BANDITËT

March 30, 2016 17:19

BANDITËT

Një deputet i Shqup-it me kobure, nuk është lajm. Lajm do të ishte nëse do të kishte qenë pa kobure.

Kjo është një sentencë e njohur e politikës në Shqipëri. Edhe nëse nuk do të kishte në brez një kobure të hekurt, ai do e kishte mes dhëmbëve. Ndaj Strazimiri, ju kujtohet se cili është, nuk është asnjë përjashtim nga rregulli, ai është njëri ndër të shumtët, të cilët edhe pse e dinë se rruga e pushkës nuk është rruga e pushtetit, përsëri e kanë aq për zemër, sa që nuk do të mund t’ja bënin pa të.

Megjithëse e dinë, ata nuk ngurrojnë ta provojnë. Në fakt ata janë gabimisht në politikë. Ata, shumë prej gardës berishiane, duhej të ishin në një vend tjetër e jo në parlament, por kur ky është fakti, nuk mund të mos e vëresh. Ata, më mirë se kudo tjetër, duhej të ishin në një nadë, sepse dy herë banditë, si njerëz dhe si politikanë, janë ende të rrezikshëm.

Po mendoja se çfarë do të mund të kishte ndodhur në një shtet të civilizuar, nëse një deputet do të ishte mes turmës me pistoletë në prapanicë dhe ajo, për më tepër, të dukej haptas, si një kërcënim për cilindo që ka përballë. Po mendoja stuhinë që do të ngrihej dhe flakjen e tij përjetësisht nga politika, si një shembull banditësh që duheshin treguar me gisht, “ ja, ai, banditi me pisqollë”.

Disa muaj me rradhë banorët e Shtutgartit protestuan për linjën e re hekurudhore, u përplasën me policinë, në mesin e tyre kishte edhe deputetë, të cilët edhe kishin përballje me policinë, e cila për hir të së vërtetës, u plagos më shumë nga gurët e hedhur. Nuk kishte asnjë pistoletë, megjithëse do të prishej një kurorë e madhe e gjelbër, dhe në fund, pasi referendumi vendosi për hekurudhën e re, gjërat filluan të heshtin. Dhe, për një rastësi politike, kryeministri i Landit ku përfshihet Shtutgarti, është një i gjelbër, por që vepron si i djathtë racional, kur gjërat janë më të ndjeshme se ajo që afron partia e tij.

Strazimiri solli një dëshmi besnikërie ndaj shefit të tij, Berishës, dhe një sprovë ndaj shefit juridik, Bashës. Të parit, si ndodh gjithnjë kur kërkon një derë të hapur, i dëshmoi se mësimin e dhënë nga ai që nga protestat e para opozitare, e kishte mësuar; të dytit, i dërgoi fjalën se edhe mund të pritej e të vritej, si e do rendi, për kauzën e shqupasve, pushtetin.

Strazimi nuk është një njeri i politikës, i cili, edhe përmes sakrificës, kërkon një kauzë, qoftë edhe mjedisore. Ai është një bandit i cili përmes sprovës së forcës, kërkon rikthimin në pushtet, më saktë, kërkon rikthimin në parajsën e humbur. Shteti duhet të sillet ndaj tij si ndaj çdo banditi, i cili, jo vetëm del në rrugë me kobure në prapanicë, por futet mes turmës, ku mund të ndodhë gjithçka nga zemërimi strazimiras ose nga ngacmimi i tij.

Strazimiri është një shembull, i cili ka shembujt e tjerë përreth tij.

Në fakt, garda pretoriane e politikës shqupase, është më e madhe, më e fuqishme dhe më agresive se sa vetë Strazimiri. Ai është thjesht njëri nga budallenjtë, që mendojnë të bëjnë heroin, por në fakt bëjnë lolon, dhe si të tillë, më shumë se sa zemërim, ngjallin mëshirë.

E rrezikshme është ajo çfarë fshihet pas precedentit Strazimiri, ose më saktë, çfarë fshihet pas kërcënimit të shfaqur publikisht.

Banditët, megjithëse sapo u zbuan dy herë radhazi nga pushteti, duan rishtas pushtetin. Gjithëfarë palokësh, ristanësh, halimësh, nuk ndryshojnë fare nga ata që bënë 2 prillin në Shkodër, në mos janë edhe më të egërsuar; nuk ndryshojnë aspak nga ata që bënë 21 janarin, në mos janë më të çmeritur, por nuk kanë patur rastin ta shfaqin këtë lemeri; nuk janë më të zbutur se sa ata që bënë Gërdecin, dhe për pushtetin mund të bëjnë sërish një Gërdec të ri, ku pas hedhjes në erë shkuan të blejnë shpirtrat dhe u tallen me to pasi i blenë.

Prej kohe, sipas shembullit të radikalëve të Sheshelit, shqupasit kanë gardën e tyre, gjysmë politike e gjysmë banditeske. Ajo që ka dëshmuar Izet Haxhia për një kohë të shkuar, është ende sot e pranishme, por megjithëse dihet se cili është “Izeti” i ri, nuk dihet vetëm koha kur do të flasë.

Policë të shkarkuar nga detyra, pasi kanë ngritur hotele e restorante, salla me lojra fati e rrjete shpërndarje droge; gardistë që janë larguar nga puna dhe kanë sot vila në Gjirin e Lalzit, si ka edhe Ndue Prendi, shefi i dikurshëm i tyre, që mori me zor përsipër fajin e vrasjeve të 21 janarit; të liruar para kohe nga burgjet, përmes amnistive ose të lënë “të pafajshëm” nga gjykatat militante janë pjesa e padukshme, por e njohur e kësaj garde.

Tani, këta banditë kërkojnë hisen e madhe të pushtetit. Në mos përmes votës, përmes dhunës. Në mos përmes mendjes, përmes gjakut.

Dy herë, në momentet kur krimi mund të zbardhej, në pushtet ishte Berisha. Një vit pas 2 prillit në Shkodër, ai ishte presidenti i tmerrshëm, i shpërfytyruar, i kudondodhur, dorë e hekurt dhe tmerruese, por 2 prillin nuk e zbardhi dot. Që asaj dite është pyetur: kush ishte i interesuar për 2 prillin në Shkodër? Dhe që asaj nate është dhënë përgjigja që i qëndroi kohës: opozita dhe politika serbe. Askush nuk e ka ditur dhe nuk e di se ku janë ndarë e ku janë bashkuar ato, por që metodat, e në mos njerëzit, i kishin të përbashkët, kjo dihet. Asnjëherë Berisha nuk e ndriçoi të vërtetën për vrasjen e Azem Hajdarit, i cili, dorën në zemër, gjithçka mund të ishte por Hero i Kombit nuk mund të ishte kurrë. Në të dyja rastet gjakun e shpërbleu me poste për familjarët, më saktë e vleu gjakun që derdhi.

Përse opozita e sotme kërkon me ngut, gjithë prush, pushtetin?

Secila opozitë ka të drejtë të kërkojë pushtetin, të provojë ta marrë pushtetin, qoftë edhe të nesërmen e humbjes së vet. Është në logjikën e gjërave.

Por kurrë, në asnjë vend, nuk mund të ketë një opozitë të tillë, barbare si në mesjetë, grabitëse deri në rrënjë, e cila, pasi kishte krijuar herën e parë pragun e një lufte civile, përmes së cilës ikën nga jeta më shumë se 4 mijë vetë në një vit; herën e dytë do të krijojë një humnerë financiare, dhe duke ikur, do të fërkonte duart, duke predikuar si Kasandrat greke, se nuk e keni fundin e largët, do të bini në humnerë, do të rrokulliseni poshtë e më poshtë, a thua se ai që po kërkonin të humnerizohej, nuk ishte populli i tyre, por diçka jashtë orbitës njerëzore.

Opozitës i duhet rrëmuja, ndoshta edhe vrasjet, shkatërrimi, konflikti, përplasja, për dy gjëra madhore: të shkatërrojnë reformën në drejtësi, me frikën se një ditë do të përgjigjen dhe përmes reformës, përgjigjja mund të ishte më e shpejtë, çka unë nuk e besoj me këtë trupë gjykuese; dhe, duke marrë pushtetin, do të mund të fshehin krimin që kanë bërë.

Strazimiri është djali bullafiq në gjëmat e njohura. Mos u trembni prej tij, nuk është as trim, as burrë e as i rrezikshëm. Nuk njoh deri më tani asnjë kloun të tillë, edhe kur është kloun politik.

Të rrezikshëm janë ata që shfaqen pas tij, ende të maskuar, por të ditur.

Strazimiri është një sprovë fatkeqe, ndaj të cilit policia mund të reagojë shumë shkurt: T’i japë një flakareshë faqeve dhe t’i thotë të mos dalë më në rrugë me kobure në brez, pa lejen e tyre, sepse si ndodh në këto raste, xhaxhi e ka xhan…

Mjerë ne, nëse frikësohemi nga një Strazimir.

 

March 30, 2016 17:19
Komento

12 Komente

  1. Claus March 30, 09:38

    Nganjehere ,ironia e sforcuar,te ben te thuash te verteten ,cka eshte edhe rasti i shkrimit te zotit bedri,kur thote per Strazimirin se eshte i parrezikshem.
    Eshte e vertete.Po thote nje te vertete.Te gjithe e dine se Strazimiri eshte i parrezikshem.
    Prandaj,edhe shkrimet e ngutura e permutura te gazetareve socialiste keto dite jane per te te ardhur keq.Bertasin me te madhe:Eureka!
    Ja me ne fund u gjet nje demokrat me pistolete!
    Te shkruajme ,te flasim per te,mediat tonat i kemi, ta shfrytezojme rastin.
    Shfrytezojeni o sherbyes te pushtetit oligarkik,shfrytezojeni.Mediat me te vertete jane tuajat.Gjithe shtypi,pothuaj,i juaji eshte.Gjithe televizionet tuajat jane.Madje edhe ato televizione,qe gjer dje i quanit berishiste.Sot,edhe ato tuajat jane .Policine tuajen e keni.Edhe prokuroret e gjykatesit tuajet jane.Madje edhe ata prokurore dhe gjukates,qe gjer me dje i shanit si te Berishes,sot jane tuajet,jane te Edi Rames.
    Te gjithe,pothuaj,tuajat jane.
    Por,nje pyetje kam,si per zotin Bedri ashtu edhe per gjithe gazetaret e tjere te pushtetit rilindjot: A thua ju ndihmon pistoleta e demokratit Strazimiri,per te kaluar ne hije deputetet socialiste trafikante droge e prostituash,deputetet socialiste perdhunues e vrases,deputetet socialiste qe bejne ploje ne Komisarite policie,ne sy te policise,qe rri e veshtron masakren??!!
    Kam edhe nje pyetje tjeter: deri sa mendoni te vazhdoni keshtu?!
    Me te vertete besoni,se mund te durojme 45 vite,si ne kohen e baballareve tuaj?!
    Ti si thua,zoti Bedri?!

    Reply to this comment
    • demo March 30, 16:20

      Si nuk u sqarove njer here more homoseksuali Claus?
      Deri kur me keto pacavure. Na je bere vacti i mengjezit kur mbas kafes na e mbush barkun I cili ushqen trurin me gjera qe kane vdekur pamvaresisht se mendon se I shplan ato here mbas here. Besoj se je I tepert tek kjo gazete.

      Reply to this comment
      • Tartufi March 30, 19:17

        demo hajvani,,, asnje nuk eshte i tepert ne keto komente.
        Dikush ne kritikon,dikush na shan,dikush na ben per te qeshur,dikush na plotson mangesite,dikush na jep me
        shume dije nga komentet dhe dikush na pershendet,,,jane
        te gjithe te domozdoshem dhe Claus eshte nje komentator normal dhe jo lamash pas partive,, kritik si
        gjithmone kunder banditeve qe vine ne c do 4 vjet per te
        rjepur kete popull. Dhe ti je i domozdoshem o demo dhe
        qe je pak i sakatuar ne trute e kaptines,,, Kjo eshte bukurija e lirise ne nje shoqeri demokratike. Ketij populli tani i mungojne shume gjera,por nuk i mungon lirija shpirterore per te thene ate qe mendon. Neqoftese te kjo gazete do te ngelesh ti me shoket e tu,pa Claus dhe
        shoket e tij,kjo gazete nuk do te kete vlera,se ngelet si fyelli me nje vrime,qe mender te can trapin,,, demo mos ma mer per inat komentin.

        Reply to this comment
    • maloku March 30, 18:26

      O Claus ! Po kush po te kerkon qe te durosh aq shume ? Mos duro fare. Ke disa rruge: Vrij veten; merr rrugen per Janine, d.m.th. per emigrim; dil ne rruge dhe bej ndonje krim dhe shko ne burg. Rruga me e drejte do te ishte te besh perpjekje vigane ( jo si marrezirat qe shkruan shpesh ne gazeta online ) dhe mbushu mendjen shqiptareve se ju, d.m.th. ju qe e late Shqiperine ne kaos 23 vjet jeni burra te mire, ju mund te risillni ndertimet pa leje, vjedhjen e energjise elektrike, uzurpimin e tokave te huaja, furrat e gelqeres aty-ketu, nje Shqiperi pa taksa, falsifikime dhe dhunime zgjedhjesh, djegie redaksise se gazetave, rrahje, burgosje dhe vrasje te opozitareve, shitje te territorit te vendit si rasti i Marreveshjes se Detit, ” humbje ” te qindra milion eurove neper tendera rrugesh etj.etj. Apo jo Claus ?

      Reply to this comment
    • Claus April 1, 17:29

      Claus i “pavertete” je i ri akoma te flasesh dhe te shkruash per Bedri Isalmin. Nje gje me ben pershtypje, mire “Dita” qe lejon perplasje “nick-esh” ne komentet e saj, po ti perse kerkon te shkruash nen nje “Profil” tjeter?
      Dukesh qe brockullos shume se informacionet te mungojne dhe dallon qarte qe te mungon elokuenca e shkrimeve te mia, pra te “Claus-it” te vertete.
      Mos kujto se do te me nxjerresh nga shinat duke perdorur nick-un tim dhe a e di perse?
      Je pa formim te plote ose me mire je me formim te cunguar dhe te kopjosh nje tjeter nuk eshte aq e lehte se diku do te dale injoranca plot shkelqim ne balle.
      Mund te vazhdosh te shkruash nen emrin tim, por shume shpejt do te mbarohen baterite se je nje bateri qe je ndertuar me leng limoni, nje cent dhe nje leter e lagur me ate leng limoni. Tensioni qe jep eshte vetem 1 Volt dhe vetem kaq. Pra kaq eshte fuqia jote.
      Te kam futur keq ne fiziken elektrolitike. Ke marre vesh gje se per cfare behet fjale?
      Pershendetje o limon i shtrydhur

      Reply to this comment
    • mira April 1, 23:26

      Koment perfekt claus.

      Sa shpejt u vjen zeri gazetareve per pistoleten e Strazimirit qe e kane vetem ne foto dhe vidion live te kryetarit te kuvendit nuk e quajne prove. Si nuk u ngrit nje gazetar ( i permutur-percaktim shume i gjetur) te shkruaje qe keta bandite dhe cuba te qeverise po ndertojne jashte ligjit sikur i rene nga qielli te ishte parku.

      Reply to this comment
  2. korçari March 30, 09:47

    Ne SHQUP nuk ka nje Srazimir apo nje Paloke ,por ka shume Paloqe te cilet ne vend te trurit kane zoren e trashe

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela March 30, 09:56

    Koment brilant. Si gjithmone kjo pene.
    Megjithate Strazimirit, nuk iu mjaftojne flakurimat. Ato i ka marre nje here, me ze e me figure. Eshte nga ata tipa qe thone: “bjere edhe njehere pa te shoç”.
    Policija kish detyre tja sekuestronte ne vend dhe ta shoqeronte pwer ta marre ne pyetje dhe jo ta linte per te livadhisur, qe kobure apo kellef.

    Reply to this comment
    • intelektuali March 31, 09:55

      Po ku e ka brilantinen o Ceti kjo dacibao e spiunit te sigurimit te shtetit dhe servilit te pushtetit Bedri Islami?

      sepse:

      i vjen era MUT enverist kesaj brilantine te shpifur qe di te shikoje vetem patllaken ne BYTHEN e Strazimirit, por eshte QORR per Mafien e Kuqe me pushtet te Edvinit dhe Likes me banden e krimineleve deputete pas tyre alla Frroku dhe Vellezerit e tij qe na ka bere REZIL ne syte e Botes.

      Reply to this comment
  4. kris 1 March 30, 12:40

    ka te drejte Bedriu dhe ne nuk trembemi nga Trazimiri.Ne trembemi nga ata qe kane ne duar pisqollat Trazimire,nga Saliu,Iliri dhe Edvini.Me pisqollat Trazimire kane 25 vjet qe bejne loje lufte dhe harxhet i paguan populli.
    Ne llozhe rrine ambasadoret dhe kenaqen me vuajtjet e gladiatorit popull.

    Reply to this comment
  5. Mark uk March 30, 18:18

    Po ai banditi i PiS qe ishte deputet dhe me armen e shtetit plagosi brenda komisarjatit tre – kater pjestar te nje familje pse nuk shkrove o sipuni i sugrimit te shtetit te qelbur komunist,O B Islamabat mos jeni perseri aktiv tani qe ne pushtet ke shoket e dikurshem komunist.

    Reply to this comment
  6. Lui i vocerr March 30, 20:03

    Dear Claus !

    Te krahesosh krimet provebiale te berishajve me keto te edirames jane ne raportin 1 me 1 mije.
    por nqs se ka dicka te llahtareshme qe duhet perzene me shkelma nga karrikja e k/m eshte se EDRAMA jo vetem qe nuk preku asnje qime krimet e berishajve ( por e bere cope cope enverin e vdekur) por dhe po tregohet nje impoten klasik etj…

    Por nqs do te kritiosh bedriislamin ai ka nje semundje: kurre nuk kritikon zyrtare amerikane edhe kur ato bejne “flirte antishqiptare”

    per shembull: kur kritikonte ndyresine lul basha si mik te damir fazllicit..kur ky i fundit nen shoqerine e TOM RIDGE-es ne 2007 ishte ne kasafortat e sigurese kombetare..bedriu kurre nuke ze ne goje tomeridge-n edhe pse ka nuanca te forta proserbe dhe deri diku antishqiptare
    PSE po tregohesh kanibal me Edi Ramen qe tashme ai eshte kufome,dhe le te sqarojme vdekjen e ngadalte te k/misterit tone:

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”

    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul

    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES

    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN

    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur

    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin

    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)

    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….

    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??

    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre.dhe lajmi fundit se nje skuadrilje avionesh italiane kapen nje avion me droge shqiptare….qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.

    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes
    pra
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES

    Pra Dear Claus
    mos barazo krimet e Pd me gafat e PS se kjo quhet ndyresi njerzore.
    nqs se ka dicka te vertete te thuhet sot ajo eshte
    ….pd-kriminale
    …..ps-qe po ben tradheti kriminale
    ….dhe paneli ambasadave qe po tregon nje hipokrizi kriminale

    Sidoqofte Bedriu ka te drejte ne kete rast…Strazimiri eshte nje shkrepse e parrezikeshme e fabrikes SaLu-por me rrezikeshmja sot eshte bashkpunimi I ca ambasdoreve qe ne I quajme gabimisht miq me keto kriminele per dekriminalizim..qe doli strazimirizim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*