte ne forumet e larta njerez deficente, pa i provuar ne debate politke brenda Partise , dhe keta kur hypin atje ne maje …..”kendojne” si budallenj
      Dhe kete budallallek te ketyre e vuajme ne, populli,

      Reply to this comment
  3. latifond July 20, 11:29

    Ju qytetaret e PD heshtet kur Saliu me nje veprim arbitrar shkaterroi qeverine e koalicionit kombetar ne 1991,duke terhequr PD,si ta kishte prone personale.Ju u treguat frikacake dhe nuk mbeshtetet Gramoz Pashkon ne perpjekjet e tij mbinjerezore per te cuar paqesisht vendin drejt zgjedhjeve normale dhe integrimit ne organizmat nderkombetare.Ju lejuat zaptimin e PD prej malokeve dhe banditeve,gjoja ne emer te antikomunizmit,por ne fakt ne emer te dallkaukeve,bashibozukeve te cdo regjimi Pushka pas beteje dhe fjala pas kuvendi,nuk vlejne..Ti Bamir tani je krejt i vonuar ne ato qe thua. E keqja u kry.Eshte populli i thjeshte,qe i dha dermen njehere e mire Vicidolit dhe partise se llumit te rrugacerise PD,njehere e pergjithmone me vote,jo ju.!

    Reply to this comment
    • PA PARTI FARE July 20, 13:45

      Per Bamirin nuk me rru,,et shume,,,por sa per Gramoz Pashkon,,e pame fundin,,se keshtu eshte kur pronari rrinte ne bodrum,e ai 2 kate,,dhe mori nga firma ndertimit me shume se pronari i vertete,,,,epo ZOTI te ndeshkon rende

      Reply to this comment
  4. lili July 20, 11:33

    Ky i ‘djathte ‘ qe shkon pas nje komunist 24 karat?,e prape ky kerkon moral ne politique edhe pergjegjesi,e thot kam stazh te gjate ne politike! Stazh te gjate ne mutsihane shqiptar po,po asnje send me shume,e jo se jo etike politique!

    Reply to this comment
  5. e ardhmja July 20, 11:35

    Shpirtat e zinj!

    ——————————————————————————–

    Perse perse vall ?
    Zoti njeriun kaq prefekt e krijoji?
    Dhe me shpirtin e disave ai nuk punoi?
    Shume shpirta te zinj ka ne kete bote
    Sa njerzis sot u derdhin shume lot

    Oqeane lotesh sot jan mbushur
    Nga rezultati i shpirterave te zinj
    Sa dhe token ,shume e kan skuqur
    Me gjakun e te pafajshme ,keta shpirt zinj

    Cohuni ju o te vdekur te pafajshem
    dilni o engjej ,e shetitni dynjane
    merni bekimin tek Zoti juaj
    shkoni e ndihmoni ju fukarane

    Mblidhini shpirtat e zinj te mallkuar
    ne cdo skaj te kesaj bote mizore
    paketojini mire ne nje akre hermetike
    E djalli, me keto shpirta te ndertoj permendore
    __________________
    Alba 14.05.2003

    Reply to this comment
  6. nuri July 20, 13:36

    Zonja gazetare a e pyetet z. Topi se ne vfare menyre i ka ndertuar sarajet ku e inervistove te nivelit te Eskobarit ? Pyete a i ka me leje ndertimet e bera, me cilen firme i ka bere ndertimet dhe i ka deklaruar tek organet fiskale ? Investigoni dhe do te konstatoni se Topi ka qene i vetmi President ne Europe qe nuk ka paguar detyrimet fiskale ndaj shtetit te tij ndersa te tjerat demagogjira ka boll ne tregun politik te votuar dhe eshte e tepert dhe lodhese te degjojme edhe mashtrimet e z. Topi. Ai i qendroi si paterice Berishes se post 97 dhe Berisha e shperbleu ne postin e Presidentit per te cilin eshte vleresuar si me i keqi deri me sot. Mjere ai qe i beson ketij demagogu demode.

    Reply to this comment
  7. Horri i Bulevardit July 20, 13:37

    Para disa koheve, Bamir Topi, ekspozoi nje foto ne stadiumin e Sansiros me duket, foto e vitit 87, ne kohen e komunizmit.
    Une nuk di qe ne periudhen e diktatures komuniste, te kete dale jashte Shqiperise, ndonje i djathte, qofte ky edhe gjeni.
    Prandaj mos na beni leksione djathtiste, se e djathta, u zhduk para viteve 50.

    Reply to this comment
  8. Niko Nika July 20, 14:20

    Çunat e Tirones

    Ky mbiemer per “çunat” e ka zanafillen ne kohen e diktatures kur “çunat e tjere” konsideroheshin qytetare te kategorise se dyte. Çunat e vertete te Tirones, ata qe jane lindur e rritur ne nje shtepi private tiranase, me nje kaki ne oborr, nuk kane arsye te mburren me kete mbiemer te natyrshem te kryeqytetasve ne te gjithe boten.
    Mburren ata qe jane karavidhe, qe mungesen e vlerave reale dhe te suksesit ne shoqeri perpiqen ta plotesojne duke perbaltur natyrshmerine e mbiemrit “çun tirone”.

    Reply to this comment
    • Rrok July 21, 08:45

      Cfar maloku, po ku e di ti se cdmth emertimincun tirone i asaj kohe???!!! Vetem
      Kush e ka jetu ate kohe e kupton. Futi i xhiro me mushke qe tkuptosh kohen e katunit tat

      Reply to this comment
      • Malesorja July 30, 02:34

        Ti qe nuk je malesor, te genjen mendja dhe kujton se je i qyteteruar dhe me kulture, por ne te vertete je nje zero qe ushqehesh vetem me vrer e urrejtje. Po sic thote populli, uthulla e fort prish enen e vete.

        Reply to this comment
  9. Jozefina Topalli July 20, 15:40

    Bamke,po je besimtar pa le shqipetar qe skane ngelur nga keto ane -VRIT VEHTEN ne shenje pendimi ndaj krimeve qe kini bere 24 vjet ndaj famijeve te pa fajshem shqipetare

    Reply to this comment
  10. zeqo July 20, 16:00

    Bamiri eshte nje ish-spiun sigurimi ka marre shume vet me qafe, eshte hajdut i kamufluar, pjelle e nje race te ndyre komunistesh ndaj dhe u fut ne PD prej sigurimit. O njerez Bamka e ka bere specilizmin jashte shtetit ne kohen kur jashte shtetit nuk dilnin dot as anetaret e komitetit qendror dhe sekretaret e pare te PPSH pervecc femijeve te Enver Hoches dhe disa anetareve te byrose politike. Si e shpjegoni kete privilegj

    Reply to this comment
  11. Naci July 20, 18:48

    Po po mir thua ti pjerdh pjerdh…23 vjet pjerdhin keta dhe popullit pastaj i vjen era m..ut.

    Reply to this comment
  12. ra Faja prej fikut... July 20, 19:23

    hahahahahahaha ky i shkreti eshte komplet sallam. ik o bamir se na kenaqe edhe neve sa salen qe i sherbeve..

    Reply to this comment
  13. MARKO July 20, 22:07

    Po ky ca kerkon tani dhe per cfar e intrvistojne, cdo te na thote. Kete po ta donte njeri do ta kishin votuar.ky smori dot asnje vend ne parlament ja fusin kot.

    Reply to this comment
  14. Prudent July 21, 07:46

    Ne PD Bamiri i sherbeu Berishes dhe ai e beri President. Ne Presidence i sherbeu Rames dhe ai here pas here i dergon ndonje gazetare per ti bere ndonje interviste qe te mos harrojme se eshte gjalle.

    Reply to this comment
  15. BJORN July 21, 08:39

    Ti mor Bamir je burre pilafi thote nje fjale e urte Tirone

    Reply to this comment
  16. turi July 22, 01:37

    Skish faj bamiri.Fajin e kish edi sali me kushtetun qe i ulen vlerat bamirit.Bamiri eshte na figurat me te mira te te djathtes

    Reply to this comment
  17. Fation July 27, 11:54

    TE TRASHEGOHET NADA BAMIR E ME SHUME NIPA.
    Perqafime te gjitheve Fationi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*