Bamir Topi: Përgjigjet e mia

April 10, 2013 12:03

Bamir Topi: Përgjigjet e mia

Pas kreut të PS-së Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, edhe ish-Presidenti Bamir Topi, tashmë në krye të partisë Fryma e Re Demokratike, u është përgjigjur pyetjeve publike që opinionistët e njohur Mustafa Nano, Mero Baze dhe Andrea Stefani u drejtuan nëpërmjet DITA-s, politikanëve kryesorë në vend. Më poshtë, përgjigjet e z.Topi për secilën nga pyetjet drejtuar atij.

Pyetja e Mero Bazes për Bamir Topin: Nëse Berisha dorëhiqet nga kandidat për kryeministër, a do të bëni koalicion me PD-në?

Unë jam shprehur qartë, nëse Partia Demokratike do të shkëputet jo thjesht nga individi Berisha, por nga psikologjia që ai ka ndërtuar së bashku me grupin e tij, natyrisht që gjërat janë për t’u diskutuar. Ajo që ne na frymëzon në politikë është çështja e parimeve dhe mbi bazën e këtyre parimeve ndërtohen të gjitha aleancat e mundshme.

Fakti që deri më sot psikologjia e njëshit ka injektuar edhe psikologjinë e të tjerëve, do të thotë se ajo parti  është kthyer në një kazermë politike. Unë mendoj se bëhet fjalë për më shumë se një individ i vetëm në atë partiPra, është çështje e një psikologjie për të kaluar më pas te parimet. Ne jemi parti e parimeve.

Pyetja e Mustafa Nanos për Bamir Topin:  Si shpjegohet që ju është dashur kaq shumë kohë për të krijuar një mendim të qartë mbi Berishën?

Duke pasur respekt dhe një njohje me të, do t’i thoja Mustafait, se më është dashur aq kohë sa i është dashur dhe vetë atij për t’u shkëputur. Çdo njeri e pozicionon arsyetimin në funksion të kohës. Çështja e kohës është çështje relativiteti. E rëndësishme është që kur ti duhet ta thuash diçka hapur, atëherë mendoj se ti vlerësohesh për këtë pozicion tëndin.

Unë e kam thënë kur kam qenë në fillim të punës sime si President, nuk kam pritur të vijë fundi i mandatit për të dalë në një pozicion ndryshe. Në momentin që unë kam parë që gjërat nuk ecnin në funksion të detyrave të gjithsecilit, në atë moment jam shprehur.

Pyetja e Andrea Stefanit për Bamir Topin: A është në ambicien tuaj riorganizmi i të djathtës shqiptare pa Berishën? E përjashtoni 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve ose qoftë edhe me PD-në e Berishës?

Ne jemi një parti e qendrës së djathtë dhe mendimi i parë që na vjen në këto momente është fakti se nevoja e së djathtës aktuale është të reformohet dhe të modernizohet. Kjo është dhe arsyeja që ne jemi larguar nga ajo parti tek e cila kemi dhënë kontributin tonë për shumë vite. Reformimi i të djathtës është parësor. Unë ua thashë dhe pak më lart, ne ecim shumë mbi bazë të parimeve dhe nuk besojmë që gjërat ngrysen ndryshe dhe gdhihen ndryshe.

Kështu që mendoj se kemi të bëjmë me një çështje shumë komplekse për t’u trajtuar. Çdo personazh i cili ka kaluar 22 vite në të njëjtin pozicion, mbart me vete edhe gjithë negativitetet e kësaj marrëdhënieje. Vlerësojmë shumë kontributin e demokratëve të thjeshtë, të cilët shohin me shqetësim që e djathta ka devijuar në mënyrë të dukshme nga parimet mbi të cilat u ndërtua fillimisht. Kam parasysh këtu çështjen e pronave, të ish-të përndjekurve politikë, aleancat jonatyrale që PD ka realizuar në vite. Dhe në fund, serioziteti i politikës lidhet dhe me çështjen e parimeve.

April 10, 2013 12:03
Komento

1 Koment

  1. eugeni April 10, 12:29

    Paradoksi i politikaneve SHqiptar vazhdon dhe tashme ka arritur ne majen e Zeusit!!
    Bamir Topi paraqitet sot si person i veshur me doreza te bardha , i dale nga stoat e mashonizmit te politikes Shqiptare!
    Qe nga menjyra e paraqitjes se programit te tij, e deri tek levizjet shahore qe po ben ne kete fushate me te vetmin partner fobine se mos ben te njejtat gabime qe po bejne partite e tjera .
    I vendosur ne nje cep ku ka kendoptik te mire rri e veshtron levizjet e te tjereve dhe behet gati te veproje ne monentin e fundit , DUKE PATUR AI TASH CELSAT E KESAJ KALAJE TE KALBUR POLITIKE NE DORE DHE DUKE VENDOSUR AI VETE SE CFARE DO FITOJ NGA KJO LOJE !!!
    Jam i sigurte qe zhurma qe do beje Bamiri do jete shume me shurdhuese se zhurma e kualicionit PS me LSI!!
    Le te presim !!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*