Banderolë për Çamërinë në Francë, reagon Athina

June 11, 2016 19:13

Banderolë për Çamërinë në Francë, reagon Athina

Athina ka reaguar mjaft ashpër pas shpalosjes së një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në të cilën paraqitet Shqipëria e Madhe.

Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se kjo ministri dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre.

Athina ka kërkuar prej autoriteteve franceze dhe UEFA-s që të hetojnë lidhur me mënyrën sesi u bë i mundur futja e kësaj banderole brenda stadiumit, megjithë masat e rrepta që janë marrë për sigurinë e Euro 2016, si dhe të marrin masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më.

“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.

Në kërkesën e saj, Athina shpreson në dënimin shembullor të autorëve, si dhe kërkon prej autoriteteve shqiptare, të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë gjest, që sipas Athinës, dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Athinës, këto veprime provokatore bëhen prej qarqeve që kundërshtojnë qasjen e re midis Greqisë dhe Shqipërisë pas vizitës pak ditë më parë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kozias në Tiranë.

June 11, 2016 19:13
Komento

3 Komente

  1. Frank June 11, 19:51

    Krishti ka the. Mos kini fike nga e verteta,a

    Reply to this comment
    • Kush e di te verteten? June 12, 14:52

      Pikerisht ate ka thene mos kini frike nga e verteta. Per fat te keq ama shumica e ketij vendi se dine historine e tyre prandaj enden verberisht mbas kapistrit qe i terheq.

      Reply to this comment
  2. demo June 11, 20:57

    Qeveritaret shqiptare te gjithe kohrave,qe nga diktatura hoxhiste,nuk e njojin Camerine,populli shqiptar nuk e harron kurre,.Cameria ne gryke do t`i mbese Greqise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*