Pse shmangën emrat, a i ndihmoi Ambasada USA, a kanë frikë pas publikimit? Flet autori i studimit mbi 40 familjet mafioze në Shqipëri

December 5, 2017 11:47

Pse shmangën emrat, a i ndihmoi Ambasada USA, a kanë frikë pas publikimit? Flet autori i studimit mbi 40 familjet mafioze në Shqipëri

 

Intervistoi Entela Resuli

Fabian Zhilla, pedagog, është ekspert i sigurisë publike, doktoruar në Britaninë e Madhe dhe specializuar në ShBA. Dy ditë më parë, së bashku me Besfort Lamallarin ka publikuar një studim  me titull “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”.

E kur bëhet fjalë për mafia, krime, grupe të organizuara, e kur të gjitha këto përzihen me politikën, kurioziteti është i madh dhe informacioni konsumohet si buka e sapo dalë nga furra.

Studimi zuri vend në median online dhe atë print.

Pas viteve ’90 është folur shumë për grupet e organizuara kriminale, kohë kur këto të fundit lulëzuan dhe shpërthyen si kërpudhat pas shiut. Por si çdo gjë e re në Shqipëri, edhe këto grupe nuk kanë një traditë e për më tepër nuk kanë rregulla, të shkruara apo të pashkruara! Për këto arsye shumica prej tyre nuk kanë mbijetuar gjatë, të tjera vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin të ndihmuara edhe nga politika, e cila i ka dhënë një dorë të mirë që ato të jenë të fuqishme, shpesh herë më shumë se sa vetë shteti!

Për të mësuar më shumë rreth organizatave kriminale në vend dhe çfarë ka më tej në këtë studim, ‘Dita’ ka intervistuar një nga autorët, Fabian Zhillën.

Në studimin prej 130 faqesh, përmenden histori, fakte, në pjesën më të madhe të tyre të njohura, por nuk citohen emra konkretë të organizatave apo drejtueseve të tyre.  Zhilla e ka një përgjigje për këtë moment që në pamje të parë duket si mungesë, pasi të bën që pritshmëritë t’i kesh të larta për të mësuar dhe zbuluar më shumë…, “i jemi shmangur emrave për të mbrojtur veten dhe burimet tona”, shprehet ai.

Fabian Zhilla thotë për ‘Dita’ se Shqipëria është një vend problematik sa i përket krimit dhe organizatave kriminale. Madje, ai shkon më tej duke pohuar se politika ka qenë e lidhur me krimin që në fillimet e tij dhe vazhdon të ketë lidhje me të edhe sot. “Në studimin tonë ne kemi cilësuar se nëse krimi deri përpara vitit 2005 e shihte shtetin si konkurrent, në 10 vitet e fundit e ka parë atë si partner dhe anasjelltas”, shprehet  autori.

Fabian Zhilla

Më poshtë intervista mbi studimin “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”.

 -Si ia keni dalë të sillni këtë hartë dhe të zbuloni detaje rreth aktivitetit të tyre?

Ne jemi mbështetur në intervista me ekspertë të fushës si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë njohje dhe jetojnë në rrethet që kanë qenë objekt studimi i yni. Ndërkohë kemi bërë edhe “crosschecking” të informacionit nga disa burime të ndryshme për të qenë sa më profesional.

-Ju flisni në studimin tuaj për grupe kriminale apo për organizata mafioze?

Ne flasim për grupe kriminale. Me shumë sesa ndryshim juridik, termi “organizatë mafioze” është term i fushës se kriminologjisë. Dallim kryesor është se organizata mafioze ndër aktivitetet kriminale të shumta ofron shërbime të tilla si mbrojtja, mbledhja e borxheve dhe përdor presionin dhe shantazhin në përfitim të organizatës mafioze.

-Kur janë fillesat e tyre të para, bëhet fjalë për grupe të krijuara pas ‘90-s apo jo?

Ka grupe të cilat i kanë fillesat e tyre që në vitet ‘93 dhe që kanë arritur t’i qëndrojnë madje dhe të integrohen fuqimisht në ekonomi dhe politikë.

-Pse i jeni shmangur përmendjes së emrave?

Organizatat në fjalë janë organizata shumë të fuqishme me njohje dhe asete të shumta financiare. I jemi shmangur emrave për të mbrojtur veten dhe burimet tona. Ndërkohë, qëllimi i studimit nuk është evidentimi grupeve konkrete, por më shumë pasqyrimi i rrezikut dhe përhapjes së krimit të organizuar në nivel kombëtar.

-Ju tregoni edhe për familjet kriminale, na tregoni pak më shumë ku ndodhen ato dhe çfarë karakteristikash kanë?

Të ashtuquajtura “familje” kriminale ndodhen në të gjitha qytetet që ne kemi përmendur, por ato më të rrezikshmet janë në qytetet e Shkodrës, Fierit, dhe Durrësit.

-Po grupet kriminale, në çfarë lloje krimesh janë të përfshira më tepër?

Në përgjithësi grupet kriminale janë të përfshira kryesisht në trafikun e narkotikëve, qenieve njerëzore dhe pastrim parash.

-Sipas asaj që ju keni studiuar, cili qytet shfaqet më i rrezikshëm për sa i përket kriminalitetit nga këto grupe?

Aktiviteti më i rrezikshëm është trafiku i drogave të rënda.

-Po “familja”?

Paçka se dhe “familjet” janë të përfshira në trafikun e narkotikëve, disa prej tyre janë të përfshira edhe në trafikun e qenieve njerëzore dhe gjobvënie.

-Besoj jeni njohur edhe me histori interesante eliminimesh njerëzore, cila të ka bërë më shumë përshtypje?

Të gjitha organizatat tashmë janë sofistikuar duke përdorur vrasjet me pagesë dhe eksplozivët. Ndër më të dhunshmet janë ato të qytetit të Shkodrës.

-Fabian, këto grupe veprojnë si organizata të mirëfillta, ku respektojnë rregullat e vendosura prej tyre apo janë organizata pa bosht që janë ndërtuar rishtazi?

Këto organizata janë të mbështetura në lidhje familjare dhe shoqërore pa një hierarki specifike. Kryesisht drejtohen nga një grup të besuarish ose nga kryefamiljari i familjes.

-Sa i rrezikuar është vendi nga këto organizata?

Rreziku i këtyre organizatave sa vjen dhe rritet pasi tashmë ata janë të përfshirë në ekonomi, politikë si dhe në jetën sociale. Është bërë shumë e vështirë t’i dallosh nga bizneset e ligjshme, ndërkohë që ata vazhdojnë të jenë pjesë aktive e botës së krimit ndërkombëtar.

-Po shteti çfarë ndikimi ka patur dhe ka tek to?

Ndikimi i shtetit është minimal pasi organizatat kriminale disponojnë asete financiare të konsiderueshme të cilat ju kanë mundësuar atyre të korruptojnë jo vetëm segmente të agjencive ligjzbatuese në nivel lokal por edhe qendror.

– A është e lidhur politika shqiptare me krimin?

Politika ka qenë e lidhur me krimin që në fillimet e tij dhe vazhdon të ketë lidhje me të edhe sot. Madje në studimin tonë ne kemi cilësuar se nëse krimi deri përpara vitit 2005 e shihte shtetin si konkurrent, në 10 vitet e fundit e ka parë atë si partner dhe anasjelltas.

-Çfarë roli ka drejtësia në këto grupe apo familje, i ka ndihmuar apo i ka penguar më shumë në aktivitetin e tyre?

Tashme është fakt i njohur lidhja e botës së krimit me gjyqtarë, prokurorë dhe policë të korruptuar.

-Aktualisht, sa të fuqishme janë organizatat kriminale apo familjet në vendin tonë?

E thashë më sipër që janë shumë të fuqishme. Tashmë investimet e tyre janë kudo në hoteleri, turizëm, lojëra fati, por të fshehura dhe në biznese të njohura mbase dhe në media.

-Sa ju ka ndihmuar Ambasada Amerikane në këtë studim?

Në këtë studim kemi qenë të vetëm dhe nuk jemi mbështetur nga asnjë ambasadë apo institucion shtetëror, kjo për të ruajtur integritetin e punës dhe profesionalizmin tonë. Një ndër qëllimet e studimit tonë ka qenë të flasim për krimin e organizuar “shqip” dhe të japim versionin tonë të ngjarjes. Pasi deri më tani kanë qenë organizatat ndërkombëtare dhe politika që kanë folur dhe shpesh kjo temë është politizuar ose është trajtuar me shumë steriotipe.

-A keni marrë ndonjë kërcënim drejtpërdrejt apo indirekt?

Jemi përpjekur për të qenë sa më profesionistë dhe të kujdesshëm. Por sigurisht që kemi pasur probleme gjatë mbledhjes së të dhënave në terren. Por sigurisht nuk dimë çfarë do të ndodhi pas daljes në dritë të gjetjeve te raportit.

December 5, 2017 11:47
Komento

16 Komente

  1. LU-amb December 5, 12:27

    “Pushteti buron nga bandat dhe u takon banditeve!”
    Enveri e kishte ndryshe…

    Reply to this comment
    • everest December 6, 00:36

      Ky studim verteton se ne Shqiperi per 27 vjet nuk ka ekzistuar shtet dhe se cshqiptaret te mashtruar me te ashtuquajturen demokraci,u tallen deri ne palce aq sa sot habiten se po deklarohen nga studiues te pavarur qe ne Shqiperi qenkan 40 familje mafioze!
      Pra ketu nuk ka ekzistuar as Sherbim Informativ,as polici,as Shoqeri Civile,as organe shteterore etj,por te gjithe kane qene bashkepuntore ne SHQYERJEN E TRUPIT TE SHQIPERISE sa nuk i ka mbetuar asnje kocke!
      Sot Shqiperia nuk mund te quhet atdheu i shqiptareve,sepse eshte grabitur,privatizuar nga nje grusht banditesh,ndersa 95 % e popullit nuk kane buke te hane!
      Ne kete derexhe na solli demokracia qe trumbetuar te dhjeret e “Dhjetoristeve”,qe sot nuk u ndihet fryma!
      Shikoni se cfare guximi merr krye armiku i shqiptarevemnjeriu me i nurryer Sali Berisha:
      -Shtron per diskutim diten e clirimit te Shqiperise sikur ky ka qene partizan dhe udheheqes atehere dhe tani pendohet!
      Nje bandit qe nuk u ngop se poshteruari 29 Nentorin e Clirimit,por edhe tani ne prag te gjyqit popullor kerkon te na fute ne percarje me njeri tjetrin!
      Jo,more qen o poshter,nuki te takon ty te derdellitesh per clirimin e Shqiperise!
      Luften Antifashiste e bene partizanet nen udheheqjen e PKSH-se me Enver Hoxhen ne krye dhe ata e kishin te drejten ta kurorezonin ate date!
      Ti je nje zhgorre e ndyre qe kerkon te perlyesh diten me madheshtore te Shqiperise!
      Sa per Titon,Jugosllavine etj,je ti ai qe je ne sherbim te tyre!
      Enver Hoxha tere jeten ka qene ne lufte te pa pajtueshme me titizmin dhe ti vecse ha mut kot se nuk te beson njeri!
      Ky plak i ngordhur kujton se ne 90-ten ne Shqiperi u vendos demokracia,por harron se per ne popullin ne fakt u vendos regjimi i eger kriminal fashist i Sali serbit!

      Reply to this comment
      • xxx December 7, 07:43

        nuk ka pse habitet shqiptari pse prosperojne mafia dhe organizata kriminale ne shqiperi.
        Krimi ordiner ishte mjeti qe permbysi shtetin, qysh fillimisht ne ’90, me kryetar de fakto Azem Hajdarin e de jure Sali Berishen. DHE mbeshtetjen pa medyshje ndaj tij nga perendimi, shkurt, nen kauzen e anti-komunizmit.
        Demokracine ne shqiperi e ka pjelle krimi ordiner dhe ajo pra eshte kopile e tij.

        Reply to this comment
  2. gjermani i fundit December 5, 14:42

    para se te mbyllnit studimin s’do ishte keq te shkonit ne Turqi tek Izeti. Se Izeti i di mire fillimet me emra dhe mbiemra. Nuk jane budallenj ata te ambasades t’ju financojne per gjera qe i kane ne dossier ketu e 30 vjet.

    Reply to this comment
    • Eh sa ka zanoti mer mon... December 6, 20:42

      Izeti eshte vertet “kasaforte faktesh”, por ai nuk eshte aq naiv sa te pranoje te takoje dhe t’i jape xhevap cilitdo.

      Nje dite enigmat qe mban te fshehura do zbardhen. Deri atehere do na jete zbardhur mjekra. Cfare fatkeqsie. Per te akoma me shume.

      Reply to this comment
  3. ETHEM December 5, 15:20

    INTERESANTE.THUHET SE KRIMINELET JANE EVIDENTUAR QE NGA VITI 2005.PRA QE KURSE SALIU U BE KM I VENDIT.KJO DUHET EVIDENTUAR MIRE NGA DISA ANALIST PRO PD.DHE DIHET TASHME SE PD ESHTE NJE BANDE HAJDUTE E VRASTARE QE I KA BERE GJEMEN KETIJ VENDI QE NGA VITI ’92.DHE NE 2913 SB DOREZOI PUSHTETIN SE U DISKREDITUA PLOTESISHT KUR U VRA NJE PERSON NE LAÇ.SEPSE BUXHETIN E SHTETIT UA FALI BANDAVE,DREJTIMIN E QEVERISE JA FALI FAZLLIÇIT,VJRDHJET E VRASJET MAFIOZE E POSHTRUAN NE SYT E BOTES MBARE.SAQE KUR DHA DOREHEQJEN DUKE FSHIRE LOTET THA:”…NUK I RREGULLOJ DOT ME VOTAT..REZULTATI ESHTE I THELLE..”
    ESHTE KJO ARSYEJA QE SHBA & BE MBESHTETEN RAMEN PER REFORMEN NE DREJTESI NGA DO TE NIS EKZEKUTIMI BANDAVE DHE POLITIKANEVE TE LIDHUR ME TA.I TAKON QEVERIS RAMA TE FITOJ MBI BANDAT E BANDITET ME NE KRYE S.BERISHEN QE I SIMULOJ KETO BANDA QE NE 1996 ME VJEDHJEN E VOTAVE ME ZE E FIGURE KU RRAHU NE MENYRE BARBARE OPOZITEN,KU DHE NE QE PO SHKRUAJME NA FUTI NE BURG..SE DESHI TE FIRMOSNIM PROÇES-VERBALIN FIKTIV NE FAVOR TE PD.DHE KUR FALANGAT E TIJ NA KERCENONIN ME SHKOP GOME.KY TURP I KTIJ KRIMINELI SOT DIHET NGA TE GJITH DHE PO ÇUDITEN SE SI AI QENDRON NE POLITIK DHE PA U NDESHKUAR AKOMA.DHE KJO E KA NJE BAZE.NGA ATA QE EDHE KUR VRAU 4 VET NE BULEVARD E CILESUAN “BURR-SHTETI”.
    NUK BESOJME SE DREJTESIA E RE DO TE BEHET SA TE JET SB NE POLITIKE.E NESE DREJTESIA DO VAZHDOJ KESHTU SIÇ ESHTE..KRIMI DO SUNDOJ POLITIKEN DHE VENDIN NE VAZHDIMSI.DHE FUNDI I KETIJ VENDIT DO JET AFER.
    ESHTE KJO ARSYEJA QE NJERZIT E NDERSHEM TE KETIJ VENDI TI ÇJERRIN MASKEN PD DHE DREJTUESIT E SAJ SB E LB SI TE KEQEN ME TE MADHE NE KETO 105 VJET PAVARSI.

    Reply to this comment
  4. luli December 5, 19:21

    PERSHENDETJE FABIAN. TE BEJ THIRRJE QE TE KUPTOSH SE MIQTE TANE TE DASHUR NUK DUAN QE NE SHQIPERI TE KETE SHTET AS DJE AS SOT AS KURRE!!! NUK ESHTE SE NUK MUNDEN POR NUK DUAN ESHTE NJE DIFFERENCE E MADHE NDERMJET KETURE TERMAVE.TERITORI JU INTERESON DHE KAQ. PER TE VENDOSUR NJE ADMINISTRATE SOLIDE NUK DUAN ASPAK. E KEQJA ESHTE SE NEVE NUK KEMI NE DORE ASGJE NE KETE MES SI POPULL!!!

    Reply to this comment
  5. tomsojeri December 5, 21:17

    U lodhem Ethem, u lodhem der ne palc e spo dim ma cfar luhet ne kte Komb ! Jemi shum ktu qe shkruajn e spo gjejm pergjigje ,jan nje popull qe edhe me voten treguan se kan humbur durimin ! Llafe ,llafe,llafe dhe sic shkruhet me lart ,kriminelet po shtohen ,sepse krijusi vazhdon te sillet neper kembet tona ,sepse falangat e tij ,drejtesia, me gjykates e prokuror dhe politikan te zhytur deri ne gryk me hajni e krim e qe jan pjes e “familjeve” vrastare ,nuk po i prek kush ,sepse shteti jan ata dhe ky shkrim esht pasqyr e ktij realiteti makaber qe ka mberthyer Shqiperin ! A ka nevoj ma te kuptojm pse asgja nuk hecen ,pse askush nuk prek kriminel e tradhtar dhe pse shqiptaret kan ren ne nje grack te pathyshme ? Shqiperia esht e pushtuar,e dorezuar ,nen sundimin e shqiptareve armiq me te eger e ,te pabes ! Te vjen turp te thuash qe je shqiptar, kur kryetari i partis se dyt te saj, shetit neper “mehall” e shan “familjen”,kur me leket qe ju ka vjedhur shqiptareve kerkon te blej vota jasht Shqiperis kunder tyre ! A ka ma zi ????? A ka ma turp te te udheheqin hajdut ,kriminel ,e tradhtar perte cilet po shkruhen volume ??? Po pse pak ka then e shkruar Izet Haxhia ,pak po shkruan avokati i skandalit te CEZ ??? CFAR PRESIN MA ??? Kur them “PRESIN” kush jan kta qe duhet te “presin”??????? Kta qe duhet te presin nuk egzistojn ,ose ma mir presin qe mbas ksaj lodhje te heshtim ,te dorzohemi e kriminelet me lart te vazhdojn te mbreterojn me bekimin e drejtesis dhe politikes ! Kjo klas kriminelesh per te cilet flet me lart, ka paralizuar ndergjegjen e shqiptareve qe nuk i le te organizohen per nje kryengritje,se vetem kjo i lan hesapet dhe kta jan barikata e ksaj politike, qe vazhdon te sundoj pa ju rrujt ………. sepse “jan te fuqishem” na thot Fabiani ….
    Kujt do i dhimbet ky popull ???????

    Reply to this comment
  6. antifashisti December 6, 00:11

    O Tom sojeri!
    Nuk ishte budalla Enver Hoxha,qe krijoi nje shtet ku as miza nuk ndihej!
    Ky lloj shteti qe na krijuan nderkombetaret pas 90-tes,eshte shtet fashist antishqiptar!

    Reply to this comment
  7. Shqiptar Vendi December 6, 01:12

    Komplet rrot gamori.Kujton se po po thua dicka te madhe por je krykeput maskara i porositur .Mercenar tipik.Kujtoni se do ti hidhni hi syve tie dhe padronet e tu politikane duke fajesuar krimin ordiner?!
    Po qysh nuk ke turp edhe thua deklaron biles edhe ne mediat nderkombetare shifra edhe fakte tilla jashte realitetit shqiptar?
    *Studimi* yt edhe i atyre qe te paguajne ty ne fakt bie plotesisht vetem nga :
    -– A është e lidhur politika shqiptare me krimin?

    Politika ka qenë e lidhur me krimin që në fillimet e tij dhe vazhdon të ketë lidhje me të edhe sot. Madje në studimin tonë ne kemi cilësuar se nëse krimi deri përpara vitit 2005 e shihte shtetin si konkurrent, në 10 vitet e fundit e ka parë atë si partner dhe anasjelltas.
    po ti oseke qen ne kavazos salce nga 92′ deri ne 2005 ose je tipik mercenar .Kjo e fundit eshte me e pranueshme duke u nisur nga llogjika.
    fara juaj e keqe ,e prishur gjentikisht edhe natyrisht per rrjedhoje edhe mentalisht nuk le gur e kusur kunder Shtetit edhe popullit Shqiptar.Turp tekniq ei thoni vetes Shqiptar kur ne fakt nuk jeni te tille ,si ne aspektin e origjines ashtu edhe ne aspektin e te vepruait ne te shkuaren edhe te tashme.
    Me vjen ndot qe me duhet te ndaj kombesine time me llojin tuaj AntiShqiptar.

    Reply to this comment
  8. ShkoDrani December 6, 01:39

    Krimi eshte perqendruar ne Shkoder, Fier, dhe Durrës. Por per krimin ne Tirane, Elbasan. Tepelene, Sarande, e Vlore nuk duhet folur se eshte krim i organizuar socialist. Drogen e prodhojme jo ne keta tre qytete, vrasjet e shumta nuk ndodhin ne keta tee qytete, por krimi shkruhet se ndodh pikerisht ne keta tre qytete! Hmmm.

    Reply to this comment
  9. SALIGATE 2011=IRANGATE 70' December 6, 17:05

    Eshte kriminale qe keto Zhillat dhe ato qe jane pas tyre duan te mbulojne KRIMINELET ME KOLLARE duke botuar ‘HARTA ME KRIMIN ORDINER TE RRUGES”..
    Krimi i rruges ka egzistuar egziston dhe do egzistoje sepse eshte lidhur me krimin me kollare..
    .
    Rasti me tmerrshem ne Shqiperi eshte Gerdeci..vrasja e Kosta Trebickes nga MAFJA ME KOLLARE…mos kallzimi i AMBASDORIT AMERIKAN deshmine e lUAN hOXHES qe deponoi se eshte kercenuar me jete nga Shkelzen Berisha…dhe ne vend te prangoset SYPESHKAQENI..i jepet azil gjeneralit…Pra a ka krim me te madh te dokumetuar se keto rrjeshta me siper
    .
    Pra lind pyetja
    .
    Pse drejtesia amerikane dhe shqiptare nuk merr te pandehur krimineli Shkelzen sali Berishen …luan hoxhen dhe ambasadorin qe dha vize dhe nuk denoncoi kete kriminel ?
    .
    Nqs do kishte drejtesi ne kete planet duhej filluar nga shteti amerikan te hapet DOSJA SALIGATE
    ne te kundert keto Barcaleta me Zhilla ( qe kane ngrene ndonje luge corbe te prishur) do perfundojne si Iran Gate qe njihet si krimi me Kollare
    .
    lexoni ju lutem se deri ku shkon krimi me kollare :

    Congressional committees investigating the Iran–Contra affair
    .
    In January 1987, Congress announced it was opening an investigation into the Iran–Contra affair. Depending upon one’s political perspective, the Congressional investigation into the Iran–Contra affair was either an attempt by the legislative arm to gain control over an out-of-control executive arm, a partisan “witch hunt” by the Democrats against a Republican administration or a feeble effort by Congress that did far too little to rein in the “imperial presidency” that had run amok by breaking numerous laws.
    The Democratic-controlled United States Congress issued its own report on November 18, 1987, stating that “If the president did not know what his national security advisers were doing, he should have”.
    The congressional report wrote that the president bore “ultimate responsibility” for wrongdoing by his aides, and his administration exhibited “secrecy, deception and disdain for the law”. It also read that “the central remaining question is the role of the President in the Iran–Contra affair.
    On this critical point, the shredding of documents by Poindexter, North and others, and the death of Casey, leave the record incomplete”

    Leri pordhet Zhilla

    pa U HAPUR DOSJA SALIGATE keto qe shkruhen jane deodorant mbi nje te vdekur

    Reply to this comment
  10. “Trimat e cartun” që dalin si kofini pas të vjelit... December 6, 20:08

    Dhe cilat jane karakteristikat dalluese te ketij “eksperti te sigurisë publike”, te nderuar lexues?

    Duke iu referuar kesaj interviste “kaq sensacionale”, talenti i sapo zbuluar nga Dita, ashtu sic duhet ta keni konstatuar dhe vete pas leximit, shquhet sidomos per “gjuhen e tij konkrete”… Ai nuk eshte nga ata lloj sorrogatosh qe jane mesuar te flasin me ore te tera ne vija te pergjithshme… Mos e besoni po deshet, por bazuar ne te dhenat “kaq te detajuara dhe kaq te perpikta” te ekspertit, siguria e qytetareve shqiptare qysh neser do dyfishohet…

    C’eshte e verteta, ekspertin vertet nuk e kemi degjuar te pipetije as pas shperthimeve te Gerdecit dhe as pas vrasjeve te 21 janarit, por kjo nuk do te thote se ai eshte brryl fare…

    Persa i perket shtrirjes dhe ekzagjerimit (te qellimshem apo jo) te situates kriminale ne vend, eksperti nuk ka faj… Ai nuk eshte instruktuar qe ta beje qimen tra…

    Fryrja e permasave te krimit, dhe krijimi i pershtypjes se ai eshte prezent jo vetem ne ca zona por kudo, kjo nuk behet per te trembur popullin tone “trim dhe heroik”. Perkundrazi, populli yne i dhjere por krenar kalitet akoma me shume kur degjon “arritje” te tilla kaq te sukseshme…

    Qe krimi (sipas ekspertit) ka futur ne kthetrra jo vetem ca sektore te ekonomise por dhe ndonje politikan, kjo nuk e ndryshon imazhin se kokat e qelbura te peshkut duhen kerkuar me se shumti ke klanet familjare dhe me pak ke politika…

    Reply to this comment
  11. NY Times- leter higjenike e Saliserbit te Gerdecit December 6, 20:59

    Bashkohem me komentuesin Shqiptar Vendi
    ,
    nuk eshte aq rrot gamori sa duket por me e keqja eshte se paguhet per kete pune:

    terror mediatik=shplarje truri cerekshekullore:
    .
    VETEM KRIMET E BERISHIANEVE
    JA KALOJNE TE GJITHE KRIMEVE
    TE KRYERA NE SHQIPERI QE NGA 1912-ta

    ja vetem maja aisbergut:

    50 Shades of Berisha Grey is criminal erotic romance novel by Berish & sons

    1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. ,Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta,, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

    2. prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: ,Ti e ke idhull Enverin, Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.

    3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel ,Dajtit, në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.

    5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.

    6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe ,??fshesës Berisha,??, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

    7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës ,Alpine, Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës ,55, Ndërkohë që menaxherja e ,Alpine, ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

    8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.

    9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.

    10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit ,për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, ose atë që u konsiderua si ,??Ligji i gjobave, Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

    11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës ,??Omiros, në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

    12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99

    13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.

    14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

    15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.

    16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.

    17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

    18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.

    19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën ,Bechtel Enka,. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.

    20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s,??duam të ndryshojmë mandatin

    21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: ,Zoti e shpëtoftë Shqipërinë, Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.

    22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

    23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.

    24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e ,??Argita Berishës,??, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si ,??shërbim konsulence dhe avokatie,??, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

    25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
    Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën ,??Trans Digging,??, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.

    26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa ,??Made in China,??.

    27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

    28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.

    29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

    30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

    31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.

    33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim

    34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.

    35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.

    36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

    37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t,??u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.

    38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

    39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. ,??Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t,??u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi,??, ,?? tha kreu i Financave.

    40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit ,??Për territorin,??. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

    41. 16 dhjetor 2008: Ligji i ,??Spiunëve,??, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. ,??ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera,?? deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: ,??Dosjet,?? një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për ,??dosjet,??: shkelet kushtetuta

    42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e ,??Plazhit të Gjeneralëve,??. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

    43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i ,??Jalës,??, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

    45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për ,??sheltin detar,?? që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.

    46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.

    47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.

    48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit thuhet në kabllogram.

    49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,, thuhet në kabllogram.

    50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,organizojnë, njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve, thekson Uidhers

    konkluzion:

    derisa berisha fshiu bythen me ekpertizat e FBI per 21 janarin dhe i tha leter higjenike NY-TIME-sit per geredecin tregon se berisha ose ka mposhtur ameriken..ose eshte nje kuisling i tyre qe brezat pas disa dekadash do ta mesojne

    pse..kur …dhe kush e shkaterroi shtetin shqiptar pergjithmone..

    Reply to this comment
  12. Vëzhguesi F. December 6, 23:32

    Jo vetem intervista qe i keni marre ketij anonimi me emer dhe mbiemer, por dhe nga menyra se si e prezanton kete “studim” ,ky eshte njelloj si ato fallxhoret qe ja fusin kot me kot dhe ne morine e fjaleve qe tjerrin, natyrisht mund te kete dhe ndonje kincidence.Po te jete per kriminele dhe absolutisht jo per familje mafioze (se familjet mafioze te pakten duhet te kene dy breza kriminelesh) kriminelet edhe pse nuk i permend ti shashketymues, se je jo vetem nje frikacak spurdhiak, i njeh gjithe populli shqiptar, por dhe ata te parcelizuar ne partiçkat politike. Ne krye te tyre qendron Sali Berisha me djalin, vajzen dhe dhendrin e tij, por dhe ata nuk mund te quhen familje mafioze se jane shquar me teper ne fushen e korrupsionit dhe krimit cubesk ordiner. Ne Shqiperi per njemije e nje arsye ka kriminele qe varjojne nga kriminele ordinere dhe vrases me pagese ne kriminele politik qe kane shfrytezuar postet politike dhe shterore per tu pasuruar duke i mbajtur iso kryekriminelit, por jo familje mafioze.
    Dy fjale per DITA-n dhe gazetaret e nderuar te saj. Mos e njollosni emrin tuaj te mire duke u lene hapsire delenxhilereve qe kerkojne te spostojne vemendjen e opinionit publik nga hallet qe e kane zene si pasoje e ketyre hajduteve klienteliste te grumbulluar ne partiçka politike me emra sinjifikativ te majte te djathte apo te qendres. Duke publikuar paçavure te tilla , ju ndoshta pa dashje beni pune e shperndarsit te mjegullnajes per te kerkuar ne terr familje te hamendesuara mafioze nga fantazite e spelkullanteve qe kushedi se nga e kane marre porosine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*