“Klasë politike provincialësh banalë, korrigjim urgjent 2008-s”

April 12, 2019 12:09

“Klasë politike provincialësh banalë, korrigjim urgjent 2008-s”

Ekskluzive Dita* – “Duhet të korrigjohet deformimi kushtetues i vitit 2008. Pa këtë korrigjim Shqipëria politike do të jetë gjithmonë një peng i ndërvarur madje një peng grotesk. Logjika historike është njëkohësisht dhe logjikë e politikës. Emancipimi jetik i politikës është edhe një iluminim i historisë. Ky ekuacion është i pashmangshëm por dhe i pashkatërrueshëm dot” – thotë në këtë intervistë botuar sot në Dita akademiku Moikom Zeqo.

Me Moikomin bisedoi gazetari Erion Habilaj:

-Prej javësh opozita ka djegur mandatet e deputetëve dhe është ngritur në protesta. Mendoni se është një veprim i duhur, dhe çfarë do të sugjeronit në një rast të tillë?

Djegia e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës, nga PD dhe LSI në të vërtetë nuk përbën një lajm politik, por është një skandal politik. Marrja e një vendimi të tillë tregon nivelin mediokër dhe provincial të politikanëve vendimmarrës të këtyre partive të opozitës. Nuk di asnjë rast të ngjashëm në vendet demokratike të Europës, nuk di asnjë shëmbëlltyrë që i afrohet këtij “harikiri” të ish-deputetëve tashmë të opozitës dhe për më tepër ende nuk jam në gjendje t’i jap një kuptim justifikues apo ndoshta dhe stimulues për mënyrën paksa të pangjashme që rezulton me djegien e këtyre mandateve.

E kam theksuar shumë herë që ndryshimet e kobshme kushtetuese të vitit 2008 krijuan të drejtën e monarkut për të paracaktuar listat e deputetëve, gjë që shkatërron lirinë e zgjedhjes por dhe të votimit të lirë dhe të fshehtë. Të habit fakti që disa politikanë të LSI-së e kundërshtuan këtë shndërrim të frikshëm të kushtetutës, madje bënë dhe grevë urie.

Por janë pikërisht ndryshimet e vitit 2008 që duket sikur krijojnë të drejtën maksimale dhe absolute që kryetarët e partive kanë mbi vetë deputetët. Harruan që deputetët dalin nga një institucion juridik që lidhen me votimet publike. Pikërisht këtu funksionon e drejta juridike e listave që depozitojnë partitë politike në rast kur deputetët për arsye të ndryshme edhe mund të heqin dorë nga mandatet.

Kushtetuta gjithsesi e mbron të drejtën e votuesve për mandatet. Kush i pyet këta votues, që në një moment çmendurie apo me anë të një akti politik të heqin dorë nga posedimi i përfaqësimit politik të elektoratit? Kjo marrëzi erazmike është e pashembullt dhe nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër. Kjo do të thotë që një akt politik nuk mund të shkatërrojë një logjikë juridike. Në këtë rast kemi një “dialektikë negative” siç do të thoshte filozofi Adorno. Akti juridik e vë në boshllëk aktin politik.

Konkretisht akti politik ka synuar destabilizimin total të sistemit politik në Shqipëri. Më habit fakti se si qoftë përfaqësues të së djathtës politike, por edhe të LSI që afishohet si e majtë politike flasin në mënyrë apokaliptike dhe bëjnë thirrje madje “revolucion”, republikë të re, duke mëtuar një përmbysje popullore. Është e vërtetë që PD dhe LSI kanë organizuar disa protesta dhe do të organizojnë prapë. Këtu kemi një shëmbëlltyre të rremë të parimit të identifikimit.

Opozita mendon se protestat janë mbarë popullore. E krijojnë me bindje këtë iluzion të identifikimit të vetvetes në tërë popullin shqiptar. Por ekuacioni i protestave parakupton vetëm pjesëtar të elektorateve të tyre që gjithsesi janë një pakicë e popullit shqiptar ose konform raporteve që u pasqyruan në përbërjen e deputetëve në kuvendin e Shqipërisë, jo më shumë. Mendja e mbrapshtë e një Mefistofeli të zi të politikës siç është Sali Berisha e konstruktoi përherë idenë e “djegies së mandateve”. Basha në fillim u tregua më i matur, pati një dozë realizmi. Por çdo gjë degradoi me shpejtësi.

Djegia e mandateve është një akt vetëvrasës ku politika shkatërron juridiken. Aq më tepër që ky akt nuk ka të bëjë me thelbin e opozitës si subjekt kushtetues. Opozita e kritikon qeverisjen e shumicës jashtëzakonisht ashpër, por nuk mund të heqë dorë nga roli juridik madje dhe shpesh komplementar që i jep kushtetuta opozitës. Po pse opozita u vetëpërjashtua nga ky funksion i kushtetutës dhe për më tepër ne mund të arsyetojmë trishtueshëm por dhe të habitur se si opozita nuk mori parasysh se nuk do të kishte as përkrahjen popullore në Shqipëri, por nuk do të kishte as përkrahjen e ndërkombëtareve. Pra në epokën e madhe të integrimit dhe partneritetit, opozita shqiptare e kthen në një subjekt përjashtues, por dhe kundërshtues gati në absurd edhe subjektin ndërkombëtar.

Mund të them që për dy javë u vërtetua se vetë përjashtimi i opozitës është një gabim tejet i kushtueshëm. Më duket që nga pikëpamja formale juridike listat e formuluara nga kryetarët e partive të opozitës mund të funksionojnë dhe të mos ketë asnjë kundërshtim apo boshllëk përveç ndërgjegjes dhe vullnetit personal që të krijohen emra deputetësh të rinj. Në këtë pikë e drejta prej monarku e kryetarëve të partisë përjeton gjithashtu një absurditet të dyfishtë.

-Çfarë mund t’i sugjerohet opozitës me këtë rast?

Nuk e di se çfarë mund t’i sugjerohet opozitës. Mbas vizitës së zëvendës sekretarit të shtetit Mathew Palmer, fare mirë krerët e partive të PD dhe LSI mund të reflektonin dhe nuk do të ishte fare turp për ta quajtur gabim aktin që bënë, për të qenë më të iluminuar dhe konkretë jo për ta bërë dhe një herë atë që ç’bënë, por për t’u përgatitur më seriozisht për zgjedhjet e ardhshme. Por sedra provinciale, mungesa e dukshme e kulturës politike tek politikanët shqiptarë, pra dhe tek ata të opozitës, bënë që ata tashmë të jenë skllevër të inercisë dhe të bëjnë lojën e Mitit të Sizifit.

-Sipas disa analistëve është edhe përgjegjësia e mazhorancës në këtë ngërç që është futur vendi…

Mazhoranca ose me shqip shumica qeverisëse nuk ka asnjë përgjegjësi për “harikirin” që bëri opozita. Askush nuk mund ta thotë këtë. Askush nuk mund ta justifikojë, sepse në fund të fundit, vendimi qe tërësisht i opozitës. Por shumica qeverisëse nuk është se përjeton një situatë të lumtur apo një apoteozë madhështie, apo që mund të jetë e qetë për një gjë të tillë që ka ndodhur, sepse shkatërrimi i sistemit politik nuk mund të jetë vetëm i disa partive, kur ky sistem ka një krizë të tillë është dhe shprehje e krizës së krejt sistemit.

Dikur në një nga shkrimet e mija këtu në gazetën Dita para fitores së PS-së në vitin 2017 kam artikuluar idenë e “vdekjes së bardhë të partive dhe politikanëve përkatës”. E kisha fjalën për parti të tilla të vogla që lidheshin me emra politikanësh si Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Dashamir Shehu, Fatmir Mediu, ose të partive politike të Ballit Kombëtar, të Legalitetit etj..

Kjo “Vdekje e bardhë politike” në të vërtetë ndodhi. Tashmë këto janë parti inekzistente ose parti të shënuara në regjistra. Fenomene të tilla ka shumë në vende demokratike. Në të vërtetë partitë lindin dhe vdesin. Vetë politika është e tillë që i bën partitë efemeride. Asnjë parti nuk mund të mburret se do të jetë e përjetshme. Shikoni çfarë ndodhi me Partinë Socialiste në Francë, me atë në Itali, apo dhe me Passok në Greqi. Nga parti të para me elektorat të madh brenda harkut të 20 vjetëve degraduan dhe sot janë parti të dorës së dytë ose dhe të katërt. Gjithashtu në Itali dhe Greqi ndodhi një përmbysje reale e sistemit politik të partive tradicionale.

Nëse ndodhi në Itali dhe në Greqi, nuk ka asnjë lloj tabuje që ndryshime të tilla të “vdekjes së bardhë politike” të ndodhin, disa vite me vonesë edhe tek ne në Shqipëri. Jam i bindur ndonëse aspak i gëzuar të them se parti të tilla tashmë tradicionale si PD dhe LSI rrezikohen të humbasin elektoratin e tyre dhe të shkojnë drejt asaj që quhet pika zero në politikë. Ajo që më habit sinqerisht është se si politikanët e opozitës bënë “s’kualifikimin e vetvetes” në prag të dy ngjarjeve të mëdha që janë: negociatat e Shqipërisë me BE-në dhe zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Brenda faktorit ndërkombëtar dhe kombëtar opozita ka humbur sensin e orientimit logjik pra ka shkatërruar perspektivën e vet.

-Përsa i përket zgjedhjeve vendore…

Përsa i përket zgjedhjeve vendore PS do të arrijë një fitore spektakolare që për fat të keq metaforën e tepsisë së pushtetit do ta bëjë akoma më të rënduar madje dhe më totalitare. Pikërisht këtu do të fillojë një tjetër degradim i idesë së shumicës qeverisëse në mënyrë që shkatërrimin e sistemit politik, pra të partive të opozitës ajo do ta pësojë si një hiperbolë pushteti që do të jetë e papranueshme dhe do të krijojë kontradikta dhe me ndërkombëtarët.

Mos ta harrojmë që Sali Berisha në zgjedhjet e kontestuara të vitit 1996 e mori të gjithë pushtetin por kjo qe e pamundur të funksiononte. Pikërisht kjo pikë historike krijoi katastrofën e vitit 1997 pasuar dhe nga grushti i shtetit i vitit 1998. Kështu perspektiva negative bëhet ndikuese tek të gjitha subjektet e politikës, pa përjashtim, duke përfshirë dhe shumicën qeverisëse.

-Ka zëra brenda mazhorancës që thonë se Rama duhet të largohet dhe drejtimin e qeverisë ta marr një tjetër i majtë. Mendoni dhe ju kështu?

Padyshim që në tregun publik ka zëra alternativë siç ka dhe provokime apo dhe dëshira si dhe klithma. Nga pikëpamja juridike edhe politikani amerikan Palmer e tha qartë se qeveria është legjitime. Kjo është mëse e qartë. Kur Sali Berisha bëri grushtin e shtetit në vitin 1998 qe pikërisht Amerika që e quajti jo legjitime këtë gjë.

A është zhvillimi i brendshëm tek PS fakti që mund të zëvendësohet Edi Rama nga ndonjë tjetër figurë e PS-së? Unë mund të them që nuk di asgjë në këtë pikë. Nuk kam asnjë informacion. Në të vërtetë ky është një akt vendimmarrje i vetë PS.

Unë e shikoj politikën e prapambetur dhe provinciale shqiptare madje dhe politikanët shqiptarë nga optika e një politikologjie dhe nuk nisem nga arsyetimet aksidentale apo emocionale të opinionistëve të pafundmë dhe injorantë në kulturën politike që ka Shqipëria. Si politikolog mund të them që politika shqiptare në vitin 2019 nuk është se ka ndonjë zhvillim cilësor në kuptimin e një politkbërjeje në formë progresive dhe të zhvilluar.

Unë nuk besoj se ka dhe një debat të vërtetë shkencor midis shumicës qeverisëse dhe opozitës që juridikisht nuk është më opozitë. Ka më tepër sharje dhe grindje që të kujtojnë mllefet, anatomimet e pjesëtarëve të politikës me njëri-tjetrin, madje edhe dëshira fetare, duke ju drejtuar Zotit që nuk ka lidhje fare me politikën që të realizojë bëmat onirike të politikanëve të opozitës.

Këtë iluminim të politikës apo dhe kriticizëm rindërtues nuk e shoh as tek PS. Nuk besoj që PS ka politikanë të shquar, madje është shumë e habitshme se sa mungesë te kulturës politike ka jo vetëm nga shumica qeverisëse por nga të gjithë përfaqësuesit politik që përbëjnë Kuvendin e Shqipërisë.

Të tremb ky banalitet i madh sharjesh, thashethemesh, ndërhyrjesh në jetët e fshehta private, kjo egërsi e pashpirt dhe nganjëherë kanibale të ashtuquajturve politikanë të Shqipërisë në vitin 2019. Nga ana tjetër kjo klasë politikë që unë e kam quajtur dhe e quaj klasë parapolitike shqiptare nuk jep as shpresë dhe nuk ka asnjë gjë nga substanca e kauzës së vërtetë politike. Pra në vetvete, nga brenda ato që quhen “fitore triumfaliste politike” nuk janë në të vërtete fitore mendore, por një shkumbëzim propagande.

-Reforma në drejtësi edhe pse me ritme të ngadalta është duke përparuar. Si e shikoni këtë reformë dhe mendoni se është një nga arsyet që politika ka humbur toruan?

Reforma në drejtësi në të vërtetë nuk varet as nga PS dhe as nga forcat opozitare. Reforma në Drejtësi është një investim i ndërkombëtarëve konkretisht i partnerëve tanë kryesorë, i SHBA-së për shkak të dështimit real të politikanëve shqiptarë. Mendoni pak që kanë kaluar 30 vjet dhe këta politikanë shqiptarë nuk bënë asgjë të rëndësishme dhe pozitive për t’u kujtuar një ditë në histori.

Ju kujtoj përsëri se 30 vjet janë shumë më tepër si kohë, si rend vitesh se sa hapësira kohore nga Lufta e Parë Botërore deri në Luftën e Dytë Botërore kur politika përjetonte ndryshime të mëdha dhe kolosale.

Nëse politika shqiptare do të kish qenë e suksesshme dhe normale nuk do të kish dalë në skenë fare Vettingu.

Pyes pse do të duhej Vettingu nëse çdo gjë do të ishte qartësisht e saktë dhe juridike sipas kushtetutës, nuk do të kishte fare korrupsion, as vrasje, as grabitje të miliona eurove ne aeroport, apo në bankën e shtetit shqiptar siç ndodhi para shumë vitesh, as banda, as trafik droge etj. Statistikat tregojnë se këto 30 vjet Shqipëria është një vend problematik dhe nuk është aspak e vërtetë që është arritur një transformim i tillë që mund të mburremi apo qenë nevoja për tregun fantazmagorik të propagandës të jemi të vlerësuar nga vetë populli apo nga ndërkombëtarët.

U them këtyre politikanëve efemeridë të Shqipërisë: E dini ju se ç’mendojnë njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë, çfarë thonë intelektualët dhe njerëzit e kulturës për ju? Nëse vërtetë do të kishit bërë punë të lavdërueshme do të dëgjonit dhe fjalë të mira. Nuk është puna për vlerësime klienteliste apo edhe për rituale servilësh. Puna është për vlerësime serioze, tejet serioze për të krijuar sidoqoftë një vetëdije kombëtare, si dhe një kauzë sociale të politikës apo dhe një kulturë mbushamendëse të politikës.

Do të ishte jashtë loje Vettingu nëse pas 30 vjetësh do të kishim arritur në një situatë tjetër e cila sot quhet hipotetike. Duhet ta kuptojnë se sa i vrazhdë dhe i rëndë është realiteti i sotëm në Shqipëri. Politikanët nuk mund të jenë Shqipëria, por ata mund të bëheshin Shqipëria. Por ja që nuk janë Shqipëria.

-Këtë vit është 75-vjetori i Çlirimit të vendit dhe duket se është lënë në harresë nga institucionet shtetërore. Cili është gjykimi juaj për këtë ngjarje?

Para disa ditësh në Muzeun Historik Kombëtar isha i ftuar për të folur për 80 vjetorin e vrasjes së Mujo Ulqinakut në 7 prill 1939. 7 prilli 1939 është dita e pushtimit fashist të Shqipërisë.

Mujo Ulqinaku është edhe heroi i parë antifashist në rrafsh europian, kaq shumë simbolikë dhe peshë ka shëmbëlltyra e aktit të tij plot dinjitet. Në moshën 24 vjeçare unë kam shkruar një libër për Mujo Ulqinakun i cili ka patur disa botime madje dhe anglisht e frëngjisht. I kam parë dokumentet dhe për më tepër kam parë shumë dokumente italiane por dhe angleze edhe amerikane që merren me pushtimin fashist të Shqipërisë.

Figura e Mujos mund t’i bënte nder çdo kombi të madh europian. Ai është njeriu që tregoi që çdo pushtim kundërshtohet nga populli. Është pikërisht heroizmi i Mujo Ulqinakut që sfidoi tërë tradhtinë e pashembullt të Ahmet Zogut dhe të ashtuquajturit parlament të tij. Në 6 prill 1939 lindi Leka dhe parlamenti u mblodh për ta shpallur si trashëgimtarin, pra për të bërë juridike idenë e një dinastie mbretërore të vijimsuar.

Natyrisht siç thuhet në kujtimet e Kontit Çiano “Shqipëria u përdhunua si një trup pa narkozë”. Thuhet që Abaz Kupi organizoi një vijë për datën 7 prill dhe mua më del dhe në dokument që ai vërtetë e mori këtë detyrë. Vija e rezistencës do të ishte nga kullat veneciane deri në urën e Dajlanit. Në kullën veneciane u vendos reparti i Mujo Ulqinakut. Kjo kullë ishte para hyrjes së portit. Zbarkimi fashist në mëngjesin e 7 prillit pati goditje prej disa orësh pikërisht nga ky repart i vogël i drejtuar nga Mujo Ulqinaku.

Vija e rezistencës që duhet të ishte deri në urën e Dajlanit nuk funksionoi dhe Abza Kupi hodhi në erë urën e Shijakut në mënyrë që të vononte automjetet italiane për të ndjekur ikjen e mbretit Zog i cili u arratis në Greqi. Konti Çiano thekson se po të kishte një mbrojtje qoftë dhe modeste në pikëpamje ushtarake, rezistenca do të qe më e madhe. Por çdo gjë u tradhtua madje dhe e vetmja bateri me topa që ndodhej në kodrën dhe kuotën 89 qe e pavlefshme se i kishin vjedhur gjilpërat e topave.

Tani për këta që kërkojnë lavdi të rreme dhe alibi për datën e 7 prillit ju kujtoj faktin se pikërisht më 12 prill deputetët dhe parlamentarët e Tiranës, të gjithë pa përjashtim  (po si ka mundësi që të mos ketë një apo dy vetë që kundërshtojnë) me një servilizëm të pështirë dhe të neveritshëm u mblodhën e shanë mbretin Zog, pra dhe dinastinë mbretërore dhe i afruan zyrtarisht kurorën e Gjergj Kastriotit perandorit Viktor Emanuel i III. Cili nga këta deputetë të vitit 1939 mund të thotë se përfaqësonte vullnetin e popullit shqiptar? Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë? A nuk është kjo një tradhti apo një degradim i një politike që interesave të përputhura me pushtuesin?

Mujo Ulqinaku e hap rendin e emrave të mëdhenj të antifashizmit shqiptar. Konferenca e Pezës në vitin 1942, çeta e parë antifashiste në Europë e Myslym Pezës, por dhe figura të tjera popullore si Haxhi Lleshi apo Baba Faja Martaneshi qenë baza e organizimit të Luftës Nacional Çlirimtare shqiptare. Kjo është një luftë e lavdishme se i përket një kulture të re të njerëzimit: Antifashizmit botëror. Hera e parë pas 20 shekujsh që Shqipëria pati aleatët e mëdhenj të planetit që kryesuan antifashizmin botëror. Kjo e bëri fitimtar popullin shqiptar. Madje në këtë luftë armata shqiptare për herë të parë në historinë tonë mijëra vjeçarë dhe një kontribut antifashist deri afër Vishegradit, çka përbën një akt të pashembullt. Por të mos harrojmë që ky vit është 75 vjetori i çlirimi të atdheut.

Si ka mundësi që Kryeministri Rama por dhe figura të njohura të PS të mos e shpallin zyrtarisht Jubileun e Çlirimit Antifashist të Shqipërisë? Është një marrëzi e shumëfishtë politike, heshtja por dhe urrejtja e demonizuar kundër antifashizmit shqiptar çka do të thotë dhe një urrejtje ndaj antifashizmit botëror.

Para ca kohësh Presidenti i Francës Emmanuel Macron botoi një Manifest të quajtur “Për një Rilindje Europiane”. Në këtë Manifest Macron bën një apel të thekshëm dhe tejet të shqetësuar për të parandaluar që në zgjedhjet politike të këtij maji në Europë të mos fitojnë forcat e djathta neofashiste. Çdo të thotë ta ngresh një shqetësim të tillë? Do të thotë që antifashizmi nuk vlerësohet më nëse ringjallen forcat neofashiste.

Macron shkruan “unë propozoj që të krijohet një Agjenci Europiane për mbrojtjen e demokracisë, e cila do të ofrojë ekspertë Europianë për secilin shtet anëtar, për të mbrojtur procesin zgjedhor kundër sulmeve kibernetike dhe manipulimeve. Në këtë frymë pavarësie, ne duhet gjithashtu të ndalojmë financimin e partive politike europiane nga fuqi të huaja. Duhet të ndalojmë më ligjet europiane çdo gjuhë urrjetjeje dhe dhunë në internet, sepse respektimi i individit është themeli i qytetërimit tonë dinjitoz”.

Del pra që respektimi nderimi i Antifashizmit Shqiptar është një vlerë universale Europiane. Pse në Shqipëri nuk vlerësohet Antifashizmi Shqiptar? Historiani amerikan Bernd Fisher ka bërë një nga librat më seriozë për Antifashizmin shqiptar ku veç të tjerave me dokumente demaskon aleatët nazifashistë në Shqipëri të ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Tani së fundi në një intervistë në gazetën Panorama Bernd Fisher u shpreh për debatin rreth figurës së Mit’hat Frashërit se në historinë e Luftës së Dytë Botërore, Mit’hat Frashëri qe i lidhur dhe i kontaminuar nga ushtritë pushtuese nazifashiste.

Bernd Fisher e thotë këtë, kurse shqiptarët ende lëkunden dhe bëjnë homazhe pikërisht për të poshtëruar institucionalisht Antifashizmin shqiptar. Jam i bindur që njerëzit seriozë dhe normalë në Shqipëri pavarësisht se nuk e kanë statusin e politikanit e kanë statusin e historisë së vërtetë dhe të çastit të historicizmit.

-Duket se Shqipëria ka sfida të mëdha përpara, jo vetëm prej situatës së brendshme. Pëllumb Xhufi këtu në Dita disa numra më herët ngrinte shqetësimin e situatës tejet të trazuar në Europë…

Po. Shqipëria ka sfida të mëdha por jo vetëm Shqipëria por dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës. Nuk di se si do të shkojnë rezultatet e zgjedhjeve të majit në Europë. 50 shkrimtarë dhe filozofë të mëdhenj e bënë një Manifest për të sensibilizuar dhe ndërgjegjen e popujve europianë për të ruajtur parimet e demokracisë që “janë të kërcënuara”.

Kjo do të thotë që edhe politika europiane është në një krizë të madhe.

Kriza në Shqipëri është e shumëfishte dhe nuk mund të mbulohet me ligjërime triumfaliste. Duke rilexuar Monteskjenë më tërhoqi vëmendjen ideja se “edhe kur Liria është në qendër, në skajet e saj mund të ketë shumë tirani. Prandaj njerëzit duhet jo thjesht të lexojnë, por të mendojnë”. Monteskje me ironi flet se ç’janë të drejtat e njeriut dhe tallet me ata që mendojnë se liri mund të jetë dhe thjesht mbajtja e mjekrës duke harruar që liria është konceptualitet. Pa këtë konceptualitet ne nuk mund të kemi asnjë lloj ndërgjegje.

Më ka tërhequr vëmendjen dhe një libër i politikologut italian Emilion Gentiles “Fetë e politikës”. Në këtë libër tregohet qarët se si propaganda e spektaklet politike synojnë atë që quhet sakralizimi i politikës, ose duke përdorur një terminologji Mircea Eliade “manifestimet politike kthehen në hierofani moderne”. Gjithashtu dhe ata që mendojnë se mund të ketë një demokraci të “pilotuar”, që ka vetëm një politika që di gjithçka dhe gjithë të tjerët duhet të dinë ato që di ai janë në të vërtetë jo fitore mendore por disfata mendore.

-Pak më sipër ju folët për metaforën e tepsisë pas zgjedhjeve vendore. Pra ju mendoni që zgjedhjet vendore do zhvillohen në këto kushte?

Zgjedhjet vendore do të realizohen në Shqipëri. Ndërkombëtarët janë dakord dhe nuk ka asnjë pengesë juridike për t’i penguar këto zgjedhje. Do të uroja që PS po dhe partitë e tjera të zgjedhin njerëzit me moral të lartë dhe me personalitet plot dinjitet dhe të mos bien në prakticizmin e arketipit të “pasanikëve biznesmenë”. Përkundrazi duhet synuar në figura të sprovuara.

Mendoj se Erion Veliaj i fiton bindshëm dhe me meritë zgjedhjet në Tiranë, por do të mendoja apo dhe të sugjeroja që njerëzit e zgjedhur në këshillin bashkiak që është në të vërtetë parlamenti bashkiak të zgjidheshin krejt ndryshe dhe me parametra të tjerë nga çfarë janë zgjedhur deri më sot. Përsa i përket zhvillimit të “politikës së madhe” shoh një terren të brishtë, dhe të lëvizshëm dhe do të ketë ndikim shumë të madh këtë radhë arsyetimi adekuat mbi elektoratin më të madh që lidhet me PS-në.

Do të uroja krejt figura të tjera të këtij elektorati në kuvend sepse deputetët anonimë ndonëse pasanikë të PS-së në Kuvend aktualisht janë absolutisht të harrueshëm dhe efemeridë,  nuk besoj se do të kujtohen nga askush.

Por që të arrihet kjo duhet të korrigjohet deformimi kushtetues i vitit 2008. Pa këtë korrigjim Shqipëria politike do të jetë gjithmonë një peng i ndërvarur madje një peng grotesk. Logjika historike është njëkohësisht dhe logjikë e politikës. Emancipimi jetik i politikës është edhe një iluminim i historisë. Ky ekuacion është i pashmangshëm por dhe i pashkatërrueshëm dot.

*****

Botuar sot si kopertinë në Dita. Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa citim dhe pa lejen me shkrim të redaksisë

April 12, 2019 12:09
Komento

19 Komente

  1. demo April 12, 12:41

    Sali Berisha nuk vdes.Do kaloje lugat.PD dhe LSI nuk vdesin.Do kalojne ne Ilegalitet.Hedhim shtylla,presim drrasa,ngulim gozhda.I GJITHE PUSHTETI SOVJETEVE.

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri April 12, 14:02

    Ndermjet veteflijimit dhe permbysjes me dhune,opozita ka zgjedhur veteflijimin,nje “rrevolucion gandist”,dhe kjo eshte gjysma e se
    keqes.Perballe diktatures mafioaze te Edvin D’Rames,nuk ka alternative tjeter,sepse drogaxhiut i mungon vullneti dhe serjoziteti i nje
    burreshteti te vertete per nje gje te tille.Prandaj,djegia e mandateve te deputeteve te opozites,nuk eshte skandal politik,por akti i fundit demokratik per nje rrugzgjidhje ne menyre paqesore,perballe nje Qeverie te shurdhet e marre peng nga nje Kryeminister psikopat.
    Interesant,Edvin D’Rama e gjeti gjuhen e arsyes,gjuhen e perbashket ne 2008-en me Sali Berishen(me Doktorrin,me Berishen),ne paktin
    per varrosjen e Demokracise dhe Shtetit shqiptare,por nuk e gjen dot tani me Lulzim Bashen(me Lulin) per ta ç ‘varrosur,nderkoh qe i
    ka vete ne dore,gurin edhe arren!

    Reply to this comment
  3. Andrea April 12, 14:12

    I mencuri Moikom, pasuri kombetare.
    I lutem Dites sa me shpesh
    Eshte i semure dhe po e humbim

    Reply to this comment
  4. Fandi Spathi April 12, 15:31

    Me KALIN E TROJES si kryetar partie, PS-ja sot eshte katandisur edhe me keq se mekataret e 6 viteve me pare. Seria e skandaleve te pushtetareve te sotem s’ka te ndalur dhe shkaktari kryesor i saj eshte demtimi i substances dhe perqasja ne strukturat e saj te lloj-lloj anarshisteve pa identitet. Bemat skandaloze te pushtetareve sa vijne dhe behen akoma me monstruoze. Deshtimet spektakolare ne menaxhimin e ekonomise dhe financave dhe braktisja masive e vendlindjes prej shqiptareve eshte pasqyra reale e kesaj force (a)politike. Krahas PD dhe LSI, PS-ja eshte bashkefajtore per degjenerimin e sistemit.

    Moikomerit dhe Viktoret e Partise le te xhonglojne si t’u vije per mbare me sa te duan, por asnje ndryshim esencial nuk ka patur gjate gjithe ketij trazicioni pa lim it, ku vendi eshte keqqeverisur vetem prej tre bajgave te PPSH-se.

    Reply to this comment
  5. ETHEM April 12, 16:42

    TE LUMT M.ZEQO.ANALIZE E SHKELQYERE PER ATA QE KAN SY,VESH E TRU NE KOKE.
    -TE GJITHA I PIKETON MIRE.POR UNE DUA TE SHTOJ SE NDRYSHIMET E 2008 U IMPONUAN NGA S.BERISHA KUR E PA SE PD NUK FITONTE MË ZGJEDHJE QE NGA 1992.DHE RAMA ISHTE I DETYRUARE APO I PERQEU NUK DIHET.
    -POR MEQENSE PD NUK DO QE TE NDRYSHOI KODI ZGJEDHOR VERTETON SE SALIU NUK HEQ DOR NGA KODI ZGJEDHOR EKZISTUES.
    -TEORIA E DJEGJES SE MANDATEVE LINDI NGA SALIU DHE U ZBATUA NGA LULI I DETYRUARE NGA SALIUT.ASGJE NUK MUND TE BEJ LULI PA URDHERIN E SALIUT.
    -LARGIMI I SALIZMIT NGA KUVENDI ISHTE FITORE E MADHE PER MBAR POPULLIN E MAJT 95 %,PASI NUK DO DEGJOJNE ME SHPIFSIT KAMPION BOTE.DHE OPOZITA E RE E TREGOI DJE NE KUVEND KUR VOTOI REZOLUTEN PER NE BE.SE PO TE ISHIN SALISTET E MONISTET AJO NUK DO VOTOHEJ.
    -ISHIN TEPRUAR KUSHTET QE SALIU TE LARGOHEJ ME KOHE NGA POLITIKA OSE TE FUTEJ NE BURG PER KRINET QE KA BERE NE 29 VITE POR AI ZGJODHI RRUGEN E TERHEQJES Z V A RR E TE GJITHE DEPUTETVE TE PD+LSI,KU BASHKE ME UJIN E QELBUR DOLI PREJ DERE DHE NDONJE OPOZITAR PA PUNE OSE NUK DONTE TE DILTE NGA AJO SALLE I FUTUR SI SERVIL NE LISTEN E LUL-MON-SALIUT.
    -TASHME OPOZITA E RE DUHET INKURAJUARE NGA INTELEKTUAL TE MIRE PER TE NDYSHUAR KODIN ZGHEDHOR E SHUME LIGJE TE TJERA QE I DUHEN VENDIT PER NE BE.
    -OPOZITA E RRUGES DO NGELET RRUGVE ME SHPRESEN E DESTABILIZIMIT ME NGJYRIM SERB+RUS,PASI NUK E UL HUNDEN TE MARRI PJESE NE ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT.DHE HUNDA E SALIUT I KAPERCEN KUFIJT SHQIPTAR PASI KA PSEUDONIMET “PENICILINA” E “BISTURIA” PREJ VITESH.KY ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE QE NA E LA PESHQESH RAMIZ ALIA,BIBERAJ E KO.
    -TEORIA SALISTE SE “ME RAMEN KM NUK FITOJME DOTE” ESHTE E DREJTE,POR JO SE AI I VJEDH ZGJEDHJET.POR SE AI ESHTE KM ME I MIRE NE 29 VITE PER PUNET E MIRA QE KA BERE,SIDOMOS TE REF.NE DREJTESI KU SB+IM E SABOTUAN TMERRSISHT.DHE FRIKA NGA DREJTESIA E RE(NESE BEHET E MIRE)PO I TMERRON SHUME FARE.
    -KJO ESHTE ARSYEJA QE NUK E DUAN KM RAMA EDHE DISA NGA TE TIJET QE MUND TE JENE KORRUPTUARE..!

    Reply to this comment
  6. Nikoll Prenga April 12, 16:50

    Respekt dhe jete te gjate Moikom Shqiptari. Pak drite…pak drite .., therriste gjeniu Migjen per realitetin e kohes se se tij.Analizat tuaja dhe te kolegeve tuaj si personalitete plot dinjitet te kombit tone, jane kontribut i pacmuar per te mbajtur ne ekuiliber shpirtin, psikiken, ndjeshmerine dhe sensin e intelektit te popullit dhe shoqerise sone ndaj realitetit qe perjetojme dhe per te ruajtur drejtpeshimin dhe shpresen,pasi burime te shumta informacioni agjitacioni e propagande ,te ceketa e mediokre(te paqellimshme dhe dhe plotesisht te qellimshme madje djallezore dhe armiqesore ndaj interesit te popullit shqiptar) bombardojne trurin e qytetareve duke sjelle corjentim, panik dhe humbjen shpreses.Madje ky fenomen agreson virtytet dhe vlerat sociale dhe individuale te personalitetit qytetar.Qendrimet tuaja dhe te kolegeve tuaj, intelektuale te dinjitetshem, ndaj realiteteve te dhimbshme qe perjetojne shqiptaret ne kete tranzicion antihuman dhe gangster,gjejne jehone ne shpirtin e popullit sot,por ato duke u regjistruar ne arkive , do jene nje gur prove ne te ardhmen per te dalluar e diferencuar qarte: kush ishte me popullin dhe interesat e tij ,kush qe pa kuraje per te thene te vertetat dhe u fsheh, cilet ishin ata qe me “kocken e e pushtetiit ne goje ” zbukuronin padronet dhe cilet mbeshteten me zell gangsteret .

    Reply to this comment
  7. Eduarti April 12, 17:11

    Korigjimi i vetem ne politiken shqiptare eshte te mos qeveriset me ky vend nga vemjet e dhjetorit-1990 te bythes Ramiz Alise! Ka 28 vjet ky vend qe qeveriset nga keto vemje. Vetem kur te kemi President, Kryetar parlamenti, Kryeminister qe nuk vijne nga jashteqitja e Ramiz Alise ne dhjetor-1990 do shpetoje ky vend e do dale nga tranzicioni qe e mbajne keta vemje te ndyra.

    Reply to this comment
    • Tartufi April 12, 20:04

      Nje rend I ri botror o Eduarti ,mund ta shpetoje kete te mjere popull. Ky rend I ri nuk do besoja se dillet e tyre do te bheshin me mbeturinat e komunizmit,sic u bene pas 1990 te . Rendi I ri botror u nis ne samitin Trump ,Putin, me pas u be lufte e madhe te sabotohesh nga krye – imoralet ketu ne USA,por nuk ja hariten qellimit, Eduarti kam nje besim te madh se ky president I zgjedhur direkte nga populli dhe jo nga Media,mashtrusija e madhe e kesaj historije ,do te mbaroje deri ne fund nje rend te ri botror te ndershem dhe jo te peshtire sic ka ndodhur ne dy rendet e para ,qe nuk kane qene te ndershme. Shqiperija ka qene viktima e madhe e te pa ndershmeve kur kane firmosur rendin botror. Shqiptaret duhet ta mesojne kete imoralitet dhe ta dallojne ,,, uroj kete radhe te mos perseritet Jalta e ndyre e dy te pa ndershemve te perendimit dhe kriminelit te lindjes dhe Malta e qelbur nga kaobojsi perndimor amerikan dhe patatija ruse .

      Reply to this comment
  8. Vjola April 12, 17:43

    Te lumte krenohemi me ty . Shendet e jete .

    Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA April 13, 03:49

    JETO PER TE NDRICUAR ME MENDJEN TENDE MOIKOM !

    – Nje súperanalize mendjendrituri .. !

    – Na e ke borxh …!?

    Cdo koment eshte i tepert!
    Nje mendje e ndritur i jep drite nje populli e nje kombi !
    Per fat te mire te shqiptareve dhe Shqiperise ka edhe te tjere si Akademik Rexhep Qosja, Prof. Pellumb Xhufi, analiste si Viktor Malaj, Xhevdet Shehu, Bedri Islami, Mero Baze, Adrian Thano, Spartak Braho, Skender Minxhozi, Lorenc Vangjeli ….etj.
    Persa i perket shendetit te Moikom Zeqos po u kujtoj nje shprehje filozofike te vendlindjes sime:
    Shtate te vdekur kane ruajtur nje te gjalle!
    Shkurt:
    Semuret nje person dhe nuk kishte shprese shpetimi. Krejt familja, 7 veta e ruajne per muaj dhe vite. Po vdes sot… po vdes neser.!
    Vdiqen te gjithe dhe ai jetoi plot 110 vjet!
    Ketu e ka burimin edhe shprehja tjeret po aq filozofike:
    – Jetgjati nuk behet jeteshkurter !
    Kryesorja: poetet , shkrimtaret, shkencetaret, mendimtaret nuk vdesin kurre.
    I mbajne gjalle veprat, krijimtaria e tyre…
    Moikom Zeqo eshte njeri prej tyre!
    E ka siguruar pavdekesine me veprat e mendjen e tij qe behet perdite e me pjellore e
    krijuese!
    Jeto sa me gjate per te ndricuar me mendjen tende Moikom Zeqo !
    Na e ke borxh !

    Reply to this comment
  10. Alban Hamzai April 13, 07:52

    Z.Moikom! Qe ne fillim ju shkruani per djegien e mandateve te opozites:”…Nuk di nje rast te ngjashem ne vendet demokratike te Evropes…”. Une ju pyes z. Moikom :”A jemi ne nje vend demokratik si vendet demokratike te Evropes ? “. Sigurisht qe nuk jemi dhe meqe nuk jemi ndodh edhe fenomeni I djegies se mandateve .Pra e keqja e ketij vendi eshte se nuk kemi shtet demokratik .Por qe te kesh shtet demokratik duhet culture demokratike,e cila mungon .Ne keto 30 vjet nuk eshte kultivuar asgje demokratike ,cdo gje filloi keq e po shkon keq e me keq .Edhe ato qe I quajme suksese (si p.sh.futja ne NATO) ,nuk erdhen si rezultat I perparimit tone,por thjesht per interes te kesaj apo asaj fuqie ,ose ne ndonje rast na marrin per krahu e na terheqin sepse kemi 30 vjet qe u plasem buzen me anormalitetet tona ne te githa drejtimet .Prandaj z.Moikom edhe djegia e mandateve te opozites eshte pjese e jetes shqiptare , e jetes shqiptare qe ska asgje te perbashket me jeten demokratike evropiane .Cdo lloj krimi ne cdo fushe te jetes e pergatit shoqeria ,krimineli thjesht e zbaton ate .Dhe shoqeria shqiptare eshte ajo qe I pergatit te gjitha ,si ato te opozites dhe ato te pozites .

    Reply to this comment
  11. Provinciali me kollare dhe me Vila luksoze dhe miliona dollare April 13, 08:34

    Zoti Miokom ! Qeni nuk vesh dot brek ! Fatkeqsisht e gjithe klasa politike ka mangesi te madhe ne KULTURE !
    Ata nuk jane zoterinj fatkeqsisht prejardhja e tyre eshte provinciale, agro buqsore !

    Si mund te quhen zoterinj ? Ata zihen dhe komunikojne me njeri tjeterin si Zagare si qente e rruges !

    Si mund te quhen zoterinje keta kur nuk kane asnji moral dhe integritet ?!!

    Keta i kane te gjitha, Vilat, kostumet, parate si Zoterinje !
    edhe Banda e Muratit qe grabiti thase me miliona Euro ne Rinas kishin vila kostume makina si zoterinje !

    Por asnjera pale Politikanet dhe hajdutet kriminel nuk mund te jene Zoterinje !

    Politikane dhe bandite jane njesoj ! Provinciale !

    Reply to this comment
  12. astrit shba April 13, 11:43

    Analiza dhe perfundimet te sakta ,nje komb qe ka sot njeres si Moikomi duhet te krenohet dhe te beje ato qe ai i parashtron ne shkrimet e tij neqoftese do te eci perpara .Ky zotri,mendje ndritur ka qene ne parlamentin shqiptar ,perfaqsues i nje partie politike te majte, eshte i pa kuptueshem sot,qendrimi i te majtes shqiptare te perfaqsohet ne parlalament me keta deputete ne ligjislaturen e fundit dhe mos te ktheje mendjen per te paraqitur si deputete personalitete te rrangut Moikomit.I uroj shendet dhe jete te gjate ketij personaliteti qe nderon qytetin e Durresit ku ka lindur dhe te gjithe shqiprine.

    Reply to this comment
  13. Adih April 13, 16:24

    Shqiperia do e filloje maloren e zhvillimit ,vetem atehere kur partite politike te jene vertete kundershtare politik me njera tjetren

    Fatkeqesisht partite shqiptare deri ne ditet e socme , jane kundershtare te vertete politike me njera tjetren ,vetem atehere kur i cenojne njera tjetres monopolet .

    Llafet e shumta jene fukarallek .

    Reply to this comment
    • mirel April 13, 16:59

      Shqiperia do e filloje maloren atehere kur populli ti qerroje plerat e politikes.
      Neper protesta si studentet. Ishte shansi dhe e humben.
      Klasa politike sot eshte klase kriminale, majtas-djathtas.
      Misioni i tyre eshte vetem vjedhja dhe popullin e kane marre peng, skllav per te paguar cfare ju kap dora shtetareve dhe politikaneve.
      Keta nuk e njohin drurin dhe lincimin publik. Ashtu duhet ta pesojne.
      Larot qe u vene pas dhe sherbejne si qehallare nuk duhen votuar. Pike
      Abandonim masiv te kutite e votimit, me parulla dhe protesta.
      Po ndodh ne Sudan, ne Algjer, dhe ne rrime ketu si vemjet, ne mes te qyteterimit europian kemi ulur kurrizin si skllever mijeravjecare, te nenshtruar nga qelbesira dhe mashtrues profesioniste.

      Reply to this comment
  14. Altini April 13, 17:05

    Shume abuzohet me fjalën demokraci, si per shembull vende demokratike, apo vende popullore. Por ne te vertete, shtetet e zhvilluara rralle e perdorin kete term. Më teper ata preferojne të quhen shtet i ligjit,sepse para ligjit jane te gjithë të barabartë dhe ligji mendohet se i ndëshkon te gjithë njësoj. Askush nuk duhet te flasë ne emer te demo-s, pra popullit. Në se PD do te ishte parti e popullit do te kishte marre mundimin ta pyeste demon( demo perkthehet popull) a ti linte mandatet, se ai demo edhe ua dha ato vota. Po ata qendronin me lartë se demo dhe për ca qefprishje politikanësh te djathtë vendosën për punë ditësh që ta braktisnin parlamentin me shpresë se demoja do tu shkonte nga prapa..

    Reply to this comment
  15. Adih April 13, 19:26

    Altini ,mire komenton , por te lutem ,ne rrjeshtin e fundit permend politikane te “DJATHTE”
    Gabim e ke ,ketu te ne ,ne albanistan ,nuk ka as te djarhte ,as te majte ,.Jane te gjithe kopilat e PPSH .,.Keto partite tona , nuk kane emer ,jane kopila te shtepise se femijes,, sinqerisht une nuk ja gjej . Por Stalini ,Ducja , Enveri kishin nga nje emer ,keto parti te sotme do vdesin pa emer . Shikoi programin te gjithe njelloj ,duke filluar nga Prona vjedhur me brutalitet pronarit ,mos hapja e dosjeve te sigurimit famekeq te diktatures ,sidomos per politikanet , ,koncensionet ,korrupsioni , universitetet private e tj e tj .Prandaj Altin ,do te qeras dhe do te jem mirenjohes , po ja gjete emrin real ketyre anti shqiptareve te ketij tranzicioni post komunist .
    Nderime Altin .

    Reply to this comment
    • A April 13, 23:33

      Ne kohen e Salës, te viteve 90, qarkullonte nje barcaletë. Nje i huaj i thotë shqiptarit e sheh atë urën atje, ajo urë do të ishte më e madhe, por qeveritarët një pjesë të parave i futën ne xhep. Dhe shqiptari ia kthen, e shikon atë vendin atje? Atje mendohej të ishte një urë, por qeveritarët i përvetësuan paratë dhe ura nuk u ndërtua kurrë. Kur nje qeveri vjen ne pushtet duhet të lërë gjurmë, pra vendi të bëjë hapa përpara. Kur vendi rrënohet edhe më keq, ku është përfitimi i ndryshimit te regjimit.Pas 92-t vendi u be katraurë. Nga nje izolim i plotë, kaluam ne ekstremin ku kufiri ishte jashte kontrollit, sa njerëzit filluan ti quanin keto pika kufitare si dyer te shqyera, e të tjera e të tjera. Tani ne Shqiperi sikur bie pak era zhvillim, sikur po bëhemi pak si jashtë shtetit.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin