Bamir Topi “rikthehet” në PD

April 9, 2016 15:15

Bamir Topi “rikthehet” në PD

Selia e mëparshme e Partisë Demokratike do të shfrytëzohet nga Fryma e re Demokratike e Bamir Topit.

Aktualisht në një pjesë të saj është Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, një institucion në varësi të bashkisë së Tiranës, që ka edhe pronësinë e godinës.

TCh u interesua në bashki për arsyen se pse Frymës së Re Demokratike iu dha pikërisht një pjesë e kësaj godine, kur dihet se kreu i saj është një ndër figurat me profil të lartë politik të dalë nga radhët e demokratëve. Përgjigjen për këtë e dha nënkryetari socialist i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

“Tentativa për të bërë lidhje me historikun e vendeve është pak e çuditshme sepse nëse do të bënim këtë paralelizëm do të thonim që Partia Demokratike tani qëndron tek ndërtesa e SHQUP- it dhe duhet të përmendnim faktin që ka qënë ndertesa e SHQUP-it. Kam përshtypjen që ndërtesat janë ndërtesa dhe janë për funksione publike”, tha Mazniku.

Ligji e detyron Bashkinë e Tiranës që t’i sigurojë një godine çdo partie politike, që ka arritur të marrë të paktën 1 përqind të votave në zgjedhje.

April 9, 2016 15:15
Komento

1 Koment

  1. Bajram July 6, 15:40

    Vend me te mire nuk mund te kete per Bamir Topin qe tashme eshte ne krye te “Frymes” qe flet vete me heshtjen qe e karakterizon qe kur ishte nenkryetar i PD,president dhe tani kryetar fryme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*