Bamir Topi rrëfen takimin me Ramiz Alinë, çfarë i tha për Berishën

May 19, 2019 22:50

Bamir Topi rrëfen takimin me Ramiz Alinë, çfarë i tha për Berishën

Libri “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, i publikuar nga ish-presidenti Bamir Topin ka ngjallur debate në arenën politike.

Në këtë libër, Topi ka shkruar ngjarjet kryesore të eksperiencës së tij në politike, si dhe marrëdhëniet që ai ka pasur me disa nga politikanët e vendit.

Në një pjesë të librit, Topi ka rrëfyer takimin e tij me Ramiz Alinë në vitin 2009

Ish-presidenti shprehet se me Alinë u takua në 80-vjetorin e lindjes së Alfred Moisiut.

Ai rrëfen se më ka pasur një bisedë të shkurtër me Ramiz Alinë, ku kishin folur për situatën politike të asaj kohe.

Ndërkohë, sipas Topit, teksa kanë diskutuar për marrëdhëniet president-kryeministër, Alia e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si  një lider “të ashpër dhe të pabesë”.

 

Bamir Topi për Ramiz Alinë

Ramiz Alia, ndonëse është njeriu më jetëgjatë, që shërbeu në komunizëm si përfaqësues i Rinisë Komuniste e deri Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, konsiderohet dhe njihet në historinë e kohës së ndryshimeve të sistemeve si Presidenti i Parë i Republikës dhe në këtë cilësi është trajtuar në marrëdhëniet protokollare të shtetit shqiptar. E kam takuar Ramiz Alinë në ceremonitë e Festës së Pavarësisë, ku komunikimi ka qenë i shkurtër dhe përshëndetës.

Një tjetër moment kur kam biseduar gjatë me Ramiz Alinë ka qenë në një darkë të organizuar nga Presidenti Moisiu në 80-vjetorin e lindjes së tij, në dhjetorin e vitit 2009. Ndonëse ishin të ftuar të gjithë presidentët, mungonte vetëm Sali Berisha. Pas një dreke që ka zgjatur rreth një orë, në largim e sipër, gjatë përshëndetjes kam pasur një bisedë të shkurtër dhe interesante me Ramizin.

Në përshëndetje e sipër filloi të japë vlerësime për situatën konfliktuale midis Presidentit dhe Kryeministrit, që korrespondonte me problemet politike të vitit 2009.

– Në këtë klimë kaq të ashpër, vlerësoj mënyrën e drejtimit të Presidencës për të qenë i baraslarguar dhe duke u bazuar thellësisht te ligji! – u shpreh Alia.

Në ikje e sipër u shpreh se “e shoh që ke një situatë të pazakontë”, duke pasur parasysh përplasjen e fortë me Berishën, të cilin e përkufizoi si një lider “të ashpër dhe të pabesë”.

Unë, natyrisht nuk u ndjeva mirë me këtë lloj komunikimi, duke evituar përgjigjen me shumë diplomaci dhe e kalova bisedën diku tjetër, pasi nuk doja që të shprehja konsideratat e mia, aq më shumë te Ramiz Alia, për një njeri që, tek e fundit, kisha bashkëpunuar në politikë dhe sot kisha marrëdhënie të detyruara institucionale.

E lashë pa përgjigje shprehjen e fortë të tij, i cili kishte pritur rastin për ta thënë. Unë jam “çliruar” ta them pas kaq kohësh, edhe pse Ramiz Alia është ndarë nga jeta, duke menduar që disa rrëfime “të sikletshme” duhen thënë në mënyrë shumë autentike, sikurse e kërkon ky lloj rrëfimi për jetën.

v.l/ Dita

May 19, 2019 22:50
Komento

19 Komente

  1. leeni pordhet bamke qurrollari .fol per krimeet e salih protopapes ,tradhetite ndaj Atdheut ,e gjithcka tjeter nqs je vertet shqiptare May 19, 23:16

    kto qe ka shkrujt bamka ,
    jane thjeshte vetem Maja e Ajsbergut
    te maskaralliqeeve qe i ka bo Shqiperise

    salih abdurrahman brrrisha

    kryekirmineli
    kryetradhetari
    kryeshkerdhata

    me i madhe ne Historine e Shqiperise

    Topi nuk ka burreri ,te FLASI HAPUR

    per kryeShkerdhaten e Kombit

    sepse dihet mo . jan rrac nga zagart e beut ,
    kush e ka rriujt nga kta ndonjiher per Shqiperine .

    Atdheu per kte far bastardesh ,ka qenee ne cdo kohe

    thjeshte nji Alibi – nderkohe qe Atdheu ka qen Posti ne Krye te Shtetit – Vjedhaj e Shtetit – Paraja

    per te cilen vrisnin nene e babe
    rrace e ndyre
    ju s’boheni njerez edhe pas 500 vjetesh ,

    natyrishtee nqs do ti rezistoni Stuhive te kohes

    Reply to this comment
  2. Golemi i Kavajes May 19, 23:23

    Nuk me duket e drejte ! Nga kjo deklarate apo edhe shkruar ne liber, aq me teper qe Ramiz Alia nuk rron me,e ngarkon te ikurin nga kjo bote.Nuk besoj se Ramiz Alia te mos ta kete thene kete ne konfidence,bisedat konfidenciale nuk duhet te publikohen pa lejen e pales qe eshte shprehur !

    Reply to this comment
  3. demo May 19, 23:27

    Ramiz Alia tregoi me vepra qe ishte lideri me evropian,me tolerant,me demokrat qe drejtoi keto 35 vjet.
    I kishte mundesite te mbyllte kufijte dhe te tregonte barin.
    Nuk e beri.Mori persiper gjithe rriskun dhe pergjegjesite e vershimit te pare.Per mua toleroi pafalshem Berishen.
    Ruajti ndryshimet nga fanatiket e Skraparit,nga kapterrat e enverit,poor toleroi Berishen qe ishte me i rrezikshem.Berishen e kishin kapur ethet e pushtetit,qe ne mbledhjen e Intelektualeve.Keresa e llogarise per sampiste,forca te erretaa e fantazi te berishes per te matur pulsin Ramizit,duhet te kishin marre pergjigje te ashper,Jo t`i varte ujkut melcine ne qafe,ta dergonte vete tek studentet.E besoj se e ngaterroi me nje mjek qytetar,harroi qe berisha ishte nje bishe mali,qe ruan rastin te hidhet ne fyt.Ketu gaboi.Pa Berishen zhvillimet demokratike mund te kishin marre rrjedhen rumune,kroate etj.

    Reply to this comment
  4. Putaneshat May 19, 23:50

    Nuk eshte puna per te mbrojtur Saline,pse Ramizi ishte i burre i beses ? nje Jago i ndyre,mire i tha Memeti.
    Nuk ishte ai vete qe e zgjodhi Berishen ? Halete si njeri si tjetri

    Reply to this comment
  5. qwerty May 20, 00:49

    Ramiz Alia tashme te kish bere leshim te madh duke ta quajtur Berishen “lider” pavaresisht se i ashper e i pabese.

    Mund tia kishe kthyer konfidencen ne te njejten shkalle por te kufizon injoranca pervec burracakerise.

    Reply to this comment
  6. Adih May 20, 00:52

    Cfare derdellis o Bamir Topi . Eshte si turpi i jot e aq me shume i Ramiz Alise .
    Sinqerisht ta them , se une personalisht , kurre nuk do punoja me Sali Berishen ,qe nga nje karjerist Sekretar Partie ,u ngjiz sekonde ne ” Demokrat ” Nuk jemi kafshe o Bamir , por njerez dhe njeriu ka principe ,besoj se me jep te drejte o z Topi. Qe ketu fillon e mbaron ceklsi i solit e z Topi . Dhe mos e permend me Ramiz Aline , se ai na i la peshqesh keta politikanet e kesaj bajge te ndare ne disa pjese ,qe e kane shkateruar shqiperine si ne ekonomi edhe aq me keq ne dinjitet . Mos e treste dheu kurre ate Ramizin ,per peshqeshin qe na dhuroi me fal e na i rrasi ne shqiptareve , o Z Topi.
    I lutem zotit , qe Rama te jete katovicari i fundit ,i emeruari nga Ramiz Alia, se perndryshe , na mori dreqi .

    Reply to this comment
  7. Buda May 20, 02:02

    Ramiz Alia dhe Sali Berisha kane pire uje ne nje burim agjeturor, te cilit i mbetun te dy besnike. “I buti” Ramiz Alia, iu qep si nje semundje bashkeshortes se Enver Hoxhes dhe arrrit te trashegoje pushtetin absolut diktatorial ne Shqiperi dhe i vuri shkelmin pushtetit te marre me pabesi. Ne pamundesi per ta mbajtur pushtetin ne duart e buta te tij, ia la timonin “te ashperit” Sali Berisha, por Saliu e futi ne burg Ramon, prandaj Ramiz Alia e quajti Berishen “te pabese”. Njeri i “bute”, tjetri “i ashper”; te dy tradhtare te p[abese ndaj interesave te popullit dhe atdheut.

    Reply to this comment
  8. Zgalem May 20, 03:00

    Nuk besoj se me keqkuptoni , per nje vrejtje miqesore . Keto libra memoriale zene vellimin me te madh te botimeve , vitet e fundit . Vuajne nga predominimi I foljes ” me thene ” . Librat presidenciale nuk perjashtohen nga ky dominim I kesaj fjale . Ne c’do faqe e gjen te zgjedhuar , ne te tera kohet dhe vetat. . Nese ndonje dite do ta kem ne dore , ket liber , do nemeroj fjalen , qe permend ketu dhe do ta ve ne raport , me fjalet , qe ka libri , qe ndoshta vene 80 mije , besoj zene 7 % . Ka libra me perqindje me te larte . Fjala I thashe , me tha , do t’i thoshja , nuk me tha , te zevendesohen me foljen veprore ” me bere “, ne harmoni me folet “me thene “, sepse kjo nuk mund te eliminohet krejt . . Duhet te tregohen me te matur , korrektoret dhe botusit , pa ber fjale , per autoret. Zgalem .

    Reply to this comment
  9. Lili May 20, 04:33

    Edhe nuk e pyeti ho
    Iç perde Ramizi tha se eshte i pabese?besen e komunistit i pat dhane Ramizit se do qendroje besnik i tij? Hajt se fort mire e luajti kete rol berisha mbasi ramizi vdiq ne krevat edhe pse ishte pergjegjesi kryesor me Nexhmijen i diktatures per krimet qe u bene,po edhe per falimentimin e sistemit.
    Normal qe dy kriminelet ma te medhenj te Shqiperise i besuan vetem kriminelit tjeter per t’i dhuruar pushtetin e tyre! Pasojat po shihen edhe 30 vjete mbas zgedhjes se tyre…

    Reply to this comment
  10. komshiu May 20, 08:10

    Bamka pra po thote se paska qene ai vete njeriu i besuar i Ram Halese dhe jo i pa besi Saluk. Ik Bamke se ty ta di gjithe Tirana shkakun e kapjes nga socialistet te cileve i sherbeve ne presidence me fort se Mejdani, Moisiu (Meten nuk po e permend). Ty socialistet te tunden ne surrat firmen e tyt eti Myrteza Topkes si deshmitar kunder atyre qe u pushkatuan per bomben ne Ambasaden Sovjetike. Me nje bab te tille ti nuk mund te rrije ne Presidence ndryshe vetem duke i lepire koqet Ed Rames.

    Reply to this comment
  11. servet May 20, 08:14

    Ke filluar te zevendesosh Izet Haxhian tek gazeta Dita.

    Reply to this comment
  12. Mark .U.K May 20, 08:29

    Se e ka quajtur te pabes Berishen jam i sigurt.Berisha e denoj me burk Aline e ktu besoj e ka fjalen Bamiri.Bamir Topi si puna e asaj shprehjes:Per inat te sime vjeherr po shkoj e flej me mullixhin,pra te i dashuri.Ne politik Bamir veterinari u fute nga Berisha,kjo nga i vllaj qe kishte merita .Ky faqezi doli hapur qe votoj Edi Ramen kur ishte president nga Pd.Ky idiot dekleron se me çuan president vetem se donin ta largonin nga Pd.Nga Pd larguan burra me te mire se Topi pa jua ndier fare bile me lehtesi kur dilnin kundra partis.Mesa duket veterinari ka ngatrrue ilacet e ka oire ilacet e lopve,

    Reply to this comment
  13. anticensurë25642654 May 20, 08:46

    “Sali Berisha si një lider “të ashpër dhe të pabesë”.”
    uau çfar paska thënë!?
    atë që e kanë ditur dhe kalamajt e djepit??
    ramizi nuk ishte i mangët,të paktën në pabesi!!

    Reply to this comment
  14. Fjale te forta paska thane -:) May 20, 09:05

    Paska mbet te Bamir Topi me Fol per konsideraten e marredheniet e Berishes me Ramiz Aline. Ke 20 vjet ne politike, hyre e dole nga presidenca e po kap tre fjale te njeriut qe palosi nga Koci Xoxe, e deri te Enver Hoxha. E me keto tre fjale te tijat dashke me dhane konkluzione. Paske mbet hala te corba e te qoftet o zoteri. Beji hysmet asaj se mbase te del ma mire, mo u merr me pun librash

    Reply to this comment
  15. ela May 20, 09:55

    me sakt nuk ka te shkoj,megjithate une them udheheqes barbar dhe politikan injorant

    Reply to this comment
  16. Konti Sbalta May 20, 18:34

    Ramizi e paska quajtur ”LiDER”Sali Berishen!!,sipas
    Bamir Topit prandaj ja paska dorezuar pushtetin, apo nga qe”lideri”e kercenoi?! Vetem “lider” d.m.th. udheheqes nuk mund te jete ky perbindeshi qe edhe pse eshte bere “gerdalle”nuk heq dore nga cmendurit e mendjes se tij te coroditur!

    Reply to this comment
  17. emigranti May 20, 23:39

    Kot fare. Te shkruash nje liber plot me tha e si thash, do te thot te jesh vertet krejt i pashprese .. Topi po perpiqet te jete ai qe nuk guxoi kurre te jete ne politik. As mish as peshk ne jet dhe po i till dhe ne liber ..

    Reply to this comment
  18. Daja May 23, 00:37

    Ky dhe gjithe presidentat e Shqiperise paskan qene koqe Kanari njeri me keq se Tjetri Te gjithe duke filly nga xhepi deri te ju sotmi kane qene Konkubina te argatit Serbise. Kane vjedh dhe vete. Gjithcka Shpejt do Meret Vesh. Rebeka Ismaili.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*